TikTok – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

TikTok lançon platformën vetëm për artistët
TikTok ka prezantuar një platformë të re të dedikuar për artistët muzikorë, të quajtur “TikTok për Artistët”, që synon t’i ndihmojë ata të ndërtojnë dhe rrisin karrierën e tyre nëpërmjet të dhënave dhe mjeteve të avancuara të promovimit.

Platforma u ofron artistëve statistika të detajuara për performancën e këngëve të tyre në TikTok, si dhe të dhëna për audiencën – përfshirë moshën, gjininë, gjuhën dhe përfshirjen e ndjekësve në përmbajtje.

Një nga risitë kryesore është funksioni “Pre-release”, që u lejon fansave të ruajnë paraprakisht këngë dhe albume në Spotify ose Apple Music, duke i dhënë artistëve një mjet të ri për të ndërtuar pritshmëri para publikimit.

Lançimi i kësaj platforme vjen pas mbylljes së “TikTok Music”, duke treguar se kompania po përqendrohet më shumë në mbështetjen e artistëve përmes aplikacionit të saj bazë, në vend që të garojë drejtpërdrejt me platformat e transmetimit muzikor.

“TikTok për Artistët” është tashmë i disponueshëm në disa shtete kryesore si SHBA, Britania e Madhe, Gjermania, Japonia dhe Brazili, dhe pritet të zgjerohet edhe në vende të tjera së shpejti.

Rama mbylli TikTok, Berisha e sfidon me VPN!
TIRANË – Mbyllja e rrjetit social TikTok ka qënë një nga temat më të komentuara së fundmi në vend. Qeveria mori vendimin për mbylljen e aplikacionit në fillim të këtij muaji, me pretendimin se ky rrjet social cënon sigurinë e fëmijëve nisur nga ngjarjet e regjistruara së fundmi mes adoleshentëve disa prej të cilave kanë rezultuar fatale.

Vetë kreu i qeverisë në një komunikim me ndjekësit këtë të enjte konfirmoi edhe njëherë mbylljen e TikTok teksa u shpreh se procedura për mbylljen e aplikacionit në celularë ka përfunduar. Rama tha se TiKTok së shpejti do të vijë në Shqipëri për të paraqitur planin për rritjen e sigurisë për fëmijët e adoleshentët.

“Procedura për mbylljen e TikTok ka përfunduar për telefonat Smart. Të gjithë ta dinë që mënyra për t’iu shmangur bllokimit duke përdorur VPN falas është shumë e rrezikshme sepse dihet botërisht se hakerat bëjnë namin në grabitjen e të dhënave të telefonit. Duroni pa TikTok disa kohë deri kur të përfundojnë edhe programin e përbashkët kompaninë TiKTok e cila së shpejti do të vijë në Shqipëri për të paraqitur planin për rritjen e sigurisë për fëmijët e adoleshentët në mënyrë që të gjithë të jeni të lumtur, kompania, prindërit, fëmijët, mësuesit por edhe ne”, tha Rama.

Por ky vendim nuk është pritur aspak mirë nga opozita e cila e ka kundërshtuar mbylljen e aplikacionit. Opozita pretendon se mbyllja e TikTok në prag fushate elektorale është një censurë ndaj fjalës së lirë, ndërsa e ka sfiduar vendimin e qeverisë me shkarkimin e VPN-së.

Vetë kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë një konference të zhvilluar sot me gazetarët u shpreh se mbyllja e rrjetit social, është një akt i shëmtuar, ndërsa shtoi se tashmë ai ka shkarkuar VPN-në dhe u bëri thirrje të rinjve që të bëjnë të njëjtën gjë.

“Edi Rama nuk duron dot kritikat e të rinjve në Tik Tok. Kjo dëshmon qartë edhe njëherë se çfarë raporti ka ky me vlerat bazë të demokracisë, liritë dhe të drejtat e njeriut. I ftoj të gjithë të rinjtë të shkarkojnë VPN-në dhe të vazhdojmë betejën tonë, në radhë të parë kundër censurës. Nuk duhet t’i nënshtrohemi censurës. Ky është një akt i shëmtuar, një akt që nuk mund ta bënte kurrë një njeri,” tha Berisha.

