Shtetet – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

Këto janë shtetet që kanë bllokuar Tiktok-un në vendet e tyre
Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, ByteDance i cili përdoret thuajse nga çdo moshë. Megjithatë shumë vende të botës janë të janë të shqetësuara sigurinë që të ofron kjo platformë, veçanërisht për fëmijët dhe adoleshentët.

Për këtë arsye disa shtete e kanë ndaluar përdorimin e tij në vendin e tyre.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Më 13 mars, Dhoma e Përfaqësuesve miratoi me shumicë dërrmuese një ligj që kërkon që kompania mëmë me bazë në Pekin të TikTok të largohet nga platforma ose të përballet me një ndalim mbarëkombëtar.

Ky vendim u miratua më 24 prill si pjesë e një pakete më të madhe.

Britania e Madhe

Më 16 mars 2024, Oliver Doëden, sekretari i Shtetit i Mbretërisë së Bashkuar në zyrën e kabinetit, njoftoi në një deklaratë për Dhomën e Komunave të Mbretërisë së Bashkuar një ndalim të menjëhershëm të aplikacionit në pajisjet zyrtare të qeverisë.

Franca

Më 24 mars, qeveria franceze ndaloi instalimin dhe përdorimin e aplikacioneve si TikTok, Netflix dhe Instagram në telefonat e punës të 2.5 milionë nëpunësve civilë. Ndalimi, i cili u njoftua me një udhëzim “detyrues”, ka hyrë menjëherë në fuqi dhe nuk vlen për telefonat personalë të punonjësve të shtetit.

Estonia

Në fund të marsit, ministri në largim i IT dhe Tregtisë së Jashtme të Estonisë, Kristjan Jarvan, deklaroi se TikTok do të ndalohej nga telefonat e ofruar nga shteti për zyrtarët publikë.

Australia

Më 4 prill, Australia ndaloi TikTok nga të gjitha pajisjet në pronësi të qeverisë federale për shkak të shqetësimeve të sigurisë dhe privatësisë së përdoruesit.

Kina

Vetë Kina nuk lejon që versioni ndërkombëtar i TikTok të përdoret. Në vend të kësaj, përdoruesit duhet të shkarkojnë Douyin, versionin kinez të TikTok, i cili i nënshtrohet censurës nga Partia Komuniste Kineze.

Holanda

Ministria e Brendshme holandeze paralajmëroi se aplikacionet nga vende si Kina, Rusia, Koreja e Veriut dhe Irani përbënin “një rrezik të lartë spiunazhi”.

Norvegjia

Më 23 mars, parlamenti i Norvegjisë ndaloi Tiktok nga pajisjet e punës, pasi Ministria e Drejtësisë e vendit paralajmëroi se aplikacioni nuk duhet të instalohet në telefonat e ofruar për punonjësit e qeverisë.

Belgjika

Më 10 mars, Belgjika njoftoi se do të ndalonte TikTok nga pajisjet në pronësi ose të paguara nga qeveria federale belge për të paktën gjashtë muaj, duke përmendur shqetësimet për sigurinë kibernetike, privatësinë dhe dezinformimin.

Danimarka

Më 6 mars, ministria Daneze e Mbrojtjes njoftoi se do të “ndalojë përdorimin e aplikacionit në njësitë zyrtare” si një masë sigurie kibernetike. Ministria tha se Qendra e Sigurisë Kibernetike e vendit skandinav, pjesë e shërbimit të inteligjencës së jashtme të Danimarkës, kishte vlerësuar se ekzistonte rreziku i spiunazhit.

Kanadaja

Më 6 nëntor, qeveria federale kanadeze urdhëroi TikTok të ndalojë operacionet e saj në vend për shkak të shqetësimeve për ndërhyrje të huaja.

Zelanda e Re

Më 17 mars, Zelanda e Re njoftoi se TikTok do të ndalohej nga telefonat e ligjvënësve të qeverisë në fund të muajit.

Indi

India ka ndaluar plotësisht TikTok, duke përfshirë pajisjet personale të qytetarëve. Ndalimi u zbatua në korrik 2020 pas një përleshjeje kufitare midis Kinës dhe Indisë la të vdekur 20 ushtarë indianë.

Së fundmi edhe Shqipëria ka vendosur të ndalojë platformën TikTok për një periudhë një vjeçare, duke filluar nga viti i ardhshëm. Ky vendim u mor pas një incidenti tragjik në nëntor, ku një adoleshent u vra nga një bashkëmoshatar pas një konflikti që filloi në rrjetet sociale.

Stuhi shiu dhe dëbore përfshijnë Shtetet e Bashkuara
SHBA- Një stuhi e madhe shkaktoi reshje dëbore dhe shiu në Kaliforni, duke çuar në rrëshqitje dheu dhe përmbytje në disa akse rrugore, ndërsa në anën tjetër të vendit të shtunën u dhanë paralajmërime për stuhi në zonat të tjera të Shteteve të Bashkuara. Një tjetër stuhi pritet të mbërrijë gjatë javës së festës së Ditës së Falënderimeve, sipas Torry Dooley, meteorolog i Shërbimit Kombëtar të Motit.

Ultësira perëndimore amerikane deri në pjesën që njihet si “Great Lakes”, pranë Kanadasë, do të përfshihen nga reshje shiu dhe dëbore të hënën, ndërsa në brigjet lindore amerikane pritet përkeqësim i motit gjatë ditës së festës, të enjten. Zonat nga Bostoni deri në Nju Jork mund të përballen me reshje dhe erëra të forta. Në pjesët veriore të Nju Hampshërit dhe Meinit mund të bjerë dëborë.

Stuhia goditi pjesën Veriperëndimore të Shteteve të Bashkuara në fillim të kësaj jave, duke shkaktuar vdekjen e dy personave dhe lënë pa energji elektrike mijëra vetë, kryesisht në zonën e Siatëllit, përpara se erërat e forta të zhvedosesin drejt Kalifornisë Veriore. Brigjet perëndimore amerikane u goditën të martën nga një “ciklon bombë”, i cili ndodh kur një ciklon intensifikohet me shpejtësi. Erërat e forta rrëzuan pemë, dëmtuan makina dhe shtëpi.

Reshjet e shiut në Santa Rosa të Kalifornisë vazhduan për tre ditë me radhë, sipas Shërbimit Kombëtar të Motit. Ndërkohë në brigjet lindore amerikane, ku disa zona në Nju Jork dhe Nju Xhersi ishin përfshirë nga zjarret, stuhia me reshje shiu u mirëprit nga banorët. Pjesë të Pensilvanisë u zbardhën nga reshje të mëdha bore. Në disa pjesë të Virxhinias Perëndimore reshjet dëborës arritën deri në 61 centimetra dhe u shoqëruan me erëra të forta.