telefonave – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

Goditet banda e grabitësve të telefonave në Londër, 40 mijë iPhone të vjedhur
Policia Metropolitane ka pretenduar se ka shkatërruar një bandë kriminale përgjegjëse për 40 përqind të vjedhjeve të telefonave në Londër.

Rreth 46 të dyshuar u arrestuan në “sulmin më të madh kundër vjedhjeve dhe grabitjeve të telefonave celularë në Mbretërinë e Bashkuar”, të quajtur Operacioni Echosteep, zbuloi policia.

Pamjet e publikuara nga autoritetet britanike tregojnë shumë grabitës telefonash që u afroheshin qytetarëve dhe u rrëmbenin telefonin nga duart.

Rrjeti kriminal dyshohet se ka kontrabanduar deri në 40,000 telefona të vjedhur nga Mbretëria e Bashkuar në Kinë gjatë 12 muajve të fundit.

Më shumë se 81,000 vjedhje telefonash u raportuan në kryeqytet vitin e kaluar, duke shkaktuar paralajmërime për një “epidemi”.

Policia Metropolitane tha se grupi, i cili shënjestroi iPhone-ët për shkak të fitimprurësisë së tyre jashtë vendit, u paguante hajdutëve të rrugës deri në 300 paund për çdo telefon të vjedhur. Pajisjet më pas shiteshin për fitime të konsiderueshme në Kinë.

Shifrat nga Scotland Yard treguan një rritje prej 20% në raportet e vjedhjes së telefonave nga viti në vit.

Më shumë se 230,000 telefona janë raportuar të vjedhur në kryeqytet gjatë katër viteve të fundit.

Të dhënat nga Policia Metropolitane tregojnë se 37 personave u vidhen telefonat çdo ditë vetëm në West End.

Operacioni Echosteep filloi në dhjetor të vitit të kaluar kur një kuti që përmbante rreth 1,000 iPhone u kap në një depo pranë Aeroportit Heathrow përpara transportit të planifikuar në Hong Kong.

Pothuajse gjysma e telefonave u gjetën të vjedhur. Detektivë të specializuar ndaluan dërgesa të tjera dhe përdorën mjetet mjeko-ligjore të gjetura në pako për të identifikuar dy burra.

Rritet shkalla e vjedhjes së telefonave inteligjent
Që kur Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) muajin e kaluar e klasifikoi situatën globale të virusit ‘mpox’ (lija e majmunit) si një emergjencë të shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar, aksionet farmaceutike, si dhe teknologjia mjekësore dhe bio-farmaceutike janë rritur derisa aksionet e linjave ajrore kanë shënuar rënie, transmeton Anadolu.
Analistët thanë se aksionet e linjave ajrore ranë muajin e kaluar për shkak të shqetësimeve në rritje se virusi do të përhapej në nivel global po aq shpejt sa COVID-19, që vrau milionë njerëz në mbarë botën dhe shkatërroi shumë biznese në sektorë të tillë si udhëtimi, turizmi dhe transporti.

Që nga deklarata e 14 gushtit nga OBSH-ja, aksionet e furnizuesit japonez të mjeteve mjekësore ‘Precision System Science’ u rritën me 67,1 për qind, ndërsa të zhvilluesit danez të vaksinave ‘Bavarian Nordic’ u rrit me 43,3 për qind.
Sipas Komisionit të BE-së, ‘MVA-BN’ e kompanisë ‘Bavarian Nordic’ është e vetmja vaksinë kundër virusit ‘mpox’ e miratuar nga BE-ja, Zona Ekonomike Evropiane dhe Mbretëria e Bashkuar.
Vaksina ‘MVA-BN’ është sugjeruar për përdorim për popullatën e përgjithshme të rritur, 18 vjeç e lart, respektivisht në individë të konsideruar në rrezik të lisë apo virusit ‘mpox’.

Furnizuesi i mjeteve mjekësore ‘Presicion System Science Co.’ u rrit me 39 për qind në Japoni, ndërsa prodhuesi i kompleteve të zbulimit të viruseve ‘Shanghai Zj Bio-Tech Co.’ fitoi deri në 8,4 për qind në Kinë.
Aksionet e kompanisë farmaceutike britanike ‘GlaxoSmithKline’ fituan 9,6 për qind, kompania farmaceutike me bazë zvicerane ‘Novartis’ fitoi 8,4 për qind, ‘Sanofi’ me bazë franceze 7,3 për qind, ‘Johnson & Johnson’ me bazë në SHBA 4,7 për qind, ‘Shanghai ZJ Bio-Tech Co.’ me bazë në Kinë 4,5 për qind, ‘Gilead Sciences’ me bazë në SHBA 3,9 për qind, ‘Bayer’ me bazë në Gjermani 1,3 për qind, si dhe kompania ‘Roche’ me bazë në Zvicër fitoi 0,5 për qind.

