Rrëfimi – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

Rrëfimi prekës i Kastro Zizos: Pas 10 vitesh pa e parë vajzën, zbulova se ishte me autizëm
Në një intervistë për Top Albania Radio, Zizo zbulon se vajza e tij është në spektrin autik, një fakt që ai e ka mësuar vetëm pas shumë viteve shkëputjeje të detyruar.

Artisti tregon se për rreth 10 vite nuk i është lejuar të ketë asnjë kontakt me vajzën, e cila është rritur në kushte që ai i cilëson ‘të tmerrshme’.

“Vajza nuk është si fëmijët e tjerë. Është në spektrin autik, vjen si pasojë e një historiku të gjatë, pak të errët, ku ka jetuar, te nëna e saj”, shprehet Kastro.

Ai shton se përveç sfidës prindërore, po përballet me një betejë të vështirë ligjore dhe morale: të drejtat për të qenë pranë vajzës së tij.

“Unë mund të flas me orë të tëra për të… Në një moment kur nuk të është lejuar të shohësh vajzën për 10 vite, mëson se është autike. Mua më është ndërprerë çdo kontakt. Mesa duket kanë menduar se nuk isha i denjë, kanë tentuar të rrisin jo një qenie njerëzore, nuk kanë ditur të rrisin një fëmijë”, rrëfen tutje Zizo.

Ai tregon se ka udhëtuar vetë drejt Prishtinës për të mësuar mbi situatën e vajzës, pas informacionit të marrë nga shërbimet sociale.

Rrëfimi i rënies së një fëmije 13-vjeçar që mori armën për të mbrojtur shtëpinë dhe familjen e tij deri në frymën e fundit
Kushtrim Adem Jashari – “Pas rënies së Adem Jasharit, djali i tij, Kushtrimi, 13 vjeçar, mori automatikun dhe u nis në drejtim të një pozicioni tjetër në oborr, sepse policët serbë veç ishin futur në disa depo që i kishim. Në ballafaqim me ta Kushtrimi ka rënë midis dy shtëpive me automatik në dorë! Kur nuk mbeti më asnjë i gjallë, vet fillova të shkoj te trupat e secilit, duke i prekur dhe duke thirrur me zë mos kishte mbetur dikush gjallë. I thirrja në emër, por s’përgjigjej askush. Krejt kjo po zhvillohej kah fundi i luftës, në ditën e tretë të sulmit paradite” – Besarta Jashari

Nga libri 100 vrasjet më të bujshme në historinë e shtetit shqiptar (1912-2017

“Më hoqën nga skena, punoja në llaç”/ Rrëfimi i rrallë mes lotësh i Laxarelës: Më ndau i dashuri nga frika e regjimit
Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Laxarela Deti, e ftuar këtë të shtunë në studion e “S’e Luan Topi”, rrëfue sfidat dhe momentet e vështira gjatë sistemit komunist.

Ajo kujton persekutimin që ka përjetuar si pasojë e ‘biografisë’. Mes lotësh, ajo thotë se në ato vite të errëta ‘edhe muret kishin vesh’, ndaj detyroheshin të vetëcensuroheshin.

“Prindërit nuk na thoshin gjë atëherë, na thoshin që kanë veshë edhe muret, dhe ne nuk kuptonim gjë. Por, e shikoja që kishte një ngërç, se unë këndoja në festival të pionerëve, merrja edhe çmime e duartrokiti. Shihte dhe ajo vajza tjetër.

Ajo filmohej, unë jo. Shkova në shkollë ndërtimi, punoja në llaç. Motra ime punonte në rrobaqepësi, më merrte ajo në punoja që këndoja unë aty. Prindërit kanë vuajtur shumë, është e vështirë kur i kujton ato kohë”.

Kjo situatë ndikoi edhe në raportin me dashurinë e jetës, Benin.

Rrëfimi i jetës së Gjestit ‘mollë sherri’ mes ‘BBVA’ dhe ‘BBVK’
Hyrja e papritur e Gjestit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ende pa kaluar 24 orë nga dalja e tij nga Big Brother VIP Kosova, ka shkaktuar reagime të shumta dhe ka ndezur debate në publik.

Ky veprim ka tërhequr vëmendjen jo vetëm të ndjekësve, por edhe të vetë produksioneve të dy reality show-ve.