Ndërkohë që kreu i qeverisë dhe kryedemokrati vijojnë kundërshtimet për platformën, duket se shqiptarët e kanë bërë zgjedhjen e tyre. Referuar një postimi të publikuar së fundmi nga Proton VPN, thuhet se përdorimi dhe shkarkimi i VPN në Shqipëri ka pësuar rritje. Dhjetëra qytetarë shqiptarë, referuar postimit, kanë shkarkuar VPN për të vijuar aksesin në rrjetin social, pavarësisht mbylljes së aplikacionit me vendim qeverie.

“Shqipëria ka urdhëruar ISP-të të bllokojnë TikTok. Përdorimi i ProtonVPN është rritur 1200% mbi bazën dhe ky numër po rritet ndërsa shqiptarët vazhdojnë të kërkojnë akses në një internet të hapur dhe falas”,- thuhet në postimin në “X”.

SHBA/ Gjykata e Lartë do të vendos ‘fatin’ e TikTok
Gjykata e Lartë do të dëgjoj këtë të premte argumentat e parashtruar nga palët lidhur me një ligj që do të ndalonte ose detyronte shitjen e TikTok deri më 19 janar në Shtetet e Bashkuara, në një çështje që vendos përballë të drejtat e lirisë së fjalës dhe shqetësimet për sigurinë kombëtare lidhur me aplikacionin TikTok në pronësi të kompanisë kineze ByteDance.

Kongresi i SHBA-së miratoi një legjislacion vitin e kaluar me mbështetje të gjerë nga të dyja partitë, i cili kërkon që kompania kineze ByteDance, pronarja e TikTok, të divestojë nga platforma sociale ose të përballet me ndalim për shkak të shqetësimeve për sigurinë kombëtare.

TikTok ka deklaruar se do të mbyllë platformën deri më 19 janar, përveç nëse Gjykata e Lartë e rrëzon ose ndalon datën efektive të ligjit.

Gjykatësit gjithashtu kanë para vetes një apel nga presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, i cili ka hequr dorë nga mbështetja e tij e mëparshme për një ndalim, duke kërkuar që t’i jepet atij dhe administratës së tij të re kohë për të arritur një “zgjidhje politike” dhe për të shmangur vendosjen e një vendimi në këtë çështje.

Ky rast përfaqëson një tjetër shembull ku gjykata kërkohet të vendosë për një medium me të cilin gjykatësit kanë pranuar se kanë pak njohuri ose ekspertizë, ndonëse shpesh herë ata ndërhyjnë në çështje të rëndësishme që lidhen me kufizime të lirisë së fjalës.

Zyrtarët thonë se autoritetet kineze mund të detyrojnë ByteDance të dorëzojë informacione për përdoruesit amerikanë të TikTok ose të përdorin platformën për të përhapur informacion.

Gjykatësit kanë parashikuar dy orë për argumentet dhe seanca pritet të zgjasë më shumë se kaq.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Këto janë shtetet që kanë bllokuar Tiktok-un në vendet e tyre
Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, ByteDance i cili përdoret thuajse nga çdo moshë. Megjithatë shumë vende të botës janë të janë të shqetësuara sigurinë që të ofron kjo platformë, veçanërisht për fëmijët dhe adoleshentët.

Për këtë arsye disa shtete e kanë ndaluar përdorimin e tij në vendin e tyre.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Më 13 mars, Dhoma e Përfaqësuesve miratoi me shumicë dërrmuese një ligj që kërkon që kompania mëmë me bazë në Pekin të TikTok të largohet nga platforma ose të përballet me një ndalim mbarëkombëtar.

Ky vendim u miratua më 24 prill si pjesë e një pakete më të madhe.

Britania e Madhe

Më 16 mars 2024, Oliver Doëden, sekretari i Shtetit i Mbretërisë së Bashkuar në zyrën e kabinetit, njoftoi në një deklaratë për Dhomën e Komunave të Mbretërisë së Bashkuar një ndalim të menjëhershëm të aplikacionit në pajisjet zyrtare të qeverisë.

