shëndetësor – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

BIRN: pranoi se sistemi shëndetësor ka probleme
Skema abuzive shkaktoi shumë zemërim mes qytetarëve pavarësisht se çështja tregonte për një fenomen të njohur prej vitesh në sistemin shëndetësor publik, ku shumica e mjekëve punojnë dhe në sistemin privat shëndetësor.

Duke marrë shkas nga skandali i zbuluar nga prokuroria qeveria miratoi në fillim të gushtit një Akt Normativ, ku tentohet rregullimi i punësimit të mjekëve duke vendosur kufizime për punën e tyre në sistemin privat dhe pranohet rënia e cilësisë së shërbimit në sistemin shëndetësor dhe për pasojë mohimi i të drejtës për mjekim të pacientëve.

Ndryshimet në ligjin për “Urdhërin e Mjekëve’ parashikojnë rregullimin e dy-punësimit të mjekëve, masa ndaluese që ata të rekomandojnë pacientë në sistemin privat, dhe masa disiplinore më të rrepta për mjekët që shkelin këto dispozita.

Në relacionin shoqërues, ku argumentohet urgjenca e këtij akti, përshkruhet një situatë e “pasigurt” për pacientët dhe mjekët dhe pranohet se nuk është ofruar shërbimi shëndetësor i garantuar për qytetarët si e drejtë themelore në Kushtetutë.

“Situata aktuale ka krijuar problematika të menjëhershme në ofrimin e shërbimit shëndetësor për qytetarët, si mungesa e personelit shëndetësor gjatë orarit zyrtar dhe shtyrja e konsultës me mjekun,” thuhet ndër të tjera në relacionin e publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit.

“Ndërhyrja urgjente është e nevojshme për të parandaluar dëmtimin e mëtejshëm të shërbimit shëndetësor publik”, shton relacioni.

Ministria i referohet të dhënave të një hetimi administrativ të kryer pas skandalit të Onkologjikut, ku rezultatet sipas saj, tregojnë për “problematikat e mosofrimit të shërbimeve mjekësore dhe dërgimin e pacientëve drejt strukturave jopublike”.

Të dhënat e cituara në dokument flasin për 823 biznese që ofrojnë shërbime të ndryshme shëndetësore jopublike, një shifër që nënkupton nevojën e madhe për mjekë, të cilët përgjithësisht huazohen nga sistemi publik.

“Në këto biznese shëndetësore jopublike rezultojnë të punësuar mjekë të specialiteteve të ndryshme, që ushtrojë profesionin e tyre edhe në shërbimin shëndetësor publik,” konstaton Ministria e Shëndetësisë.

“Kjo sjell si pasojë që kombinimi i shërbimit në këto dy sisteme, publik dhe jopublik, kur aktualisht është edhe i parregulluar, cenon shërbimin shëndetësor publik, në favor të atij jopublik”, shtoi ajo.

Në këto kushte, sipas arsyetimit të Ministrisë, ekziston një situatë e konfliktit të interesit, ku mjekët kanë inkurajuar dhe mund të inkurajojnë në të ardhmen përsëri pacientët e tyre në sektorin shëndetësor publik që të kërkojnë trajtim në strukturat shëndetësore jopublike në pronësi të tyre ose ku ata punojnë.

“Kjo qasje dëmton pacientët që mund të mos kenë mundësi financiare për trajtime në këto struktura jopublike dhe që nuk e kanë zgjedhur vetë të marrin shërbimet shëndetësore në to”, konstaton Ministria e Shëndetësisë.

Shëndetësi falas dhe cilësore ka qenë një nga premtimet më të forta të qeverisjes socialiste e cila po përfundon mandatin e tretë të saj.

E pyetur nga BIRN për përgjegjësinë e mosmbajtjes së këtij premtimi, Agjencia per Media dhe Informim sugjeroi se qeveria ishte e angazhuar për përmirësimin e sistemit shëndetësor dhe akti normativ “i përgjigjej sfidave që evoluojnë dhe ndryshojnë me kohën”.

“Ne jemi të angazhuar për të adresuar sfidat e identifikuara në sistemin shëndetësor publik dhe për të implementuar masa konkrete që do të kontribuojnë në forcimin dhe përmirësimin e tij”- thuhet në përgjigjen e agjencisë.

Akti Normativ, nuk është një mekanizëm i zakonshëm ligjor për ndryshimin e ligjeve në fuqi, por qeveria pretendon se në këtë rast përligjen kushtet e urgjencës dhe nevojës së ndërhyrjes për të rregulluar situatën në sistem.

Akti është kundërshtuar nga “Urdhëri i Mjekëve” si një akt që vret pavarësinë e këtij organizmi për vetrregullimin dhe vetqeverisjes profesionale./ BIRN