Suzanë” – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

Fragmente nga romani “Mos e harro Japoninë, Suzanë”
(Zjarr, zjarr, zjarr)

Tre nëntori do të mbetet gjithmonë në kujtesën time, sidomos ai kur i mbusha shtatëmbëdhjetë vjet jetë. Më vonë mora vesh se ajo ditë kishte qenë e martë. E martë e vrerët, e errët, e kurrqyshme. Data aq shumë ishte përmendur gjatë gjykimit tim sa ishte bërë pjesë e pandashme e jetës sime, si një këmishë e trupit, si Kulla e Ajfelit për Parisin.

Nuk kisha menduar se do të ndodhte ashtu. Në mëngjes u ngrita nga shtrati me dhembje koke. Nëna herët kishte shkuar në punë. Mora të ha diçka, por mezi e çova teposhtë me një gotë birrë. Trupi im, koka ime, tërësia ime jetësore po shpërbëhej. Tërë javën isha dendur me alkool. Markun e kisha përzënë. Ishte larguar me një shikim të dhembshur në fytyrë. Luuku ishte bërë agresiv, se kam filluar edhe t’i përsëris gjërat. Mjekra e thinjur i rrinte si një kaçubë me ferra. Sytë e përgjakur. Nëna më premtoi se do të merrte pushim mjekësor e se do të merrej me mua, të më dërgonte në një institut shërues ose në ndonjë grup alkoolistësh anonimë, të të gjitha ngjyrave, moshave dhe mentaliteteve, të cilët prezantoheshin dhe tregonin histori nga jeta e vet. E panjohura ishte e errët, por tek unë e errëta ishte shumë më e zezë. Si pubisët e lavireve në tablotë e Luukut që kishin kokat e tyre dhe trupin tim. E zeza e këtyre pubisëve hapte gojë si shpella të pafundme, si vrima të zeza që hanin kohën dhe hapësirën.

Në mesditë filloi një shi, por nuk po pastronte asgjë. Jeta ime ishte ndyrë nga një baba pedofil që në tablo ekspozonte trupin e vajzës së vet të vetme. Me fytyra laviresh të lira, plus.

Gjendja ime shpirtërore po shkonte drejt një humnere. Shkova në kuzhinë. Thikat qëndronin të varura. Të merrja një, të shkoja në banjë, ta mbushja vaskën me ujë të ngrohtë dhe t’i prisja venat. Modelja e babait të ngjyrosej një herë e mirë me një të kuqe të paparë. Jo, jo, nuk ishte ide e mirë. Kishte mënyra më të mira.

Shkova në bodrum dhe gjeta një shishë benzinë. Edhe një shkrepëse. U drejtova kah atelieja. Luuku ishte në këndin e tij, i dehur apo i droguar, apo edhe i dehur dhe i droguar.

Fillova t’i spërkas pikturat me benzinë. Dhe pastaj, e ndeza shkrepësen dhe e hodha në benzinë… zjarri shpërtheu ngadhënjyes, drithërues. Gjysmerrësira e ateliesë shkëlqeu me një shkëlqim impozant.

“Zjarr, zjarr, zjarr” – u kujtua të bërtiste Luuk Van Kreemsi, piktori modern holandez i shekullit njëzet, një nga më të talentuarit e gjeneratës së tij.

Unë e shikoja me një shikim mahnitës.

“Çfarë bëre moj kurvë e vogël?!” m’u hakërrua dhe u drejtua me duart e gatshme për të më ngulfatur.

E shtyva fort dhe e godita. Trupi i tij, i dendur nga droga, ra mbi tablo dhe flaka e përpiu. E mbaj mend vetëm flakën, jo edhe shprehjen e tij të fytyrës.

“Zjarr, zjarr, zjarr” – ushtonte atelieja, pasuar nga klithmat e dhembjes së Luukut. Unë mendova të hidhesha dhe të përfundoja në flakë, si një Zhanë d’Ark, të bëja vetëdjegie, ta përqafoja flakën dhe ta përfundoja aty jetën time të mjerë e të pavlerë.

Më tutje nuk mbaj mend asgjë.

