stadiumit – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

Fëmijët gjejnë kallashnikov pranë stadiumit, policia nis hetimet
Një armë zjarri kallashnikov është gjetur në zonën e stadiumit të Korçës. Arma është gjetur nga disa fëmijë të cilët kanë njoftuar të rriturit për të kërkuar ndihmën e policisë.

Pas mbërritjes në vendngjarje, policia ka konstatuar armën të mbështjellë me një qese e të hedhur brenda këtij rrethimi.

Përfshihet nga flakët një lokal pranë stadiumit kombëtar
Një lokal është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së hënës në Tiranë.

Lokali ndodhet në rrugën “Faik Konica” pranë stadiumit Air Albania. Banorët e një pallati ngjitur me biznesin kanë dalë jashtë për shkak të përmasave të mëdha të flakëve.

4 makina të shërbimit zjarrfikëse kanë ndërhyrë për të bërë të mundur neutralizimin e flakëve.

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Emërtimi i stadiumit/ FSHF del me njoftimin e rëndësishëm
Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar hapjen e një procesi publik për ofertat lidhur me të drejtat e emërtimit të Stadiumit Kombëtar në Tiranë, aktualisht të njohur me emrin “Air Albania”.

Procesi ka për qëllim gjetjen e një partneri për të ofruar të drejtat e emërtesës, duke mundësuar sponsorizimin dhe promovimin e markës së stadiumit.

JOFTIMI I FSHF:

Qendra Kombëtare Kuq e Zi (QSKZ), njofton publikisht shpalljen e hapjes së një procesi publik për ofertat, në lidhje me të drejtat e emërtimit të Stadiumit Kombëtar në Tiranë, Shqipëri.

Stadiumi Kombëtar, i njohur aktualisht me emrin komercial “Air Albania Stadium”, me një kapacitet prej 22,500 vendesh, është impianti më i rëndësishëm sportiv në Shqipëri.

Kjo godinë prestigjioze, në qendër të Tiranës, është jo vetëm shtëpia e ekipit kombëtar të futbollit, por edhe qendra më e rëndësishme për zhvillimin e aktiviteteve futbollistike kombëtare dhe ndërkombëtare. Ajo shërben edhe për evente të ndryshme si koncerte, prezantime si edhe për ngjarje të ndryshme komunitare.

Prej nëntorit të vitit 2019, kur është inauguruar, stadiumi është shndërruar në një pikë referimi dhe qendër e rëndësishme që grumbullon çdo ditë rreth objekteve të tij, me qindra e mijëra persona dhe shumë turistë të huaj, të cilët popullojnë ambientet rreth tij, nga orët e para të mëngjesit deri në orët e vona të natës. Dhe kjo në shtatë ditët e javës dhe jo vetëm, ditët e eventeve sportive.

Të drejtat e emërtimit për Stadiumin Kombëtar, ofrojnë një platformë unike, për të përforcuar dukshmërinë, rritjen e popullaritetit të markës tuaj dhe për të angazhuar një audiencë shumë të gjerë dhe të apasionuar. Partneri i suksesshëm do të përfitojë nga:

Ekspozimi i gjerë mediatik:

Stadiumi pret aktivitete me profil të lartë, përfshirë ndeshjet e futbollit të ekipeve kombëtare, ndeshjet kombëtare me profil të lartë, garat ndërkombëtare sportive dhe ngjarjet kulturore, duke tërhequr një mbulim të konsiderueshëm mediatik brenda dhe jashtë vendit.

Integrimi dhe prezantimi i dukshëm i markës:

Integrim i plotë i markës brenda stadiumit, përfshirë tabela të dukshme, ekrane digjitale dhe marka në bileta, tabela në flesh zona, sallat e konferencave të shtypit dhe zonat mix (ku zhvillohet i gjithë proçesi i intervistave të cilat transmetohen jo vetëm live gjatë zhvillimit të eventit, por edhe më pas në të gjitha edicionet informative, në emisionet e tjera, që i bëjnë jehonë eventit). Kjo garanton shikueshmëri të lartë dhe siguron dukshmëri të gjerë të markës.

Angazhimi digjital dhe në mediat sociale:

Angazhim me një komunitet shumë të madh online, përmes kanaleve digjitale të stadiumit dhe sidomos atë të FSHF dhe ekipit kombëtar, përfshirë përmbajtje të bashkë-markuar dhe aktivitete interaktive me tifozët.

