Shqiptare – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

Arrestohet një grua shqiptare në Itali. Ja ndaj saj
Një 46-vjeçare, dënuar nga Gjykata e Apelit e Bolonjas në Itali, me 13 vjet e 6 muaj burgim, për trafikim të narkotikëve, ka rënë në prangat e policisë Durrës.

Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasja Edisnarda (alias Edisnajda) Shapka, me 13 vjet e 6 muaj burgim, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Arachne”.

Kapet dhe vihet në pranga një 46-vjeçare e dënuar nga Gjykata e Apelit e Bolonjas, Itali, me 13 vjet e 6 muaj burgim, për trafikim të narkotikëve, kryer në kuadër të organizatës kriminale.

Shërbimet operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për lokalizimin dhe arrestimin e shtetasve të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, kanë finalizuar një tjetër operacion për këtë qëllim.

Bazuar në informacionet e marra, në kuadër të operacionit të koduar “Arachne”, u bë lokalizimi dhe arrestimi i shtetases në kërkim, Edisnarda (alias Edisnajda) Shapka, 46 vjeçe, banuese në Durrës.

Gjykata e Shkallës e Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me vendimin nr. 169, datë 27.09.2025, ka vendosur caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, për këtë shtetase, në funksion të njohjes dhe ekzekutimit të vendimit penal të Gjykatës së Apelit të Bolonjas, Itali, të vitit 2020, mbi bazën e të cilit është dënuar shtetasja Edisnarda (alias Edisnajda) Shapka, me 13 vjet e 6 muaj burgim, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

U tha se eshte ne lidhje me biznesmenin Shqiptare, Sara Hoxha poston videon e papritur ne krahet e Ledri Vules
Një video e vjetër ku Sara Hoxha shfaqet në momente intime me Ledri Vulën është rikthyer sërish në profilin e saj në TikTok, duke shkaktuar reagime të shumta në rrjet.

Ndjekësit kanë vënë re se postimi nuk është fshirë ose është rikthyer rishtas,

duke ndezur spekulime mbi arsyen e këtij veprimi

Kujtojmë se Sara dhe Ledri i dhanë fund marrëdhënies së tyre afro dy vite më parë.

Prej atëherë, të dy janë përfshirë në lidhje të reja: Ledri është në një romancë me këngëtaren Xhensila Myrtezaj, ndërsa Sara është lidhur me Erik Fullanin.

Pesë drejtimet ku goditet ekonomia shqiptare nga përshkallëzimi i konfliktit Izrael-Iran-SHBA
22 qershor 2025, 20:10 – Biznes– Përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme mes Izraelit, Iranit dhe përfshirjes direkte të Shteteve të Bashkuara po rrezikon të ketë pasoja të menjëhershme edhe për ekonominë shqiptare, e cila varet ndjeshëm nga importet dhe stabiliteti ndërkombëtar.

1. Nafta dhe derivatet Tregjet ndërkombëtare kanë reaguar menjëherë me një rritje nga 10% deri në 13% të çmimit të naftës bruto. Kjo do të reflektohet shumë shpejt edhe në tregun vendas, duke rritur koston për transportin, prodhimin dhe jetesën në përgjithësi.

2. Furnizimi me energji elektrike Për shkak të mungesës së reshjeve dhe temperaturave të larta, Shqipëria po rrit ndjeshëm importin e energjisë. Një destabilizim në tregjet energjetike ndërkombëtare mund të sjellë çmime më të larta dhe vështirësi në sigurimin e energjisë.

3. Furnizimi me drithëra dhe ushqime bazë Përplasja aktuale në Lindjen e Mesme vjen në një kohë kur konflikti Rusi-Ukrainë vijon, duke mbajtur të tensionuar tregjet e drithërave. Shqipëria, që ka një varësi të konsiderueshme nga importi i grurit dhe misrit, mund të përballet me çmime më të larta dhe mungesa në treg.

4. Lëndët e para për industrinë Industritë përpunuese shqiptare varen nga importet e metaleve, plastikës dhe përbërësve të tjerë që vijnë kryesisht nga tregjet aziatike dhe lindore. Një përkeqësim i krizës mund të vonojë zinxhirët e furnizimit dhe të rrisë kostot e prodhimit.

