Rritja e çmimeve – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

Rritja e çmimit për pronat dhe stoku në Tiranë
Gjykata Kushtetuese çeli këtë të premte shqyrtimin gjyqësor për kërkesën së Shoqatës së Ndërtuesve, për shfuqizimin e vendimit të vitit 2023 për rritjen e çmimeve të referencës për pronat në Tiranë.

Ndërtuesit kanë deklaruar në Gjykatë se Vendimi i 2023-shit për referencat nuk është ligjor, pasi ka fuqi prapavepruese, ju rrit taksat, u ul fitimet dhe cenon sigurinë ligjore.

“Kjo VKM ka fuqi prapavepruese, vetë qeveria e ka pranuar. Cenon fitimet ndjeshëm në tre drejtime kryesore. E para tek taksa 8% e infrastrukturës, tek taksa 15% tek kalimi i pronësisë. Por ndikon edhe tek 3% i sipërfaqes ndërtimore për strehim social, dhe nëse ne e paguajmë në vlerë është më e lartë”, u shpreh avokati i shoqatës Ervin Metani.

Pala e paditur ‘Këshilli i Ministrave’, hodhi poshtë këto pretendime, duke thënë se nuk shkelet ligji, dhe se rishikimi i referencave u bë për të përafruar vlerat reale me çmimet e tregut.

“Argumentet e paraqitura nga ndërtuesi janë tërësisht të pabazuara”, tha avokatja e Këshillit të Ministrave.

“Ne jetojmë këtu dhe e dimë se çfarë ndodh në Tiranë, çmimet janë rritur ne e dimë. Nëse ne themi që nuk janë rritur por është një flluskë, ndoshta është. Po kur kjo të shfryhet qeveria do të ulë çmimet referencë”, tha Herald Jonuzaj përfaqësues i qeverisë.

Nga ana tjetër ndërtuesit paralajmëruan në Gjykatë se kostot për rritjen e referencave do t’i përcjellin tek qytetarët, qeveria u përgjigj duke thënë se kostot e ndërtimit për metër katrorë janë shumë herë më të ulta, se çmimi me të cilin shiten pronat në vend.“Është rritur aq shumë dhe do ta reflektojmë në çmim, dhe më pas do të na bie kërkesa, dhe më pas ne do detyrohemi të ulim çmimin, dhe na ulet fitimi”, tha avokat Metani.

“Kostoja maksimale për një metër katror ndërtim më del 460 mijë lekë të vjetra nga informacionet e bëra”, tha Jonuzaj.

Ndërtuesit shtuan se çmimet e reja të referencës impaktojnë kontratat e tyre të shitjes përpara kësaj VKM-je, pasi ata lidhin kontrata edhe pa e pasur lejen e ndërtimit.

“Ka raste kur lidhen kontrata shitje pa pasur lejen ndërtimore, dhe ka raste të shumta që lidhen kontrata kur është aplikuar për leje por ende nuk ka dalë. Vetëm të huajit nuk blejnë kështu, shqiptarët po dhe shumë”, tha Metani.

Më tej përfaqësuesit e qeverisë shtuan se ndërtuesit po rrisin artificialisht çmimet, pasi i mbajnë të pashitura me qëllim, ka informalitet dhe se abuzojnë me vlerat që deklarojnë në kontratat e shitjes,.

“Ndërtuesit përgjithësisht i ndërtojnë në emrin e tyre ndërtimet. Për të mbajtur çmimet në nivelet më të larta të mundshme pasi duan të maksimizojnë fitimet, fenomen që po e studiojmë për rritjen artificiale të çmimeve në tiranë. Kam sjellë kontratat e shitjes nga anëtarët e bordit të shoqatës, ku 90% e shitjeve janë me çmim referencë. Ose ne qëllojmë në kokë dhe vendosim çmimet sa është tregu, ose ka një problem”, tha Jonuzaj.

