Sulmi – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

Sulmi kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë, reagon AKSK: Janë marrë…
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka reaguar lidhur me sulmin kibernetik ndaj Bashkisë së Tiranës, ku u ndërpre funksionimin i faqes zyrtare.

AKSK njofton se pas sinjalizimit për rastin, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit është ngritur një grup të posaçëm pune, i përbërë nga ekspertë të sigurisë kibernetike, të cilët kanë ndërmarrë një sërë veprimesh për garantimin e sigurisë. Sipas AKSK, është bërë analiza fillestare e komprometimit të infrastrukturës dhe identifikimin e pikave të hyrjes së sulmit, izolimin dhe kufizimi i përhapjes së ndikimit në sistemet e tjera të ndërlidhura, si dhe janë marrë masat për rikthimin e funksionimit të sistemeve të goditura.

Kujtojmë se grupi i njohur i hakerëve “Homeland Justice” ka marrë përgjegjësinë për sulmin kibernetik.…

Njoftim i AKSK:

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) informon opinionin publik se ditën e sotme është konstatuar një incident kibernetik që ka prekur disa prej infrastrukturave dhe sistemeve të informacionit të Bashkisë Tiranë.

Nga vlerësimi paraprak, incidenti ka ndikuar në funksionimin normal të disa shërbimeve dhe aplikacioneve që administrohen nga kjo bashki.

Menjëherë pas marrjes së sinjalizimit për rastin, AKSK në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka ndërmarrë të gjitha hapat e parashikuara nga procedurat operative të reagimit ndaj incidenteve, duke ngritur një grup të dedikuar pune, i përbërë nga ekspertë të sigurisë kibernetike. Ky grup ka nisur menjëherë punën në terren në bashkëpunim të ngushtë me stafin teknik të Bashkisë Tiranë për të:

Kryer analizën fillestare të komprometimit të infrastrukturës dhe identifikimin e pikave të hyrjes së sulmit; Izoluar dhe kufizuar përhapjen e ndikimit në sistemet e tjera të ndërlidhura; Ndërmarrë masat e para për rikthimin e funksionimit të sistemeve të goditura; Hartuar rekomandimet e para për përmirësimin e sigurisë dhe forcimin e mekanizmave mbrojtës në infrastrukturat përkatëse.

Aktualisht, punonjësit e AKSK-së janë në terren dhe në koordinim të plotë me autoritetet vendore, Policinë e Shtetit, si edhe AKSHI-n për analizën e malware-t si edhe me institucionet përgjegjëse, për të siguruar një rikthim sa më të shpejtë dhe të sigurt të sistemeve në funksionalitet të plotë.

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike dënon çdo akt që cënon infrastrukturat kritike të informacionit dhe mbetet i përkushtuar në garantimin e integritetit, konfidencialitetit dhe disponueshmërisë së sistemeve të teknologjisë së informacionit në Republikën e Shqipërisë.

Në vijim do të ofrojmë përditësime të mëtejshme mbi ecurinë e hetimeve dhe masat e ndërmarra, në përputhje me zhvillimet dhe informacionin e konfirmuar teknikisht.

Për çdo informacion zyrtar, qytetarët dhe mediat ftohen të referohen vetëm në kanalet zyrtare të AKSK.

Sulmi në Zubin Potok, vihet në pranga edhe një i dyshuar
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se kanë arrestuar edhe një person i cili dyshohet të jetë i lidhur me sulmin ndaj kanalit të ujit të Ibër-Lepencit në Zubin Potok më 26 nëntor. Gjithashtu personi i dyshuar është arrestua në orët e mbrëmjes të 1 dhjetorit, nën dyshimin që mund të ketë pasur rol të rëndësishëm në kuadër të grupit përgjegjës për rastin e sulmit terrorist ndaj infrastrukturës kritike. Po ashtu autoritetet gjyqësore ndaj të dyshuarit kanë caktuar masën e ndalimit prej 48 orësh.

“Në vazhdimësi të hetimeve lidhur me rastin e sulmit terrorist ndaj infrastrukturës kritike, por edhe rasteve paraprake, nga njësitë relevante hetimore, në bashkëpunim edhe me njësitë tjera policore, me datën 01/12/2024 në orët e mbrëmjes, është arrestuar edhe një i dyshuar (J.V.), nën dyshimin që mund të ketë patur rol të rëndësishëm në kuadër të grupit përgjegjës për rastin e sulmit terrorist ndaj infrastrukturës kritike”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Sulmi në Ibër-Lepenc, shoqërohet në stacion një i dyshuar
Pas sulmit terrorist që ndodhi në kanalin e ujit në Ibër-Lepenc, Policia e Kosovës njofton se ka kryer të dielën kontrolle në fshatin Varagë të Zubin Potokut dhe në Mitrovicën Veriore, me ç’rast ka shoqëruar në stacion një të dyshuar.