5. Goditja ndaj turizmit Në prag të sezonit turistik, një klimë ndërkombëtare e pasigurt dhe me fluturime të reduktuara mund të sjellë anulime rezervimesh dhe rënie të ndjeshme të numrit të turistëve. Kjo do të ndikonte direkt në të ardhurat e sektorit të turizmit dhe punësimin sezonal.

Banka Botërore ka paralajmëruar në një raport të fundit për një valë të re krize të çmimeve në rast se përshkallëzimi i luftërave aktuale vazhdon. Shqipëria, si shumë vende të vogla, rrezikon të jetë ndër më të prekurat nga këto luhatje të reja ekonomike globale.

A ka lidhje mafia shqiptare? Zbulohet plani i atentatit ndaj kandidatit kolumbian
Pamje të reja nga kamerat e sigurisë kanë zbuluar detaje tronditëse për tentativën e vrasjes së senatorit kolumbian Miguel Uribe Turbay më 7 qershor në lagjen Modelia të Bogotës. Sulmi, që u cilësua fillimisht si akt i izoluar, rezulton të ketë qenë i organizuar dhe me pagesë, sipas Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm.

Videot e siguruara nga Noticias Caracol tregojnë momentin kur dy persona mbërrijnë me motoçikletë në zonën ku po mbahej tubimi politik. Njëri prej tyre, tashmë i arrestuar, rezultoi të ishte një i mitur që kreu sulmin me armë ndaj senatorit.

Pamjet tregojnë qartë se i dyshuari lëvizte në mënyrë të koordinuar me një automjet tjetër që e ndoqi gjatë gjithë itinerarit të tij, çka sugjeron përfshirjen e një rrjeti të organizuar.

‘Rokshped’, perandoria e familjes shqiptare në shënjestër të prokurorisë malazeze
PODGORICË- Në kuadër të një aksioni kundër kontrabandës së cigareve, policia speciale e Malit të Zi bastisi kompleksin e vilave të familjes Stanaj në Lagjen Stari Aerodrom në Podgoricë.

Kjo familje është pronare e kompanisë Rokshped. Aksioni u zhvillua me urdhër të Prokurorisë Speciale. Më 9 qershor u arrestuan ish-drejtori i Rokshped-it, Prokopije Periq, dhe katër persona të tjerë, përfshirë pronarin e kompanisë MP Shped Trans, Predrag Maxhgal, ndërsa Ivan Turçinoviq u dorëzua vetë.

Periq është drejtor i kompanisë Plus, e cila tregton produkte duhani dhe është e lidhur me Rokshped-in. Hetimet kanë në shënjestër bizneset e Rokshped-it – njërës prej kompanive më të fuqishme në Mal të Zi.

Në krye të kompanisë Rokshped është Nuo Stanaj, ndërsa Rokshped Auto Qendra drejtohet nga Sander Stanaj. Sipas burimeve jozyrtare, ata nuk ndodhen në Mal të Zi prej kohësh.

Çfarë dihet për bizneset e familjes Stanaj?

Familja Stanaj e themeloi kompaninë Rokshped në vitin 1992. Kompania, e drejtuar nga Rrok Stanaj, ishte fillimisht e përqendruar në transportin e mallrave në rrugë tokësore.

Gjatë sanksioneve kundër Republikës së atëhershme Federale të Jugosllavisë, kompania merrej me importin dhe shitjen e naftës dhe derivateve të naftës. Pompën e parë të benzinës e hapi në vitin 2000.

Tetë vjet më vonë, zinxhirin e pompave ia shiti kompanisë ruse, Lukoil, për 26.5 milionë euro, me një klauzolë që e lejonte Rokshped-in të vazhdonte të operonte në këtë biznes.

Në vitin 1992, ndërmarrja u regjistrua edhe për aktivitetin e importit dhe eksportit të cigareve, me miratimin e Gjykatës Ekonomike në Podgoricë.

Firma është importuesja e vetme e autorizuar e një numri të madh të markave të njohura të cigareve në Mal të Zi dhe distributorja e njërit prej prodhuesve më të mëdhenj ndërkombëtarë, Japan Tobacco International.

Ajo posedon një rrjet prej afërsisht 300 pikash për shpërndarjen e shtypit dhe cigareve. Në vitin 2009, nga kompania kroate Agrokor mori rrjetin prej 188 pikash të shtypit, ndërsa një vit më parë themeloi Tobacco S press-in, me 80 pika shitjeje me pakicë.

