Trafiku – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

Trafiku i armëve Kosovë- Shqipërisë, Gjykata e Tiranës lë në burg 8 të arrestuarit
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurimit “arrest me burg” për 8 të arrestuarit në kuadër të hetimeve për shitblerje armësh. Trupa gjykuese ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Tiranës për caktimin e masave të sigurimit.

Në qeli do të qëndrojnë: Emirel Tusha, Leandro Haxhiaj, Fabricio Berberi, Rikardo Hajdaraj, Visar Murati, Kevin Farruku, Geraldo Muraj dhe Adriano Shehu.

Para gjykatës, asnjë nga të dyshuarit nuk ka folur. Ndërkohë, mbrojtja ka ngritur pretendime se është vepruar në kundërshtim me ligjin përsa i përket blerjeve të stimuluara, pasi sipas tyre policia i ka shtyrë individët në veprime të kundërligjshme.

Avokatët kanë kërkuar prova dhe fakte konkrete për secilin nga të dyshuarit, lidhur me veprimet që ata pretendohet se kanë kryer. Gjithashtu, ata kanë kërkuar akt-ekspertizat e armëve për të vërtetuar nëse janë ose jo funksionale.

Mbrojtja i ka kërkuar gjykatës që të cilësojë të paligjshëm arrestimin dhe të marrë parasysh faktin se të dyshuarit nuk kanë precedentë penalë të mëparshëm. Nga ana tjetër, organi i akuzës ka vënë në dispozicion të gjykatës akt-ekspertizat e kryera për armët e sekuestruara më herët gjatë ndalimit të Altin Pajazitit dhe Kadri Prushit, ku njëra prej armëve rezulton jashtë funksionit.

Gjatë operacionit të zhvilluar nga strukturat e rendit janë sekuestruar 14 armë zjarri, 12 pistoleta, njëra prej tyre me silenciator, dhe 2 automatikë, si dhe 2077 fara kanabisi, krehra dhe municion luftarak, 3 automjete dhe 8 celularë.

Grupi i trafikut të armëve nga Kosova drejt Shqipërisë u godit pas një hetimi 5 mujor nga Antitrafiqet e Tiranës. Operacioni i koduar “Puzzle” çoi në pranga në total 10 anëtarë të grupit të trafikut të armëve. 8 të rinj u arrestuan më 30 maj, ndërsa 2 të tjerë ishin arrestuar në kuadër të këtij hetimi më datë 1 prill.

“Ej bishë e ngarkojnë në traget”/ Si bëhet trafiku Shqipëri-Itali (Përgjimet)
Zbardhen të tjera përgjime nga dosja e SPAK për operacionin “Ura” ku u lëshuan 52 urdhër-arreste në Shqipëri dhe Itali dhe u godit një grup i fuqishëm kriminal i trafikimit ndërkombëtar të drogës me bazë në Durrës. Në një nga episodet zbulohet si bëhet trafiku i drogës përmes tragetit duke korruptuar punonjësit e portit.

Pjese nga dosja e SPAK-ut dhe anti-mafias italiane;

Nga përgjimet telefonike dhe vëzhgimet rezulton se Gertin Aliu merrej me dërgimin e lëndës narkotike edhe në sasi disa kilogramë ndonjë herë duke u ndihmuar nga operatorët portualë që e mbanin me vete për të shmangur kontrollet për t’ia dorëzuar më pas shoferëve të kamionëve kur ishte në mjetin e lundrimit “per ta futur, ma tha edhe Gerti (..) më tha ” po jo, nuk e marrin këta direkt, paratë ndahen me atë në traget” (…) punohet në traget, e vënë pas një mbi një dhe dy me dy dhe pastaj e ngarkojnë në traget.

Rrethanë e konfirmuar edhe nga Adi Çoba vetë Erigels PRESI: “Unë e pyeta Adin dhe I thashë: Po si?… këtu e aty… mu përgjigj: ej bishë në traget, punohet në traget, e vënë mbi një mbi një me dy me dy dhe pastaj e ngarkojnë në traget!”.

Trafiku i bizhuterive të vjedhura, GJKKO jep dënime të rënda
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e kryesuar nga gjyqtarja Flojera Davidhi, ka shpallur vendimin për grupin e akuzuar për kontrabandë mallrash, pastrim parash dhe ushtrim pa licencë të aktiviteteve financiare.

Të dyshuarit, mes të cilëve edhe Sokol Idrizaj, ish-shoferi i Ardi Veliut, akuzohen se kanë sjellë në Shqipëri bizhuteri luksoze të dyshuara si të vjedhura në Francë dhe i kanë shitur në tregun vendas, përmes një argjendarie në Tiranë dhe faqeve online.