Franca

Më 24 mars, qeveria franceze ndaloi instalimin dhe përdorimin e aplikacioneve si TikTok, Netflix dhe Instagram në telefonat e punës të 2.5 milionë nëpunësve civilë. Ndalimi, i cili u njoftua me një udhëzim “detyrues”, ka hyrë menjëherë në fuqi dhe nuk vlen për telefonat personalë të punonjësve të shtetit.

Estonia

Në fund të marsit, ministri në largim i IT dhe Tregtisë së Jashtme të Estonisë, Kristjan Jarvan, deklaroi se TikTok do të ndalohej nga telefonat e ofruar nga shteti për zyrtarët publikë.

Australia

Më 4 prill, Australia ndaloi TikTok nga të gjitha pajisjet në pronësi të qeverisë federale për shkak të shqetësimeve të sigurisë dhe privatësisë së përdoruesit.

Kina

Vetë Kina nuk lejon që versioni ndërkombëtar i TikTok të përdoret. Në vend të kësaj, përdoruesit duhet të shkarkojnë Douyin, versionin kinez të TikTok, i cili i nënshtrohet censurës nga Partia Komuniste Kineze.

Holanda

Ministria e Brendshme holandeze paralajmëroi se aplikacionet nga vende si Kina, Rusia, Koreja e Veriut dhe Irani përbënin “një rrezik të lartë spiunazhi”.

Norvegjia

Më 23 mars, parlamenti i Norvegjisë ndaloi Tiktok nga pajisjet e punës, pasi Ministria e Drejtësisë e vendit paralajmëroi se aplikacioni nuk duhet të instalohet në telefonat e ofruar për punonjësit e qeverisë.

Belgjika

Më 10 mars, Belgjika njoftoi se do të ndalonte TikTok nga pajisjet në pronësi ose të paguara nga qeveria federale belge për të paktën gjashtë muaj, duke përmendur shqetësimet për sigurinë kibernetike, privatësinë dhe dezinformimin.

Danimarka

Më 6 mars, ministria Daneze e Mbrojtjes njoftoi se do të “ndalojë përdorimin e aplikacionit në njësitë zyrtare” si një masë sigurie kibernetike. Ministria tha se Qendra e Sigurisë Kibernetike e vendit skandinav, pjesë e shërbimit të inteligjencës së jashtme të Danimarkës, kishte vlerësuar se ekzistonte rreziku i spiunazhit.

Kanadaja

Më 6 nëntor, qeveria federale kanadeze urdhëroi TikTok të ndalojë operacionet e saj në vend për shkak të shqetësimeve për ndërhyrje të huaja.

Zelanda e Re

Më 17 mars, Zelanda e Re njoftoi se TikTok do të ndalohej nga telefonat e ligjvënësve të qeverisë në fund të muajit.

Indi

India ka ndaluar plotësisht TikTok, duke përfshirë pajisjet personale të qytetarëve. Ndalimi u zbatua në korrik 2020 pas një përleshjeje kufitare midis Kinës dhe Indisë la të vdekur 20 ushtarë indianë.

Së fundmi edhe Shqipëria ka vendosur të ndalojë platformën TikTok për një periudhë një vjeçare, duke filluar nga viti i ardhshëm. Ky vendim u mor pas një incidenti tragjik në nëntor, ku një adoleshent u vra nga një bashkëmoshatar pas një konflikti që filloi në rrjetet sociale.

Edi Rama Ja për sa kohë Tiktok do të qëndrojë i mbyllur
Qeveria shqiptare ka vendosur që të mbyllë rrjetin social Tiktok në vendin tonë. Këtë e konfirmoi sot kryeministri Edi Rama kur tha se “ne Tik-Tok do ta mbyllim për një vit”.

Por kur do të mbyllet Tiktok? Rama e kishte përgjigjen, kjo do të ndodhë brenda dy muajve në vazhdim:

“Ne kemi bërë të gjithë hulumtimet tona në aspektin teknologjik dhe do të na duhen 6 deri në 8 javë, duke filluar nga fillimi i vitit të ardhshëm dhe për një vit ne do ta mbyllim plotësisht për të gjithë. Tik-Tok në Republikën e Shqipërisë nuk do të ketë!”

Por çdo të ndodhë pas një viti?

