rreziku – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

Rreziku që harrojmë në ditët e nxehta: Telefoni juaj mund të digjet… dhe jo vetëm ai
Me temperaturat që po rriten dita-ditës, një nga rreziqet më të nënvlerësuara të verës është mbinxehja e pajisjeve elektronike – veçanërisht telefonit tuaj.

Ekspertët paralajmërojnë se përdorimi i telefonit në diell direkt jo vetëm e ul ndjeshëm jetëgjatësinë e baterisë, por mund të çojë edhe në dëmtim të memories ose fikje automatike të pajisjes. Në raste të rralla, pajisja mund të deformohet ose të ndizet në mënyrë të rrezikshme.

Çfarë të bëni për të mbrojtur veten (dhe telefonin):

•Mos e lini telefonin në makinë të mbyllur, edhe nëse jeni larg vetëm për pak minuta.
•Mbajeni në hije dhe përdorni mbrojtëse termike në çanta.
•Aktivizoni modalitetin e kursimit të energjisë për të ulur ngarkesën në procesor.
•Mos e përdorni kur po karikohet, sidomos në ambient të nxehtë.

Edhe trupi juaj ka “bateri”: pini ujë vazhdimisht, shmangni ekspozimin e gjatë në diell dhe përdorni krem mbrojtës – një telefon mund ta ndërrosh, por shëndetin jo.

Rreziku i rrjeteve sociale në kutitë e votimit
Të gjithë despotët e dinë se propaganda është themelore për të arritur rezultatet, por Vladimir Putini e ka një primat: ka qenë i pari që ka shfrytëzuar pushtetin e jashtëzakonshëm që kanë rrjetet sociale.

Tani që në Rumani gjykatësit kanë bllokuar zgjedhjet, me një vendim i cili është kontestuar nga disa por i bazuar në manovrat e padiskutueshme që ka bërë Moska, në Kremlin është duke u festuar 12 vjetëshi i parë i ndërhyrjeve në zgjedhjet në vende të tjera.

Operacioni mëi njohur dhe studiuar u ndërtua në vitin 2014 nga një personazh ende i panjohur në perëndim, por shumë i famshëm në Rusi për faktin që kishte akumuluar shumë pasuri me mensat, aq sa kish marrë nofkën “Kuzhinieri i Putinit”: Yevgeny Viktorovich Prigozhini nuk kufizohej vetëm tek kuzhina, por tërhiqte edhe fijet e një agjencie misterioze, Internet Research Agency (IRA), e cila kujdesej për interesat e Carit duke përhapur lajme të rreme.

Në vitin 2014 ai vendosi në shënjestër objektivin më të madh: Shtetet e Bashkuara. Ai krijoi 470 llogari të rreme në Facebook, të cilat postuan 80,000 postime deri në zgjedhjet e vitit 2016, duke arritur tek mbi 126 milionë njerëz. E gjitha është shkruar me saktësi në raportin prej 381 faqesh të prokurorit special Robert Mueller, të cilit iu besua hetimi nga qeveria amerikane, pas skandalit.

Çfarë kishte në postimet e Prigozhinit? Jo vetëm se duhej të votonim për Donald Trumpin: propaganda ishte gjithashtu shumë më e rafinuar. Profilet e rreme përhapnin lajme të rreme dhe u kushtoheshin ideve politike kundërshtare: kishte nga ata në favor të zezakëve (siç është “Black Matters”) dhe ata kundër emigrantëve (“Ndalni të gjithë emigrantët”), ata që mbështesnin homoseksualët (“LGBT United”) dhe ato fetare (“United Muslims of America”).

Kishte gjithçka dhe të kundërtën e gjithçkaje. Pse? Për të mbuluar segmentet e ndryshme të mundshme të elektoratit, dhe gjithashtu për të shfrytëzuar mekanizmin tipik të rrjeteve sociale “echo chambers”, i cili u mundëson përdoruesve të shohin vetëm opinionet e veta, duke i radikalizuar ata.

Ky “polarizim” favorizoi Trumpin, edhe pse për Muellerin nuk kishte provë që ai kishte dijeni për “masat aktive” të rusëve.

