shkatërruara – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

Trupa të djegur dhe banesa të shkatërruara, çfarë la pas avioni që u përplas pas nisjes për në Londër
TRAGJEDI NË AJËR: Rrëzimi i avionit të Air India pranë Ahmedabadit lë të paktën 30 të vdekur – aeroplani godet konviktin e mjekëve

Ahmedabad, Indi – Të paktën 30 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur kur një avion i linjës Air India, me 242 pasagjerë në bord, është rrëzuar menjëherë pas ngritjes nga aeroporti i Ahmedabadit, duke goditur një kompleks banimi të përdorur si konvikt për mjekët.

Ngjarja ndodhi gjatë fluturimit AI171 me destinacion Londër Gatwick, që mbante në bord 169 shtetas indianë, 53 britanikë, një kanadez dhe shtatë portugezë. Sipas të dhënave të Flightradar24, avioni humbi sinjalin vetëm disa sekonda pas ngritjes, në një lartësi prej 190 metrash.

Pamjet dramatike nga vendi i ngjarjes tregojnë re tymi të zi që ngrihen mbi ndërtesat pranë aeroportit, raporton noa.al.

Sipas policisë lokale, avioni është përplasur me rezidencën e mjekëve – një bllok apartamentesh shumëkatëshe ku jetojnë mjekë dhe studentë të mjekësisë. Trupat e djegur janë parë të shpërndarë në zonë, ndërsa zjarrfikësit kanë vijuar për orë të tëra përpjekjet për shuarjen e flakëve dhe shpëtimin e personave të bllokuar.

Nëna e një studenti dëshmon momentin tronditës: “Djali im sapo kishte hyrë në dhomën e tij kur dëgjoi zhurmën. Më tha: ‘Po na vjen një avion’. Pastaj kërceu nga kati i dytë për të shpëtuar. Fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën, ndonëse i lënduar.”

https://youtube.com/watch?v=A2lynqmPmsk%3Fsi%3DjsVOFJApiJ598Y-F

Operacion i madh shpëtimi dhe panik në spitale

Zyrtarët e zjarrfikësve, policia dhe ekipet e emergjencës kanë reaguar brenda pak minutash. Trupat vijojnë të nxirren nga rrënojat. Shumë të afërm të pasagjerëve janë mbledhur pranë spitaleve në Ahmedabad. “Brenda një ore nga nisja mora lajmin se avioni ishte rrëzuar. Erdha menjëherë këtu”, deklaron Poonam Patel, i cili pret lajme për një familjare që ishte në fluturim.

Darshna Vaghela, një politikane vendase, tregon për gazetarët se dëmet janë të mëdha: “Isha në zyrën time aty pranë kur dëgjova një krismë të fortë. Pamjet ishin të tmerrshme. Arritëm të shpëtojmë shumë mjekë nga apartamentet e tyre.”

Boeing në qendër të vëmendjes – rrëzohet për herë të parë një 787 Dreamliner

Avioni i rrëzuar ishte një Boeing 787-8 Dreamliner, një model i avancuar që kishte kryer miliona orë fluturimi pa incidente të rënda. Ky është rasti i parë ku një Dreamliner rrëzohet në këtë mënyrë. Vetëm gjashtë javë më parë, Boeing festoi faktin se ky model kishte transportuar mbi 1 miliard pasagjerë.

Kompania ka reaguar përmes një deklarate të shkurtër: “Jemi në dijeni të raporteve fillestare dhe po punojmë për të mbledhur më shumë informacion.”

Reagime ndërkombëtare – Britania e Madhe e shqetësuar për shtetasit e saj

Kryeministri britanik Keir Starmer shprehu dhimbjen e tij për ngjarjen tragjike: “Skenat që po shfaqen nga një avion që transportonte shumë shtetas britanikë janë shkatërruese. Mendimet e mia janë me pasagjerët dhe familjet e tyre.”

Hetimet sapo kanë nisur

Policia dhe autoritetet ajrore indiane kanë nisur hetimet për të zbuluar shkakun e rrëzimit. Dyshimet paraprake lidhen me një defekt teknik ose gabim njerëzor, por asgjë nuk është konfirmuar ende zyrtarisht.

Situata mbetet në zhvillim. Autoritetet kanë ngritur një linjë emergjente për familjarët e pasagjerëve dhe po kërkojnë gjak në spitale për të plagosurit.

[Ky lajm do të përditësohet me informacion të ri sapo të konfirmohet.]

Më shumë se 130 shtëpi të shkatërruara nga zjarret në Kaliforni
Më shumë se 130 tani është konfirmuar se janë shkatërruar nga zjarret e egra në periferi të Los Anxhelesit, teksa zjarrfikësit po vazhdojnë të punojnë për të shuar zjarret.

Erërat e fuqishme që goditën këtë zonë gjatë kësaj jave nxitën shpërthimin e zjarrit në një mal pranë Kamarillos, zjarr që u përhap me shpejtësi në një sipërfaqe prej mbi 8.000 hektarësh.

Mijëra persona në zonat ku kanë shpërthyer zjarret janë detyruar që të evakuohen, disa madje kanë thënë se kanë pasur vetëm disa minuta kohë që të merrnin gjërat më esenciale, pasi zjarri me shpejtësi arriti pranë shtëpive të tyre.

Autoritetet thanë se sipas inspektimeve fillestare, të paktën 132 shtëpi janë shkatërruar dhe 88 të tjera janë dëmtuar.

Zjarri shpërtheu mëngjesin e së mërkurës dhe u përhap me shpejtësi, pasi erërat arritën deri në 130 kilometra në orë.

Por, shpejtësia e erërave ra të premten dhe meteorologët thanë se nuk presin që të ketë erëra të fuqishme, të paktën për disa ditë.

Ky lajm ishte i mirë për zjarrfikësit, të cilët po punonin pa ndalë për të shuar vatrat e zjarrit.

Megjithatë, vetëm 7 për qind e zjarreve është vënë nën kontroll dhe një zonë me rreth 30.000 shtëpi tani është jashtë rrezikut.

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin newsom, ka vizituar zonat e prekura të enjten dhe ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme.

Më shumë se 2.500 pjesëtarë të ekipeve të zjarrfikësve janë angazhuar në luftimin e zjarrit.

Po ashtu, edhe avionët janë angazhuar për shuarjen e vatrave të zjarrit./ REL