Turqia – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

Turqia pajis me dronë Kosovën, Serbia në sherr me Ankaranë
Në një rajon ku siguria është e brishtë, çdo blerje armësh përmban më shumë sesa kapacitete teknike – ajo bart edhe mesazhe politike. Kështu ndodhi edhe me blerjen e fundit të mijëra dronëve turq nga Kosova, e cila shkaktoi reagime të furishme në Serbi.

Presidenti Aleksandar Vuçiq u shpreh “i tmerruar me sjelljen e shtetit turk” dhe e akuzoi atë se “ëndërron ringjalljen e Perandorisë Osmane”.

Përkundër përpjekjeve, Radio Evropa e Lirë nuk arriti të marrë ndonjë reagim nga Ankaraja, por për ekspertët e mbrojtjes, zemërimi lidhet me efektin e drejtpërdrejtë të dronëve.

“Në thelb, ata rrisin koston e çdo operacioni ushtarak kundër Kosovës. Nga përvojat e ushtrive në terren, shohim se dronët kanë aftësinë t’u shkaktojnë [forcave armike] shpenzime të mëdha”, thotë për programin Expose të Radios Evropa e Lirë Caglar Kurc, ekspert në industrinë e mbrojtjes nga Universiteti Abdullah Gül në Ankara.

Kosova e prezantoi blerjen si hap drejt përforcimit të kapaciteteve mbrojtëse, ndërsa NATO-ja paralajmëroi se çdo veprim ajror duhet të koordinohet me misionin e saj në Kosovë, KFOR.

Ky mision mbikëqyr hapësirën e ulët ajrore të vendit, e cila së fundmi është shkelur nga dronë të dyshuar të Serbisë, sipas autoriteteve në Kosovë.

Dy vendet janë duke ashpërsuar retorikën dita-ditës, me akuza të ndërsjella për provokime dhe shkelje të sigurisë rajonale.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kritikoi reagimin e Vuçiqit ndaj Turqisë dhe afrimin e tij me Rusinë, Kinën dhe Iranin, duke theksuar se Kosova do të vazhdojë të forcojë kapacitetet e saj mbrojtëse.

“Ne do të vazhdojmë t’i forcojmë lidhjet me aleatët e NATO-s, duke modernizuar aftësitë tona mbrojtëse bazuar në standardet e NATO-s, duke siguruar paqe dhe stabilitet për njerëzit tanë dhe duke kontribuar në mënyrë aktive në sigurinë kolektive”, shkroi Osmani në X.

Kapacitetet mbrojtëse të Kosovës mbeten kryesisht të panjohura, pasi shumë nga të dhënat janë të klasifikuara. Megjithatë, nga informacionet e bëra publike këtë muaj dihet se Kosova ka blerë mijëra dronë kamikazë Skydagger nga Turqia, ndërsa, dy vjet më parë, nga ky vend ka pranuar edhe një flotë të dronëve Bayraktar – të njohur për përdorimin e tyre në disa prej konflikteve më të mëdha të dekadës së fundit.

Kurc shpjegon se këta dronë turq janë të aftë për një gamë misionesh: të shkatërrojnë sistemet e mbrojtjes ajrore, të sulmojnë pas vijave të armikut, të shënjestrojnë zinxhirët logjistikë, si dhe të mbledhin informacione të inteligjencës.

“Droni Bayraktar TB2, për shembull, është më i lirë krahasuar me dronët amerikanë. Ofron shikim të papenguar, vendoset lehtë dhe ka ndikim të drejtpërdrejtë në fushëbetejë gjatë një lufte konvencionale”, thotë ai.

Sitki Egeli, analist i studimeve ushtarake dhe profesor në Universitetin e Izmirit, thotë se dronët i japin Kosovës një dimension të ri mbrojtës dhe shërbejnë si mjet parandalues ndaj kërcënimeve të mundshme.

Ai thekson se këto pajisje kanë revolucionarizuar mënyrën e mbikëqyrjes, shënjestrimit dhe kryerjes së sulmeve, ndërsa ndikimi i tyre, sipas tij, është tashmë i pakthyeshëm – ashtu si dikur ndikimi i artilerisë.

