Serbinë – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

Shqipëria mund Serbinë në shtëpi, fitorja e djemve kuq e zi tërheq vëmendjen e medias ndërkombëtare
Kombëtarja Shqiptare ka shënuar golin e fitores në ndeshjen e futbollit kundër Serbisë (0-1), e vlefshme për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës në Futboll 2026.

Kjo fitore ka tërhequr vëmendjen e medias ndërkombëtare.

Trajneri i ekipit kombëtar serb të futbollit, Dragan Stojkoviç, njoftoi dorëheqjen e tij dje në mbrëmje pas një humbjeje 0-1 në shtëpi ndaj Shqipërisë në kualifikueset për Kupën e Botës 2026.

“Kjo humbje nuk duhej të kishte ndodhur dhe unë pranoj përgjegjësinë për të. Jam këtu për t’u përballur me pasojat”, tha Stojkoviç në një konferencë për shtyp pas ndeshjes, e cila u zhvillua në qytetin jugor të Leskovacit.

”Rezultati ishte shumë i keq, nuk e prisja”, u ankua ai.

Ai shtoi se ia kishte paraqitur dorëheqjen presidentit dhe sekretarit të përgjithshëm të Federatës Serbe të Futbollit.

“Nuk do të shkoj në Andorra për të udhëhequr ekipin në ndeshjen e ardhshme kualifikuese”, tha ai.

I njohur si Piksi kur luante për Jugosllavinë, Stojkoviç, një ish-mesfushor 60-vjeçar, ka qenë në krye të ekipit kombëtar serb që nga viti 2021. Gjatë karrierës së tij, ai gjithashtu drejtoi edhe ”Crvena Zvezda”-n e Beogradit.

ANSA

Shpërthyen festime në Shqipëri pas fitores 1-0 të ekipit të tyre kombëtar të futbollit ndaj Serbisë në ndeshjen e dytë të ndeshjes kualifikuese të Kupës së Botës dje në mbrëmje.

Mijëra tifozë mbushën sheshet në të gjithë vendin, duke valëvitur flamurin kombëtar, duke kënduar dhe kërcyer, mes tingujve të borive të makinave nga shumë makina që ishin mbledhur për këtë rast.

Për shqiptarët, fitorja e sonte ka një rëndësi të dyfishtë.

Shqipëria përballet sonte me Serbinë, asnjë tifoz i joni nuk do jetë në stadium
Shqipëria përballet sot me Serbinë për kualifikueset e Botërorit 2026. Një fitore e Kombëtares do të kalonte kuqezinjtë vendin e dytë që të çon në Play Off”-et e Botërorit 2026. Sfida në orën 20:45 dhe kuqezinjtë këtë herë luajnë në tokën serbe.

Por sfida mes dy ekipeve përveç rëndësisë në aspektin sportiv, mban dhe peshën e kujtimeve të përplasjes kaotike të vitit 2014 në Beograd.

Përballja e sotme rikthen në vëmendje incidentin e mbi dhjetë viteve më parë, ku ndeshja mes dy kombëtareve u ndërpre në fund të pjesës së parë, për shkak të futjes së tifozëve serbë në fushë dhe përleshjes me lojtarët shqiptarë. Një dron me flamurin shqiptar dhe portretet e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit ‘ndezi’ atmosferën.

Frika se incidenti mund të përsëritet egziston edhe sonte.

Për shkak të tensioneve politike dhe frikës nga incidentet, takimi nuk do të luhet në Beograd, por në Leskovac, ndërsa Federata Serbe nuk ka nxjerrë asnjë biletë në shitje.

Të gjithë 6,500 spektatorët që do të jenë në tribuna janë përzgjedhur me ftesa, kryesisht nga akademitë e futbollit.

“Nuk është normale”, Sylvinho mesazh lojtarëve para ndeshjes me Serbinë
Trajneri i Kombëtares, Sylvinho, i ka bere thirrje lojtarëve që ka grumbulluar për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës kundër Serbisë dhe Letonisë, qe në këto dy takime te perqendrohen pasi të ketë nevojë për të gjithë ata.

“Janë dy ndeshje shumë të vështira, dy skuadra shumë të forta fizikisht. Duhet të punojmë shumë mirë. Mesazhi i parë për lojtarët është se kam nevojë për të gjithë. Do të shpenozjmë shumë energji”, tha Sylvinho.

“Me Serbinë nuk është ndeshje normale, e njoh historinë. Por ne duhet të përqendrohemi te loja, mundësia që kemi për të bërë mirë.
Ne luftojmë me zemër, me shpirt, nuk duhet të humbim identitetin tonë. Duhet të luajmë mirë futboll. Ndeshje e vështirë, por ne kemi mundësitë tona”, shtoi ai.

Sipas trajnerit, ky është moment shumë i vështirë për ndeshjet, pasi lojtarët kanë mbyllur sezonin dhe duhet parë forma e tyre.

“Disa e kanë mbyllur sezonin të lodhur, disa e kanë mbyllur prej disa javësh sezonin. Duhet të punojmë shumë, është një moment tepër i veçantë i sezonit”.

Shqipëria do të përballet me Serbinë më 7 qershor, në “Arenën Kombëtare”, duke nisur nga ora 20:45.

Ndërsa ndeshja ndaj Letonisë do të luhet më 10 qershor, në stadiumin “Skonto Stadions”, po në orën 20:45.