Ndërkohë, Big Brother Kosova paralajmëroi një rrëfim të rëndësishëm të Gjestit për “Linjën e Jetës” në kanalin e tyre zyrtar në YouTube. Megjithatë, pas një pritjeje të gjatë, transmetimi live u ndërpre dhe videoja nuk u shfaq fare.

Por nuk vonoi shumë dhe rrëfimi i jetës së Gjestit u publikua në Youtube! Kjo lëvizje e “BBVK” duket si dëmtim me qëllim ndaj produksionit tjetër rival, që këta të fundit të mos kenë se çfarë të shfaqin për Gjestin.

Nuk dihet se çfarë historie do shfaqë ‘BBVA’ për Gjestin, duke qenë se këngëtari i tha të gjitha në linjën e jetës në ‘BBVK’.

‘Sikur ta dinte rrugën’! Rrëfimi prekës, ditari i një gruaje
TIRANË- Sikur ta dinte se në ç’rrugë do i shkonte drejtimi i jetës s’do kish dashur të ish lindur. Ajo vërtet nuk dinte asgjë si ishte gjendur aty.

E kishte hedhur familja apo ish gjendur padashur. Në atë vend ku ndodhej ajo nuk kishte asnjë gjë të hareshme. Përveç dy zogjve të bukur që cicërinin si melodi këngë. Si melodi për shpresat e saj. Në atë vend të largët, në atë vend ku s’kish asgjë. Ajo dukej si vet pengu i natyrës.

Ky është ditari i Martës, kështu vendosëm ta quajmë ne për ti ruajtur privatësinë. Një grua e divorcuar që provoi për më shumë se një dekadë dhunën fizike, psikologjike, tradhtinë dhe nëpërkëmbjen nga ai që i kishte premtuar dashuri të përjetshme.

‘Kupa u mbush kur më nëpërkëmbi edhe nderin. Ka pasur raste që edhe ka tentuar të më vrasë. Kur e do një njeri mendon se është dita e fundit dhe do të ndryshojë, pastaj të kapin muaj, vite.

Gjërat shtohen nuk pakësohen. nuk jam penduar që e kam dashur nuk jam penduar që e kam lënë’ u shpreh Marta, grua e dhunuar Pa mbështetjen e familjes, pa askënd që ta dëgjojë, ky ditar u jep zë përjetimeve të saj për të përballuar dhimbjen, pa pranuar të përkulet.

‘Nuk e kuptojnë se nuk bëhet sic thonë ata por si është më e mira për fëmijët. Nëse ti ke humbur fëmijën tënd dhe jetën e fëmijës tënd, të paktën mos dëmto të ardhmen e filizave të rinj’ u shpreh Marta, grua e dhunuar./Top Channel

Rrëfimi i Ilir Metës nga qelia: Kam pasur oferta për t’u arratisur!
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur nga qelia për Gazetën Panorama, duke dhënë argumentet pse është kundër arrestimit të tij.

Ai po ashtu shprehet se ka pasur oferta për t’u arratisur, por nuk është në karakterin e tij për të bërë këto veprime, ndërsa thekson se arrestimi i tij ishte një akt ekstrem.

“Dihet botërisht se unë gjithmonë kam qenë i hapur dhe u jam përgjigjur ftesave të SPAK-ut dhe çdo institucioni të drejtësisë. Po kështu, unë i kam pasur të gjitha mundësitë (edhe ofertat) për t’u larguar nga vendi dhe kjo jo vetëm s’ka ndodhur, por s’ka lidhje me karakterin tim, për më shumë që do justifikoja akuzat false të Ramaformës dhe do braktisja, ata që më kanë zgjedhur dhe më mbështesin”, tha ndër të tjera Ilir Meta.

Meta nuk e quan burgosje, por izolim me qëllim për të dobësuar aktivitetin e Partisë së Lirisë dhe veprimtarinë opozitare.

Ish-Presidentit shprehet se burgun e njeh që nga koha kur vizitonte Fatos Nanon, herë me leje dhe herë pa leje.

INTERVISTA

Z.Meta, u bënë gati dy javë nga arrestimi juaj në burg. Si ndiheni? E prisnit prangosjen…?