“Kur ta kuptojnë se si dronët i ndryshojnë rregullat e lojës, të gjithë do t’i përvetësojnë. Nëse jo tash, brenda tre, pesë ose dhjetë vjetësh. Është vetëm çështje kohe kur dronët do të bëhen pjesë integrale e të gjitha ushtrive. Unë e kujtoj kohën kur kanë qenë 40 ose 50 vende të pajisura me dronë, por pas pushtimit rus të Ukrainës, numri i tyre është rritur – mund të jetë dyfishuar ose trefishuar”, thotë Egeli.

Sipas raporteve të Kombeve të Bashkuara, të cituara nga BBC dhe The New York Times, sot 118 shtete posedojnë dronë ushtarakë – bashkë me 65 aktorë joshtetërorë.

Përdorimi i dronëve nuk është i ri. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, gjermanët përdorën anije me eksploziv, të telekomanduara përmes radios, për të sulmuar flotën në Normandi.

Në dekadat që pasuan, dronët shërbyen kryesisht për zbulim, deri pas sulmeve të 11 shtatorit, kur u armatosën dhe u shndërruan në mjete thelbësore të fushëbetejës.

John Arquilla, profesor i Mbrojtjes në Shkollën Pasuniversitare Detare në SHBA, pajtohet se dronët kanë ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si zhvillohen luftërat. Ai përmend fushatën amerikane në Afganistan dhe konfliktin në Ukrainë, ku përdorimi i dronëve turq ka pasur ndikim të dukshëm në fushëbetejë.

“Droni funksionon si një shumëfishues i forcës. Ukrainasit, për shembull, janë shumë më pak në numër se forcat ruse, por dronët u ndihmojnë të barazohen në fushëbetejë dhe u mundësojnë – sidomos kur janë në pozita mbrojtëse taktike – të pengojnë shumicën e sulmeve ruse. Ndaj, për vendet e vogla, përmirësimi i mbrojtjes me dronë është ndoshta një ide shumë, shumë e mirë”, thotë Arquilla për Expose të Radios Evropa e Lirë.

Kosova ka një forcë të sigurisë – aktualisht prej mbi 4.000 pjesëtarësh – që është në proces të shndërrimit në ushtri. Vitin e kaluar, për mbrojtjen, Kosova ndau 162 milionë dollarë, krahasuar me Serbinë: 2.2 miliardë. Më pak se Kosova në rajon shpenzoi vetëm Mali i Zi: 143 milionë – sipas Institutit Ndërkombëtar të Kërkimeve të Paqes në Stokholm.

Përveç në Ukrainë, Egeli thotë se dronët turq kanë pasur rol vendimtar edhe në konfliktet në Libi e Siri, si dhe në luftën mes Azerbajxhanit dhe Armenisë për rajonin e Nagorno-Karabahut.

“Por, bota e kuptoi dhe vlerësoi rëndësinë e këtij ndryshimi vetëm gjatë luftës Rusi-Ukrainë. Sipas mendimit tim, kjo ndodhi për shkak se shkalla e konfliktit ishte shumë më e madhe, dhe interesimi i opinionit publik ndërkombëtar ishte më i përqendruar në këtë konflikt sesa në të mëparshmit”, thotë Egeli.

Megjithatë, jo gjithçka është e padiskutueshme. Dronët e bëjnë përdorimin e forcës më të lirë, por kur jeta e personelit nuk rrezikohet, vendimet për të sulmuar bëhen më të lehta – dhe me to rritet edhe rreziku i përshkallëzimit, thotë Arquilla.

“Mendoj se ishte jashtëzakonisht provokuese kur Ukraina goditi avionët bombardues rusë, qindra milje larg vijës së frontit. Nëse dronët fillojnë të përdoren në atë mënyrë për goditje në thellësi, rreziku që ata të shkaktojnë përshkallëzim të mëtejshëm është i konsiderueshëm”, vlerëson ai.

Si shembull, profesori Arquilla përmend se administrata e ish‑presidentit amerikan, Barack Obama, përdori sulme me dronë rreth pesë herë më shumë sesa administrata e paraardhësit të tij, George W. Bush. Ai shton se shumë nga këto sisteme janë relativisht të lehta për t’u operuar dhe nuk kërkojnë trajnime shumë të gjata për pilotët.

