shqiptarit – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

Hetimet për vetëvrasjen e shqiptarit në anijen hotel në Angli, zbulohen shkaqet
Autoritetet britanike do të nisin të shqyrtojnë këtë të hënë rrethanat e vetëvrasjes së emigrantit shqiptar Leonard Farruku.

Në vitin 2023, shqiptari u çua nga Ministria e Brendshme britanike Home Office, në një anije hotel, ku ai humbi jetën disa itë më vonë. Gazetari, Muhamed Veliu, ka siguruar raportin prej 65 faqesh, hartuar nga psikiatri Dr Dinesh Maganty, ku janë renditur një mori me neglizhenca, në ekzaminimin në kohë të problemeve shëndetësore të Leonardit.

Në raport, nënvizohet se në kushtet e një shëndeti mendor të rënduar, ai nuk duhet të çohej në anijen hotel nga Home Office. Zemërimi, agresioni dhe hedhja e sendeve të Leonardit në recepsionin e hotelit tregojnë se ai kishte mendje të çrregullt dhe nuk ishte në gjendje të kuptonte plotësisht pasojat e veprimeve të tij.

“Në korrik 2023, policia refuzoi ta arrestonte Leonardin sepse konsideroi se sjellja e tij ishte për shkak të problemeve të shëndetit mendor. Ata duhet ta kishin ndaluar atë në një vend të sigurt, pra në një spital, dhe të kishin rregulluar që ai t’i nënshtrohej një vlerësimi të shëndetit mendor nga një mjek i kualifikuar dhe profesionistë të autoriteteve lokale”.

Në raport shpjegohet se çfarë ndodhi kur Leonardit iu tregua vendimi për ta çuar nga hoteli “Esplanade” në anijen “Bibby Stockholm”.

“Kur Leonard mori letër e Home Office në lidhje me zhvendosjen në barkë më 24 tetor, është e dyshimtë që ai të ketë qenë në gjendje të angazhohej në proces për shkak të sëmundjes së tij mendore, që do të thoshte se ai nuk mund të mendonte në mënyrë koherente ose logjike, ose të kishte njohuri ose të kuptonte se si sëmundja e tij po e ndikonte atë”.

Mospasja e kujdesit mjekësor, thekson raporti, vijoi edhe kur Leonard Farruku nisi të jetojë në anijen hotel Bibby Stockholm.

“Leonardi nuk u pa nga një mjek i përgjithshëm, një infermiere apo mjek specialist i shëndetit mendor në barkë. Atij iu caktua një shok dhome më 27 nëntor 2023, por nuk ndërveproi me të. Ai nuk dukej se fliste me njerëz të tjerë në barkë, ishte i izoluar dhe nuk ulej me askënd tjetër gjatë vakteve. Ai nuk doli nga dhoma e tij në barkë për 4 ditë midis 7 dhe 10 dhjetorit 2023 dhe më 10 dhjetor 2023 një banor tjetër e pa me sy të skuqur dhe mendoi se kishte qarë”.

Ka shumë të ngjarë që sëmundja mendore e Leonardit të ketë kontribuar ndjeshëm në veprimet që çuan në vdekjen e tij të vetëshkaktuar.

“Anija nuk ishte një mjedis i përshtatshëm për dikë me simptomat e Leonardit dhe do kishte qenë e dëmshme për shëndetin e tij mendor. Kjo për shkak se ishte një mjedis i mbyllur dhe nuk kishte mbështetje të mjaftueshme për shëndetin mendor. Trajtimi i Leonardit duhej të kishte ndjekur një qasje terapeutike shumëdisiplinore dhe për rezultatin më të mirë duhej të kishte përfshirë një kombinim të medikamenteve, terapisë psikologjike, kujdesit mjekësor dhe terapisë okupacionale”.

Gjyqtarja Rachael Griffin do të dëgjojë palët në këtë proces e më pas do të publikojë vendimin dhe përgjegjësit për këtë ngjarje ku humbi jetën Leonard Farruku

Korruptoi karabinierin, zbulohet emri i shqiptarit të arrestuar në Itali, furnizonte me drogë Puglia-n
Ditën e djeshme 11 urdhër-arreste u lëshuan nga policia italiane, pas një operacion kundër drogës. Hetimet, të kryera nga forcat e rendit dhe të koordinuara nga gjyqësori, shkatërruan një rrjet trafikimi droge aktiv midis Lesinës, Campomarinos, Sannicandro Garganico dhe Ruvo di Puglia.