Ka një moment interesant kur Mbretëresha e Britanisë së Madhe priti Vaclav Havelin si President i parë demokratik i Çekosllovakisë. Ajo e pyet se si ndihej që ndodhej në Pallatin Mbretëror të Madhërisë së Saj, kur vetëm disa kohë më parë kishte qenë në burgjet e regjimit komunist. “Madhëria Juaj – i thotë Haveli – edhe sikur të më vënë prangat përsëri sapo të dal nga pallati juaj, nuk më bën më përshtypje”.

Kështu që për shkak të eksperiencave të ndryshme dhe shumë të vështira në këto 34 vite, që nga dhjetori ‘90 e deri tani, vështirë të tronditem nga diçka, aq më tepër që prej vitesh unë e kam faktuar se në vend ka ndodhur një grusht shteti përmes shndërrimit të Reformës në Drejtësi në Ramaformë dhe sot këtu nuk sundon ligji dhe shteti i së drejtës, por një juntë policore, gjyqësore e bandash.

Por nuk u dukët aq i qetë në momentin e arrestimit?

Ai nuk ishte arrestim, por rrëmbim i mirëfilltë, ashtu siç veprojnë vetëm bandat. Si mund të inskenohet për minuta të tëra bllokimi i trafikut në një nga akset kryesore të hyrjes në kryeqytet nga dhjetëra forca me maska, me armatim të rëndë dhe me makina private, të cilat bënin veprime fiktive sikur kontrollonin makinat e qytetarëve për të ardhur si banditë te makina ku udhëtoja unë bashkë me sekretarin për organizimin të Partisë së Lirisë, Artimis Peca?!

Sjellja e tyre ishte banditeske, rrugaçërore duke hyrë me forcë në automjet bashkë me automatikët me maska në kokë, pa pranuar të identifikohen se kush janë, se çfarë përfaqësojnë dhe pa paraqitur asnjë dokument ligjor apo shkresë zyrtare që urdhëronte ndalimin tim. Ndaj unë refuzova të pranoja rrëmbimin, duke besuar se mund të ishin edhe banditë si ata që rrëmbyen ishKryeministrin e Italisë, Aldo Moro. Edhe ata me uniforma policie e bënë rrëmbimin.

Me gënjeshtrat e pacipa se unë kam ushtruar dhunë duan vetëm të justifikojnë paligjshmërinë ekstreme, dhunimin e Kushtetutës dhe të ligjit, por edhe të vetë urdhrit për “arrest” të SPAK-ut. Po kështu, ata prangosën dhe rrëmbyen edhe sekretarin për organizimin të PL, Artimis Peca, për të cilin nuk kishte pasur asnjë urdhër ndalimi.

Njëkohësisht ata nuk na lejuan të kontaktojmë me avokatët dhe nuk na njohën me të drejtat tona sipas ligjit. Vetëm pas 2 orësh në Drejtorinë e Policisë, m’u dha vendimi gjyqësor, ndërsa Artimis Peca u lirua pasi nuk kishte asnjë vendim. Pra, ata kafshë, se punonjës policie s’mund t’i quash, po të kishin qenë edhe dy persona të tjerë në makinë me mua, do t’i kishin arrestuar po njësoj si Artimisin, pra për “qejf”.

Ky është rrumpallështeti i Edi Ramës, që nuk do ta ketë të gjatë. Sikur të silleshin kështu me bandat narkopolicët e Edi Ramës, nuk do ndodhnin tragjedi si kjo e Shkodrës.

E njihnit më herët burgun…?

E njoh burgun herët, që nga vitet ‘93-‘94 kur vizitoja Fatos Nanon në burgun e Bënçës edhe pa leje, edhe me leje. Po kështu nuk ndjehem i burgosur, por thjesht i izoluar në mënyrë ekstreme dhe të paligjshme vetëm për arsye shumë të forta politike. Së pari, për të paralizuar aktivitetin e Partisë së Lirisë, si forca e dytë opozitare dhe për të dobësuar reagimin dhe veprimin opozitar.