“Njësitë policore gjate aktiviteteve në këtë zonë dhe përreth saj, në një lokacion në fshatin Varagë të Zubin Potokut kanë kryer kontrolle, me ç ‘rast si dëshmi materiale janë sekuestruar, dy armë gjuetie, një armë karabinë M48 dhe një sasi e municionit të kalibrave të ndryshëm”, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Po ashtu aktivitet policore kanë vazhduar edhe në Mitrovicë Veri, ku janë kryer kontrolle në dy lokacione, i cili ka rezultuar me shoqërimin në stacion policor të një personi të dyshuar për të vazhduar me procedura të mëtejme, si dhe si dëshmi materiale janë sekuestruar, 1 pushke gjuetie, 1 armë forme lapsi kimik, 278 fishek te kalibrave të ndryshëm, përfshi edhe të armës së gjuetisë, 3 thika, 5 emblema, 1  shall maskues me kapele, 1 Audio incizues, 1 USB, 1 bateri dore, 1 këllëf për pistoletë, 1 rrip brezi taktik, 1 sprej, 3 kreher të zbrazet për fishek, 1 karikator për pistoletë dhe 1 radiolidhje me adapter”, thuhet tutje në këtë njoftim.

Sulmi rus në Zaporizhzhia, raportohen gjashtë të vdekur dhe…
Trupat ruse sulmuan infrastrukturën në qytetin juglindor të Ukrainës, Zaporizhzhia të martën, dike vrarë gjashtë persona dhe plagosur nëntë të tjerë.
“Gjashtë persona vdiqën dhe nëntë u plagosën. Një zjarr shpërtheu në pikën e përplasjes – këto janë pasojat paraprake të sulmit të armikut në Zaporizhzhia”, njoftoi Ivan Fedorov, guvernatori ukrainas i rajonit gjysmë të pushtuar.

Rajoni i Zaporizhzhia mbahet në jug të tij nga rusët, duke përfshirë centralin bërthamor kritik në Energontar, i cili është më i madhi në Evropë.
Qyteti i Zaporizhzhia, megjithatë, mbetet i lirë dhe është një nga objektivat kryesore të pushtuesve rusë, të cilët madje kanë shpallur aneksimin e rajonit në Federatën Ruse.

Sulmi ajror izraelit në Bejrut, shkon në 31 numri i të vdekurve
Arrin në 31 persona bilanci i viktimave pas një sulmi ajror në periferi të Bejrutit, ku mes tyre janë fëmijë dhe gra, ndërsa 68 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Në një deklaratë grupi militant Hezbollah bëri të ditur se 16 nga viktimat janë anëtarë të grupit mes tyre edhe komandanti Ibrahim Aqil si dhe një tjetër udhëheqës i lartë Ahmed Wahbi. Për Aqil ishte vendosur një shpërblim prej 7 milionë Dollarësh nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për bombardimin e Ambasadës amerikane në Bejrut në prill 1983 ku humbën jetën 63 persona.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë se sulmi kishte në shënjestër njësinë elitare Radëan të grupit të mbështetur nga Irani dhe vjen si kundërpërgjigje ndaj një breshëri raketash të lëshuara nga Hezbollah drejt veriut të Izraelit.

Në Dahieh, një periferi jugore e Bejrutit, misioni i kërkim-shpëtimit vazhdon. Disa familje janë zhvendosur në lagje më të sigurta. Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, tha në një takim të këshillit të sigurisë se shpërthimet e pager-it dhe radiove të martën dhe të mërkurën e kësaj jave të cilat vranë 39 persona, kanë shkelur ligjin ndërkombëtar humanitar.

Sulmi e përshkallëzoi ashpër konfliktin midis Izraelit dhe grupit të mbështetur nga Irani dhe i shkaktoi një goditje tjetër Hezbollahut.

Sulmi në Banjskë, ngrihet aktakuzë ndaj 45 personave
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave në rastin e sulmit terrorist që ndodhi vitin e kaluar në Banjskë. Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, ka thënë se është punuar intensivisht për të arritur deri te ngritja e kësaj aktakuze.

Ai ka shtuar se në mesin e personave që është ngritur aktakuzë është edhe Milan Radoiçiqi.

