Shuplaka – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

“A ishte shuplaka e planikifuar?”, Jozi: U thye çdo limit, meritoja që të dilja si njeri, jo të mundoheshin të më nxirrnin sa më keq
I pyetur nga moderatorja Egla Ceno nëse ai veprim ishte i planifikuar apo spontan, Jozi u shpreh: “Ndihem mirë që sonte jam pranë publikut. Për atë veprim, ishte një shpërthim emocionesh, moment që nuk ishte aspak i paramenduar. Pjesa kur kaloi çdo limit. Ka një limit çdo gjë. Në atë moment u thye çdo lloj limiti. Për mua loja mbaroi. Meritoja që të dilja thjesht, si njeri, të përshëndetesha me banorët siç duhej, jo të mundoheshin të më nxirrnin sa më keq, të më preknin aty ku nuk duhej, ku nuk e meritoj. Ishte shpërthim emocionesh.”

Egla e pyeti më tej nëse kjo shuplakë ishte një mesazh për të gjithë djemtë shqiptarë, një reagim ndaj kalimit të kufijve: “Pas kësaj që po thua tani, shpulla ishte një mesazh për gati të gjithë djemtë shqiptarë: që nëse më kalon limitin, unë nuk flas, por veproj. Kjo është?”

Jozi u përgjigj: “Nuk është kjo, por është që secili duhet të ketë parasysh njëfarë limiti. Mesazhi është që deri në atë moment kam duruar shumë, më shumë se të gjithë. Në shtëpinë e Big Brother-it ka shumë kamera dhe jo të gjitha i kapin ato momentet ose veprimet që dikush i bën në drejtim të teje ose ti në drejtim të dikujt.”

Kur Egla i tha se ky veprim mund ta bënte të ndihej më burrë, ai tha: “Nuk ka lidhje ajo pjesë. Është një veprim që nuk më bën krenar. Përkundrazi, ndiej keqardhje për secilin që e ka përjetuar keq këtë veprim, dhe sidomos për dy familjet tona për atë situatë që ndodhi, por s’e bëjmë dot ‘të pabame’.”

Jozi tregoi gjithashtu se edhe familja e tij e ka përjetuar keq këtë moment dhe e ka kritikuar shumë për atë që ndodhi.

Shuplaka e fortë e SHBA-ve për Ramën dhe Berishën!
Sali Berisha dhe Edi Rama, kanë marrë goditje të fortë nga përtej Atlantikut. Edhe pse të dy hapën shampanjën pas fitores së Trump, duket se gjërat nuk po ju dalin ashtu siç ata i prisnin. Për të mos thënë se telashet mund të shtohen, të paktën për Saliun.

Duke u ndalur te Berisha, në harkun kohor të 3 ditëve, ka marrë “shuplaka” të njëpasnjëshme. E para erdhi të enjten, ku u njoftua se ish-ambasadorja Yuri Kim, jo vetëm që nuk është shkarkuar, por ajo do të vijojë të jetë pjesë e Departamentit të Shtetit dhe është emëruar Këshilltare e Lartë.

Goditja e dytë erdhi pardje në mbrëmje. Departamenti i Shtetit publikoi dje raportin vjetor për narkotikët, ku përmendej dhe Berisha. “Në shtator të vitit 2024, SPAK akuzoi ish-kryeministrin dhe të përcaktuar sipas “Aktit të Ndarjes Buxhetore të Departamentit të Shtetit, Operacioneve të Jashtme dhe Programeve të Ndërlidhura, 2021” me 7031 (c) Sali Berisha për korrupsion, për veprime zyrtare, për veprime zyrtare në dobi të interesave të familjes së tij. SPAK akuzoi edhe dhëndrin e tij për korrupsion dhe pastrim parash. SPAK sekuestroi pasuri të paluajtshme, llogari bankare dhe aksionet e dhëndrit në kompanitë e lidhura me korrupsionin”, theksohet në raport.

Pak javë më parë, u publikua raporti për pastrimin e parave të vitit 2024 dhe thuhej e njëjta gjë. Njerëzit pranë Berishës dolën me të shpejtë duke thënë se raporti është i administratës së Biden.

Po raporti i fundit? Edhe ky vërtet mund të jetë punuar gjatë administratës “Biden”, por ka dalë 2 muaj pasi Trump u emërua dhe Rubio ka marrë drejtimin e DASH. Ai ka kaluar në dorën e administratës aktuale dhe mban firmën e saj. Thënë më qartë, DASH i dërgoi mesazh Berishës se goditja ndaj tij është sukses në luftën ndaj korrupsionit dhe duhet ta harrojë heqjen “non gratave”.