Rumani – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

Rumani zgjedh sot Presidentin, qytetarët i drejtohen kutive
Rumunët janë duke votuar të dielën në rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, të cilat mund të përballin një kandidat nacionalist të krahut të djathtë me kryeministrin aktual të majtë në rundin e ardhshëm.

Trembëdhjetë kandidatë po garojnë për pozitën e presidentit të këtij shteti anëtar të Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Këto janë vetëm zgjedhjet e para në të cilat do të votojnë rumunët brenda pak ditësh.

Rezultatet e këtyre proceseve nuk do të përcaktojnë vetëm politikën e brendshme, por edhe atë të jashtme, përfshirë mundësinë e zbehjes së mbështetjes së Rumanisë për Ukrainën, teksa lufton pushtimin rus në shkallë të plotë.

Kur do të mbahen zgjedhjet?

Të parat janë zgjedhjet presidenciale. Presidenti në largim i qendrës së djathtë, Klaus Iohannis e përfundon mandatin e dytë dhe një dekadë në pushtet.

Rundi i parë mbahet më 24 nëntor, dhe nëse asnjëri kandidat nuk fiton më shumë se 50 për qind të votave, dy kandidatët e parë në listë do të përballen në rundin e dytë të 8 dhjetorit.

Ndërkohë, Rumania do t’i mbajë zgjedhjet parlamentare, më 1 dhjetor, datë në të cilën shënohet Dita Kombëtare.

Prioritetet kryesore

Oana Popescu-Zamfir, drejtore e Qendrës për Fokus Global, me seli në Bukuresht, përmend fillimisht që “Rumania do të përballet me dy realitete të rëndësishme në vitin tjetër: kërcënimin e një jostabiliteti më të theksuar në rajon dhe në botë, sidomos në kontekstin e ardhjes së [presidentit të zgjedhur amerikan, Donald] Trump në Shtëpinë e Bardhë”.

Së dyti, ajo vlerëson se “rreziku i thellimit të krizës ekonomike dhe financiare është i madh, marrë parasysh normat e deficitit buxhetor dhe shkallën e inflacionit”.

Çfarë është me rëndësi për votuesit?

Ekonomia dhe korrupsioni duket se janë në krye të listës së prioriteteve për votuesit.

“Për votuesit kanë rëndësi kushtet e jetesës, ulja e inflacionit, dhe deficiti buxhetor, që është ndër më të lartit në Bashkimin Evropian”, ka thënë Popescu-Zamfir.

Për ata ka rëndësi edhe “shmangia e masave shtrënguese që potencialisht mund të jenë shumë të rrepta”. Korrupsioni, qoftë në sektorin publik apo atë privat, e ka dëmtuar rëndë Rumaninë.
Rumania është goditur nga norma të larta të inflacionit në vjetët e fundit.

Më 2022, shkalla e inflacionit ka qenë 13.8 për qind, ndërsa më 2023 shifra ka rënë në 10.4 për qind, sipas të dhënave të Institutit rumun të Statistikave.

Më 2024, kjo shifër është përmbi 5 për qind, një rënia e konsiderueshme, por sërish më e larta në mesin e vendeve të bllokut evropian.

Korrupsioni, qoftë në sektorin publik apo atë privat, e ka dëmtuar rëndë Rumaninë.

Në sektorin shëndetësor publik, dhënia e ryshfetit për të takuar mjekun, apo për të marrë trajtim mjekësor, është diçka që dyshohet se ndodh shpesh, pavarësisht përpjekjeve për të kufizuar këtë praktikë.

Lëvizjet në politikë të jashtme

Ndonëse dominojnë shqetësimet për çështje të brendshme, votuesit shqetësohen edhe për politikë të jashtme, sidomos për luftën e Rusisë në Ukrainë, fqinjën e Rumanisë, dhe se si do të ndikojë ndërrimi i administratës amerikane në këtë konflikt.