Rama tha se ka një plan për më tej: “Pastaj, gjatë atij viti do të shikojmë si do të veprojnë vendet e tjera, çfarë do të nxjerrë teknologjia për kufizime, për filtra, etj, etj, si do të reagojë vetë TikTok se TikTok është një kompani që rrënjët e veta i ka në Kinë dhe po të shikosh TikTok në Kinë dhe po të shikosh TikTok jashtë Kinës, janë dy Tik-Tok të ndryshëm”, tha Rama.

Ai ilustroi me atë se çfarë sipas tij shihet në Kinë: “TikToku në Kinë promovon se si nxënësit të bëjnë mirë mësimet, se si ruhet natyra, se si është tradita etj. Rrugaçërira, perversitete, dhunë, bullizëm, krim, thika, presa, shpata, revole, euro, dollarë nuk sheh në TikTokun e Kinës. Ndërsa në TikTokun jashtë Kinës vetëm llum dhe vetëm qenëri”.

Në këtë pikë Rama shtron pyetjen: Çfarë na duhet ne kjo?

Ai thabse këtë e bën algoritmi dhe shtoi: “Është algoritmi që nxit dhe ju e dini shumë mirë, kemi qenë të gjithë në atë moshë dhe unë për veten time, i qëndroj akoma besnik vetes që kur prindërit e mi më thoshin sa të mirë kishin qenë ata në kohën e tyre dhe sa problem ishin fëmijët në kohën time, thoja “betohu Edi Rama që kur të bëhesh si këta, kurrë nuk do të thuash sa të mirë ishim ne, sa problem janë këta’’ dhe unë nuk e them këtë.

Problem sot nuk janë fëmijët tanë, problem sot jemi ne, problem sot është shoqëria jonë, problem sot janë TikToku dhe gjithë toktokët e tjerë që na i marrin peng fëmijët. Dhe e përsëris, njësoj si rrugaçi i lagjes, që është personazhi më tërheqës i fëmijërisë, nuk është tërheqës, i pari i klasës. Të parin e klasës nuk e do njeri. Është tërheqës ai që të tërheq si të ikësh nga mësimi, si të shkosh të bësh qejf, si të ikësh këtej, si të dalësh andej, si kështu e si ashtu, ja thika, ja kjo e ja ajo.

Ndërkohë që ajo ç’ka është e rëndësishme të dihet, është që ne po e shtrijmë punën për fëmijët edhe në institucionet e tjera, jashtë të gjithë çfarë u diskutua këtu dhe do ta kthejmë në një sistem pune dhe financimi që çdo ministri, çdo institucin në Republikën e Shqipërisë duhet të ketë programin e vet për fëmijët, nuk ka rëndësi se me çfarë merret”. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Kush mund ta blejë TikTok dhe sa do të kushtojë?
Ora ka filluar të numërojë së prapthi që TikTok të gjejë një pronar të ri.

Presidenti Joe Biden nënshkroi të mërkurën legjislacionin që do të ndalonte TikTok në Shtetet e Bashkuara nëse kompania teknologjike kineze, ByteDance, nuk e shet aplikacionin. TikTok planifikon të kundërshtojë ligjin në gjykatë, por nëse dështon, kompania do të duhet të gjejë një blerës dhe shpejt.

Kjo ngre pyetjen se kë mund ta konsiderojë qeveria amerikane si një pronar të ri të përshtatshëm të një platforme të mediave sociale me 170 milionë përdorues amerikanë dhe një sfidues në rritje për gjigantët e trashëguar të mediave sociale, siç është Meta, Facebook.

Dhe një dhimbje koke e shtuar për çdo blerës potencial: Ministria e Tregtisë e Kinës ka thënë më parë se do të “kundërshtonte fuqishëm” çdo shitje të detyruar të TikTok.

Nuk ka ende një konsensus të dukshëm për një ofertues të preferuar. Por disa kandidatë duken më të mundshëm se të tjerët, thonë ekspertët ligjorë dhe analistët e biznesit.

Disa analistë mendojnë se pavarësisht nga të gjitha vështirësitë, biznesi i TikTok në SHBA mund të shitet për mbi 50 miliardë dollarë.

Sipas analistëve, çdo përpjekje nga një gjigant teknologjik me një prani të madhe të mediave sociale do të nxiste menjëherë flamujt e kuq jobesueshmërie.