Sepse s’kishte asnjë arsye për këtë akt ekstrem kur dihet botërisht se unë gjithmonë kam qenë i hapur dhe u jam përgjigjur ftesave të SPAK-ut dhe çdo institucioni të drejtësisë. Po kështu, unë i kam pasur të gjitha mundësitë (edhe ofertat) për t’u larguar nga vendi dhe kjo jo vetëm s’ka ndodhur, por s’ka lidhje me karakterin tim, për më shumë që do justifikoja akuzat false të Ramaformës dhe do braktisja, ata që më kanë zgjedhur dhe më mbështesin.

Llogaritë e tyre për të më bllokuar e “lodhur” gjatë 10 muajve të fundit nuk funksionuan. As përpjekja e tyre për të prishur Konventën historike të 27 prillit, që miratoi 5 Prioritetet për 4 milionë shqiptarë plus. Dështuan edhe përpjekjet e mëpasshme për të bllokuar organizimin e Partisë së Lirisë dhe veprimtarinë e saj financiare, aq sa financierja e PL për 20 vite u largua nga detyra vetëm duke lënë çelësat te roja e partisë dhe pa bërë asnjë dorëzim, detyrë e sqarim të problemeve të trashëguara.

Por zgjedhjet po afrojnë dhe koha nuk u priste më ndaj vepruan në këtë mënyrë banditeske. Duan të çorodisin e trembin opozitën e vërtetë dhe të krijojnë hapësira për partiçkat ‘fake’ opozitare, që ushqehen nga regjimi, nga qeveria, bashkia dhe fondacionet famëkeqe të rekrutimit dhe shpëlarjes së mendjes të të rinjve. Pra, ju akuzoni se SPAK çdo gjë e bën në interesin e Edi Ramës për të fituar zgjedhjet? Ku e mbështesni këtë që thoni?

Afërmendsh që po. A nuk ishte SPAK që e hoqi nga vetja “Dosjen 184” të Dibrës, të cilën e mori vesh e gjithë bota se si Edi Rama dhe ministrat e tij blinin votat? A nuk ishte SPAK në zgjedhjet e 2021, që denoncimet e opozitës për blerjet e manipulimet që po bëheshin në Elbasan nga zyrtarët e lartë të PS-së nuk i hetoi, por ia kaloi për kompetencë Prokurorisë së Elbasanit, që ishte në konflikt interesi sepse vëllai i prokurorit ishte në listën e PS për deputet?

Dhe më pas ndodhi edhe tragjedia e Elbasanit. Apo harruat se si në vend të hetonte Qeverinë dhe AKSH për keqpërdorimin e të dhënave të qytetarëve nga patronazhistët, SPAK hetoi dy gazetarët që publikuan lajmin, aq sa organizatat ndërkombëtare të medias reaguan gjerësisht. Edhe procedimi për “Metamorfozën” u bë vetëm pasi u grabitën zgjedhjet në Bashkinë e Shkodrës, edhe pse dosja ishte aty prej kohësh dhe e servirur nga agjencitë ndërkombëtare.

SPAK vepron vetëm me regji të Edi Ramës dhe në interes të garantimit të pandëshkueshmërisë së tij. Ndërkohë faktet dhe provat penale për Edi Ramën ulërasin prej vitesh, që nga inceneratori që nuk ekziston dhe quhet “krim intelektual” që tek kompania që përfiton bonus nga qeveria ende pa qenë e regjistruar dhe raste pa fund që opozita i ka denoncuar vazhdimisht. Si i konsideroni akuzat e SPAK-ut ndaj jush?

Për fletërrufenë 165 faqe të SPAK-ut kundër meje mund të them me bindje të plotë se nuk ekziston asnjë fakt apo provë penale, por vetëm një tablo sinoptike “fake” e mbushur me thashetheme dhe insinuata nga njerëz që kanë pasur probleme me drejtësinë, si rasti i atij kallëzuesit të Fredi Belerit, që ishte një bashkëpunëtor i policisë. Nuk ekziston asnjë akt, asnjë vendim, asnjë veprim në kundërshtim me ligjin nga Ilir Meta dhe detyrimisht asnjë pasojë në dëm të interesit publik e shtetëror. Në dosjen e Prokurorisë, akuza e parë ndaj jush renditet çështja CEZ-DIA, në gjykimin tuaj si qëndron e vërteta…?