“Mendoj se një nga aspektet më tërheqëse të dronëve është lehtësia e përdorimit të tyre. Nuk duhet të jesh pilot avionësh për t’i operuar. Në Shtetet e Bashkuara kemi vërejtur se disa nga pilotët më të mirë të dronëve janë të rinj që u pëlqen të luajnë video-lojëra. Reflekset e tyre janë të shpejta dhe kjo krijon një bazë të madhe të operatorëve të mundshëm. Kjo është edhe një prej arsyeve përse pritet që dronët të përhapen gjithnjë e më shumë”, thotë Arquilla.

Ai, megjithatë, nuk pret që dronët ta zëvendësojnë plotësisht fuqinë ajrore tradicionale. Ai parashikon një të ardhme ku do të ketë një kombinim të pilotëve njerëzorë, aeroplanëve të kontrolluar nga distanca dhe dronëve plotësisht autonomë.

Mbështetja vetëm në dronë, sipas tij, do të ishte e rrezikshme, pasi ata mund të jenë të ndjeshëm ndaj ndërhyrjeve elektronike ose kundërmasave të tjera.

Muajin e kaluar, Kosova pranoi edhe disa dronë të blerë nga Shtetet e Bashkuara, me rreze veprimi deri në 60 kilometra. Në inventarin e tij, vendi ka kryesisht armë nga SHBA-ja, Turqia dhe Gjermania.

Zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes konfirmuan më herët për Radion Evropa e Lirë se “të gjitha armët e blera nga Kosova në katër vjetët e fundit, janë sipas standardeve të NATO-s” – aleancës ku vendi synon të anëtarësohet.

Ata, gjithashtu, njoftuan planet për të blerë më tej armatime nga SHBA-ja, në bashkëpunim me Shqipërinë dhe Kroacinë.

Vuçiq, edhe atëherë, reagoi me zemërim – ai e quajti këtë një garë armatimi dhe u zotua se vendi i tij do të mbrohet kundër çdo agresioni të mundshëm.

E gjithë kjo situatë reflekton edhe zhvillimet më të gjera rajonale, ku NATO-ja dhe Bashkimi Evropian po ndërtojnë një “mur për dronët” për të mbrojtur vendet anëtare nga inkursionet ajrore.

Siç thekson profesori Arquilla, dronët po bëhen pjesë e përhershme e luftës moderne.

Shembulli i Ukrainës, sipas tij, ka frymëzuar vende si Tajvani për të krijuar forca dronësh, si mjet për të detektuar dhe penguar çdo flotë të mundshme pushtuese.

Shkundet Turqia, tërmeti 4.3 ballë godet qytetin e Bursës, lëkundjet ndihen dhe në Stamboll
Turqia është goditur ditën e sotme nga një tërmet i fuqishëm. Siç raportojnë mediat vendase, një tërmet me magnitudë 4.3 ballë u regjistrua në Bursa gjatë mesditës.

Sipas Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive Natyrore dhe Emergjencave (AFAD), epiqendra e tërmetit ka qenë në Kios (Gemlik) në juglindje të rajonit të Detit të Marmarasë, pranë qytetit të Bursës, në të njëjtën pikë ku dje pati dy tërmete me magnitudë 4.2 dhe 3.9 ballë me një diferencë kohore prej 70 minutash.

Thellësia fokale e tërmetit të sotëm ishte 12.91 km. Tërmeti u ndje në edhe Stamboll dhe zonat përreth tij. Deri më tani nga tërmeti nuk janë raportuar viktima apo dëme materiale.

Lëvizja e Gylenit/ Turqia arreston 158 ushtarakë, operacioni vijon në 43 provinca
Autoritetet turke kanë arrestuar 158 ushtarakë të dyshuar për lidhje me lëvizjen e Fetullah Gylenit, predikuesit të ndjerë që Ankaraja e akuzon si organizator të grushtit të dështuar të shtetit në vitin 2016.

Sipas prokurorisë së Stambollit dhe raportimeve të agjencisë shtetërore Anadolu, arrestimet janë kryer në 43 nga 81 provincat e vendit, përfshirë Stambollin dhe Izmirin. Gjithashtu, 18 ushtarakë të tjerë janë shpallur në kërkim.