IRA, siç u zbulua më vonë, kishte zbritur në terren që dy vjet më herët. Në vitin 2012 kishte krijuar në Tuiter 419 llogari për të mbështetur arsyetimin e daljes së Britanisë së Madhe nga BE dhe për të destabilizuar Bashkimin Evropian. Në shkurt të vitit 2014 kishte përhapur gënjeshtra mbi masakrat e ukrainasve në Krime për të justifikuar pushtimin. Dhe kushedi sa herë të tjera kanë vepruar pa u zbuluar.

Dihet se cili qe fundi i Prigozhinit. Pasi u bë krahu i armatosur i Moskës në Ukrainë me brigadat Vagner, bëri një përpjekje për grusht shteti dhe ekziston dyshimi që u vra. Për ironi të fatit, pasi krijoi fabrikën e lajmeve të rreme, përfundoi edhe vetë viktimë e një prej tyre.

Putini ofroi një shpjegim të pagjasë të vdekjes së tij: avioni i tij nuk ishte goditur, por ishte rrëzuar prej një shpërthimit të një bombe që Kuzhinieri kishte në dorë, duke luajtur.

Vdekja e tij në 2023, megjithatë nuk e pengoi Moskën të vazhdojë të fusë hundët në zgjedhjet e vendeve të tjera. Në prag të zgjedhjeve evropiane, këtë vit, një llogari me origjinë të gjurmuar tek një adresë ruse, @GNaktiv shpërndau fotografinë e rreme të arrestimit të Ursula von der Leyenit, e krijuar me Inteligjencë Artificiale: gjë e cila shënonte një progres teknologjik.

Ashtu sikurse shënon evolucion fushata elektorale rumune e këtyre ditëve, që ka përdorur një rrjet social për të rinjtë, siç është TikTok dhe nuk u kufizua në krijimin e profileve fallco, por pagoi influencues të vërtetë që të mbështesnin kandidatin filorus, duke sjellë suksesin e tij, edhe pse vinte nga hiçi. Edhe ata që kritikojnë anullimin e zgjedhjeve nuk kundërshtojnë faktin që propaganda e Kremlinit ishte përcaktuese.

Nga vitet 1980 është folur shumë për ndikimin e televizionit në fushatat zgjedhore, ndoshta duke e mbivlerësuar. Tani nuk ngrihen mjaftueshëm pikëpyetje mbi ndikimin e rrjeteve sociale, ndoshta duke e nënvlerësuar. Ndoshta është rastësi që Trumpi ishte aleat me shumë të fuqishmin Elon Musk, pronar i X, i cili ka 200 milionë ndjekës?

Ndikimi i vërtetë i rrjeteve sociale, në fakt, nuk qëndron aq shumë në mbështetjen direkte dhe eksplicite, e cila edhe ajo duhet të rregullohet, se sa tek llogaritë fallco, tek lajmet e rreme, tek teoritë e komplotit, tek influencuesit e paguar nën dorë. Nuk është e lehtë të masësh se sa shumë këto veprime munden të ndryshojnë sjelljen e zgjedhësve. E sigurtë është që, qysh kur ekzistojnë rrjetet sociale përhapja e lajmeve të rreme ka arritur një nivel të paprecedentë. Dhe gënjeshtrat, sipas një studimi të MIT, përhapen gjashtë herë më shpejt se sa të vërtetat, pasi krijojnë emocione më të forta dhe më të thella.

Bashkimi Evropian po lëviz: ka vendosur kufizime me “Digital Services Act” dhe në çështjen rumune ka ndërhyrë duke urdhëruar TikTokun që të ruajë të gjitha të dhënat, për të mundësuar hetime në të ardhmen.

Po a do të mjaftojë? Jemi në prag të zgjedhjeve të rëndësishme në Gjermani dhe ndoshta edhe në Francë. Që vota të jetë vërtetë e lirë, që të mund të flitet për demokraci, votuesit do të duhet të krijojnë bindjet e tyre pa kushtëzime dhe as manipulime. / bota.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Rreziku nga e majta ekstreme në SHBA
Robert Papa

Trump kishte 20 mijë vetë në Madison Squere Garden, dhe tha se më shumë ishin jashtë. Foli 75 minuta dhe mbase kjo ishte kohë e gjatë. Thelbi i tij:’ A jeni më mirë sot se sa para 4 vjetësh?”
Kamala ishte në Hjuston me 30 mijë vetë.Thelbi i saj:”Trump është fashisht, ai është si Hitleri.”
Bill O’Relly do të deklaronte se: “Faqja editoriale e Uall Street Journal është e bindur se nëse Kamala Harris zgjidhet, ajo do të synojë shkatërrimin e Gjykatës së Lartë duke e “paketuar” me të emëruar politikë. Opinioni ka kuptim sepse gjykata është barriera më e fortë për një marrje progresive të vendit.”