Këtë çështje e kam ezauruar në publik prej gati 10 vitesh. Ajo është hetuar disa herë dhe Dumani me zell të madh e ka rimarrë përsipër në dhjetor 2019, pra në kulmin e përplasjeve të mia si President i Republikës me Edi Ramën dhe McGonigalët që donin të rrëmbenin tërësisht Gjykatën Kushtetuese me betime si ajo noterja te Lana. Ai e ka marrë përsipër në këmbim të premtimit se do bënte karrierë. Për më shumë se 4 vite erdhi vërdallë intervistave të inskenuara nga Dritan Prifti me personazhe absurde dhe pa asnjë integritet.

Shumica e tyre kishin problem me drejtësinë si Elvis Mataj, i cili ka qenë krahu i djathtë i Kastriot Ismailit në DIA dhe i denoncuar nga ky i fundit në Prokurori për mashtrim e vjedhje. “Rilindja” ia mbylli këtë çështje për ta përdorur në Arbitrazh në Vjenë kundër Kastriot Ismailit. Plus kësaj i mbylli edhe problemet që kishte me drejtësinë bashkëshortja e tij. Këtë personazh s’e kam takuar kurrë që nga viti 2005 kur të rinjtë e LRI e përzunë si mashtrues dhe intimidues femrash. Ndërsa nga intervista e sajuar e Vojsava Ismailit, të cilën e refuzova ta takoja si kryetar Parlamenti dhe për këtë kam njoftuar Prokurorinë e Tiranës më 2016, kanë vendosur në fletërrufe shpikjet që asaj i kanë servirur, por nuk i kanë vënë të vetmen të vërtetë që ajo ka thënë ndoshta pa dashje se, “Kastrioti lidhjet me CEZ-in i kishte krijuar vetë dhe jo nga politikanët shqiptarë”.

Dhe këtë të vërtetë SPAK-u e di shumë mirë se sa herë ka qenë Kastriot Ismaili në Çeki përpara shtatorit 2009 kur unë kalova nga opozita në qeveri. Ashtu siç SPAK i di shumë mirë lidhjet e partneres së tij amerikane në Çeki etj.. Nuk ekziston asnjë akt favorizues nga ana ime për Kastriot Ismailin dhe asnjë përfitim prej tij. Gjithçka është manipulim.

Unë njohjen dhe miqësinë me Kastriot Ismailin e kam deklaruar edhe në SPAK, që e kam pasur që në fillim të viteve ‘90. Ai ishte partner zyrtar i CEZ-it dhe i përzgjedhuri i tyre. Lidhur me spekulimin se unë gjoja kam ndërhyrë që ERE të ulë çmimin në dëm të KESH dhe favor të CEZ ky është një mashtrim i pacipë. Së pari, ERE është një ent i pavarur nga Qeveria dhe përjashtohet çdo ndikim dhe së dyti vendimi i ERE u kundërshtua nga ana jonë në të gjitha gjykatat si ministri nëpërmjet KESH-it që ishte në varësinë tonë.

Cila është përgjigjja juaj për sa u përket akuzave për lobingjet?

Me bindje të plotë konfirmoj se çdo veprim apo autorizim nga ana ime ka qenë në përputhje me ligjet shqiptare dhe amerikane. Madje, kur kam konstatuar në janar 2017 se një avokat greko-amerikan, Fideszis, kishte firmosur në emër të LSI me kompaninë “McKeon”, e kam denoncuar te presidenti i kompanisë, duke i bërë të qartë se ai s’kishte pasur autorizim nga ne për të firmosur dhe së dyti, kishte vendosur si terma bashkëpunimi çështje që ne nuk na interesonin.

Pas këtij denoncimi, Presidenti i McKeon i bëri letër zyrtare FARA (Departamenti i Drejtësisë) ku i kërkonte zëvendësimin e asaj marrëveshjeje për arsye se personi s’kishte qenë i paautorizuar nga LSI. Po kështu, pagesa prej 15.000 USD si parapagim për negociata për një marrëveshje të mundshme, që nuk u finalizua, është bërë me vendim të Kryesisë të LSI e përmes sistemit banker. SPAK e di shumë mirë se nëse ka diferenca midis pagesave të deklaruara nga LSI në KQZ dhe atyre që kanë deklaruar kompanitë e lobimit në FARA (Departamenti i Drejtësisë), se kush i ka bërë dhe si i ka bërë, por nuk i intereson ta zbardhë si çështje, sepse objektivi i vetëm i kësaj organizate policeske antiopozitë është të krijojë sa më shumë mjegull dhe tymnajë për Ilir Metën, ndërkohë që unë kurrë nuk kam autorizuar njeri për të bërë pagesa të parregullta dhe as kam qenë në dijeninë e tyre. Po lidhur me ndërhyrjen tuaj të pretenduar nga SPAK për të ndryshuar një ligj në interes të një biznesmeni?