Lista e plotë:

Portierë: Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Alen Sherri, Mario Dajsinani

Mbrojtës: Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Naser Aliji, Marash Kumbulla, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Adrian Bajrami

Mesfushorë: Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Kristjan Asllani, Qazim Laçi, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Medon Berisha, Arbër Hoxha

Sulmues: Ernest Muçi, Jasir Asani, Armando Broja, Myrto Uzuni, Rey Manaj, Mirlind Daku

FSHF konfirmon publikimin e listës së Kombëtares, Silvinjo shpjegon zgjedhjet për duelin me Serbinë
Nesër do të publikohet lista e Kombëtares, për ndeshjet e qershorit në kualifikueset e Botërorit. FSHF ka konfirmuar këtë fakt në njoftimin ku tregon po ashtu se Silvinjo do të dalë në konferencë.

“Nesër, e hënë (datë 26 maj), në ora 11:00 trajneri i Kombëtares, Sylvinho, do të dalë në konferencë për median, ku do të flasë për listën e lojtarëve që do të grumbullohen për dy ndeshjet e kualifikueseve të Botërorit 2026 në qershor ndaj Serbisë dhe Letonisë”, shkruhet në njoftimin e FSHF.

Kështu nga “Shtëpia e Futbollit” do të kthehet trajneri brazilian, para dy ndeshjeve të rëndësishme. E para do të jetë me Serbinë në “Arenën Kombëtare”, ndërsa tjetra ndaj Letonisë në transfertë.

Ja ku luhet ndeshja e parë e Shqipërisë me Serbinë
Zbulohet ndeshja e parë, Shqipëria e nis rrugëtimin e kualifikueseve të Botërorit, me Anglinë në transfertë më 21 mars, ndërsa përballja e dytë është në shtëpi me një prej ekipeve si Letonia ose Andorra.

Ndërkohë përballja e parë me Serbinë, ajo e cila ka dhe më shumë interes nga spordashësit do të luhet në 7 qershor në Tiranë.

Serbinë duhet ta shohim me sytë e..
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati theksoi se Shqipëria duhet ta shohë Serbinë me sytë e Kosovës. Në lidhje me përplasjet mes Tiranës dhe Prishtinës, ai tha se duhet të ketë një shtensionim dhe bashkërendim të marrëdhënieve.

“Së pari, në rast se i referohemi marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Kosovës janë të shkëlqyera sepse flasim për një komb dhe s’ka ndonjë barrierë në mes në kuptimin njerëzor, ekonomik dhe të shkëmbimeve. Pra, s’duhet të barazojmë politikën me marrëdhëniet që janë mes nesh. Kjo është e rëndësishme ndërkohë mendoj që ka nevojë për një shtensionim dhe bashkërendim kapilar të marrëdhënieve zyrtare. Në radhë të parë mes Shqipërisë dhe Kosovës, Tiranës dhe Prishtinës. Shqipëria është shtet i pavarur që në 1912, ka qasje në disa organizata ndërkombëtare në të cilat Kosova nuk është prezente. Shqipëria për fatin e madh nuk kanë qenë pjesë e ish-Jugosllavinë. Marrëdhëniet tona me Serbinë më tepër janë shenjuar nga mënyra se si janë trajtuar shqiptarët në ish-Jugosllavi dhe në këtë kontekst, ne nuk e njohim Serbinë përveçse me sytë e Kosovës. Duhet të jemi vigjilent, që Serbinë sapo përpiqemi të kultivojmë raporte normale dhe duhet të përpiqemi, duhet ta shohim me sytë e Kosovës.”, u shpreh Bushati.

Ish ministri i Jashtëm u ndal edhe tek rezoluta e parlamentit shqiptar, e miratuar pak ditë më parë, që dënon sulmin serb në Banjskë të Zveçanit, duke thënë se priste të përcaktoheshin disa detyra. Bushati thotë se Shqipëria duhet të kërkojë një hetim në Këshillin e Evropës për këtë sulm.

“Shqipëria duhet të bëjë detyrat e saj. Miratoi një rezolutë, nuk më erdhi mirë që na u desh dy javë për të thënë se jemi dakord me parlamentin e Kosovës ndërkohë që në një orë e gjithë klasa politike u bashkua në dënimin e sulmit të Hamasit ndaj Izraelit. Pra, me gjithë respektin për Shqipërinë, ne kemi një rol modest në Lindje të Mesme, roli kryesor është në rajon. Prisja një rezolutë ku parlamenti i përcaktonte detyra vetes dhe qeverisë. Atëherë Shqipëria duhet të mobilizohet për të shkuar në Këshillin e Evropës dhe për të kërkuar hetim për këtë çështje, për të pasur një reporter ndërkombëtar. Shqipëria ka disa detyra që burojnë nga shteti amë“, shtoi ish ministri.

Sa i përket moskoordinimit të Prishtinës zyrtare me qeverinë e Shqipërisë për çështje të rëndësishme, Bushati shtoi: “Në drejtim të Prishtinës, mendoj se dera e parë e Prishtinës ka qenë, është dhe do të jetë Tirana për çdo gjë. Ka ndodhur edhe në kohën kur kam qenë në qeveri që kishte kërkesa që Prishtina zyrtare bënte drejt institucioneve zyrtare pa koordinim me Tiranën. E kam menduar atëherë dhe vazhdoj ta mendoj edhe sot. Natyrisht që Shqipëria nuk zëvendëson as SHBA, Gjermaninë, Britaninë apo Francën. Duhet të jenë dy mekanizma që duhet të funksionojnë si orët zvicerane nëse duam të kemi një efektivitet. Dhe nga ky mekanizëm varet se si operon faktori shqiptar në Ballkanin Perëndimor.”