Kjo është situata politike më e rrezikshme me të cilën është përballur Amerika që nga shkëputja e jugut në 1860. E majta progresive është totalitare dhe Harris është pika e tyre e shtizës. Axhenda e ekstremit të majtë, sipas O’Reillyt e madh përfshin sa vijon:

– Amnisti për migrantët pa dokumente.
– Dëmshpërblimet për skllavërinë.
– Lejimi i qeverisë të minojë autoritetin prindëror në çështjet e abortit dhe gjinisë që përfshijnë fëmijët e tyre.
– Kufizime të rënda për armët e zjarrit.
– Taksa e rëndë për të pasurit dhe korporatat. “Ndarje e drejtë.”
– Një ekonomi e rregulluar nga qeveria që mandaton strategji “të gjelbra” të cilave të gjitha kompanitë duhet t’u binden.
– Një “rifigurim” i dënimit penal. Dënimet me burg do të ulen në mënyrë dramatike.
– Barazia e imponuar ku qeveria federale do t’u jepte të drejta grupeve të përzgjedhura.
– Kufij të rreptë në të folur. Ligjet e reja federale do të ndëshkonin shprehjen kundër të ashtuquajturve “të margjinalizuar”. Vendet skandinave e kanë këtë.
– Një Departamenti i Drejtësisë i armatosur dhe IRS. Ato agjenci mund të iniciojnë veprime të dizajnuara për të ndëshkuar kundërshtarët politikë. Pak qytetarë mund të përballonin shpenzimet gjyqësore.

Nuk ka dyshim se progresistët mbështesin të gjitha sa më sipër. E rrezikshme as nuk afrohet. Kjo është ajo që është në rrezik më 5 nëntor.
O’Reilly pyet” A mendoni se shumica e votuesve e kuptojnë këtë?

Nëse mund të shërohesh, shërohesh
Merr lajme ekskluzive

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

“Nuk isha gati,” kështu më tha një mik, të cilin e kam si vëlla dhe që humbi babanë e tij disa ditë më parë.

E kush mund të jetë gati, miku im? Mbetesh bosh në zbrazëti, si shtizat e litarëve, për këtë arsye i kam studiuar me kujdes. Sekreti i tyre është të përqendrohesh vetëm në një hap, në tjetër, i gjithë trupi në pjesën e përparme të këmbës dhe litari sikur të ishte dyshemeja. Momenti më i rrezikshëm i shëtitjeve të tyre “në ajër” është në fillim dhe në fund, hapat e parë dhe të fundit, kur duket se asgjë nuk do të kthehet prapa ose të hidhet përpara: rreziku vjen nga dëshira për të eliminuar marramendjen dhe gjendjen e pezullimit.

Kështu duke u gjendur në momente akrobatike të jetës, të pezulluar në zbrazëti, do të dëshironim të ktheheshim ose të hidheshim përpara, por pikërisht kjo na bën të rrëzohemi: duhet të qëndrojmë atje, të gjithë të gjithë, në hap, pa të kaluar ose të ardhme, sepse e kaluara dhe e ardhmja nuk janë as pas apo para nesh, por brenda nesh. Edhe filozofët flasin gjithashtu për “pezullim të gjykimit” për të treguar pamundësinë e të kuptuarit të diçkaje për të cilën na mungojnë të dhëna të mjaftueshme, një kusht jo i lehtë por i frytshëm për të menduar që kështu bëhet i aftë t’i shohë gjërat në një mënyrë të re.

Të qëndrosh “në pezull” do të thotë të qëndrosh “në ajër”, “në litar”, me “frymëndalur”.

E vetmja siguri është hapi tjetër sepse në atë hap jemi të detyruar të jemi atje “në gjithçka dhe për gjithçka”. Vetëm në këtë mënyrë ndodh që mrekullia të ndiejë jetën në tërësi, si një lojë shumë serioze, të cilën vetëm ne mund ta luajmë, dhe askush në vendin tonë.

“Në pritje” është një vend ku liria rrjedh nga shkëmbi i së vërtetës, pa maska dhe pa tundimin për t’u kënaqur me të mbijetuarit. Në vend të kësaj, është koha për të “mbijetuar”, për të jetuar në dritë dhe në ajër, ku ndodh që vetë graviteti i peshës sonë të na garantojë ekuilibrin. Për gravitetin dhe hirin e litarit, pesha dhe lehtësia përkojnë, e njëjta gjë ndodh kur martohesh, kur lind fëmijë, kur humbet babanë …

Në Traktatin e tij mbi ecjen në litar të ngushtë, Philippe Petit, artisti që më 7 gusht 1974 eci në mënyrë klandestine në një litar të ngushtë midis Kullave Binjake (pra filmi i bukur Ecja), thotë se kur “teli dridhet, dikush dëshiron forcë, ndërsa, nga ana tjetër, duhet të lëvizësh butë, pa prishur lëkundjen e telit …

Nuk ke pse të përpiqesh të qëndrosh i qetë, por të fitosh terren”. Paraprakisht, një hap në një herë, në mënyrë që të mos tradhtojmë jetën me përpjekjet tona për të eliminuar menjëherë vetminë dhe frikën.

Ashtu si Earl of Gloucester, në King Lear të Shekspirit: pasi ishte rrëmbyer, torturuar dhe verbuar nga rivali i tij politik, ai braktiset në rrugë. I dëshpëruar, dëshiron t’i japë fund jetës, por, tani që është verbuar, ai nuk është i aftë as për atë. Dhe kështu, ndërsa vështron gjatë rrugës, takon një burrë dhe i kërkon ta shoqërojë në shkëmbin nga i cili dëshiron të hidhet. Njeriu, të cilin nuk e njeh, është djali i tij Edgar, një endacak që babai i tij e kishte internuar pasi iu dha merita historive shpifëse të djalit tjetër që ishte xheloz për të.

Edgari, i cili kurrë nuk ka pushuar së dashuri babanë e tij, nuk e zbulon veten, kënaqet me të dhe bën sikur (çfarë dashuria mund të shpikë …) për ta çuar atë në një dalje që, në të vërtetë, është vetëm një shkëmb i vogël në mes të një livadhi. Babai dorëzohet në boshllëk për t’i dhënë fund dhimbjes së tij … por nuk dëmtohet. Djali i vjen në ndihmë, duke pretenduar se ka luftuar për ta arritur, dhe e bind atë se një mrekulli ka ndodhur: askush nuk do t’i mbijetonte një “kërcim në boshllëk” nëse do të kishte akoma diçka rezervuar për të, një jetë përpara. Njeriu “i mbijetuar” kthehet të besojë: falë dashurisë së fëmijës vdes e vjetra, e dëshpëruara dhe rilind e reja, ajo e të qenit i dashur.

Ata që ndihen të humbur pranë nesh duhet ta dinë që jeta e tyre është një mrekulli dhe të zbulojnë se të qëndrosh “në pezull” është një moment që përmban më shumë gravitet se sa hiri, sepse është momenti në të cilin zbulojmë se jeta jonë vlen sa shumë e të gjithë të dashurve dhe se jemi të dashur. Është pikërisht sikur jeni “në ajër” ku zbuloni nëse keni atë rrjetë mbrojtëse të bërë nga lidhje që janë të qëndrueshme dhe kapërcejnë çdo boshllëk.

Shoku im, të cilit i kisha shkruar se nuk isha në gjendje të qëndroja pranë tij, sepse dhimbja e një humbjeje si e tij na bën akoma të paarritshëm, u përgjigj se isha gabim, fakti i thjeshtë që i kisha shkruar atij për t’ia thënë, ishte ndër gjestet që e kishte ndihmuar “të lehtësohej” nga dëshpërimi dhe të ndërmerrte të paktën hapin tjetër. Dhe ai solli një mbishkrim në të cilin beson fort që e lexoi shumë vite më parë në fasadën e një spitali në qytetin e tij: “Nëse mund të shërohesh, shërohesh, nëse nuk mund të shërohesh, qetësohu, nëse nuk mund të qetësohesh, ngushëllohu”.

Për një kohë “pezull” si e jona, midis kaq shumë vetmie dhe frikë, besoj se kjo është detyra që i është besuar secilit prej nesh. Dhe në fund, miku im, ishe ti që më ndihmove.jetoilumtur.al/