Thethi – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

Thethi “në flakë”, molotovë drejt fadromave të IKMT-së, REAGON Policia e Shtetit
Një situatë e paprecedentë është regjistruar ditën e sotme në fshatin Theth të Shkodrës teksa persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndë shpërthyese drejt fadromave të IKMT-së si dhe është synuar djegia e një ure në lagjen “Gjelaj”.

Pas raportimit të kësaj ngjarje, drejt Thethit u nisën forcat e FNSH-së, ndërsa ka ardhur dhe reagimi nga Policia e Shtetit duke dhënë më tepër detaje.

Policia ka sqaruar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:35 teksa një shtetas ende i paidentifikuar ka hedhur lëndë djegëse duke tentuar djegien e një ure druri, por nga ndërhyrja e uniformave blu, ura ka pësuar dëmtime të pjesshme. Në njoftim theksohet se asnjë mjet punë i IKMT-së nuk është sulmuar dhe se nuk është rrezikuar jeta e asnjë qytetari apo punonjësi të shtetit.

Sakaq, hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit si dhe për identifikimin e personit që hodhi shishen me molotov.

Banorët e Thethit tashmë janë ngritur prej ditësh në protestë duke kundërshtuar prishjen e objekteve të ndërtuara prej tyre nga IKMT. Kryesisht bëhet fjalë për bujtina e shtëpiza pushimi të ngritura me qëllim përdorimin e tyre gjatë sezoneve turistike, për të cilat pronarët nuk disponojnë leje ndërtimi.

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër

Në lidhje me një lajm të publikuar në media dhe rrjete sociale, se në fshatin Theth janë sulmuar me lëndë djegëse (molotov) mjetet fadromë të IKMT-së dhe një urë në lagjen “Gjelaj”, sqarojmë se:

Rreth orës 15:35, një shtetas ende i paidentifikuar ka hedhur në rrugë një shishe me lëndë djegëse, duke tentuar djegien e një ure druri, por me ndërhyrjen e Policisë është parandaluar djegia e plotë e saj. Nga zjarri, ura ka pësuar dëmtime të pjesshme.

Sqarojmë se asnjë mjet fadromë nuk është sulmuar me lëndë djegëse dhe nuk është shkaktuar asnjë dëm material apo rrezik për jetën e qytetarëve apo punonjësve të shërbimeve shtetërore.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe ato të Forcës Kombëtare të Sigurisë ndodhen në zonë, në mbështetje të strukturave të IKMT Tiranë dhe IMT të Bashkisë Shkodër, për zbatimin e planit për prishjen e ndërtimeve pa leje në fshatin Theth.

Grupi hetimor vijon veprimet për identifikimin dhe kapjen e personit që hodhi në rrugë lëndën djegëse.

Policia është e vendosur për të garantuar sigurinë e shtetasve dhe të automjeteve që punojnë në zonë për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe apelon për banorët që të mos kryejnë veprime që pengojnë veprimet e ligjshme të strukturave që operojnë në terren, pasi do të përballen me forcën e ligjit.