Ky është një trillim i SPAK-ut, pasi dihet procedura e ligjbërjes në Kuvend si fillon dhe mbaron dhe unë s’kam asnjë lidhje me këtë rast. Kryetari i Kuvendit është vetëm një deputet në votim si gjithë të tjerët. Po për 65 deputetët e Edi Ramës që e kanë votuar këtë ndryshim ç’do të thoshte SPAK? Të paktën të përfshinte në akuzë edhe Edi Ramën si bashkëpunëtorin tim në këtë rast. Por SPAK as emrin s’guxon t’ia përmendë Edi Ramës, as te ndryshimi i destinacionit të klubit “Partizani” për të cilin mbahet prej prof. dr. Sali Berisha, lideri i Partisë Demokratike, as tek inceneratori e asgjëkund. Z.Meta si i mbani lidhjet me Partinë e Lirisë dhe cila është perspektiva…?

Izolimi im është shumë i thellë dhe kuptohet, kjo bëhet për të më pamundësuar mbrojtjen nga akuzat e turpshme të SPAK-ut, por edhe për të dëmtuar aktivitetin tim politik dhe të Partisë së Lirisë. Jam shumë i kënaqur me solidaritetin e kolegëve dhe miqve anembanë vendit.

Unë u kërkoj të gjithëve të trefishojnë përpjekjet e tyre në publik dhe terren, të përshkallëzojnë veprimin opozitar, të mos ndalen së afirmuari 5 prioritetet tona që janë kyçe për të kaluar nga narkoshtet te shteti i së drejtës dhe nga narkoekonomia, te Shqipëria fuqi eksportuese përmes mbështetjes së prodhimit vendës, të bujqësisë e blegtorisë me pagesa direkte, të industrisë dhe sidomos të mbështetjes për kompanitë eksportuese.

Jam çdo ditë në lidhje me sekretarin e përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi dhe drejtues të tjerë kryesorë dhe kjo është një mundësi e shkëlqyer për ata që të rriten dhe forcohen në kushtet e një lufte të pamëshirshme, pa rregulla, pa moral, por që ne do ta fitojmë./ Gazeta Panorama

Rrëfimi i një emigranteje që punon në një fermë në Gjermani
Unë jam shtrirë në një shtrat të pastër. Në dhomë ka 6 krevatë. Përpiqem të fle, por është mjaft ngrohtë, dhe përmes murit pranë kokës sime është një televizor i madh që gjëmon në polonisht, të cilin askush nuk po e shikon, por ndoshta nuk fiket kurrë. Megjithatë, tani më në fund jam këtu, shumë stres është hequr.

Arrita në fermë pas një udhëtimi të gjatë me tren. U përshëndeta nga shefja, Edyta, burri i së cilës, Marcus, zotëron fermën. Edyta mori valixhen time të rëndë – të mbushur plot – dhe e çoi lart në dhomën e banimit, nën çatinë e një hambari të madh.

Rrëfimi i Mustafa Licit: Me Bajrat ishim miq, ja çfarë ndodhi
Mes shumë bisedave në aplikacionin “Sky”, ku eksponentë të krimit të organizuar flasin për trafikun e kokainës, vrasjet, korruptimin e drejtorëve të policisë dhe deri tek zyrtarët e lartë të qeverisë, në dosjen “Metamorfoza”, të siguruar nga mediat ekzistojnë dhe mjaft dëshmi interesante, ku personazhe të ndryshëm tregojnë miqësitë, përplasjet dhe vrasjet në qytetin e Shkodrës.