Sipas një pjese të urdhrit prej 102 faqesh, dy të dyshuarit kryesorë, shqiptari Elidon Buxheli dhe Angelo Di Nauta, dyshohet se kanë pasur kontakte telefonike dhe personale me oficerin e zbatimit të ligjit për të marrë informacion strategjik. Gjithashtu dyshimet përqendrohen në detajet që lidhen me zbulimin e një GPS-i të instaluar nën automjetin e përdorur nga një prej trafikantëve shqiptarë të drogës.

Hetimet sugjerojnë se karabinieri e këshilloi Di Nautën të shkonte te një shitës gomash për të kontrolluar për pajisje të tjera GPS në makinat e përdorura nga trafikantët, një sugjerim që u ndoq më pas. Hetimi zbulon një pamje alarmante: pavarësisht statusit paraprak të disa prej të dyshuarve, dyshimet për paskrupullshmërinë e tyre janë të forta.

Hetimet lindën nga marrëdhëniet midis dy prej të dyshuarve, Leonardo Cursio dhe Rita Sacco, me burrin me origjinë shqiptare të përfshirë në trafikim. Në veçanti, u zbulua se ata kishin organizuar një udhëtim për të transportuar drogë; pas kthimit të tyre, gruaja iu ankua partnerit të saj për pagën që merrte një mijë euro të cilën e konsideronte të pamjaftueshme.

Atentat me armë shqiptarit në Selanik
Një shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë nga disa të shtëna me armë zjarri në Neapoli të Selanikut.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës, kur viktima, i cili ishte i ulur me një shok të tij jashtë një dyqani, është qëlluar.

Ai ka marrë dy plumba në bark dhe është transportuar menjëherë në spitalin “Ipokrateio”. Autoritetet greke janë në kërkim të personit përgjegjës për këtë ngjarje të rëndë, ndërkohë që identiteti i shqiptarit dhe rrethanat e ngjarjes ende nuk janë zbardhur.

Atentat shqiptarit në Greqi teksa udhëtonte me motor
Një 24 vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë mbrëmjen e sotme pas një atentati në rrugën “Egnatia” pranë Selanikut.

Ronaldo Pecaku, 24-vjeç, me origjinë nga Elbasani por lindur në Selanik e banues në Sozopoli të Halkidikisë, është qëlluar me armë zjarri teksa po udhëtonte me motor. Paraprakisht mendohet se ndaj tij është hapur zjarr nga një tjetër motor që po e ndiqte. Ngjarja ka ndodhur pak para kabinave të pagesës së rrugës në Oraiokastro.

Pecaku ka marrë një plumb në bark dhe i plagosur ka mundur të ecë edhe pak deri tek kabinat e Oraiokastros. Aty ka rënë dhe punonjës e kalimtarë kanë njoftuar ambulancën dhe policinë. 24-vjecari është transportuar drejt spitalit “Axepa”, ndërkohë që policia ka nisur hetimet.

Ronaldo Pecaku rezulton me precedentë penal, i arrestuar në korrik 2021 për vjedhje dhe i liruar para një muaji.

Gjykata në Maltë shpall të paligjshëm arrestimin e shqiptarit
Drejtësia në Maltë ka shpallur të pavlefshëm arrestimin nga Policia të shqiptarit Begtash Muka i cili akuzohej për plagosjen e një personi në Buġibba. 33-vjeçari Muka, i cili jeton në Sliema, u akuzua ndër të tjera për bashkëpunim në plagosjen e një siriani. Shqiptari është i njohur për policinë, pasi akuzohet edhe për grabitjen e një argjendarie në Tigne në vitin 2017, ku mbetën të plagosur dy punëtorë. Muka u arrestua në vitin 2018, pas më shumë se një viti në arrati.