Sulmi me thikë në qytetin Solingen në Gjermani reagojnë prokuror
Një gjykatë në Gjermani la në paraburgim një të ri sirian nën dyshimet për vrasje dhe pjesëmarrje në një organizatë terroriste, që lidhet me sulmin me thikë në qytetin Solingen, ku mbetën të vrarë tre persona dhe u plagosën 8 të tjerë, gjatë festivalit që shënonte 650 vjetorin e qytetit.

Një gjykatës në Gjykatën Federale të Drejtësisë në Karlsruhe urdhëroi që 26-vjeçari Issa Al H. të mbahet në arrest, në pritje të hetimeve të mëtejshme dhe mundësisë së ngritjes së akuzave ndaj tij, pasi prokurorët federalë thanë se ai mbështet ideologjinë radikale të grupit ekstremist Shtetit Islamik dhe se po vepronte mbi bazën e kësaj ideologjie kur goditi në mënyrë të përsëritur viktimat e tij në kokë dhe në pjesët e sipërme të trupit.

Sulmi me thikë me tre viktima në Gjermani, reagon Scholz
Kancelari gjerman, Olaf Scholz është shprehur i tronditur për sulmin me thikë në Solingen dhe ka bërë thirrje që autori të dënohet “me ashpërsinë e plotë të ligjit”.

“Sulmi në Solingen është një ngjarje e tmerrshme që më ka tronditur shumë. Një sulmues ka vrarë brutalisht një numër njerëzish”, postoi Scholz në X.

Ai shtoi se kishte folur në telefon me kryetarin e bashkisë Solingen, Tim Kurzbach.

“Ne vajtojmë viktimat dhe qëndrojmë pranë të afërmve të tyre”, shtoi Scholz.

Tre persona u vranë dhe të paktën nëntë të tjerë u plagosën rëndë, pas një sulmi me thikë në festimet e 650-vjetorit të qytetit të Solingenit, në Gjermaninë perëndimore, sipas policisë.

”Sulmuesi është ende në arrati”, tha një zëdhënëse e policisë në Dyseldorfit, pak pas mesnate. Burime policore thanë se rasti cilësohej si sulm. Oficerët e armatosur janë aktualisht në vendngjarje dhe kanë rrethuar zona të mëdha të qytetit.

”Një burrë filloi të godiste me thikë njerëzit pa dallim dje në mbrëmje vonë”, sipas një raporti.

Sulmi me thikë në Southport, vijojnë protestat e dhunshme
Policia dhe protestuesit u ndeshën në disa qytete të Mbretërisë së Bashkuar në raundin e fundit të trazirave të nxitura nga e djathta ekstreme.

Kjo vjen pas një sulmi me thikë në Anglinë veriperëndimore këtë javë.

Që nga incidenti me thikë në Southport, ku u vranë tre fëmijë gjatë një klase joga, tensionet janë rritur në qytetet e Mbretërisë sëBashkuar.

Aktivistët e së djathtës ekstreme janë akuzuar për përdorimin e platformave të mediave sociale për të përhapur dezinformata, më së shumti duke pretenduar në mënyrë të rreme se sulmuesi i Southport ishte një emigrant që kishte mbërritur ilegalisht në MB.

Policia e Mbretërisë së Bashkuar ka konfirmuar se sulmuesi 17-vjeçar, Axel Muganwa Rudakubana, ka lindur në kryeqytetin e Uellsit, Cardiff.

Të shtunën, videot e postuara në mediat sociale treguan turma protestuesish kundër emigrantëve të mbledhur përgjatë lumit të qytetit, duke bërtitur slogane, të tilla si “Stop the Boats” – një referencë për gomonet e përdorura nga azilkërkuesit për të kaluar Kanalin Anglez për në kontinentin e MB.

Sulmi me 12 të vrarë, Izraeli zotohet se do t’i jap një përgjigje
Në Lindjen e Mesme janë rritur shqetësimet për një shpërthim të mundshëm të dhunës pasi autoritetet izraelite thanë se një raketë nga Libani goditi një fushë futbolli në Lartësitë e Golanit, të kontrolluara nga Izraeli. Sulmi vrau 12 fëmijë dhe adoleshentë në atë që ushtria izraelite tha se ishte sulmi më vdekjeprurës ndaj civilëve që nga 7 tetori. Grupi militant libanez, Hezbollah që ka mbështetjen e Iranit e ka mohuar përgjegjësinë për sulmin. Sulmi i së shtunës vjen në një kohë të ndjeshme, pasi Izraeli dhe Hamasi po negociojnë një propozim armëpushimi për t’i dhënë fund luftës gati 10-mujore në Gazë dhe për të liruar afërsisht 110 persona që ende po mbahen peng atje.

