Shkup – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

Nga Kosova, Kallas mbërrin në Shkup
Shkup- Bashkimi Evropian mbetet mbështetës i fuqishëm i rrugëtimit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut dhe ajo i përket familjes evropiane, deklaroi shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kalla, gjatë një vizite zyrtare në Shkup më 23 maj. Ajo përsëriti se Maqedonia e Veriut duhet t’i përmbushë zotimet që i ka bërë dhe të bëjë gjithçka që Plani A i dakorduar me BE-në të funksionojë. Nëse kjo nuk ndodh, Kallas tha se do të kalojnë në një plan tjetër.

“Rruga drejt anëtarësimit nuk është e lehtë, por qëndroni në të. Merrni hapa drejt hapjes së kapitujve, dhe ne si BE do ta mbështesim edhe më shumë Maqedoninë e Veriut. Përparimi mund të jetë i shpejtë, vetëm nëse ka vullnet politik. Ne besojmë se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është receta më e mirë për paqen në rajon”, tha Kallas në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin, Hristijan Mickoski.

Ajo vlerësoi përpjekjet e vendit për të zbatuar agjendën reformuese dhe e quajti një partner të besueshëm për sigurinë rajonale, pasi ka përafruar me sukses ligjet maqedonase me ato evropiane në fushën e politikës së sigurisë. Kryeministri Mickoski ritheksoi se integrimet evropiane duhet të bazohen në vlerat evropiane dhe jo në çështje bilaterale. Ai tha se integrimi evropian mbetet angazhim i qartë i Qeverisë së tij, por kërkoi më shumë mirëkuptim nga vendet anëtare të BE-së për situatën në të cilën ndodhet vendi.

“Ne i përkasim BE-së, sepse prej dekadash po ndërtojmë një shoqëri me vlera demokratike, po investojmë, po sakrifikojmë, me shpresë se puna jonë do të njihet. Jemi të gatshëm, BE mund të llogarisë tek ne, por tani ka ardhur koha që edhe ne të llogarisim te BE-ja. Kemi të drejtë për një konfirmim më të qartë nga vetë BE-ja, sepse jo të gjitha vendet po sillen në frymën evropiane. Prandaj, kam kërkuar trajtim të drejtë, kam kërkuar nga Evropa të tregojë lidership, të rikthejë besimin e të rinjve në Evropë, të tregojë se BE-ja nuk është e mbyllur për ne, por është një vizion i gjallë”, deklaroi Mickoski.

Kallas tha se ajo dhe Mickoski kanë diskutuar për mekanizma të mundshëm për zhbllokimin e marrëdhënieve me Bullgarinë, por nuk dha detaje.

“Është e qartë se duam që Maqedonia e Veriut të ecë përpara në rrugën drejt BE-së. E dimë se ekzistojnë pengesa dhe kemi diskutuar për mekanizmat për t’i tejkaluar ato. Ka hapësirë për të vepruar, por për momentin nuk do të hyj në detaje”, theksoi ajo.

Mickoski paralajmëroi se në margjinat e samitit të ardhshëm të NATO-s mund të zhvillohet një takim mes përfaqësuesve më të lartë të BE-së, SHBA-së, Bullgarisë dhe Maqedonisë, ku do të shkëmbehen argumentet për një zhbllokim të mundshëm të nisjes së negociatave të anëtarësimit.

Marrëdhëniet mes Shkupit dhe Sofjes janë përkeqësuar pas vetos bullgare ndaj nisjes së negociatave për anëtarësim në BE, për shkak se Bullgaria nuk e njeh gjuhën maqedonase dhe pjesë të historisë, si dhe ankohet për diskriminim të qytetarëve të saj në Maqedoninë e Veriut.

Sofja e hoqi veton në vitin 2022 pasi Shkupi pranoi propozimin francez, që ndër të tjera përfshin përfshirjen e pakicës bullgare në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut.

Në të njëjtën linjë me deklaratat e Kallas ishin edhe mesazhet e presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Costa, i cili javën e kaluar nga Shkupi tha se zgjerimi është një objektiv i përbashkët dhe investimi më i mirë gjeostrategjik për paqen dhe sigurinë, dhe se vendi i Maqedonisë së Veriut është në Bashkimin Evropian.

Costa theksoi qartë se ka detyrime që duhet të përmbushen për të ecur përpara në procesin e anëtarësimit. “Ajo që është rënë dakord në vitin 2022 duhet të realizohet”, tha ai, duke iu referuar ndryshimeve kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë.

Gjatë vizitës në Shkup, Kallas, së bashku me ministrin e jashtëm dhe të tregtisë, Timço Mucunski, dhe ministrin e mbrojtjes, Vlado Misajllovski, do të marrë pjesë në hapjen e Dialogut të Sigurisë dhe Mbrojtjes BE–Maqedonia e Veriut, në kuadër të Partneritetit për Siguri dhe Mbrojtje të nënshkruar në nëntor 2024.

Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, ky dialog përfaqëson një hap të rëndësishëm në thellimin e bashkëpunimit në fushën e politikës së jashtme dhe të sigurisë, si dhe integrimin e mëtejshëm të vendit në arkitekturën evropiane të sigurisë.

Kallas dhe ministri i Mbrojtjes Misajllovski do të vizitojnë gjithashtu selinë e Grupit Operacional Mjekësor Ballkanik në kazermën “Ilinden”, ku do të takohen me anëtarët e Organizatës së Përhershme të BMTF-së dhe do të shohin një pjesë të pajisjeve të blera me mbështetjen e Fondit Evropian për Paqe.

Që nga viti 2023, Këshilli ka miratuar tre paketa mbështetëse bilaterale përmes këtij fondi për të forcuar kapacitetet e Ushtrisë së Maqedonisë së Veriut. Me një total prej 38 milionë eurosh, fondi ofron pajisje ushtarake dhe trajnime në logjistikë, inxhinieri, inteligjencë, mbikëqyrje, luftë elektronike, sisteme komunikimi dhe informacioni, si dhe pajisje mjekësore dhe trajnuese.

Para Shkupit, Kallas vizitoi Beogradin dhe Prishtinën. Kjo është vizita e saj e dytë në rajonin e Ballkanit Perëndimor që nga marrja e mandatit, pas vizitave në Mal të Zi, Shqipëri dhe Bosnje e Hercegovinë në fillim të prillit./

E rëndë në Shkup, gruaja dhe fëmija bien nga lartësia
Ministria për Punë të Brendshme (MPB) përmes buletinit ditor njofton rreth ngjarjes që tronditi Shkupin mbrëmë, kur një grua dhe një fëmijë ranë nga lartësia.

Gruaja e moshuar vdiq nga lëndimet kurse fëmija është në spital. Nuk dihet ende shkaqet se si erdhi deri tek incidenti.

‘Më 03.12.2024, në orën 19:40, në Sektorin e Punëve të Brendshme të Shkupit u raportua se dy persona kishin rënë nga një ndërtesë në territorin e Kisella Vodës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është konstatuar se gruaja D.S. (69) nga Shkupi ka vdekur nga lëndimet që ka marrë në vendin e ngjarjes, ndërsa një fëmijë 9-vjeçar nga Shkupi ka pësuar lëndime dhe është transportuar në kompleksin klinik „Nëna Tereza“ për ndihmë mjekësore. Po merren masa për zbardhjen e rastit“ – thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Aksidenti me 16 të vdekur në Shkup, të akuzuarit dënohen
Gjykata Penale e Shkupit ka dënuar të enjten me 39 vite burg, gjashtë personat e akuzuar për një aksident me autobus më 2019 në afërsi të Laskarcit të Gostivarit, si pasojë e të cilit patën vdekur 16 persona. Shoferi i autobusit, Manoil Trifunovski, është dënuar me 14 vjet burgim, ndërsa shefi i kompanisë “Durmo Tours”, Durmish Beluli, është dënuar me katër vjet burgim.

Me gjashtë vjet burgim është dënuar përgjegjësi për transport në këtë kompani, Remzi Miftari, ndërsa me nga pesë vjet burgim janë dënuar punonjësit e qendrës teknike të kompanisë, Igor Gjorgjievski, Goran Dukovski dhe Jane Bovarski. Aksidenti i rëndë rrugor pati ndodhur në autostradën Shkup-Tetovë, kur një autobus që po udhëtonte për në Gostivar, pati dalë nga rruga dhe është rrokullisur në një hendek përgjatë autostradës.

Në autobus kanë qenë rreth 50 persona, kryesisht punonjës të administratës dhe të tjerë që po ktheheshin në shtëpitë e tyre. Gjykata ka shqiptuar për të gjithë të pandehurit një dënim dytësor -ndalimin e kryerjes së veprimtarisë në kohëzgjatje prej pesë vitesh.

Prokuroria ka kërkuar masën e paraburgimit për të akuzuarit deri në marrjen e aktgjykimit të formës së prerë, ndërsa mbrojtja ka kërkuar masa më të lehta, për faktin se disa prej të dënuarve tashmë janë nën masat e sigurimit.Ky aksident pati shkaktuar reagime të shumta në opinion, për shkak të zgjatjes së procedurës gjyqësore dhe “dyshimeve për ndikime politike me qëllim shpëtimin e personave të caktuar dhe hedhjen e fajësisë vetëm te shoferi i autobusit”.

Procesi gjyqësor pati rrezikuar edhe kthimin në rigjykim, për shkak të emërimit të gjykatëses së rastit në Gjykatën e Apelit.Por, pas reagimit të palës mbrojtëse, familjarëve dhe opinionit më të gjerë, gjykatësja është kthyer në detyrë për të marrë vendim për këtë rast./REL