SPAK letërporosi – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

SPAK letërporosinë Belgjikë për ‘spiunin’/ Nuredin Dumani: Fati e ka shitur Arjan Spahinë tek Çopjat…
Vrasja e Arjan Spahisë, në Molenbek të Belgjikës në vitin 2020, duket se ka një ‘spiun’ brenda rradhëve të grupit që drejtohej nga vetë Spahia dhe Erjon Alibej në Elbasan.

Ky person ka treguar vendodhjen e “Arjanit të Vogël” tek grupi kundërshtar i vëllezërve Çopja, duke sjellë eleminimin e tij në 20 nëntor 2020, me 8 plumba.

Prokuroria e posaçme SPAK, i është drejtuar me një letërporosi autoriteteve belge, për identifikimin e një personi me emrin “Fati Koçi”, i cili besohet shumë se është njeriu që ka shitur tek vëllezërit Çopja, Arjan Spahinë.

Emri i “Fati Koçit” ka dalë nga dëshmia e bashkëpuntorit të prokurorisë SPAK, i cili ka treguar se “Fati” është djali i tezes së Eljo Bitrit, një personazhi tjëtër të arrestuar në Belgjikë për llogari të dosjes “Dumani”.

Sipas rrëfimit të Nuredin Dumanit, “Fati” ndodhet në burg në Belgjikë dhe i përket moshës 45 vjeç, i gjatë diku tek 175 cm dhe është i shëndoshë dhe qeros.

“…me sa di, Fati e ka shitur Arjan Spahinë tek Çopjat…”-ka treguar para prokurorëve Nuredin Dumani.
Prezencën mbi aktivitetin kriminal të “Fati Koçit” në grupin e Arjan Spahisë, Dumani e nxjer edhe në ngjarjen kriminale të vrasjes së Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdisë.

Sipas të penduarit të prokurorisë, Arjan Spahiu, i ka dhënë paradhënie 50 mijë euro me qëllim vrasjen e Dorjan Shkozës. Ndërsa pas kryerjes së krimit, 50 mijë euro të tjera Spahiu, ja ka dërguar përmes kushërit të Eljo Bitrit, i quajtur “Fati Koçi”.

Më tej Dumani ka treguar se, sapo kanë bërë eleminimin e Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdisë, ai i ka dërguar me telefon Arjan Spahiut një simbol që nënkuptonte “VRASJE”.

Për shkak të kësaj dëshmie, SPAK i është drejtuar pak kohë më parë me një letërporosi Drejtësisë Belge, për të identifikuar personin me emrin “Fati Koçi”, që sipas Dumanit ndodhet në burg.

Hetimet aktualisht janë duke u zhvilluar në Shqipëri, ku shumë persona po verifikuar nga SPAK. Ndërsa disa prej të cilëve janë marë të pandehur dhe dërguar në gjykatë./OraNews

LEXO TË RADHË

Çfarë ndodhi në BBV? Luizi ja thotë në sy Lorencit: Kokrra e plehrës paske qenë

Çfarë po ndodh në shtëpinë e “BBVA”? Luizi habit me deklaratën: Më kanë…

Plas debati mes Luizit dhe Kiarës: Do bësh si them unë, nuk ta…