Teksa lexon këtë dosje, kuptohet lehtësisht se thuajse të gjithë personazhet në këtë çështje, kanë qenë miq mes njëri-tjetrit, por mëritë, intrigat dhe pazaret ekonomike, mbivendosën një seri konfliktesh, hatërmbetje që prodhuan krime të rënda deri në eliminime fizike.
Publikimi në të ardhmen i bisedave në “Sky” të eksponentëve të krimit të organizuar në Shkodër dhe Lezhë, do nxjerrin zbuluar emra të përveçëm të politikës shqiptare, deri lart në qeveri, të cilët i kishin mirë punët.

“Ora News” mëson se një tjetër dëshmi e fortë e regjistruar nga prokuroria e posaçme SPAK, për llogari të dosjes voluminoze “Metamorfoza”, është ajo e Mustafa Licit, babait të Ibrahim Licit.

Mustafa Lici, një e emër mjaft i njohur në botën politike në Shkodër,  ka shkuar dy herë në prokurori duke dhënë shpjegime para oficerëve dhe prokurorit të çështjes Arben Kraja, lidhur me miqësinë dhe më pas përplasjen e vazhdueshme deri në viktima mes familjes së tij dhe dy fiseve Bajri dhe Bilali.

Krisja mes fisit Lici dhe dy familjeve Bajri dhe Bilali, rezulton të ketë ndodhur në vitin 2018 kur në Shkodër është vrarë, Fatbardh Lici.

Fatbardhi, ishte shok i ngushtë i Behar Bajrit dhe së bashku kanë fjetur në shtëpinë e tyre.
Në këtë çështje penale, Mustafa Lici është pyetur si viktimë e veprës penale, pasi ai dhe vetë djali i tij, Ibrahimi, kanë qenë në planet për t’u vrarë nga Astmer Bilali, Behar Bajri dhe Pëllumb Gjoka.

Lidhur me konfliktin midis Behar Brajoviq alias Bajri dhe Ibrahim Licit, më datë 24 Janar 2024, është pyetur si deklarues Mustafa Lici, babai i Ibrahim Licit, i cili shpjegon se me fisin Bajri ka pasur miqësi vëllai i tij, i ndjeri Fatbardh Lici.

“…Po pas vrasjes së Fatbardhit, fisi Bajri nuk është takuar më me Lict…”-është shprehur Mustafa Lici.

Ndër tjera ai ka deklaruar në SPAK se:

“…në lidhje me faktin që më parashtruat dhe më keni thirrur, dua të s’qaroj se unë kam patur një vëlla Fatbardh Lici, të cilin e kanë vrarë në vitin 2018. Për Fatbardhin dua të s’qaroj se ai ka patur lidhje shoqërore dhe është frekuentuar me Behar Bajrin, madje Behari dhe Bardhi kanë fjetur në shtëpitë e njëri tjetrit, kanë qenë shokë. Pasi u vra Fatbardh Lici, dhe ne si familje kishim hapur dyert e mortit, kemi pritur disa ditë dhe na ka bërë përshtypje që asnjë nga anëtarët e fisit Bajri dhe rrethi shoqëror i tyre, Astmer Bilali e të tjerë, nuk na erdhën për ngushëllim. Mua më ka bërë shumë përshtypje sa arrita të krijoja dyshime të pabazuara në prova se fisi “Bajri” dhe familja e Astmer Bilalit mund të ishin të përfshirë në vrasjen e vëllait tim Fatbardh Lici. Pas vrasjes së Fatbardhit disa kohë më vonë, në Shkodër u hapën fjalë të cilat më vinin nga të njohur të mi, se fisi “Bajri” fliste në opinion publik duke u tallur me familjen time dhe komentuar varrimin e vëllait tim, pasi disa anëtarë të familjes time nuk erdhën në varrimin prej frikës së mos na qëllonin…”.

Më tej Mustafa Lici, tregon se nga momenti i vrasjes së Fatbardh Licit, “nuk kemi pasur asnjë kontakt me fisin “Bajri” dhe fisin “Bilali””.
Ndër të tjera, Mustafa Lici ka shpjeguar para oficerëve se:

”…se familjes sime i ka ndodhur edhe një ngjarje disa muaj para se të vritej vëllai im Bardhi. Nuk kujtoj datën e saktë por rreth mesit të vitit 2018, i është vënë eksploziv në makinë kunatit tim Lul Kulla. Luli është martuar me motrën time A.Lici, por unë me familjen e motrës nuk është se bëhemi shumë. Vrasja e Bardhit ishte ngjarje e radhës që godiste të afërmit e mi…”.