Operacioni, që vjen pak javë pas arrestimeve të tjera në fund të majit, ka pasur në fokus kryesisht pjesëtarë të forcave tokësore të ushtrisë turke.

Turqia ndërmerr veprimin urgjent ndaj Izraelin
Presidenti Rexhep Tajip Erdogan njoftoi se Turqia ka ndërprerë zyrtarisht marrëdhëniet me Izraelin. Kjo është bërë e ditur nga raportimet në mediat turke.

“Qeveria e Republikës së Turqisë, e udhëhequr nga Tajip Erdogan, nuk do të mbajë apo zhvillojë marrëdhënie me Izraelin”, tha Erdogan, siç raportohet nga Anadolu, pasi Ankaraja njoftoi në maj bllokimin e marrëdhënieve tregtare me shtetin hebre, për shkak të sulmeve izraelite në Gaza.

“Turqia është padyshim kombi që ka reaguar më ashpër ndaj mizorive izraelite, duke përfshirë masa konkrete si ndërprerja e tregtisë”, tha lideri turk.

“Për sa kohë që dërgimi i armëve të vazhdojë, Izraeli do të jetë edhe më agresiv”, shtoi lideri turk, ndërsa Ankaraja së fundi nisi një iniciativë në Kombet e Bashkuara për të vendosur një embargo ndaj shitjes së armëve ndaj shtetit hebre.

Erdogan ua bëri këto komente gazetarëve në avionin e tij, pas vizitave të tij të fundit në Arabinë Saudite dhe Azerbajxhan. Erdogan dënoi atë që ai e quajti gjenocid në Gaza dhe Liban.

Ai theksoi nevojën urgjente për ndihmë humanitare dhe një armëpushim të menjëhershëm.

“Siç e dini, po bëhen përpjekje intensive për të mbajtur të gjallë presionin mbi Izraelin dhe për të marrë masa shtrënguese kundër këtij vendi në bazë të së drejtës ndërkombëtare”, ka deklaruar ai.

Turqia dëbon 325 shtetas afganë, ja çfarë pritet të ndodhë
Autoritetet turke i kanë dëbuar 325 emigrantë afganë në dy ditët e fundit, njoftoi të dielën Ministria talibane për Riatdhesim dhe Refugjatë.

Sipas kësaj Ministrie, Organizata Ndërkombëtare për Emigrantë do të ofrojë nga 150 euro për secilin emigrantë të dëbuar.

Në muajt e fundit, Turqia i ka shpeshtuar bastisjet për arrestimin dhe dëbimin e afganëve, shumica e të cilëve janë pa dokumente.

Rreth 600 shtetas afganë u ndaluan nga policia gjatë bastisjeve në Stamboll në shtator dhe u dërguan në qendra ndalimi. /REL

Turqia hakmerret pas sulmit terrorist në Ankara
Turqia ka goditur caqet e dyshuara të militantëve kurdë në Siri dhe Irak për të dytën ditë me radhë, pas sulmit të 23 tetorit në një kompani turke të mbrojtjes, që la të vrarë të paktën pesë persona, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve.

Organizata Kombëtare e Inteligjencës ka shënjestruar disa “vendndodhje strategjike” që përdoren nga Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PPK) apo nga milicitë kurde siriane, që janë të lidhur me militantët, raportoi agjencia Anadolu. Caqet përfshijnë caqe ushtarake, të inteligjencës, energjisë, infrastrukturës dhe depo të municioneve. Ndërkaq, një zyrtar i sigurisë tha se gjatë sulmeve të enjten janë përdorur dronë.

Të mërkurën, forcat ajrore turke kryen sulme ajrore ndaj caqeve të ngjashme në veri të Sirisë dhe në veri të Irakut, disa orë pasi zyrtarët qeveritarë fajësuan PPK-në për sulmin vdekjeprurës në selinë e kompanisë së mbrojtjes, TUSAS.