Mundësi Ekskluzive të Sponsorizimit dhe Paketat e Mikpritjes:

Shijoni paketa VIP, akses në vendet premium dhe mundësi për të organizuar evente korporative, duke ofruar një mjedis unik për rrjetëzim dhe argëtim klientësh.

Iniciativa të komunitetit dhe përgjegjësisë sociale:

Lidhuni me komunitetin lokal përmes përfshirjes në programe për zhvillimin e të rinjve, projekte sportive të nivelit bazë dhe aktivitete të tjera të fokusuara në komunitet, duke demonstruar përkushtimin tuaj ndaj përgjegjësisë sociale.

Përfitimet e partneritetit afatgjatë:

Një marrëveshje afatgjatë ofron dukshmëri të vazhdueshme të markës dhe lidhje me trashëgiminë e stadiumit. Në fund të fundit, stadiumi është një pjesë e rëndësishme e historisë dhe sa më afatgjatë të jetë bashkëpunimi aq më shumë rritet vlera e emrit. Kjo siguron përfitime të vazhdueshme të marketingut dhe duke përforcuar pozicionin e markës tuaj në sektorët sportiv dhe kulturor.

Paraqitja e Shprehjes së Interesit

Palët e interesuara janë të ftuara të dorëzojnë një Shprehje Interesi brenda datës 30 Nëntor 2024 e cila të përfshijë:

Profili i Kompanisë: Një përmbledhje e shkurtër e organizatës, përfshirë përvojën dhe arritjet përkatëse.
Kontaktin: Ju lutemi të siguroni të dhënat e kontaktit të përfaqësuesit ligjor të kompanisë dhe referencave kryesore të përfshira në këtë projekt.
Përmbledhje e vizionit dhe objektivave të markës: Një përmbledhje e vizionit të markës dhe objektivave të komunikimit, duke shpjeguar se si ky partneritet përputhet dhe përmirëson strategjinë tuaj të përgjithshme të markës.

Përmbledhje e propozimit:

Një përmbledhje e nivelit të lartë të partneritetit të propozuar për të drejtat e emërtimit, përfshirë objektivat kryesore, strategjitë për shfrytëzimin e partneritetit dhe çdo ide inovative për aktivizim.
Oferta financiare: Një propozim financiar indikativ që përshkruan kushtet e investimit për të drejtat e emërtimit.

Informacion shtesë:

Çdo informacion shtesë që mbështet propozimin, si raste studimore të sponsorizimeve të mëparshme etj.

Vlerësimi i propozimeve

Dorëzimet do të vlerësohen bazuar në këto kritere:

Përputhja me vlerat dhe vizionin e Stadiumit Kombëtar dhe të Federatës Shqiptare të Futbollit.
Aftësia e propozuesit për të maksimalizuar vlerën e partneritetit të të drejtave të emërtimit.
Përkushtimi financiar dhe kushtet e propozuara.
Krijimtaria dhe inovacioni në strategjitë e propozuara të aktivizimit.

Ju lutemi të paraqisni propozimet tuaja në format elektronik në qskz@fshf.al brenda datës 30 nëntor 2024. Për çdo pyetje ose informacion të mëtejshëm, jeni të lutur të na kontaktoni në qskz@fshf.al.

Për t’u njohur më shumë me atë që ofron Stadiumi Kombëtar mund të klikoni në linkun bashkëngjitur: Prezantimi i National Arena Stadium

Gjendet një trup i pajetë pranë stadiumit
Pak orë përpara Tottenham-Nottingham Forest, sfidë e javës së 32-të në Premier League, është gjetur një kufomë pranë stadiumit “Tottenham Hotspur”.

Një denoncim bëri që forca policore të mbërrinin afër stadiumit të ekipit londinez gjatë mëngjesit të së dielës. Aty ku u gjet trupi i një burri, i cili kishte ndërruar jetë si pasojë e plagëve të shkaktuara nga goditjet me thikë.

Gjithsesi ndeshja do të luhet. Autoritetet kanë vendosur që Tottenham-Nottingham Forest do të fillojë normalisht në orën 19:00.

“Pas një incidenti në të cilin një individ humbi jetën, ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të ndihmuar hetimin e policisë, hetim i një rëndësie të madhe.

Ne do t’i përditësojmë me informacion tifozët sa më shumë që të jetë e mundur dhe do t’u kërkojmë të jenë të durueshëm. Mendimet tona janë me familjen e viktimës dhe të gjithë ata që janë prekur nga kjo ngjarje”, lexohet në komunikatën zyrtare të Tottenhamit.