Kushtetuesja e shtyu shqyrtimin për më 7 tetor, teksa u la kohë ndërtuesve të sillnin prova se si vendimi i dëmton konkretisht. Vendimi i vitit 2023 rriti çmimet e referencës për pronat në Tiranë, deri në 60%, në varësi të zonës kadastrale./Monitor

Rritja e çmimeve, ja kur nis në Durrës ‘rëndimi’ i xhepave
Siç është bërë rutinë tashmë festat e fundvitit shoqërohen gjithnjë me rritje të çmimeve, një pjesë e të cilave konsiderohet abuzive, pasi tregtarët vlerësojnë faktin se shumë qytetarë janë të gatshëm të shpenzojnë më shumë për të blerë ushqim, dhurata, veshje, dhe argëtim.about:blank

Një tjetër faktor janë dhe bonuset e fundvitit, ai për pensionistët, shpërblimet, si dhe ardhja e emigrantëve, që sjellin më shumë para në qarkullim për t’u shpenzuar. Por ndonëse është vetëm java e parë e dhjetorit dhe ka ende kohë për festat, çmimet kanë nisur të rriten edhe në tregun e produkteve bujqësore në Durrës, krahasur me fillimin e muajit të kaluar.

“Nuk janë aq të favorshme. Ndihet ndryshimi, po kjo është. Varet nga gjendja e gjithsecilit. Dikush i përballon e dikush jo”– tha një qytetar.

“Shpresojmë të rriten tani, si gjithmonë. Ironi patjetër”– u shpreh një qytetar tjetër.

“E marr nesër. Ndihmon për zarzavatet, jo për mishrat e tutje”- u shpreh i keqardhur një tjetër.

“Çmimet shtrenjtë, ç’të flasim për to ne?! Janë rritur, po vijnë festat. Nuk është normale, po njerëz hallexhinj. Do blejmë se do të hajmë. Sa të kemi do të hamë”- tha një tjetër.

Rritja e çmimeve është kthyer në një dukuri të zakonshme, që rëndon kryesisht ekonominë e familjeve me të ardhura të pakta.about:blank

“Pa diskutim, a bëni pazar ju për vete. Duhet me ble ngapak, po do kalojmë. Të jeni mirë ju dhe ne do të jemi”- tha një qytetar.

“Çmimet janë të larta, prandaj duhet të marrin masa veccanërisht për ne pensionistët. Se sado i kanë ngrit pensionet prapë…”- u shpreh një tjetër.about:blank

”Viti i ri dhe 3 javë. S’janë normale se rrogat janë të vogla. Unë punoj në rrobaqepësi, punëtore hekuri dhe marr 360 mijë të vjetra”- tha një qytetare.

– Pak të larta janë. Marrim nga pak. Në vend të 1 kg, marrim gjysëm.about:blank

– Do të shpenzoni më shumë për festa?

– Po bonusin e keni marrë?

– E kemi marrë, po 5000 lekë janë ato.

“Ne jemi pensionista. Sa të kemi mundësi do të marrim. Çfarë është bonusi, po bereqaveres. Do dhe një 5-she tjetër gjeli i detit”- tha një tjetër.

Ndryshe nga blerësit, për tregtarët çmimet nuk kanë rritje, ndërsa fuqia blerëse ka rënë.

“Çfarë pritet?! Ka mall e s’ka fuqi blerëse. Kupton? Çmimet të njëjta janë, ndoshta dhe më lirë se vitet e tjera”.

“Blerës s’ka fare. Kanë ikur të gjithë. Çmimet në stratosferë? Është e përditshme. Para s’ka, blerës s’ka. Ku të shkojë më?!”- tha një tjetër tregtar.

“Ça festash?! Ku ka lekë?! Shef rob këtu ti?!”

Në prag të festave, çmimet pritet të rriten edhe më tej së bashku me kërkesën për produkte dhe shërbime.