Meta tashmë po lufton një padi të Komisionit Federal të Tregtisë që pretendon se blerja e WhatsApp dhe Instagram ka shkelur ligjin amerikan antitrust dhe FTC po kërkon në mënyrë aktive të shpërbëjë kompaninë.

Google po lufton gjithashtu paditë antitrust të Departamentit të Drejtësisë në dy fronte. Këto kanë të bëjnë me bizneset e saj të teknologjisë së kërkimit dhe reklamimit , jo me pronësinë e tij të YouTube. Megjithatë, kompania është nën një vëzhgim kaq të ngushtë sa që do të ishte një kandidat i dobët për të blerë TikTok, thonë ekspertët.

“Nëse është Amazon, Microsoft, Google ose Meta, unë thjesht mendoj se do të shihni një shqetësim thelbësor antitrust,” tha Gene Kimmelman, një ish-zyrtar antitrust i Departamentit të Drejtësisë. “Nëse do të thoshit, si një Intel, apo një Cisco, ndoshta Oracle, nuk e di. Nëse do të më thoshit se është Verizon, ose AT&T, mbase nuk është aq problem i madh.”

Jasmine Enberg, analistja kryesore në Emarketer, theksoi një paradoks: Vetëm gjigantët më të mëdhenj, më dominues të teknologjisë mund të kenë burimet për të blerë TikTok. Por mund të jenë ata që do të tërhiqnin skepticizmin më rregullator.

“Çdo blerës potencial duhet të ketë xhepa të thellë dhe stomak të fortë,” tha Enberg. “Ndërsa shumë do të dëshironin të merrnin në dorë algoritmin e lakmuar të TikTok, shumica e atyre që mund të përballonin blerjen e aplikacionit nuk do të ishin në gjendje të pastronin pengesat antitrust.”

Kërkuesit e kaluar mund të kenë një mundësi tjetër

Microsoft së fundmi tërhoqi një mori kontrollesh antitrust kur kërkoi të blinte botuesin e lojërave video Activision Blizzard në një nga bashkimet më të mëdha të teknologjisë në histori. Por përfundimisht kapërceu një padi të FTC dhe qetësoi rregullatorët e tjerë ndërkombëtarë që të mbyllnin marrëveshjen e suksesshme vjeshtën e kaluar.

Pas këtij suksesi, Microsoft mund ta gjejë veten me një mundësi të rinovuar për të arritur një marrëveshje me TikTok. Ndërsa Microsoft zotëron LinkedIn, një rrjet social i përshtatur për profesionistët, ai nuk ka një aplikacion si TikTok në portofolin e tij.

Microsoft kishte qenë një nga pretendentët e paktë për të blerë TikTok në vitin 2020, kur Presidenti Donald Trump nxiti për herë të parë një shitje. Negociatat kishin përfshirë edhe Walmart , i cili tha në atë kohë se ishte partner me Microsoft për një marrëveshje të mundshme.

Të dyja kompanitë hoqën dorë nga përpjekjet e tyre pasi TikTok ra dakord të punonte me Oracle në Projektin Teksas, iniciativë e TikTok për të ruajtur të dhënat e përdoruesve të SHBA në serverët në pronësi të Oracle dhe që kishte për qëllim të kënaqte shqetësimet e sigurisë kombëtare të SHBA.

Katër vjet më vonë, me të ardhmen e TikTok në dyshim, i tillë është edhe fati i Projektit Teksas, dhe kjo do të thotë se ata që kishin shprehur më parë interes për TikTok mund të kenë një tjetër goditje. Dhe Oracle gjithashtu.

Një ish-zyrtar i kabinetit Trump hyn në garë

Në një lëvizje që kapi shumë në befasi, ish-sekretari i Thesarit të Trump, Steven Mnuchin njoftoi muajin e kaluar se ai po bashkon një ekip investitorësh për të blerë TikTok.

Detajet e sakta të ofertës së Mnuchin janë të paqarta, megjithëse ai thuhet se ka sugjeruar që një marrëveshje mund të përjashtojë algoritmin e fuqishëm të përmbajtjes së TikTok që ka formuar bazën e popullaritetit të tij.

