Trumpit – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

Mandati i ri i Trumpit dhe lidhjet tregtare me Indinë
India pret që marrëdhëniet strategjike me Shtetet e Bashkuara të thellohen edhe më tej gjatë mandatit të dytë të Presidentit të zgjedhur Donald Trump. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Anjana Pasricha nga Nju Delhi, India po përgatitet të përballet me një trysni të mundshme kur flitet për marrëdhëniet tregtare me Shtetet e Bashkuara, partnerja më e madhe tregtare e këtij vendi.

India është optimiste se lidhjet me Shtetet e Bashkuara do të thellohen gjatë administratës së Presidentit Trump. Presidenti i ardhshëm mbajti një qëndrim të ashpër ndaj Kinës gjatë fushatës ndërsa India është një kundërpeshë e rëndësishme ndaj Pekinit në Indo-Paqësor.

“Në fakt, gjatë mandatit të tij të parë çështja e Kinës mori përparësi dhe debati u zhvillua në një nivel krejt ndryshe. India shpreson që ai (Trump) do ta përforcojë këtë qëndrim çka do t’i mundësojë Indisë dhe Shteteve të Bashkuara që të gjejnë mënyra të reja bashkëpunimi”, thotë analisti Harsh Pant.

Po ashtu, i emëruari për postin e sekretarit të shteti, Marco Rubio, njihet për qëndrimin e ashpër ndaj Kinës. India ka treguar se, ndryshe nga vendet e tjera, mandati i dytë i zotit Trump nuk e nervozon.

“Ju kujtoj se në fakt “Quad” u ringjall gjatë presidencës së Trump-it”, tha kryediplomati i Indisë, Subramanian Jaishankar, gjatë një takimi në Australi.

“Quad” është një partneritet mes Shteteve të Bashkuara, Japonisë, Australisë dhe Indisë që forcoi lidhjet ekonomike dhe të sigurisë gjatë presidencës së zotit Trump, ndërsa India zgjeroi lidhje të tjera gjatë asaj kohe.

Swaran Singh është profesor në Universitetin Jawaharlal Nehru.

“Gjatë asaj kohe u hodhën hapa të mëdhenj kryesisht në fushat e mbrojtjes dhe sigurisë si dhe sektorët e kërkim-zhvillimit”.

India shpreson që zoti Trump të ketë një qasje më të butë ndaj Rusisë dhe të përpiqet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, duke e bërë më të lehtë zhvillimin e marrëdhënieve të Indisë me Uashingtonin dhe Moskën. India vazhdoi ndërtimin e lidhjeve dhe tregtisë me Rusinë duke mos përfillur sanksionet amerikane ndaj Moskës.

“Do ta qetësonte Indinë që Rusia të mos jetë nën një trysni kaq ekstreme për t’u bërë tërësisht e varur nga Kina”, thotë profesori Swaran Singh me Universitetin Jawaharlal Nehru.

Sidoqoftë, politikat tregtare të zotit Trump mund ta detyrojnë Indinë që të ulë tarifat për importet amerikane. Ai e ka quajtur Indinë një “abuzues të madh” të tarifave duke i hequr statusin e preferuar tregtar.

“Do të ketë ecejake të dyanshme, negociata dhe më pas do të bëhen disa kompromise”, thotë Chintamani Mahapatra me Institutin Kalinga për Studimet e Indo-Paqësorit.

Një tjetër çështje e debatueshme mund të jetë edhe qëllimi i Indisë për të bashkëpunuar në prodhimin e pajisjeve të mbrojtjes që blihen nga Shtetet e Bashkuara.

“India synon tërheqjen e investimeve nga kompanitë amerikane të mbrojtjes për të prodhuar në vend. Do të ketë përplasje mes synimit të Indisë për të prodhuar në vend dhe programit për ta bërë Amerikën të Madhërishme Përsëri, ndërsa zoti Trump synon shtimin e kapaciteteve prodhuese në Shtetet e Bashkuara”, thotë analisti Harsh Pant.

Nju Delhi i ka shpresat tek raportet e mëparshme mes Kryeministrit Narendra Modi me Presidentin Trump.

“Lidhjet mes udhëheqësve politikë janë çelësi për të stabilizuar marrëdhëniet, për të trajtuar dallimet dhe forcuar lidhjet”, thotë analisti Chintamani Mahapatra.

Pavarësisht optimizmit, Nju Delhi po përgatitet për sfida të papritura përballë një udhëheqësi që cilësohet si i paparashikueshëm./VOA

Fitorja e Trumpit mund të çojë drejt paqes në Ukrainë
Perceptimi i përgjithshëm është se përfundimi i luftës së Rusisë kundër Ukrainës nuk është afër. Por, fitorja e Donald Trumpit mund të nxisë një përpjekje për ta arritur një marrëveshje paqeje, ku Ukraina, Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe shtete të tjera do të diskutojnë për kushtet e mundshme.

Fitorja e Trumpit në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit vendosi një afat, në njëfarë mënyre, sepse ai theksoi disa herë gjatë fushatës se do ta përfundonte luftën shumë shpejt nëse zgjidhet, madje pa pritur për inaugurimin e tij më 20 janar. Presidenti rus, Vladimir Putin, e shfrytëzoi këtë gjë në deklaratat e tij të para publike për rezultatin e zgjedhjeve në SHBA, duke thënë më 7 nëntor se “dëshira” e Trumpit për t’i “rigjallëruar marrëdhëniet” me Rusinë dhe për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë “meriton, të paktën, vëmendje”.

