Siguria – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

Siguria në Kosovë, Kurti: Kemi marrë nën kontroll Veriun
Në Prishtinë u mbajt këtë të premte seanca e përbashkët e Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit të Shqipërisë.

Në fjalimin e tij, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bëri një përmbledhje të marrëveshjeve të nënshkruara mes Shqipërisë dhe Kosovës, por gjithashtu u ndal edhe tek situata e sigurisë në veri të Kosovës.

Kurti theksoi se Kosova ka tashmë kontroll të plotë mbi veriun e vendit, duke shtuar se aktet e fundit të dhunshme janë dëshmi e dëshpërimit të grupeve që nuk kanë më asnjë kontroll mbi territorin.

“Kemi shtrirë sovranitetin në veri të Kosovës si kurrë më parë. Kemi integritet territorial dhe, megjithëse mund të ndodhin akte sporadike terroriste, nuk ka më burime të brendshme që mund të kërcënojnë sigurinë apo stabilitetin tonë. Paramilitarët e orkestruar dhe të financuar nga Serbia janë të paaftë të destabilizojnë Kosovën për shkak të goditjeve që kanë marrë,” tha Kurti.

Kryeministri i Kosovës theksoi se, ndryshe nga periudha kur këto grupe kishin kontroll të plotë, tani, pasi kanë humbur këtë kontroll, po ndërmarrin akte terroriste. Ai e cilësoi këtë si fundin e sundimit të grupeve të tilla.

“Aktet terroriste që po kryhen janë shprehje e pafuqisë së tyre. Disa vite më parë, ata nuk e ndihmuan terrorizmin sepse e kishin krejt nën kontroll. Por tani që e kanë humbur atë kontroll, po realizojnë këto akte të dhunshme. Ky është fundi i sundimit të tyre,” shtoi Kurti.

Kryeministri përmendi gjithashtu se këto aktet terroriste janë pasqyra e një faze të fundit të përpjekjeve për të destabilizuar Kosovën, të cilat, sipas tij, nuk do të kenë sukses.

Banjska dhe siguria mbarëkombëtare
Ekrem Spahiu

Si sot një vit më parë, forca paramilitare serbe, të planifikuara mjaftueshëm në shtabet e Beogradit për nga numri, armatimi, pajisjet, rezervat, mbështetja dhe aftësimi luftarak kryen sulmin ndaj forcave sovrane të sigurisë së Kosovës në Banjskë, me qëllim hapjen e një fronti lufte me përfshirjen e gjithë makinerisë ushtarake, informative e policore të Serbisë, për të justifikuar ripushtimin e Kosovës, ose të paktën të pjesës veriore të saj. Për shumë vite, këtij veprimi ushtarak i kishte paraprirë një fushatë e ethshme politike dhe diplomatike, e përllogaritur me shumë imtësi e kujdes, për të përmbysur raportet e Serbisë dhe të Kosovës në opinionin ndërkombëtar.

Synimi i kësaj fushate politike dhe diplomatike ishte, është dhe vijon të mbetet që të zhbëhet fushata ajrore e NATO-s në mars 1999, e kryer me të vetmin motiv për të ndalur spastrimin etnik dhe katastrofën humanitare që po shpalosej atëherë në Kosovë, domethënë të ridimensionohet në opinionin publik e diplomatik ndërkombëtar sikur ishte Serbia viktimë e spastrimit etnik, jo Kosova. Sulmi në Banjska dështoi, por planet në shtabet e Beogradit janë në sirtarët e tyre në versione të tjera alternative të këtij sulmi, me forma paramilitare, hibride ose ushtarake, apo të gërshetuara së bashku. Për këtë arsye, diplomacia serbe kreu me intensitet fushatën e vetëviktimizimit. Madje, ajo po thellohet dhe do të thellohet.

Këto ditë, pra pikërisht në prag të përvjetorit të sulmit serb në Banjskë, Presidenti i Serbisë, Vuçiç, deklaroi se mund ta shpallë Kosovën territor të pushtuar. Pra, shtabet e Beogradit nxorën nga sirtarët një kartë tjetër dhe kjo kartë, siç shkruajnë mediat ndërkombëtare, “është një opsion, ndër shumë të tillë, që po shqyrton Vuçiç”. “Në tavolinë është opsioni i shpalljes së okupimit të një pjese të territorit të Republikës së Serbisë, që sjell pasoja të shumta, duke përfshirë përgatitjet për kthimin e zonave të okupuara, për shkak të terrorit me të cilin po përballet populli ynë në Kosovë prej vitesh”, – raportojnë mediat serbe. Sigurisht që strategjitë, taktikat dhe veprimet politike, diplomatike e ushtarake të Serbisë janë nën monitorimin e Perëndimit dhe në këtë kuadër, edhe të Kosovës e të Shqipërisë.