Kjo mund të shmangë kufizimet e eksporteve të qeverisë kineze në algoritmet e rekomandimit, por në thelb do të nënkuptonte blerjen e vetëm markës së TikTok dhe lënien e aktivit të tij më të çmuar jashtë tavolinës.

Fusha e pazakontë tashmë ka ngritur vetullat: Mnuchin ndihmoi në udhëheqjen e përpjekjeve të administratës Trump për të ndaluar TikTok herën e parë. Mnuchin ka thënë publikisht se ajo përvojë i dha atij një kuptim të thellë të TikTok dhe se si funksionon ai, duke përfshirë të dhënat që mbledh për përdoruesit.

Disa kritikë thonë se Mnuchin tani mund ta përdorë atë njohuri të brendshme për përfitimin e tij të mundshëm, reflekton një konflikt interesi.

Do të ishte një “turp nëse [Mnuchin] do të lejohej të kthehej dhe të përdorte atë informacion të klasifikuar për të pasuruar më tej veten dhe miqtë e tij sauditë,” tha senatori demokrat i Oregon Ron Wyden për The Washington Post muajin e kaluar.

Blerja e TikTok do ta kthente gjithashtu Mnuchin në një rival të Trump, i cili është kryetari dhe aksionari kryesor i kompanisë që zotëron Truth Social, një platformë e mediave sociale ku Trump është përdoruesi i saj më i popullarizuar.

Biznesmenë të tjerë që kanë shprehur interes përfshijnë Kevin O’Leary, kryetari kanadez i firmës private të kapitalit sipërmarrës O’Leary Ventures. Ashtu si me Mnuchin, O’Leary ka thënë se një blerje e mundshme e TikTok mund të duhet të përjashtojë algoritmin e TikTok. Oferta e tij e sugjeruar për hapje? Midis 20 miliardë dhe 30 miliardë dollarë.

U dyshua se u vetëvra pas abuzimeve në ‘TikTok
Është arrestuar bashkëshorti i Bedrie Lokës nga policia e Durrësit.about:blank

Sipas hetimeve rezultoi se Xhemal Loka kur ishte kthyer nga Greqia, konkretisht më datë 27 dhjetor e kishte kërcënuar për ta vrarë ashkëshorten me mjet prerës thikë në prezencë të njërit prej fëmijëve.

Por për këtë rast, 41-vjeçarja nuk kishte bërë kallëzim në Polici.

Specialistët për Hetimin e Krimeve kanë sekuestruar celularët e bashkëshortëve Loka të cilët janë dërguar për ekspertimin me qëllim gjetjen e provave për dokumentimin e rrethanave dhe shkakut të ngjarjes.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në territorin e banesës së 45-vjeçarit uniformat blu gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri automatik, një krehër dhe një sasi municioni luftarak.

Një ngjarje e tillë mund të ishte parandaluar, pasi në dhjetor të viti 2022, 41-vjeçarja kishte bërë një kallëzim se në rrjetet sociale ishte hapur një adresë false me emrin e saj, por autoritetet heshtën dhe sot përgjegjësia bie mbi ta.about:blank

Edhe pse ka kaluar më shumë se një vit nga kallëzimi asnjë person nuk u vu para përgjegjësisë ligjore nga policia, por fatkeqësisht kjo situate shkaktoi viktimën e radhës.

Edhe vëllai i viktimës tha se bashkëshorti e dhunonte bedrien dhe dyshohet se ai mund ta ketë shtyrë drejt vetëvrasjes.about:blank

Ai tha se viktima kishte shenja dhune në krahun e majtë ndaj apeloi ndaj institucioneve të bëjnë drejtësi.

“E ka mbyt burri i vet, jam më se i bindur, kam rrethanat, kam fëmijët. Nuk mendoja se do e çonte motrën në këtë pikë. 23 vite nuk i ka parë ditë të bardha në atë derë. Një fjalë të dobët për të në atë lagje nuk ka thënë, e kanë respektuar.about:blank

Isha në Greqi, më mori nusja në telefon, ka pirë Bedria helm. Erdha në varrim. I kam marrë nipat edhe mbesat, nuk i lë ata. Ça është pasuria e saj nuk kanë për ta gëzuar. Spitali thotë që nuk është rrahur, fëmijët thonë që është rrahur”, tha vëllai i të ndjerës.