Sipas policisë, siriani raportoi se të premten pasdite ishte duke pirë një kafe dhe u sulmua nga tre burra që dolën nga një automjet i bardhë. Policia tha se ka pamje nga kamerat e sigurisë që tregojnë se çfarë ka ndodhur, si dhe të cilat identifikojnë edhe targën e makinës së përfshirë në incident. Ata shtuan se mbrëmjen e së shtunës një rreshter ka pikasur këtë makinë që drejtohej nga njëri prej personave që shihen në video, i cili u ndalua dhe u arrestua. Ai tha se ka rezultuar se ky është Begtash Muka, i cili është vënë në arrest.

Në Gjykatë, avokati mbrojtës kontestoi vlefshmërinë e arrestit në një sërë pikash, duke përfshirë se Policia kishte një urdhër për arrestimin e personit në të cilin ishte regjistruar automjeti dhe i cili nuk është shqiptari Begtash Muka. Ai po ashtu argumentoi se fakti që arrestimi është bërë më shumë se 24 orë pasi ka ndodhur rasti, nuk plotëson një nen të ligjit që flet për arrestimin në kushtet e flagrancës.

Prokuroria tha se i akuzuari nuk ka shkelur kushtet e lirimit me kusht për një çështje tjetër. Gjykata e shpalli të pavlefshëm arrestimin e Mukës. Shqiptari u deklarua i pafajshëm për akuzat. Gjykata pranoi kërkesën për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes për sirianin dhe detyroi Begtash Mukën që të mos i afrohej apo kontaktonte në asnjë mënyrë me të.

Zbulohet identiteti i shqiptarit të arrestuar në Spanjë
Një 47-vjeçar shqiptar është arrestuar në Spanjë, pasi akuzohet si organizator i vrasjes së dy personave në Vlorë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra Leonard Luzi. Ai akuzohet se si rezultat i operacionit të koduar “Rekrutuesi” 47-vjeçari akuzohet nga GjKKO-ja se rreth 1 vit më parë, në Vlorë, kishte organizuar vrasjen e 2 shtetasve (krim i parandaluar si rezultat i ndërhyrjes së Policisë). Ai akuzohet se do të vriste Inez Hajrullën dhe Evis Matodashajn.

NJOFTIMI I POLICISE

Policia e Shtetit/Bashkëpunimi i ngushtë me homologët spanjollë, finalizon një tjetër operacion policor ndërkombëtar. Si rezultat i operacionit të koduar “Rekrutuesi”, arrestohet në Spanjë, një 47-vjeçar që akuzohet nga GjKKO-ja se rreth 1 vit më parë, në Vlorë, kishte organizuar vrasjen e 2 shtetasve (krim i parandaluar si rezultat i ndërhyrjes së Policisë). Në bazë të informacionit nga strukturat e Policisë së Shtetit dhe shkëmbimit të menjëhershëm të tij, ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Madridit, në lidhje me vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht, për sigurim kushtesh/mjetesh për të kryer vrasje, u finalizua operacioni policor i koduar “Rekrutuesi”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në Spanjë, shtetasi L. L., 47 vjeç, i lindur në Vlorë. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, më datë 05.02.2024, i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”.

47-vjeçari akuzohet se më datë 08.08.2023, në bashkëpunim me të tjerë, kishte organizuar vrasjen e shtetasve E. M. dhe I. H.. Ky krim u parandalua nga Policia, pasi u arrestua shtetasi A. N., i cili dyshohet se i paguar prej shtetasit L. L., do të kryente vrasjet. Shtetasit A. N., në momentin e arrestimit, iu sekuestrua pistoleta me fishek në fole, e gatshme për qitje. Vijon bashkëpunimi për të finalizuar ekstradimin e shtetasit L. L., në Shqipëri.

Policia greke i vihet nga pas mjetit të shqiptarit, sekuestrohen
Policia greke e Kosturit ka ndjekur një automjet që ishte ngarkuar me droge në kufirin greko-shqiptar. Mjeti, me drejtues një shqiptar 31 vjeç, është ndaluar dje në mëngjes në Selanik.

Ndërkohë, brenda mjetit u gjetën dhe sekuestruan 2 çanta që përmbanin 40 pako me 42 kg 700 gram marijuanë.

Sakaq, gjatë kontrolleve të ushtruara në banesën e tij në Selanikl u gjet dhe një sasi tjetër marijuane. Po ashtu u sekuestrua automjeti i transportit, 1 celular me 1 kartë SIM dhe 55 euro.