Por çështja duhet parë edhe më gjerë se sa kaq dhe pikërisht se cilat janë e duhet të jenë strategjitë, taktikat dhe veprimet politike, diplomatike e ushtarake më efikase të Kosovës e të Shqipërisë, me qëllim që të mos mbeten në rolin e “rrufepritësit”, por në rol të fuqishëm aktiv, të harmonizuar brenda e midis tyre, si dhe me Perëndimin. Politikat e jashtme nuk mund të jenë të suksesshme, kur nuk janë të qëndrueshme dhe të përhershme. Për shembull, politika e bashkimit kombëtar nuk mund të jetë dhe as nuk duhet të mbetet një politikë për të fituar zgjedhjet politike. Përkundrazi, ajo duhet të jetë një politikë konsistente. Për më tepër që Shqipëria e ka të detyruar me Kushtetutë këtë, e Kosova të detyruar si një ëndërr të përjetshme legjitime. Kjo politikë nuk duhet të katandiset në një parullë të rëndomtë, apo në çështje takimesh të përbashkëta politike për konsum politik.

Nga ana tjetër, politikat e jashtme nuk mund të jenë të suksesshme kur nuk janë të mbështetura fuqishëm me të gjitha burimet dhe instrumentet e mundshme. Beogradi përgatitet ushtarakisht, jo vetëm me propagandë, por edhe konkretisht, me numër të mirëllogaritur forcash e mjetesh. Monitorimi dhe prania e Perëndimit ndaj këtyre masave revanshiste sigurisht që është një faktor i fuqishëm në sigurinë mbarëkombëtare shqiptare, por nuk është e gjithë zgjidhja. Ashtu sikurse edhe ledhatimet e lëshimet e Perëndimit ndaj Serbisë, “se mos e acarojë si vatër konflikti në dobi të Rusisë”, nuk janë zgjidhje. Zgjidhja qëndron pikërisht, dhe në radhë të parë, tek faktorët shqiptarë, te kohezioni politik e diplomatik ndërshqiptar për çështjet e sigurisë mbarëkombëtare, te rritja e forcimi i të gjitha instrumenteve në nivelin që të vetëgarantojnë këtë siguri.

Siguria mbarëkombëtare, ndonëse term i ri në fushën e sigurisë, në fakt, është pjesë e hershme integrale e politikave të sigurisë së shteteve serioze, pavarësisht nga regjimet e tyre politike. Shqipëria dhe Kosova nuk kanë përse të mbeten të ndrojtura për ta shprehur dhe përmbushur këtë detyrim sigurie. Ndërkohë, siguria kombëtare, për të cilën flitet e shkruhet aq shumë, nuk është një kërkesë nacionaliste, por një standard që aplikon çdo shtet demokratik. Madje, është një standard që e kërkon edhe Aleanca Perëndimore ndaj secilit shtet.

Siguria në plazhe, bllokohen 16 mjete lundruese nga Ksamili
Policia kufitare ka bllokuar sot 16 mjete, lundruese në Ksamil, Durrës, Shëngjin dhe Velipojë

Në mjetet e bllokuara nga policia përfshihen 12 jet ski, 2 skafë dhe 2 gomone.

6 nga drejtuesit e këtyre mjeteve janë gjobitur me nga 100 mijë lekë gjobë, ndërsa 10 të tjerët u ndëshkuan secili, me masa administrative 10 000 – 20 000 lekë dhe për mungesë dokumentacioni.

Njoftimi i Policisë:

Angazhim maksimal i shërbimeve të Policisë Kufitare dhe i atyre të Njësisë Policore Detare, për sigurinë e pushuesve.

Përgjatë gjithë vijës bregdetare, hapësirave liqenore dhe atyre lumore, Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare vijojnë verifikimet ndaj mjeteve lundruese, me qëllimin e vetëm parandalimin e incidenteve me pasoja për jetën dhe shëndetin e pushuesve.

Nga Ksamili në Velipojë, Policia Kufitare ka bllokuar 16 mjete lundruese.

Mjetet e bllokuara: 12 jet ski, 2 skafë dhe 2 gomone.

7 mjete lundruese janë bllokuar nga Ksamili në Vlorë, 7 mjete lundruese janë bllokuar nga Durrësi në Shëngjin dhe 2 mjete lundruese janë bllokuar në Velipojë.

6 prej mjeteve lundruese të bllokuara, janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Njësisë Policore Detare, duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, shkelje e cila rrezikonte jetën e pushuesve. Drejtuesit e këtyre mjeteve janë ndëshkuar secili, me masë administrative 100 000 lekë.

Drejtuesit e 10 mjeteve të tjera lundruese, krahas masës së bllokimit të mjeteve, u ndëshkuan secili, me masa administrative 10 000 – 20 000 lekë, për mungesë dokumentacioni.

Policia Kufitare apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese, që të vijojnë të zbatojnë rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete, me qëllim që ata dhe pushuesit e tjerë të jenë të sigurtë dhe të qetë.

Gjithashtu, fton qytetarët që për çdo rast të shkeljes së perimetrit të sigurisë dhe të përdorimit të mjeteve lundruese në mënyrë të parregullt, të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar reagim të shpejtë, në bazë të ligjit.