Rokshped Auto Qendra është distributori i autorizuar i markave të makinave: Volkswagen, Audi, Seat dhe Cupra. Gjatë viteve ’90, kompania furnizoni me makina Qeverinë e Malit të Zi.

Në vitin 2006, ajo bleu hotelin Galeb në Ulqin, i cili më pas u rrënua dhe në vend të tij duhej të ndërtohej një hotel i ri. Rroku, i cili kishte gjashtë djem, vdiq në nëntor të vitit 2016.

Bizneset i udhëhiqnin kryesisht djemtë e tij, Antoni dhe Nua. Vëllezërit e tjerë, Lubo, Vaso, Sandri dhe Simoni, gjithashtu punuan në kompaninë familjare duke mbajtur pozita të ndryshme.

Antoni – i akuzuar në Beograd, i vrarë në Sudan

Antoni, i cili në shtator të vitit 2007 u nis nga Qiproja – përmes Beogradit – drejt Podgoricës, u arrestua në aeroportin e Beogradit, gjatë një operacioni policor të quajtur “Memfis”. Ai u akuzua për organizimin e një rrjeti ndërkombëtar për kontrabandën e cigareve, duke përdorur kompaninë familjare si mbulesë.

Përveç tregtisë me cigare legale, sipas prokurorisë, ai merrej edhe me cigare të falsifikuara, të cilat i importonte në Mal të Zi përmes kompanive të regjistruara në Qipro dhe në Dellauer të SHBA-së.

Cigaret ruheshin në Portin e Tivarit. Zyrtarisht raportohej se shiteshin në dyqanet pa taksa (free shop) në Mal të Zi, por në realitet kontrabandoheshin në Serbi dhe prej andej shpërndaheshin në vendet e rajonit dhe të Bashkimit Evropian.

Antoni dhe 26 persona të tjerë u akuzuan se midis viteve 2004 dhe 2007 i kishin shkaktuar buxhetit të Serbisë një dëm prej 65 milionë eurosh përmes kontrabandës së cigareve.

Në vitin 2011, Antoni u dënua me 6 vjet e gjysmë burg dhe një gjobë prej 100 mijë eurosh si drejtues i grupit kriminal. Anëtarët e tjerë të grupit u dënuan me masa të ndryshme – nga dënimet me kusht deri në 5 vjet burg.

Gjykata, pastaj, e liroi me kusht, pasi pranoi një garanci prej 400 mijë eurosh që ai të mbrohej në liri. Por, në mars të vitit 2013, ai u vra në Sudan, ku thuhet se kishte një kompani për prodhimin e duhanit.

Familja e tij njoftoi se ai kishte qëndruar dhe punuar atje për “një periudhë të shkurtër”. Sipas punonjësve, ai u vra nga bashkëpunëtori i tij në biznes, Mujo Sefa, nga Kosova.

Aktivitetet në Serbi dhe lidhjet me Bosnje e Hercegovinën

Anton Stanaj është përmendur edhe si një nga pjesëmarrësit në konsorciumin që privatizoi fabrikën e kombajnave Zmaj në Zemun, e cila pas privatizimit dështoi. Ai, po ashtu, është përmendur si pronar i kantinës së verës Erdevik në Vojvodinë.

Përveç këtyre, Qendra për Gazetari Hulumtuese e Serbisë (CINS) raportoi se Rokshped ka blerë aksione edhe në disa ndërmarrje në Serbi – në mesin e tyre: Agrovojvodina, Agrocoop, Stanishiq, Banat Seme, Mlinpek, Sheqer +, M.E.A dhe Panonliv.

Hetimi financiar i veprimtarive të Stanajt në Serbi nuk është iniciuar asnjëherë.

Në vitin 2013, CINS dhe rrjeti rajonal për raportimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit OCCRP raportuan se kanë siguruar një raport të Agjencisë Shtetërore për Hetim dhe Mbrojtje të Bosnje e Hercegovinës (SIPA), në të cilin thuhej se familja Stanaj kishte bashkëpunuar me Naser Kelmendin dhe Ekrem Llukën nga Kosova.

Naser Kelmendi u dënua në maj të vitit 2023 nga gjykata në Prishtinë me katër vjet e tetë muaj burg për trafikim të drogës.

