Trafik – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

Arrestohet në Qafë-Thanë i kërkuari për trafik droge në Austri
Një 29-vjeçar nga Maqedonia e Veriut është arrestuar nga policia kufitare në Qafë-Thanë, pasi rezultonte i shpallur në kërkim nga Austria, si i dyshuar për trafik të lëndëve narkotike.

“Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve të imtësishme në hyrje/dalje, me objektiv goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim që tentojnë të lëvizin ilegalisht për t’iu shmangur përgjegjësisë penale, shërbimet e Policisë Kufitare të Qafë Thanës ndaluan në dalje shtetasin maqedonas M. G., 29 vjeç, banues në Veleshtë, Maqedonia e Veriut”, tha policia.

“Nga verifikimet e kryera dhe nga informacioni i shkëmbyer me partnerët austriakë, nëpërmjet Interpol Tiranës, rezultoi se ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Viena, Austri si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”. Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Austri, vijon procedurat për ekstradimin e 29-vjeçarit”.

Trafik emigrantësh, vihet në pranga shqiptari në Itali
ITALI- Një shqiptar i shumëkërkuar për trafik ndërkombëtar emigrantësh është arrestuar nga policia italiane në qytetin e Astit. Sipas mediave italiane shqiptari ishte shënjestër e një urdhër-arresti evropian të lëshuar nga Gjykata e Drejtësisë në Tiranë. Siç raportohet shqiptari lëvizte prej kohësh nën identitet të dyshimtë, duke kërkuar leje qëndrimi në Itali.

Mediat italiane shkruajnë se arrestimi i shqiptarit u bë si rezultat i një kontrolli rutinë nga Njësia e Imigracionit pranë Komisariatit të Policisë në Asti. Fillimisht u mendua se ishte thjesht një qytetar i huaj në pritje të dokumenteve, por më pas hetimet zbuluan të shkuarën e tij kriminale.

Sipas autoriteteve, ai është pjesë e një rrjeti të organizuar kriminal që merret me trafikimin e emigrantëve nga Shqipëria drejt vendeve të ndryshme të Evropës, si dhe me lidhje të dyshuara në Mbretërinë e Bashkuar, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara. Gjykata e Apelit e Torinos ka konfirmuar arrestimin dhe ka dhënë miratimin për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë. Aktualisht, ai ndodhet në paraburgim në Asti, në pritje të përfundimit të procedurave ligjore për kthimin.

Itali/ Arrestohet një 26-vjeçar shqiptar për trafik droge, dënohet me 5 muaj burg
Një 26-vjeçar shqiptar është arrestuar nga karabinierët e Cesena në Itali, nën akuzën e trafikut të drogës. I riu, i cili rezulton të jetë dënuar më parë nga Gjykata e Forlit për të njëjtën vepër penale, u kap natën e 16 majit teksa po lëvizte në zonë me një makinë të marrë me qira.

Gjatë kontrollit, karabinierët i gjetën në posedim 22 gramë kokainë të ndarë në doza, si dhe një shumë prej 1320 eurosh, e dyshuar si e ardhur nga aktiviteti kriminal. Kontrolli më pas u shtri edhe në një hotel në Ravenna, ku shqiptari kishte qëndruar për disa ditë. Aty u gjetën edhe 5760 euro cash.

Sipas mediave italiane, droga dhe paratë janë sekuestruar dhe vënë në dispozicion të Zyrës së Prokurorit Publik të Forlit. I riu u dërgua në qelitë e paraburgimit në Cesena në pritje të gjykimit.

Trafik droge nga Holanda, arrestohen 4 shqiptarë në Itali
Pesë urdhra paraburgimi të lëshuara nga Gjykata e Bolonjës u ekzekutuan nga policia ndaj anëtarëve të dyshuar të një organizate kriminale ndërkombëtare, e cila trafikonte drogë mes Holandës dhe Italisë.

Operacioni u krye nga skuadra lëvizëse, e koordinuar nga DDA e Bolonjës, në bashkëpunim me zyrën hetimore spanjolle, të mbështetur nga njësia e kontaktit të SCO-së në Udyco, Madrid, si dhe me skuadrat lëvizëse të Riminit, Trevizos dhe Veronës, ku u identifikuan të dyshuarit.

Katër shqiptarë dhe një tunizian akuzohen për pjesëmarrje në një organizatë kriminale të angazhuar në trafikun e paligjshëm të drogës, akuzë e rënduar nga posedimi i armëve. Për të shmangur zbulimin nga autoritetet, grupi përdorte komunikime të koduara.

Hetimet zbuluan se në muajt prill dhe nëntor 2020, grupi kreu nëntë importe kokaine, duke sjellë në total 41.5 kilogramë drogë, si dhe nëntë importe të tjera marijuane, me një sasi prej 76.5 kilogramësh. Përveç këtyre, ata futën në territorin italian edhe 280 kilogramë hashash.

Vlera e drogës së importuar, pasi të dilte në treg, vlerësohej mbi 5 milionë euro.

Trafik i rënduar edhe te tuneli i Elbasanit
Një pemë është rrëzuar në rrugën pranë Pallatit të Brigadave në Tiranë, duke shkaktuar bllokimin e trafikut.

Punonjës të Bashkisë dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes.

Pema besohet të jetë rrëzuar për shkak të erës së fortë, ndërsa për fat të mirë, nuk ka rënë mbi makina.

Sakaq, pas hapjes së qarkullimit në Përrenjas, duket se trafiku është zhvendosur në tunelin e Elbasanit.

Radha e gjatë e makinave është në drejtim të Tiranës. Qindra makina u bllokuan në aksin me dëborë në Përrenjas për orë të tëra.

Trafik droge drejt Francës, SPAK dërgon për gjykim tre të pandehur
Prokuroria e Posaçme në bashkëpunim me autoritetet franceze të drejtësisë ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjykim në GJKKO tre anëtarë të një grupi kriminal që trafikonte drogë në Francë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore (SPH) me autoritetet franceze të drejtësisë përfundoi hetimet dhe ka dërguar në gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë procedimin penal me Nr. 38 të vitit 2023, në ngarkim të 3 të pandehurve:

Redian (alias Refik) Doda – i akuzuar për konsumimin e elementëve të veprave penale të mëposhtme:
i. “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal më shumë se një herë në 5 episode (të datave 22.01.2023, 17.02.2023, 08.03.2023, 13.03.2023 si dhe 18.06.2024), parashikuar nga nenet 283/a/2 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”,

ii. “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 287/1 gërmat “a”, “b”, dhe 28/4 në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”,

iii. “Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e drejtimit parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal.

Zabit (alias Artur) Fisniku – i akuzuar për konsumimin e elementëve të veprave penale të mëposhtme:
i. Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal më shumë se një herë në 3 episode (më konkretisht të datave 22.01.2023, 17.02.2023 dhe 13.03.2023), parashikuar nga nenet 283/a/2 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”,

ii. “Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e drejtimit parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal.

Fabi Isaku – i akuzuar për konsumimin e elementëve të veprave penale të mëposhtme:
i. Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, dhe më shumë se një herë në 3 (tre) episode (më konkretisht të datave 22.01.2023, 17.02.2023 si dhe 13.03.2023), parashikuar nga nenet 283/a/2 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”,

ii. “Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e pjesëmarrjes parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera për këtë procedim penal, së bashku me autoritetet franceze të drejtësisë janë administruar prova mbi bazën e të cilave ka rezultuar se gjatë periudhës gusht-dhjetor të vitit 2022, autoritetet franceze të drejtësisë kanë filluar një hetim në qarkun e Albertville (73), lidhur me veprimet e një grupi të organizuar kriminal, i cili është marrë me trafikun e drogës.

Kjo strukturë ishte e vendosur në qarkun e Lionit dhe furnizonte grupet e shitjes që ndodheshin në qarkun e Savojës (73) dhe Savojës së sipërme (74). Juridiksioni ndërkrahinor i posaçëm i Lionit ka marrë përsipër dosjen dhe ka hapur një hetim gjyqësor, drejtimi i të cilit i është besuar Seksionit të Kërkimeve të Lionit.

Hetimet bënë të mundur të vërtetohen dërgesat me lëndë narkotike pothuajse ditore tek grupet e shitjes në qarqet e Rhone (69), Ain (01), Savojë (73) dhe Savojës së sipërme (74) nga një nënshtetas shqiptar që jetonte në periferi të Lionit (69).

Nga hetimet e përbashkëta është bërë e mundur identifikimi dhe procedimi në Francë dhe në Shqipëri i 19 personave (shtetas shqiptarë dhe të huaj), të cilët ishin të përfshirë në aktivitetin e paligjshëm kriminal në fushën e narkotikëve.

Bazuar në hetimet e kryera janë identifikuar si drejtues të pandehurit Redian (alias Refik) Doda, Zabit (alias Artur) Fisniku, ndërsa i pandehuri Fabi Isaku, dhe bashkëpunëtorët e tjerë të proceduar dhe gjykuar në Francë kanë patur rolin e ndihmësve.

Trafik droge, arrestohen 4 persona në Korçë, mes tyre një turk
Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Koordinimi”

Operacioni nga Sektori Kundër Narkotikëve Korçë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë dhe Komisariatin e Policisë Kavajë.

Goditet një rast i shpërndarjes së kokainës në doza

Arrestohen 4 shtetas, (ndërmjet tyre një shtetas turk) dhe procedohet një shtetas në gjendje të lirë.

Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë , 57 gramë kokainë, një shumë e konsiderueshme parash (rreth 9000 euro), 5 aparate celularë, 3 pasaporta biometrike dhe një automjet.

Automjeti i shpallur alert nga Interpol Roma

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Korçë, pas informacionit të marrë në rrugë operative për disa shtetas nga Rrogozhina që udhëtonin në drejtim të Korçës për të cilët dyshohej se po transportonin lëndë narkotike, si dhe bazuar në informacionin e marrë nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, për një automjet me targa të huaja që ishte i shpallur alert nga Interpol Roma, automjet me të cilin mund ta përdorin shtetasit që dyshoheshin për shpërndarje kokaine, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Koordinimi”

Në kuadër të operacionit në hyrje të qytetit të Korçës shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin e dyshuar tip Benz me targa të huaja që drejtohej nga shtetasi A.D , automjet në të cilin udhëtonin dhe tre shtetas të tjerë (një shtetas turk, një shtetase e mitur 17 vjeçe dhe një 34 vjeçar)

Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi kokaine, një shumë të konsiderueshme parash rreth 9000 euro.

Si dhe gjatë kontrollit të kryer nga Policia e Kavajës, në banesat e këtyre shtetasve në Rrogozhinë policia gjeti në banesën e shtetasit turk një armë zjarri pistoletë.

Nga veprimet hetimore të kryera nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Korçë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

A. D., 40 vjeç, banues në Rrogozhinë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim dhe “Trafikimi i mjeteve motorike”.

Shtetasit turk O. Ç., 44 vjeç, për veprat penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”.

E. Xh., 34 vjeç, banues në Rrogozhinë dhe një 17-vjeçare për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.

Në vijim të verimeve procedurale është proceduar penalisht dhe një shtetas që dyshohet i implikuar në këtë veprimtari, konkretisht shtetasi G. K., 20 vjeç, banues në Rrogozhinë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Trafik droge nga Shqipëria në Itali, 8 persona në pranga
Në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte të 3 dhjetorit, karabinierët italianë vunë në zbatim urdhrat e lëshuara nga Gjykata e Barit duke arrestuar 8 anëtarë të një bande shqiptaro-italiane të trafikut të drogës.

Autoritetet thanë se grupi kishte ngritur një rrjet të trafikut të kokainës dhe kanabisit nga Shqipëria në Itali për të vijuar më pas në disa shtete europiane si Spanjë, Belgjikë dhe Gjermani.

Organizata dyshohet se përbëhej nga 15 persona, nga të cilët 6 janë arrestuar më herët ndërsa 8 këtë të martë. 4 prej personave të vënë në pranga janë shqiptarë ndërsa 4 italianë të moshave nga 34 në 49 vjeç.

Aktiviteti i tyre kishte kulmuar në periudhën mars – gusht 2023 kur edhe grupi kishte trafikuar sasi të mëdha kokaine dhe marihuanë nga Shqipëria në Spanjë dhe në disa vende të Evropës Veriore.

