Shpërdoroi – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

Fran Frrokun Shpërdoroi detyrën, merret vendimi
1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 15.10.2022 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Dërgimin për gjykim të ?ështjes penale në ngarkim të të pandehurve Fran Frrokaj, Sokol Toma, Bledar Cara, Gjovalin Marku, Adiona Martini, Juxhina Mema akuzuar për figurën e veprës penale“Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

2. Gjykimi i kësaj ?ështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Bani, Erjon Çela dhe Flojera Davidhi, me vendimin Nr. 13, datë 01.03.2024 vendosi:

Deklarimin fajtor të të pandehurit Fran Frrokaj, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” e parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.

Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Fran Frrokaj me 1 (një) vit dhe 4 (katër) burgim.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin Fran Frrokaj do të fillojë nga dita e marrjes formë të prerë të këtij vendimi dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së zakonshme.

Në zbatim të nenit 35 të K.Penal, heqjen e të drejtës për të pandehurin Fran Frrokaj për të ushtruar funksione publike për një afat kohor 5 vjeçar.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Sokol Toma, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” e parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit dhe 6 (gjashtë) muaj burgim.

Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësiperme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Sokol Toma me 1 (një) vit burgim.

Në aplikim të nenit 59 të K.Penal urdherohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim duke e vënë të pandehurin Sokol Toma në provë për një periudhë kohe prej 2 (dy) vjetësh, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryeje vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte të rregullta me Zyrën e Shërbimit të Provës ku ka vëndbanimin e tij.

Në zbatim të nenit 35 të K.Penal, heqjen e të drejtës për të pandehurin Sokol Toma për të ushtruar funksione publike për një afat kohor 5 vjeçar.

Pushimin e gjykimit të çështjes penale në ngarkim të të pandehurit Bledar Cara, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” e parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, pasi në zbatim të neneve 387/1 dhe 328/1/e të K.Pr.Penale, rezulton se me vendim të formës së prerë i pandehuri është gjykuar më parë për të njëjtën vepër penale.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Gjovalin Marku, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” e parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit dhe 6 (gjashtë) muaj burgim.

Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Gjovalin Marku me 1 (një) vit burgim.

Në aplikim të nenit 59 të K.Penal urdherohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim duke e vënë të pandehurin Gjovalin Marku në provë për një periudhë kohe prej 2 (dy) vjetësh, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryeje vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte të rregullta me Zyrën e Shërbimit të Provës ku ka vëndbanimin e tij.

Në zbatim të nenit 35 të K.Penal, heqjen e të drejtës për të pandehurin Gjovalin Marku për të ushtruar funksione publike për një afat kohor 5 vjeçar.

Deklarimin fajtore të të pandehurës Adiona Martini, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” e parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit dhe 6 (gjashtë) muaj burgim.

Ne aplikim të nenit 406/1 të Kodit te Procedurës Penale masës së mësiperme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht e pandehura Adiona Martini me 1 (një) vit burgim.

Në aplikim të nenit 59 të K.Penal urdherohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim duke e vënë të pandehurën Adiona Martini në provë për një periudhë kohe prej 2 (dy) vjetësh, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryeje vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte të rregullta me Zyrën e Shërbimit të Provës ku ka vëndbanimin e saj.

Në zbatim të nenit 35 të K.Penal, heqjen e të drejtës për të pandehurën Adiona Martini për të ushtruar funksione publike për një afat kohor 5 vjeçar.

Pushimin e gjykimit të çështjes penale në ngarkim të të pandehurës Juxhina Mema, e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” e parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, pasi në zbatim të neneve 387/1 dhe 328/1/e të K.Pr.Penale, rezulton se me vendim të formës së prerë e pandehura është gjykuar më parë për të njëjtën vepër penale.

Bazuar në nenin 36/1 shkronja “b” të K.Penal dhe në nenin 190/1 shkronja “a” të K.Pr.Penale konfiskohen dhe kalojnë në favor të shtetit pasuritë e paluajtshme të sekuestruara për llogari të këtij procedimi penal si mëposhtë:

Pasuria e paluajtshme nr. 5/5, vol, 22, fq. 21, ZK 1986, me sipërfaqe 8000 m2, me vendodhje Lezhë;

Pasuria e paluajtshme nr. 2/50, vol, 24, fq. 28, ZK 1987, me sipërfaqe 1148 m2, me vendodhje Lezhë;

Pasuria e paluajtshme nr. 821/30, vol, 6, fq. 141, ZK 2568, me sipërfaqe 27.009.80 m2, me vendodhje mali i Rencit, Lezhë;

Pasuria e paluajtshme nr. 821/28, vol, 6, fq. 139, ZK 2568, me sipërfaqe 30.663.70 m2, me vendodhje mali i Rencit, Lezhë;

Mbrojtësit e caktuar nga gjykata kryesisht për të pandehurit e këtij gjykimi av. Artan Simoni dhe av. Pranvera Doçi të shpërblehen sipas tarifave të përcaktuara në ligj.

Shpenzimet procedurale gjatë fazës së hetimit si dhe shpenzimet gjyqësore i lihen në ngarkim të pandehurve Fran Frrokaj, Sokol Toma, Gjovalin Marku dhe Adiona Martini në mënyrë solidare.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim nga palët brënda 15 (pesëmbedhjetë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, afat i cili fillon nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit.