rrezikon – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

Bomba me sahat në këtë vend po rrezikon…
A kërcënohet metropoli britanik i Londrës nga një cunami?

Ajo që duket e vështirë të imagjinohet një ditë mund të bëhet realitet. Arsyeja janë tonelata eksplozivi të fortë në fund të Themes. Anija e mallrave amerikane SS Richard Montgomery u mbyt në grykëderdhjen e Themes pranë Sheerness (County Kent) në gusht 1944. Ajo transportonte 1400 ton eksploziv nga Lufta e Dytë Botërore. Ekspertët kanë frikë se anija një ditë mund të shpërthejë dhe të shkaktojë një cunami që do të rrotullohej drejt kryeqytetit britanik. Një studim i ri ka treguar se byku i rrënuar i anijes mund të shembet. Prandaj, eksplozivët duhet të hiqen urgjentisht përpara se të ndodhë një fatkeqësi.

Profesori David Alexander nga Kolegji Universitar i Londrës (UCL) ka paralajmëruar për mbytjen prej vitesh dhe sheh një dilemë tjetër përveç bykës: “Zona e përjashtimit është 200 metra nga një rrugë kryesore detare, përmes së cilës anijet me kontejnerë dhe, akoma më keq, anijet me gaz natyror të lëngshëm lundrojnë”. Rreziku është i madh që anijet e tjera të hasin në SS Richard Montgomery të fundosur dhe eksplozivët të shpërthejnë. Një tjetër burim rreziku: direkët e rrënojave. Ato janë ende të dukshme mbi vijën e ujit. Vetëm shembja e tyre mund të mjaftonte për të ndezur eksplozivët.

Hetimi vlerëson se janë të mundshme valët 5 metra

Sipas një studimi të vitit 1970 nga Kolegji Mbretëror Ushtarak i Shkencave, një shpërthim i të gjithë eksplozivëve mund të rezultojë në një “kolonë uji dhe mbeturinash të lartë 3000 metra” në ajër. Rezultati: një “cunami pesë metra i lartë”. Qeveria britanike është gjithashtu e vetëdijshme për rrezikun e mundshëm të anijes së mallrave. Në faqen e saj të internetit ajo shkruan: “SS Richard Montgomery është ekzaminuar rregullisht që nga fundosja e saj, duke përdorur metoda të ndryshme monitorimi (…)”.
Londinezët ende mund të flenë të qetë. Sipas qeverisë, rreziku i “një shpërthimi të madh” “vlerësohet të jetë i ulët”.

“Është jashtë kontrollit”, si ky rrjet social po e rrezikon
Tik Tok, është një nga rrjetet sociale “fajtore” për rrëmbimin e shpejtë dhe pa kuptuar të kohës së përdoruesve, e sidmos fëmijëve apo adoleshentëve. Ky rrjet social është në pronësi të kompanisë kineze ByteDance dhe gjeneron video nga përdoruesit, të cilat mund të jenë nga 3 sekonda deri në 10 minuta. Tik Tok u lancua në vitin 2017 globalisht. Për rreth 6 vjet u bë një nga aplikacionet më popullore në botë, duke marrë hov gjatë pandemisë.

‘Tik Tok është njëri nga aplikacionet që është totalisht jashtë kontrollit përsa i përket përdorimit në Shqipëri, nga evidentime që janë bërë nuk ka asnjë app tjetër që të ketë aq shumë gjuhë urrejtje, diskriminim, dhunë, bullizëm, ekspozim të fëmijëve ndaj materialeve të papërshtatshme për moshën, janë publikuar raste të fëmijeve të abuzuar seksuealisht, nga eksperienca ime në fushën e mbrojtes së fëmijëve tik tok është një aplikacioni totalisht jashtë kontrollit’ u shpreh Mirgit Vataj, kryetar i urdhrit të punonjësve socialë.

Tik Tok ka krijuar polemika në të gjithë botën pas përhapjes masive. Edhe pse në fillim nisi si një aplikacion me video kërcimesh apo këngësh, shpejt u kthye në gjenerues të disa aktiviteve, shumë prej të cilave të rrezikshme, siç janë sfidat e ndryshme.

‘Ka një sfidë dhe luftë mes adoleshentëve për të pasur sa më shumë audiencë, në rrjetet sociale kjo matet me numrin e shpërndarjeve të materialeve, pëlqimeve që merr në postim. Sa më shumë pëlqime të kesh në rrjetet sociale, bëhesh më shumë i famshëm. Dhe kjo bëhet për të rritur famën’ u shpreh Mirgit Vataj, kryetar i urdhrit të punonjësve socialë.

Këngëtari i njohur shqiptar del para gjykatës, rrezikon
Këngëtari, Sinan Vllasaliu rrezikon burg deri në 5 vjet burg pasi akuzohet se ka dëmtuar shtetin 24 mijë e 270 euro e 98 centë, duke iu shmangur tatimeve.

Akuzat e ngritura ndaj tij sipas inspektorit tatimor, Fidan Tolaj janë ngritur bazuar në të dhënat që ATK-ja ka vendosur si detyrime tatimore ndaj Vllasaliut dhe këto bazuar në informatat që kanë marrë nga postimet e klubeve muzikore nëpër rrjete sociale ku qenë I ftuar të performojë këngëtari.

Tolaj ka deklaruar se këto klube brenda Kosovës janë inspektuar edhe nga Policia e Kosovës ndërsa për ato jashtë vendit nuk kanë pasur informata përpos posterëve që i kanë postuar në rrjete sociale.about:blank

Në seancën gjyqësore  inspektori i ATK-së dëshmoi lidhur me hetimet dhe inspektimet që ATK-ja kishte bërë rreth këngëtarit Sinan Vllasaliu për detyrimet tatimore të tij, duke shtuar se çdo e hyrë duhet deklaruar në ATK edhe nëse tatimet janë kryer jashtë vendit.

Sipas Tolajt kallëzimi penal I ushtruar nga ATK-ja është dorëzuar ne Prokurori me provat e bashkangjitur.

Avokati mbrojtës i Vllasaliut, Florent Latifaj kundërshtoi deklarimet e inspektorit duke u shprehur se ATK nuk ka hartuar raportin final siç është dashur.

Gjithashtu arsyetimi i inspektorit se nuk e di sa është paguar këngëtari Vllasaliu për netët që ka kënduar në diaspore por ka nxjerrë një mesatare duke u bazuar në posterët e klubeve, sipas tij, në të drejtën penale kjo nuk lejohet për shkak se çdo nxjerrje e mesatares është dashur të interpretohet me vlerën zero e jo me dy mijë euro

Sipas aktakuzës së ngritur më 2 maj 2018, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Sinan Vllasaliu po ngarkohet me veprën penale “shmangia nga tatimi”.

Me këtë, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “Shmangia nga tatimi” nga neni 313, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, vepër kjo e dënueshme me gjobë dhe me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.