Sulmuesit – një burrë dhe një grua – shkuan në ndërtesën e TUSAS-it, në periferi të Ankarasë, me një taksi që ata e morën pasi e vranë shoferin, tha Anadolu. Të armatosur me pushkë sulmuese, ata aktivizuan eksplozivë dhe hapën zjarr, duke vrarë katër persona në TUSAS, përfshirë një pjesëtar të sigurisë dhe një inxhinier mekanik.

Autoritetet thanë se edhe mbi 20 persona mbetën të plagosur, teksa shtuan se kanë vrarë dy sulmuesit e dyshuar.

PPK-ja ende nuk ka reaguar për sulmin në Ankara, apo për sulmet ajrore të Turqisë.

TUSAS dizajnon, prodhon dhe monton avionë civilë dhe ushtarakë, dronë dhe pajisje të tjera për industrinë e mbrojtjes dhe për sistemet ajrore.

Sulmi në Ankara ndodhi një ditë pasi partia nacionaliste e ekstremit të djathtë në Turqi – që është partnere e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan – përmendi mundësinë e faljes së liderit të burgosur të PPK-së, nëse ai do të hiqte dorë nga dhuna dhe do të shpërbënte organizatën e tij.

Grupi i Abdullah Ocalanit që nga vitet ’80 lufton për autonomi në juglindje të Turqisë, në konfliktin që ka vrarë dhjetëra mijëra persona. PPK-ja konsiderohet grup terrorist nga Turqia dhe aleatët e saj perëndimorë.

Si u zbulua botoksi kontrabandë që vinte nga Turqia dhe Korea
Një hetim i nisur 8 muaj më parë ka zbuluar se rreth 30 klinika estetike në Tiranë përdornin tek klientet e tyre, botoks të kontrabanduar.

Lënda e njohur me emrin e saj shkencor “Botulinum toxin-A”, shkurt “Botoksi”, është një substancë e përpunuar dhe e purifikuar, i cili prej kohësh ka gjetur aplikim në dermatologjinë estetike, sidomos për trajtimin e rrudhave në vendin tonë dhe kudo në botë.

Krimi Ekonomik kishte mësuar se në vendin tonë, lënda injektohej në çdo ambient.

Sipas dosjes që publikoi Tch, në bisedat e zhvilluara mes agjentëve dhe klinikave, çmimet variojnë 100 euro për 0.5 ml.

Biseda me klinikën “Glam House”:

Agjentja: Si jeni? Kam lënë takim për botox!

Recepsionitja: Po emri juaj?!

Agjentja: -A.M.

Recepsionitja: Po vetëm një moment të shkoj në dhomë të shoh mos është gati dhe të njoftoj.

Agjentja: Po, ta bëj pagesën?

Recepsionistja-Pastaj s’ka problem. Do bësh full botox-in?

Agjentja- Po për atë.

Recepsionistja-Dhoma është gati vazhdojmë. Do një kafe përpara se të fillojmë?

Agjentja: Jo, mund të pres atje derisa të vijnë.

Recepsionistja: Besoj se doktoresha do vi tani direkt. Prandaj si te duash ulu ku të beheni me mire. Vjen doktoresha Iva Risto….-

Doktoresha: Pershëndetje!

Agjentja: Pershendetje!

Doktoresha I.R: Une jam doktoresha, me thuaj.

Agjentja: Kam lënë takim për pjesën full Botox. Dmth te pjesa ballit, te syte shumë pak.

Doktoresha I.R: E ke bëre ndonjehere apo jo?

Agjentja: Jo eshte hera parë dhe të konsultohem njeherë…

Biseda e regjistruar në “Deas Aestetic Clinics”.

Agjentja: Kam lënë orar, në orën 11:00.

Recepsionistja-Doktoresha është rrugës po vjen. Keni bërë here tjeter botox?

Agjentja: Jo është hera e parë.

Recepsionistja: Si fillim e nisin me baby botox, po varet nga mosha.

Agjentja: Nga ndryshon ky baby nga të tjerat?

Recepsionistja-Është dozë më e lehtë se full botox.

Agjentja: A ka ndonje specializim doktoresha?

Recepsionistja: Është stomatologe si mjeke, por ka bërë trajnime pafund për pjesën që punon, ka katër vite që punon.