Gjatë gjykimit kisha kuptuar se kisha goditur kokën diku dhe kisha humbur vetëdijen. Fqinjët që kishin dëgjuar klithmat dhe kishin parë tymin, kishin vrapuar dhe më kishin nxjerrë të asfiksuar, kurse Luukun vetëm me shpirt, të cilin e kishte lënë rrugës për spital.

(Spitali dhe e vërteta e madhe)

Isha përmendur në spital.

Tërë plagë, të gërvishtura, të djegura.

Plagën më të madhe e kisha në zemër. Kisha vrarë tim atë. Njeriun që më kishte dhënë njëzet e tre kromozomet e tij. Ku kishte më keq? Pse duhej të jetoja më? Çfarë jete mbetej pas kësaj tragjedie? Duhej sa më shpejt të shkoja edhe unë në botën tjetër, nëse kishte, nëse jo, mjaftonte që trupi im të futej në një gropë dhe të mbulohej me dhe. Shëmbëlltyrat e trupit tim në ato tablo të urryera kishin përfunduar në zjarr. Ishin bërë tym dhe kishin marrë eterin përpjetë.

Nëna më rrinte te koka dhe më ngushëllonte, më përkëdhelte, më ushqente. Por, mua asgjë s’më bënte përshtypje.

“Nënë, pse po kujdesesh për mua? Unë jam një vrasëse. Pse jam në spital? Pse nuk jam në burg. Të më dënojnë me vdekje. Të më varin. Kam vrarë babin…” – dhe shkrehesha në vaj.

Nëna, oh nënëshkreta! Nuk mund të fliste nga vaji. M’i lagte tëmthat me njelmësinë e lotëve.

“Ishte aksident, e dashur, ka ndodhur pa dashur” – mundohej të më ngushëllonte.

“E kam goditur. E kam shtyrë”.

“Ka qenë vetëmbrojtje, të ka sulmuar” – mundohej të më bindte.

“Jo, jo, unë e kam vrarë, unë e kam djegur”.

Kështu vazhdonin pafund argumentet dhe kundërargumentet derisa lodhesha e këputesha.

Shërimi i plagëve dhe të djegurave zgjati disa javë.

Hetuesit policorë erdhën disa herë, por nëna bisedonte me ta dhe nuk më linte mua. Kur plagët dhe të djegurat u mbyllën, kur lotët m’u shterën e mjekët po më thoshin se duhet të shkoja në shtëpi, erdhi urdhri nga prokurori i rastit se duhej të shkoja në qendrën e paraburgimit për të

rinjtë. Nëna bisedoi me kryemjekun dhe më udhëzuan së pari në një spital psikiatrik të adoleshentëve. Së pari duhej të këndellesha edhe psikikisht, pastaj të përballesha me drejtësinë. Në spitalin psikiatrik isha nën përcjellje të policisë.

Para se të nisesha, nëna m’u afrua dhe më përqafoi.

“Suzanë, bija ime, duhet të të them diçka. Diçka që duhet të bëhesh e fortë ta pranosh”.

I hapa sytë e habitur.

“Ti nuk je bija e Luukut. Ai ishte steril. Nuk mund të bënte fëmijë”.

“Si, si?!” – pyeta e hakërruar.

“Luuku nuk është babai yt. Është vetëm burri im. Kaq”.

“Po kush është babai im?”

“Quhet Jan Bakkers. Është mjek otorinolaringolog”.

“Po si?! Pse?!”

“Mos u lodh më shumë. Ndërkohë do t’i marrësh vesh të gjitha. Tash shko me paqen e Zotit dhe me bekimin tim, e vetmja ime”.

Shkova me kokën sa një kosh. Dhallë. Nuk e kisha vrarë babanë tim. E kisha vrarë burrin e nënës sime. M’u morën mendtë por, nuk rashë përtokë.