Nuo Stanaj – akuzat në Serbi

Sipas të njëjtit burim, vëllai i Antonit, Nuo Stanaj, u akuzua në vitin 2011 në Serbi për keqpërdorime gjatë privatizimit të kompanisë beogradase Industria e Kushinetave Sferike.

Sipas aktakuzës, kompania pësoi një dëm prej 9.2 milionë eurosh. Nua figuron si themelues dhe drejtor i kompanisë Rokshped, me 50.02% të aksioneve, ndërsa Lubo zotëron 33.3% dhe Vaso 16.6%.

Pavarësisht se Anton Stanaj ishte arrestuar dhe gjykuar për kontrabandë të cigareve, kompania Rokshped vazhdoi pa pengesa aktivitetet e saj në Mal të Zi – me shpërndarjen e shtypit, cigareve dhe makinave.

Sipas dokumenteve të siguruara nga OCCRP dhe CINS, nga viti 2008 deri më 2011, Rokshped fitoi kontrata në tenderë publikë me vlerë totale prej 3.8 milionë eurosh.

Sander Stanaj – hetimet në Mal të Zi

Sandri është pronari i vetëm i kompanisë Rokshped Auto Qendra. Në janar të vitit 2021, Prokuroria Speciale e Malit të Zi nisi hetime kundër tij dhe i bllokoi përkohësisht mbi dy milionë euro.

Ai u mor në pyetje pasi Njësia Financiare e Inteligjencës së Policisë i dorëzoi Prokurorisë të dhëna që tregonin se ai kishte futur mbi dy milionë euro në mënyrë të ligjshme në sistemin financiar.

Sandri tha se këto para ia kishte dhënë babai i tij, para më shumë se dhjetë vjetësh, dhe se tani i ruante në bankë.

Gjatë hetimeve u intervistuan edhe 11 anëtarë të familjes Stanaj. Prokuroria filloi hetimet ndaj Sandrit edhe për dyshimet për shmangie taksash dhe pastrim parash. Ky hetim nuk ka përfunduar ende. Sander Stanaj ka edhe një firmë në Shqipëri./ REL

Gazetari serb filmon ilegalisht stërvitjen e kombëtares shqiptare në Tiranë
Lojtarët e kombëtares shqiptare zhvilluan të enjten një seancë të lehtë stërvitore në Tiranë e cila ishte e mbyllur për publikun.

Por një gazetar i portalit serb “Kurir” ka arritur të filmojë pamje të përgatitjeve të kuqezinjve për të shtunën.

Ankth në Kombëtaren shqiptare, ylli kuqezi përfundon në spital!
Tiranë- Duket se Kombëtarja shqiptare ka kaluar disa probleme gjatë grumbullimit përpara ndeshjes me Serbinë.

Sulmuesi i Kombëtares, Rey Manaj, ka përfunduar në spital, për shkak të një helmimi, që i ka sjellë dhe temperaturë të lartë.

Tre ditë ai ka marrë serume, por duket se e ka lënë pas dhe të enjten është rikthyer në stërvitje, duke e bërë në mënyrë të diferencuar.

Gjithsesi, trajneri Sylvinho po provon të gjejë skemën e duhur për këtë takim të zjarrtë, duke provuar në majën e sulmit Brojën dhe Dakun.

Shqipëria do të luajë me Serbinë mbrëmjen e 7 qershorit në “Arenën Kombëtare”, sfidë të cilën do të keni mundësi ta ndiqni drejtpërsëdrejti në DigitAlb.

Këngëtarja e njohur shqiptare rrëzohet gjatë performancës në skenë
Dy tifozë kanë vdekur dhe një oficer policie është në koma pas festimeve masive mbarëkombëtare për fitoren historike të Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve, çmimi më i madh i futbollit evropian, kanë njoftuar autoritetet franceze të dielën, raporton BBC.

Vdekjet dëmtuanngjarjen e madhe pasi PSG-ja fitoi titullin e parë dhe të shumëpritur të Ligës së Kampionëve, në një fitore 5-0 ndaj Interit të Milanit.

Kulla Eifel shkëlqeu në ngjyrat e ekipit dhe tifozët festuan gjatë gjithë natës në festime që ishin kryesisht paqësore, por që u shndërruan në dhunë në disa zona.

Në qytetin jugperëndimor të Dax, një djalë 17-vjeçar vdiq pasi u godit me thikë në gjoks vonë të shtunën në mbrëmje, raportuan mediat lokale.