Kjo deklaratë u bë mes lëvdatave të mëdha të Putinit për Trumpin: Ai tha se presidenti i zgjedhur kishte treguar “guxim” dhe kishte “vepruar si burrë” kur ishte qëlluar me armë në korrik, dhe se përshtypja e tij ishte se, gjatë mandatit të tij 2017-2021, Trump ishte penguar nga ndjekja e objektivave të tij. Deklaratat e Putinit u shprehën në një mënyrë që qartësisht synohej të dukeshin rastësore dhe të shkujdesura. Por, ato sugjerojnë se Kremlini do të përpiqet ta shfrytëzojë ndryshimin e pushtetit në Shtetet e Bashkuara dhe shpresat e Trumpit për ta ndërmjetësuar paqen për t’i çuar përpara synimet e veta në Ukrainë.

Megjithatë, nuk ka asnjë shenjë që Moska ka hequr dorë nga objektivat e saj të deklaruara, që përfshijnë kontrollin rus mbi pesë rajone të Ukrainës dhe një ndalim të përhershëm për anëtarësimin e Ukrainës në NATO. Mëngjesin pas deklaratave të Putinit, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, dukej i etur për ta përforcuar këtë mesazh. Ai tha se Putini ka përmendur vazhdimisht se Rusia është e hapur për dialog, por presidenti “asnjëherë nuk ka thënë se objektivat [e pushtimit] kanë ndryshuar”.

Me forcat e saj që po avancojnë në Ukrainën lindore me ritmin më të shpejtë që nga muajt e parë pas pushtimit të plotë në shkurt të vitit 2022, Moska nuk duket e gatshme për kompromis. Kreu i Këshillit të Sigurimit të Putinit, Sergei Shoigu, gjithashtu sugjeroi se Moska është e hapur për bisedime, por vetëm sipas kushteve të veta.

“Tani, kur situata në arenën e operacioneve ushtarake nuk është në favor të regjimit të Kievit, Perëndimi përballet me një zgjedhje – ta vazhdojë financimin e tij dhe shkatërrimin e popullit ukrainas ose t’i pranojë realitetet aktuale dhe t’i fillojë negociatat”, tha Shoigu më 7 nëntor.

Kjo është një nga sfidat kryesore për çdo përpjekje nga Trumpi për ta përfunduar luftën. Armëpushimi ose paqja e kënaqshme për Moskën ka gjasa të shihet si një humbje për Kievin dhe mund ta lërë Rusinë në një pozicion për ta kërcënuar Ukrainën dhe madje Perëndimin. Kështu, Shtëpia e Bardhë do ta kishte të vështirë ta paraqiste atë si një fitore gjeopolitike. Me inaugurimin e Trumpit vetëm dhjetë javë larg, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, po përpiqet ta parandalojë këtë gjë. Ai po i kërkon Perëndimit të dërgojë më shumë armë, për ta ndihmuar Ukrainën ta përmirësojë pozicionin e saj në fushëbetejë dhe ta hapë rrugën për një “paqe të drejtë”, duke paralajmëruar se paqja sipas kushteve të Rusisë do të ishte një gabim i rëndë.

“Ka pasur shumë diskutime për nevojën për t’iu dorëzuar Putinit, për të bërë hapa pas, për të bërë disa lëshime. Kjo është e papranueshme për Ukrainën dhe vetëvrasje për të gjithë Evropën”, tha Zelensky në një takim të Komunitetit Politik Evropian në Budapest më 7 nëntor.

Përçarjet në Perëndim ka rrezik të shkojnë në favor të Rusisë.

Duke folur në Budapest më 8 nëntor, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, e mbështeti Zelenskyn, duke thënë se “duhet ta forcojmë Ukrainën, ta mbështesim Ukrainën, sepse nëse nuk e mbështesim Ukrainën, ky është një sinjal i gabuar që ia dërgojmë Putinit, por edhe disa regjimeve të tjera autoritare në mbarë botën”. Por, kryeministri hungarez, Viktor Orban, një aleat i Trumpit që gjithashtu është i afërt me Putinin, shprehu diçka pak a shumë të kundërt.

“Situata në front është e qartë, ka pasur një disfatë ushtarake [për Ukrainën]”, tha Orban. “Amerikanët do të tërhiqen nga kjo luftë”.

Por, se kjo do të ndodhë ose jo, ende nuk është e qartë, pavarësisht deklaratave të përsëritura të Trumpit se lufta duhet të përfundojë dhe kritikave të tij për miliarda dollarët mbështetje ushtarake që Shtetet e Bashkuara kanë dhënë për Ukrainën nën presidentin aktual, Joe Biden. Përtej treguesve se ai do ta përdorte ndihmën për Ukrainën si mjet presioni për ta sjellë Kievin dhe Moskën në tryezën e negociatave, Trumpi nuk ka detajuar se si do të përpiqet t’i ndalë luftimet, kështu që qasja që ai do ta zgjedhë mbetet një variabël thelbësore teksa i afrohet mandati i ri.

Këshilltarët e Trumpit kanë paraqitur ide, disa prej tyre publikisht. Por, në një raport të 6 nëntorit që citonte aleatë anonimë të Trumpit, The Wall Street Journal raportoi se ai “nuk ka miratuar një plan specifik paqeje” ose nuk ka vendosur për një plan për ta ulur Putinin dhe Zelenskyn “në të njëjtën tryezë për të negociuar.”/Steve Gutterman