Lënda narkotike transportohej fillimisht në Pulia, rajoni ku ishte vendosur baza kryesore logjistike e organizatës. Një pjesë e drogës ishte e destinuar për tregjet e Napolit. Sipas autoriteteve kjo orgfanizatë fitonte mbi 1 milion euro në muaj.

Mediat italiane thonë se një nga qendrat operacionale të organizatës është zbuluar në Shqipëri, por autoritetet tona nuk kanë dhënë ende detaje.

Falë përgjimeve, hetuesit arritën të rindërtonin të gjithë strukturën e grupit kriminal, duke përcaktuar rolet e secilit anëtar. Ndër protagonistët dallohen trafikantët shqiptarë të drogës, veçanërisht aktivë në menaxhimin e rrugëve mes Shqipërisë dhe Pulias.

Grupi kishte baza edhe në Barletta, Mola di Bari dhe Modugno. Disa persona ishin përgjegjës për mbajtjen e lëndës narkotike në magazina, përpara se ajo të shpërndahej në të gjithë territorin e Pulias.

Grupi ishte lidhur me blerës të qëndrueshëm. Të ardhurat nga shitja e drogës transferoheshin në Shqipëri. Në operacionin e fundit u sekuestrua mbi 15 kg kokainë, 2 kg marijuanë, armë dhe municione, përfshirë 3 pistoleta dhe municione të kalibrave të ndryshëm. Një të dyshuari i janë sekuestruar 15 mijë euro që mendohet se janë të ardhura nga aktiviteti i paligjshëm.

Merrej me trafik droge, arrestohet i riu shqiptar në Itali
ITALI- Një 29-vjeçar me origjinë nga Shqipëria është arrestuar në Milano me akuzën e posedimit me qëllim të trafikut të lëndëve narkotike. Rreth orës 17.00 janë aktivizuar efektivët e Policisë së Shtetit, duke reaguar ndaj raportimeve për aktivitete të dyshimta në zonën e Scalo Farinit. Gjatë patrullimit të zonës, ata vunë re një makinë me 29-vjeçarin në bord, i cili ishte i paligjshëm në territorin italian. Pas një ndjekjeje të shkurtër, ai u ndal përmes Curio Dentato, ku një grua hipi në automjet.

Vëmendja e oficerëve u përqendrua te gjesti i gruas, e cila sapo hipi në bord, shkëmbeu diçka me shoferin. Ky shkëmbim ka vënë në dyshim efektivët të cilët pasi kanë parë skenën kanë vendosur të ndërhyjnë menjëherë. Gruaja u kontrollua dhe iu gjet një dozë kokaine prej pak më pak se një gram e gjysmë.

Më pas, efektivët kanë ushtruar kontroll në makinë, ku kanë gjetur lëndë të tjera narkotike. Në total u gjetën 24.05 gram kokainë, gati për t’u hedhur në tregun e drogës. Këto gjetje nxorën në pah një operacion të rëndësishëm trafikimi të drogës që po zhvillohej në zonë, duke nënvizuar intensifikimin e aktivitetit të trafikantëve të drogës në Milano.

Gjithashtu paratë e gatshme të sekuestruara. Gjatë operacionit, efektivët zbuluan gjithashtu një shumë parash në dorezën e makinës dhe në portofolin e 29-vjeçarit. Autoritetet gjetën 120 euro, përveç 490 eurove në kartëmonedha të prera të vogla që mbante i riu. Mbajtja e këtyre shumave, së bashku me lëndën narkotike, forcoi dyshimet për përfshirjen e tij në veprimtari të paligjshme të shpërndarjes së drogës.

Trafik armësh drejt Britanisë së Madhe, GJKKO merr vendimin
Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për 3 personat e arrestuar përr trafik armësh drejt Britanisë së Madhe.

Në seancën e se premtes, gjykata la në burg deri në perfundim të hetimeve Abdulla Hoxhaj, Bojken Turtulli dhe Rifat Avdiaj.

Gjate zhvillimit të seancës ata nuk kanë dhënë shpjegime. Ata dyshohen për trafik armësh në drejtim të Britanisë së Madhe.

Për të njëjtën çështje, 3 persona të tjerë janë në kërkim, të cilët sipas SPAK fshihen në Angli.