Një burrë 23-vjeçar që po ngiste një skuter në qendër të Parisit u vra gjithashtu pasi u godit nga një automjet, tha zyra e prokurorit.

Rrethanat e të dy vdekjeve janë duke u hetuar.

Shefi i policisë së Parisit, Laurent Nunez, ka thënë në një konferencë për media të dielën se gjatë festimeve të së shtunës për fitoren e PSG-së në Ligën e Kampionëve, janë plaçkitur katër dyqane, përfshirë një dyqan këpucësh në Champs Elysees.

Ai gjithashtu ka konfirmuar se 491 persona janë arrestuar në rajonin e Parisit dhe nëntë policë janë plagosur.

Nunez ka thënë se 192 demonstrues janë plagosur, duke përfshirë katër me lëndime të rënda.

Në Paris, një i ri ka vdekur gjatë një përplasjeje me një automjet dhe do të bëhet një hetim për të konfirmuar nëse ka lidhje apo jo me festimet.

“Shifra është më e ulët se ajo që kemi parë në të kaluarën, por nuk do të mësohemi kurrë me këtë lloj abuzimi, me njerëz që erdhën vetëm për të kryer akte vandalizmi dhe që as nuk e ndoqën ndeshjen dhe do të kemi gjithmonë një përgjigje shumë të prerë”, ka thënë Nunez.

Rama takim sot me diasporën shqiptare në Athinë
41 ditë para zgjedhjeve parlamentare, kryesocialisti Rama ka zhvendosur fushatën e tij në diasporë; duke takuar dje shqiptarët që jetojnë në Kretë e sot ata që ndodhen në Athinë.

Takimi do të zhvillohet në orën 17:00 dhe kryeministri Edi Rama do të shpallë para bashkëatdhetarëve të tij, programin e Partisë Socialiste për mandatin e 4.

Premtimi kryesor i liderit të mazhorancës Rama në këtë beteje elektorale, është anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian në vitin 2030.

Ndërkohë, pjesë e programit janë edhe një sërë lehtësirash për çdo qytetar shqiptar që kthehet të investojë në vendin tonë.

Në Greqi jetojnë rreth gjysmë milioni shqiptarë dhe 68 mijë qytetarë janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet e 11 majit.

Pas Greqisë, kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim edhe me shqiptarët që jetojnë në Itali.

Zgjedhjet parlamentare shënojnë betejën e parë elektorale ku do të votojnë edhe emigrantët.

Dy shtetet me numrin më të lartë të diasporës të regjistruar për të votuar në 11 maj janë Italia dhe Greqia.

I riu me patentë shqiptare humb kontrollin e mjetit dhe përplaset…
GREQI – Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një aksident tragjik ka ndodhur në Avenue Poseidonos në Greqi, ku dy të rinj janë përfshirë në një ngjarje të rëndë trafiku.

Shoferi i makinës, një 20-vjeçar shqiptar, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një shtyllë. Si pasojë e goditjes së fuqishme, motori i makinës është gjetur rreth 30 metra larg vendit të aksidentit.

Shoferi ka pranuar se ka qenë me shpejtësi, megjithatë ai ka theksuar se nuk e mban mend saktësisht se si ka ndodhur aksidenti. “Po, kam një patente”, ka thënë ai për mediat, duke shtuar se ka një patentë shqiptare dhe ka ardhur në Greqi si turist. “Nuk e mbaj mend se si ndodhi. Rëndësi ka që kam diplomë, kjo është ajo që ka rëndësi”, tha ai, duke theksuar se kishte vënë rripin e sigurimit.

Pasagjerja, gjithashtu 20-vjeçare, ka pësuar fraktura të rënda dhe është transportuar në spital, ku është trajtuar për lëndimet e saj. Të dhënat nga hetimet tregojnë se goditja ka qenë mjaft e fuqishme dhe se makina ka përfunduar jashtë rrugës, duke lënë pas dëme të mëdha. Ndërkohë, shoferi ka theksuar se ai nuk ishte i vetëdijshëm për shkakun e aksidentit dhe mendon se po udhëtonte me shpejtësi.

Të dy të rinjtë e përfshirë në aksident janë aktualisht në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve për të marrë trajtim për lëndimet e tyre. Të dhënat e mëtejshme pritet të zbardhen pas hetimeve të plotë nga autoritetet përkatëse.