Mijëra njerëz morën pjesë në ceremonitë mortore të dielën për 12 fëmijët dhe adoleshentët e vrarë nga një sulm me raketë në Lartësitë e Golanit, të kontrolluar nga Izraeli.

Grupi militant libanez Hezbollah mohoi përgjegjësinë për sulmin në fshatin Majdal Shams. Izraeli e vlerësoi sulmin si më vdekjeprurësin që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor që nxiti luftën në Gazë.

“Ajo që duhet të bëjmë është të përgjigjemi me forcë të plotë, të lirojmë pengjet dhe të ndalojmë këtë luftë. Mjaft më me sakrifikimin e gjakut të fëmijëve tanë”, tha Hithami, banor i fshatit ku u krye sulmi i së shtunës.

Sot ushtria izraelit njoftoi se gjatë natës kreu sulme ajrore kundër Hezbollahut në Liban.

Të paktën 30 raketa u hodhën më pas nga Libani përtej kufirit, tha ushtria izraelite.

Autoritetet izraelite janë zotuar se grupi militant libanez, që ka mbështetjen e Iranit, do të paguajë çmim të rëndë pas sulmit të së shtunës në Lartësitë e Golanit. Viktimat e sulmit ishin pjesë e komunitetit Druzë, një sekt fetar që filloi si degë e Islamit Shiit, por që janë besnik ndaj shtetit izraelit.

Izraeli pushtoi Lartësitë e Golanit nga Siria në luftën e Lindjes së Mesme të vitit 1967 dhe e aneksoi atë në vitin 1981.

Të gjithë viktimat e sulmit të së shtunës ishin të rinj të moshës 10 deri në 20 vjeç. 20 të tjerë u plagosën, sipas ushtrisë izraelite.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha të dielën se ai ishte i pikëlluar nga humbja e jetëve dhe tha se arritja e një marrëveshjeje armëpushimi për luftën në Gazë mund të ndihmojë për të qetësuar situatën në kufirin e Izraelit me Libanin.

“Ne po zhvillojmë bisedime me qeverinë e Izraelit dhe dua të theksoj të drejtën për të mbrojtur qytetarët e tij dhe vendosmërinë tonë për t’u siguruar që ata janë në gjendje ta bëjnë këtë. Por, ne, gjithashtu nuk duam të shohim përshkallëzimin e konfliktit. Ky ka qenë një nga synimet tona që nga dita e parë, nga 7 tetori e në vazhdim”, tha Sekretari Blinken.

Megjithatë, një përgjigje më e fortë izraelite pritet pas kthimit të kryeministrit Benjamin Netanyahu nga vizita e tij në Shtetet e Bashkuara dhe një takimi i kabinetit të sigurisë që pritet të mbahet në orët e mbrëmjes.

Një përgjigje më të fortë se ajo gjatë natës u paralajmërua të dielën edhe nga ministri izraelit i mbrojtjes.

“Kjo është një tragjedi e tmerrshme, u vranë djem dhe vajza të pafajshme. Hezbollahu është përgjegjës dhe do të paguajë një çmim”, tha ministri Gallant.

Qeveria libaneze i ka kërkuar Shteteve të Bashkuara të bëjnë thirrje për përmbajtje nga Izraeli, njofton agjencia e lajmeve Reuters duke cituar ministrn e Jashtëm të Libanit, Abdallah Bou Habib.

Ai gjithashtu njoftoi se Uashingtoni i kishte kërkuar qeverisë së Libanit që t’i përcjellë një mesazh Hezbollahut për të treguar gjithashtu përmbajtje.

Irani paralajmëroi Izraelin të dielën kundër asaj që e quajti një aventure të re në Liban, në një deklaratë të lëshuar nga zëdhënësi i ministrisë së jashtme Nasser Kanaani.

Gjatë një ceremonie në përkrahje të Presidentit të zgjedhur iranian, Masoud Pezeshkian, udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei përsëriti qëndrimin e republikës islamike ndaj Izraelit.

“Regjimi i Izraelit nuk është një shtet, është një bandë kriminale, është një bandë vrasësish dhe terroristësh”, tha zoti Khamenei.

Hezbollahu është grupi më i fuqishëm nga një rrjet grupesh të mbështetura nga Irani në të gjithë Lindjen e Mesme. Grupi libanez filloi hapjen e një fronti të dytë kundër Izraelit menjëherë pas sulmit terrorist të Hamasit, më 7 tetor.

Grupet e tjera që e kanë mbështetjen e Iranit gjenden në Irak dhe Houthit në Jemen. Të gjithë kanë kryer sulme ndaj Izraelit. /voa