Agustin Mesuli – 11 vite burg, me gjykim të shkurtuar 7 vite e 5 muaj

Altin Doda – 11 vite burg, me gjykim të shkurtuar 7 vite e 5 muaj

Sokol Idrizaj – 8 vite burg, me gjykim të shkurtuar 5 vite e 7 muaj

Elda Idrizaj – 8 vite burg, me gjykim të shkurtuar 5 vite e 7 muaj

Florian Baku – 11 vite burg, me gjykim të shkurtuar 7 vite e 5 muaj

Egi Idrizaj – 7 vite burg, me gjykim të shkurtuar 4 vite e 7 muaj (pezullim për shkak të fëmijës)

Bora Idrizaj – 2 vite burg, konvertuar në shërbim prove

Vangjush Kashari – Pafajësi

Tomor Baruti – 2 vite burg, konvertuar në shërbim prove

Sipas hetimeve, grupi kriminal dyshohet se transportonte sende me vlerë nga Franca drejt Shqipërisë, ku ato shiteshin ilegalisht. Vendimi i GJKKO-së vjen pas një procesi të gjatë gjyqësor mbi këtë skemë të trafikimit të mallrave të vjedhura.

Pirateria TV faturon sa trafiku i kokainës
Pirateria televizive është bërë një problem në të gjithë Europën. Është një biznes që po faturon të ardhura thuajse sa trafiku i kokainës.

Zyra e Prokurorit Publik të Katanias shpjegoi se si dimensionet e kësaj ekonomie nëntokësore janë tani pranë atyre të drogës.

Ndoshta ajo e kokainës është edhe më e madhe, por sigurisht përqindjet e fitimit që përftohen nga ato veprimtari të paligjshme me rrezik më të ulët janë të barabarta me ato të trafikut të kokainës. Investo një, investo dy dhe fito 10, 20 në varësi të rastit. Në Evropë ka rreth 500 milionë banorë, kjo e bën të qartë përqindjen e lartë të subjekteve me lidhje të paligjshme.

Pirateria televizive është bërë veprimtaria kriminale me fitimin më të lartë dhe rrezikun më të ulët. Flitet për mbi 250 milionë në muaj, për një total prej 3 miliardë në vit. Vetëm në Itali, vlerësohet se një xhiro e gjeneruar nga pirateria është rreth 300 milionë euro në vit: rreth 800 mijë Euro në ditë dhe kjo vetëm sa i përket përmbajtjes sportive. kompanitë e dëmtuara janë ato që kanë blerë të drejtat e transmetimit për kampionatet në ndryshme të futbollit në Europë.

Paratë e këtyre kompanive përdoren nga klubet për të ngritur infrastrukturë sportive dhe plane biznesi.

Tv Klan

Trafiku i drogës, arrestohen 5 shqiptarë dhe 1 gjerman
Policia kantonale e Solothurnit ka arritur të godasë trafikun e organizuar të drogës. Pas hetimeve të gjera, së bashku me prokurorinë publike në kantonin Solothurn, ajo arriti të arrestojë gjashtë të dyshuar si shitës droge në Grenchen.

Gjatë kontrollit të shtëpive, u sekuestruan mbi pesë kilogramë heroinë, rreth një kilogram kokainë, tre kilogramë prerës dhe më shumë se 20 mijë franga cash.

Personat e akuzuar janë 5 shqiptarë të moshës 19 deri në 38 vjeç dhe një gjerman 56-vjeçar.
Gjashtë burrat janë aktualisht në paraburgim në pritje të hetimeve të mëtejshme.

Trafiku gjatë sezonit, Policia e Durrësit merr masa
Gjatë stinës së verës, dy bulevardet kryesore të qytetit të Durrësit, sheshi “Liria” dhe “Epidamn” do të kthehen në pedonale për qytetarët e turistët. Lëvizja e automjeteve do të devijohet nga ora 19 deri në 23 çdo mbrëmje deri më 15 Shtator.

Ervis Quku, Policia Bashkiake Durrës: Kjo masë është marrë për tu bërë një pedonale që do t’ju shërbejë turistëve që nga dita në ditë po vijnë në rritje në qytetin tonë. Ne presim një fluks të madh. Pedonalja do të jetë e shtrirë nga sheshi “Liria”, Prefektura në drejtim të Bashkisë dhe bulevardi “Epidamn”.

Për të përballuar fluksin e lëvizjeve gjatë verës Policia Bashkiake ka marrë të gjitha masat me synim reduktimin e trafikut në rrugë.

Ervis Quku, Policia Bashkiake Durrës: Kemi vendosur më shumë sinjalistika që edhe qytetarët të na mirëkuptojnë për këtë lloj mase që do t’i vijë në ndihmë qytetit tonë.

Durrësi është nJë nga qytetet e vendit ku trafiku është i rënduar gjatë muajve të pikut të fluksit të turistëve. Vizitorët e huaj pritet të jenë më të shumtë këtë sezon nisur edhe nga prenotimet e shtuara në njësitë akomoduese të qytetit bregdetar.

Klan News