Shërimi zgjati disa muaj. Shërimi i djegieve trupore zgjati më pak se shërimi i plagëve shpirtërore. Plus plagët shpirtërore mund edhe të hapeshin prapë dhe të kullonin gjak e qelb. Reparti psikiatrik, me policin te dera, u bë shtëpia ime e dytë. Mjekët po se po, por edhe infermieret ishin shumë të mira. Bëja psikoterapi. Psikanaliza. Dr. Kethrin, mjekja ime, përpiqej të gjente mos kisha tendenca piromane, dmth. a kisha unë apo nuk kisha dëshirë të kallja gjëra. Më pyeste për gjërat që mbaja mend në moshën më të vogël. Ngjyrat që doja, lojërat që luaja, ushqimet që më pëlqenin. Dalëngadalë kuptova se kisha dëshirë të djegia gjëra. Dëshirat piromane kishin qenë të fshehura në mua, kurse ishin manifestuar tani. Në fund, kur më transferuan nga reparti psikiatrik në qendrën e paraburgimit për të mitur, në kartelën time tërhiqej vërejtja për tendencat e mia piromane. Normalisht, këto gjëra i pata mësuar më vonë.

Nëna ma gjeti një avokat. Më të mirin. Gjyqi zgjati disa muaj. U shqyrtuan të gjitha hollësitë, që nga lindja ime, madje edhe më herët, që nga ngjizja ime. Nëna dëshmoi publikisht se piktori nuk ishte babai im. E tregoi me emër dhe mbiemër babanë e vërtetë. Gjykatësi kërkoi analizën e ADN-së. E bëmë. Mjeku më mori materialin dhe rezultati erdhi: babai im ishte mjeku otolaringolog Jan Bakkers, si më kishte thënë nëna në spital. Ai ishte i martuar dhe kishte tre fëmijë. Erdhi edhe ai vetë të dëshmonte. Kishin qenë të rinj, të fejuar, mami me Luukun, kurse Jani me Elisabethin ishin në lidhje dashurie që disa vite. Në atë kohë Luuku kishte filluar të tepronte me pijen, bashkë me të edhe sjelljen e keqe. Mami, një studente ambicioze e mjekësisë, me hormone të pafrenuara, kishte rënë në krahët e kolegut të vet. E pranoi me kokën poshtë, por edhe me një arsyetim tjetër: Luuku kishte qenë steril. Ai e dinte këtë, prandaj lindja ime vetëm sa ia kishte shtuar mjerimin piktorit. Si duket më kishte urryer, por disi e kishte fshehur.

Pyetjet e gjykatësit u përqendruan rreth motivit. A e kisha planifikuar, apo kishte ndodhur në afekt? Kjo kishte shumë rëndësi në vendimin, por mua aq më bënte. E kisha vrarë, e pranoja pa hezitim. E kisha vrarë. E kisha ndezur zjarrin. E kisha shtyrë në flakë. Ai më kishte sulmuar. Kishte pasur të drejtë të më sulmonte. Ia kisha zhdukur artin. Ia kisha zhdukur fëmijët e tij. Pjellë e tij ishin ato piktura. Bota e artit e nderonte shumë. Kishte pasur edhe peticione ku kërkohej dënimi më i rëndë për mua. Unë thashë të vërtetën: figurat në piktura kishin shtatin tim, ishin hijet që më përndiqnin.

Pas shumë seancash, provash e kundërprovash, pas një rruge të gjatë mes nenesh e ligjesh, vendimi u mor. U shpalla fajtore dhe m’u dhanë njëzet vjet burg. Avokati im dhe nëna deshën të ankoheshin, por s’i lejova. Doja të shkoja dhe të mbyllesha deri në katarsën time të plotë. Doja të pastrohesha nga aroma e zjarrvënëses që më vinte në duar, në shpirt.

Rinia ime do të kalonte në robëri.

Punë e madhe.

(Shtatë mijë e dyqind ditë)

Zhurma e aeroplanit po m’i shoqëronte mendimet. Mendime si në ditë burgu. Ditë pafund burgu. Kisha bërë shtatë mijë e dyqind ditë në një dhomë, me një rutinë ngufatëse. Vizitat e nënës ishin të vetmet ngjarje që më mbanin gjallë dhe ma freskonin kujtesën dhe jetën. Edhe librat e mirë dhe autorët e ndryshëm. Bëja edhe shumë ushtrime fizike. Duke e mbajtur trupin në formë, e mbaja lart edhe shpirtin. Kisha vendosur të mbijetoja. Kishte jetë në venat e mia. Kishte mendime në kokën time. Kisha një baba dhe një nënë jashtë. Isha një kriminele piromane që ishte shëruar, ose që mendonte se ishte shëruar

Jeto I Lumtur