Nga ana tjetër, aksionet e grupit kinez ‘Sinopharm’ humbën 1 për qind, ndërsa kompania farmaceutike me bazë në SHBA ‘Pfizer’ humbi 5 për qind dhe ajo ‘Emergent Biosolutions’ humbi 34,6 për qind.
Mbi 22 mijë raste të virusit ‘mpox’ u raportuan në mbi dhjetë vende afrikane, ndërsa vende të tjera si Filipinet, Tajvani, Tajlanda, Suedia, Australia dhe Pakistani gjithashtu konfirmuan raste virusit.
Sipas OBSH-së, ‘mpox’ është një sëmundje virale që përhapet përmes kontaktit të ngushtë dhe materialeve të kontaminuara si çarçafët, veshjet dhe gjilpërat.

Rritet shkalla e vjedhjes së telefonave inteligjent
Qeveria britanike po u bën thirrje kompanive të teknologjisë që të ndihmojnë në trajtimin e shkallës së lartë të vjedhjes së telefonave inteligjentë. Ekspertët fajësojë lulëzimin e tregut të zi të telefonave për shtimin e grabitjes së telefonave nëpër rrugët e qyteteve angleze. Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë policinë londineze që ndjek një hajdut që ka vjedhur 24 telefona celular gjatë orëve të mëngjesit, që më pas u dënua me dy vjet burg.

Të dhënat deri në mars të vitit 2024, tregojnë se rreth 200 njerëzve në ditë u vidhen telefonat ose çantat. Vjedhja është shtuar me rreth 150% krahasuar me një vit më parë, ose rreth 78,000 viktima. Nez është një prej viktimave. “Po shkoja drejt stacionit të autobusit dhe muzika që dëgjoja në kufje u ndërpre. E kuptova që më kishin vjedhur telefonin”, tregon ai.

Në këtë video shihet një hajdut që e ndjek nga pas viktimën dhe i vjedh telefonin pa u ndjerë. Por një polic i fshehtë e kap hajdutin në lagjen e famshme Soho të Londrës. Sipas qeverisë britanike, rritja e kërkesës brenda dhe jashtë vendit për telefona të përdorur po i nxit vjedhjet. Ben Uood është analist me firmën “CCS Insight”. “Po shohim sfida të mëdha në treg sepse është shtuar kërkesa për telefonat e përdorur.

Veçanërisht për produktet si Iphone ose modelet e fundit të Samsungut, që kushtojnë shumë kur janë të rinj por e ruajnë vlerën”.
Qeveria britanike është zotuar se do ta godasë krimin duke vënë në objektiv hajdutët e telefonave dhe tregjet që ata përdorin. Qeveria ka në plan të organizojë një takim me kompanitë e teknologjisë dhe prodhuesit për të diskutuar mënyra për parandalimin e vjedhjes së telefonave inteligjentë.

“Është një sfidë e vazhdueshme për kompanitë kur kemi të bëjmë me vjedhjet. Por sfida më e madhe është t’i detyrosh njerëzit që të përdorin veçoritë mbrojtëse që ofron telefoni si njëjtësimi me fytyrën, shenjat e gishtërinjve apo kode të vështira për hapjen e telefonave inteligjentë. Këto janë mënyrat më të thjeshta për mbrojtjen e telefonit.

Por ka edhe aplikacione që tregojnë vendndodhjen e telefonit dhe të mundësojnë ta bllokosh përdorimin e telefonit të vjedhur”, thotë zoti Ëood.
Ai thotë se bllokimi në shkallë botërore i përdorimit të një pajisje të vjedhur, çka do të kërkonte shumë vite të arrihej, do t’i jepte fund vjedhjes së telefonave inteligjentë.

I dyshuar për vjedhjen e një televizori dhe dy telefonave
Një 41-vjeçar është vënë në prangat e policisë, pasi dyshohet se ka vjedhur një televizor dhe dy telefona në një banesë si dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë me forcë. Si pasojë e veprimeve të tij është arrestuar menjëherë.

Mësohet se për veprime të mëtejshme, materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë

Njoftimi i policisë:

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin F. S., 41 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 6, Korçë, dyshohet se ka vjedhur 1 televizor dhe 2 celularë, në dy banesa. Gjithashtu, 41-vjeçari ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë, gjatë kryerjes së veprimeve procedurale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.