sociale – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

Pasuritë e konfiskuara të krimit do të jenë hapësira sociale për fëmijët, AAPSK marrëveshje me UNICEF
Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, së bashku me UNICEF Shqipëri, kanë nënshkruar ditën e sotme një marrëveshje bashkëpunimi mes tyre.

Kjo marrëveshje konsiston në transformimin e pasurive të konfiskuara nga krimi i organizuar, në hapësira sociale për fëmijët, të rinjtë dhe komunitetin shqiptar.
Kështu, sipas kësaj marrëveshjeje, AAPSK-ja do t’i vendosë UNICEF-it në dispozicion pasuritë e konfiskuara nga krimi.

UNICEF, nga ana tjetër, do të ofrojë ekspertizën ndërkombëtare për të ndihmuar në transformimin rrënjësor të këtyre pasurive, në shërbim të komunitetit.

Kryeadministratorja e AAPSK, Risena Xhaja, theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi, duke cilësuar se është një shembull konkret se si drejtësia shndërrohet në mundësi për kpasurite omunitetin.

“Sot hedhim një hap të madh përpara në kthimin e pasurive të konfiskuara në vlerë të prekshme për fëmijët, të rinjtë dhe gjithë shoqërinë. Nëpërmjet këtij partneriteti me UNICEF Shqipëri, ne jo vetëm që i japim një destinacion të ri këtyre pasurive, por ndërtojmë hapësira ku fëmijët dhe të rinjtë ndihen të mbrojtur, të përfshirë dhe të fuqizuar. Ky proces është një shembull konkret i mënyrës sesi drejtësia mund të shndërrohet në mundësi për komunitetin”, tha Xhaja.

Përfaqësuesi i UNICEF Shqipëri, Murat Sahin, theksoi se marrëveshja me AAPSK është në linjë me angazhimin e organizatës për të mbështetur të drejtat e fëmijëve në Shqipëri. Një “investim i drejtpërdrejtë për të ardhmen e vendit”, e cilësoi Sahin këtë marrëveshje me AAPSK-në.

“Transformimi i pasurive të konfiskuara në hapësira për fëmijët dhe komunitetin është një nga mënyrat më të forta për të kthyer drejtësinë sociale në realitet. UNICEF është i angazhuar të bashkëpunojë me AAPSK në këtë nismë, duke sjellë ekspertizën dhe përvojën ndërkombëtare për të krijuar mjedise që u japin fëmijëve mundësi të reja për të mësuar, për t’u zhvilluar dhe për t’u përfshirë në jetën shoqërore. Ky është një investim i drejtpërdrejtë për të ardhmen e vendit”, tha Sahin.

Lidhur me pasuritë e konfiskuara, pritet që ato të kthehen në qendra komunitare, me programe të posaçme edukuese, të shëndetit mendor, si dhe përfshirjen sociale. Po kështu, pritet që këto qendra të kenë në fokus ngritjen e modeleve të qëndrueshme të ripërdorimit social që mund të shërbejnë si shembull edhe në rajon.

Kështu, AAPSK dhe UNICEF Shqipëri, theksojnë se ky bashkëpunim mes tyre, jep mesazhin se si drejtësia jo vetëm vihet në vend, por dhe ndihmon në përmirësimin e zhvillimit social të komunitetit, pasi në këtë mënyrë, pasuritë e paligjshme kthehem si “burim shprese” për brezat e rinj.

Menaxhonte një faqe lajmesh në rrjetet sociale, vritet 39-vjeçari
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Meksikë, ku menaxheri i një faqeje me përmbajtje lajmesh në rrjetin social “Facebook”, Victor Cullebro Morales, u gjet i vrarë në një rrugë në shtetin jugor meksikan të Chiapas, tha zyra e prokurorit të shtetit, e cila po heton rastin.

Trupi i Victor Cullebro Morales, 39-vjeç, që menaxhonte faqen ‘Realidades’, ka më shumë se 20,000 ndjekës, u gjet nga garda kombëtare në një rrugë që lidh qytetet Arriaga dhe Hiquipilas.

“Një hetim për vrasje të rëndë është duke u zhvilluar”, shtoi prokuroria, pa sqaruar nëse ishte duke punuar në një rast, apo nëse ka një të dyshuar konkret.

Trupi kishte plagë plumbash dhe plagë me thikë, sipas mediave meksikane. Sipas raportimeve, Victor Cullebro Morales, ishte djali i një politikani në Chiapas, i cili ka mbajtur poste të ndryshme. Vitet e fundit ai ishte i lidhur me organizimin e manifestimeve kulturore dhe artistike.

Organizata joqeveritare Reporterët pa Kufij, e intervistuar nga AFP, tha se viktima nuk ka pasur asnjë aktivitet tjetër gazetaresk, përveç kësaj faqeje në Facebook.

Organizatat që mbrojnë lirinë e shprehjes theksojnë se njerëz si ai, të cilët alternojnë veprimtarinë gazetareske me të tjerë dhe nuk punojnë zyrtarisht në media, përballen me vështirësi për t’u konsideruar gazetarë.

Prokuroria e ngarkuar me trajtimin e krimeve ndaj gazetarëve, nuk ka komentuar mbi rastin. Meksika, e përfshirë për dekada nga një valë dhune që i atribuohet bandave të krimit të organizuar, renditet ndër vendet më të rrezikshme në botë për punonjësit e medias. Më shumë se 150 gazetarë janë vrarë në atë vend që nga viti 1994, sipas shifrave të RSF.

Egla Ceno reagon ashpër në rrjete sociale, ja me kë e ka
Finalja e emisionit më të përfolur shqiptar momentalisht, “Big Brother VIP 3” dhe rrugëtimit të pesë finalistëve u mbajt me 25 Maj në Top Channel. Një reality-show i mbushur me lot, surpriza, dashuri, arritje, çmenduri, por mbi të gjitha transparencë. Edicionin e tretë të “Big Brother Vip” fituese u shpall Egla Ceno.

Ditën e djeshme, në media ka qarkulluar një foto ku aktorja shihet në ambientet e spitalit, duke marrë ndihmën mjeksore. Përmes një postimi të bërë në profilin e saj të Instagramit, Egla ka zbuluar gjendjen e saj shëndetësore, duke u shprehur se është duke u rekuperuar nga rënia në studio. E një tjetër reagim ka ardhur prej saj në Instastory vetëm pak më parë duke iu drejtuar të gjithë atyre që shprehin pakënaqësi ndaj fitores së saj.

Unë nuk kam K-ra, nuk kam ndjekës, nuk kam fansa, as followers! Numrat e mi në Instagram janë familja ime #teamEgla