“Kërcënimi për jostabilitet rajonal dhe luftë përbën po ashtu shqetësim. Votuesit shikojnë me kujdes qasjet e kandidatëve kur është fjala për Ukrainën, Rusinë, Trumpin dhe orientimin euro-atlantik”, ka thënë Popescu-Zamfir, duke shtuar se votuesit janë të fokusuar edhe në qasjen e kandidatëve presidencialë për të drejtuar shtetin në rast të ndonjë përshkallëzimi tensionesh me Rusinë.

Rumania është aleate e rëndësishme për Ukrainën, të cilës i ka ofruar trajnim, pajisje ushtarake, përfshirë sistemet për mbrojtje ajrore, Patriot, si dhe i ka ndihmuar për të transportuar grurin ukrainas dhe mallrat tjera bujqësore drejt tregjeve globale. Meritat për këtë qasje të madhe pro-Ukrainës i shkojnë presidentit aktual, Iohannis.

Për NATO-n, Rumania është aleate e rëndësishme në krahun lindor, pasi aleanca e ka aty bazën më të madhe ushtarake për atë pjesë.

Ndonëse pa ndonjë rol të madh ekzekutiv, pozita e presidentit në Rumani është e rëndësishme kur vjen fjala për çështje të sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme.

Një president në Rumani mund të kundërshtojë të nominuarin për kryeministër dhe emërimet në sektorin gjyqësor.

Kush ka më shumë shanse për fitore?

Në debatet presidenciale është vërejtur mungesa e kryeministrit rumun, njëherësh lider i Partisë Social-Demokrate, Marcel Ciolacu, si dhe e ish-kryeministrit të qendrës së djathtë, Nicolae Ciuca, i cili udhëheq Senatin Rumun, dhe ka qenë pjesë e koalicionit qeverisës me partinë e Ciolacut.

Mungesa e Ciolacut është arsyetuar nga familjarët me faktin se ai prin në sondazhe.

Sipas tyre, ai është në krye të listës së 14 kandidatëve për pozitën e presidentit.

Sondazhet tregojnë këtë renditje pavarësisht faktit që Ciolacu është përballur me akuza se ka gënjyer për lidhjet me një kompani të patundshmërisë, çka pati rritur thirrjet që kërkonin dorëheqjen e tij.

Në rast të mbajtjes së rundit të dytë, Ciolacu mund të përballet me Simionin, ka sugjeruar Popescu-Zamfir.

Kryeministri aktual, Marcel Ciolacu prin në sondazhe.

“Social-demokratët po llogarisin që Simion të arrijë në rundin e dytë, sepse ashtu njerëzit do të votojnë më pas kundër Simionit si sinonim i fitores së të djathtës ekstreme”, ka thënë Popescu-Zamfir.

Sipas saj, shumë rumunë besojnë se një fitore e Simionit nënkupton që shteti do të udhëhiqet sipas një stili dhe ideologjie të ngjashme me atë të kryeministrit hungarez, Viktor Orban, “që do të thotë kundër Perëndimit, pro-Rusisë, stil autokratik, konservator, dhe që mund të kufizojë liritë dhe të drejtat civile”.

Partia Social-Demokrate pritet të prijë edhe në zgjedhjet parlamentare të 1 dhjetorit, mirëpo pritet të ketë problem në formim të kabinetit qeveritar, ka thënë analistja Veronica Anghel në një postim në llogarinë e saj në X – platformë e njohur më parë si Twitter.

Pavarësisht se si do të jetë rezultati, “Rumania duhet të ecë përpara politikisht, dhe të shtrëngojë rripin sa u përket politikave ekonomike dhe fiskale, për t’u përballur me deficit dhe inflacion”, ka thënë Popescu-Zamfir.

Ndërkohë, sipas analistes, Bukureshti duhet të synojë “bashkëpunim me administratën Trump teksa i ndihmon Ukrainës, sa më shumë që është e mundur”./REL