Ndërkohë i pyetur për njohjen e Ibrahim Licit me Behar Brajoviq, Astmer Bilalin apo rrethin e tyre shoqëror, dëshmitari Mustafa Lici deklaron se:

“…djali im Ibrahimi si dhe Muhameti, nuk kanë patur marrëdhënie shoqërore me fisin “Bajri” dhe “Bilali”, por ato kanë pasur njohje pasi ata ishin miq të Fatbardh Licit dhe gjithashtu i kishim komshinj në lagje. Ibrahimi duke qenë i ri, ka mbajtur kontakte me Astmerin, pasi ai ishte moshë e re. Njohje si me “Bajrat” kemi dhe me Dorjan Dulin si komshinj, pasi Dorjan Duli që është përmendur në media, është komshi me mua. Dua të saktësoj se Ibrahimi nuk ka patur kurrë konflikt me Behar Brajoviç apo Astmer Bilalin….”.

Gjatë përfundimit të seancës së pyetjes Mustafa Licit i është kërkuar nga oficerët e BKH-së që të dorëzojë aparatet e telefonit, por ai ka refuzuar duke i pohuar se nuk kishte asnjë telefon me vete, pasi i kishte lënë në shtëpi.

E kam dashur më shumë se fëmijët e mi’! Rrëfimi tronditës
Në një intervistë për mediat në Kosovë,

ai ka thënë se nuk ka komunikuar më as me Naimin e as me avokatin e tij.

“Besoni as me Naimin as me avokat, s’kam komuniku mo, se Liridonen e kom dasht ma shumë se vajzat e mija.”– tha ai.

Ai ka treguar dhe momentin kur e mësoi se djali i tij ishte në fakt vrasësi i nuses, me anë tën jë grabitjeje të inskenuar.

“Jemi ulur në kolltuk së bashku, me një polic derisa po bastisej dhoma e Naimit. Ai më tha, ne kemi prova se Naimi është kryesi i veprës. Aty unë jom trondit. Me ma pas dhanë krejt botën nuk më kish shku mendja që djali im me pas bë atë gjest. Ditën kur ajo vdiq, unë diku rreth orës 8:20 sa kam hyrë në shtëpi në Suedi, me ka thirr djali i dytë edhe veç me kanë thënë ‘Babë, e kanë vra Liridonën’. Aty plasi vaji. Liridonën e kemi dashtë më shumë se fëmijët e mi. Kemi udhëtuar 35 orë. Gjatë rrugës, unë e kam parë intervistën e dhënë nga Naimi. ‘Na dolën hajnat në rrugë, na i plaçkitën gjërat. Unë ika me fëmijë, gruan ma vranë’. Të vetmin detaj atë e kam pasur. Nuk kisha mundësi edhe me vozitë edhe me përcjellë media.

Besoni, ju betohem… dikush kish pas informacione të ndryshme por unë me që kam qenë që i thojnë ‘kryeshnosh’, kurrë asnjë indikacion se kam ditë. U kry varrimi, jam ardh në shtëpi plotë me njerëz para pas t’u folë, qatëherë e kam taku djalin tim edhe mu ka vërsul tha ‘mos jep deklarata se i prish hetimet’. I thashë që unë s’kam informacion, unë fola vetëm çka dëgjova.

Unë jam shumë i tronditur. Liridonën e kam dashtë më shumë se vajzat e mia. Ishin disa policë aty, kontrolluan, nuk kishte asgjë. Një polic kërkoi ta lirojmë dhomën. Jemi ulur në krevat unë e ai polici. Më tha ‘Zotëri po me vjen shumë keq, kemi prova të mjaftueshme që Naimi është kryersi i veprës’. Aty unë jam trondit sepse me ma pas dhënë krejt botën nuk do të më shkonte as mendja që djali im e bënë atë.”

Ajo më ka thirrë shpesh prej pune, hajde bac se kom bo bukë. Unë jam më i mërzitur se ata. Ju shpreh ngushëllime familjes së Liridonës. E kam të vështirë.” – është shprehur mes lotësh babai i Naim Murselit.