*vjen doktoresha (tashmë e arrestuar) Deisa Shehaj

Doktoresha: Se kjo është idea t’a nisësh që tek rrudhat e para, që kur të kalosh nje farë moshe mos te kalosh në kirurgi, thjesht t’a mirëmbash me botox.

Agjentja: Ehe.

Doktoresha: Botox dy herë ne vit ose nje herë në vit. Për me tepër unë nuk e rekomandoj. Ka plot klininka që të marrin pas tre muajve. Herën e parë nuk të mban shumë 6 muaj, 5 muaj.

Kështu agjentja ka shkuar edhe në klinikat e tjera. Ja çfarë i ka ndodhur?

Në klinikën “Begas Klinik”, doktoresha i ka treguar që ajo përdor është “Hemtoks”, duke shpjeguar që jane vetëm tre klinika që e përdorin këtë lloj marke dhe ka një kosto goxha të lartë.

Në klinikën “Allure Beauty”, doktoresha i ka pohuar që kanë kontroll në klinikë, pasi kanë probleme me regjistrimin e “Botox” sepse ende nuk lejohet futja e këtij produkti në Shqipëri.

Ne klinikën “Medical Hills Seiss Aesthetic Clinic”, i tregon se injekton lëndën që quhet “Botolinjum Intoksine”.

Në klinikën “Onxy Dermo Care”, botoxi është i markës “Naboten”.

Pastaj takime janë bërë edhe në klinikat: “Arsi Medical Clinic”, “Better Me Clinic” “Este Medial Group Albania”, Amra Medical Aesthetics”, “La Beaute”, “Bellisera”, etj.

Por nga vinte botoksi dhe kush e sillte në Shqipëri?

“Furnitori” ishte pronari i Capo-Al, Mildon Kumaraku, i cili tashmë është vendosur në pranga nga Policia e Shtetit.

Herën e fundit që ai ka sjellë lëndë të tilla në Shqipëri ka qenë data 9 tetor, e ka hyrë nga dogana e Hanit të Hotit.

Bashkë me të shoqen, V.Kumaraku shpërndante lëndën e botoxit në Tiranë që e mbanin në termusa, të cilat i mbante në bagazhin e tij të makinës.

Sipas Prokurorisë, Kumaraku bënte 10-12 zhdoganime në muaj dhe brenda doganës në Vorë kishte një magazinë ku edhe mbante produktet që i importonte nga Turqia dhe nga Koreja e Jugut.

Kush i injektonte klientet me botoks të pacertifikuar?

– Doctors Hospital, me objekt veprimtarie ofrimin e shërbimeve mjekësore, ambulatore jopublike, kirurgjike, plastike, etj është një një ndër tregtarët kryesore të shitjes së produktit botoks në Shqipëri.

-Klinika estetike Luar Clinic, është mësuar se injekton pa qenë të specializuar për produktin botoks.

-Senera Hoxha, e identifikuar nga Instagrami me emrin Chimera Clinic, njihet si shitëse e produktit të botoks.

-Kozeta Bakaj, shet botoks, të cilin e blen dhe importon nga Italia. Produktin e shpërndan vetë në klinika të ndryshme, ose nëpërmjet një vajze, e identifikuar në rrjetin social Instagram me emrin “elaa”, e cila prezantohet si menxhere e shitjes së produkteve të klinikës “Cozzy Aesthetics”.

Kështu, në finalizimin e këtij operacioni, 3 persona u vendosën në pranga dhe 3 të tjerë.

Por edhe pse aksioni është finalizuar që 2 ditë më parë, Policia nuk e ka bërë me dije sesa ka qenë sasia totale e botoksit që është sekuestruar.

Gjithashtu duhet theksuar se botoxi kudo në botë nuk është një lëndë e ndaluar për t’u injektuar, por në Shqipëri ende nuk futet në mallrat që lejohet të importohet. Kështu, rrjedhimisht ndalohet që të injektohet.

Por klinikat kanë gjetur mënyrën për të përmbushur kërkesat e klienteve të tyrë. Sesa i sigurtë është produkti që kanë injektuar, kjo gjithashtu nuk dihet.

Kurti: Kosova do vazhdojë të blejë pajisje ushtarake nga Turqia
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, kanë pritur në takim Presidentin e Agjencisë së Industrisë së Mbrojtjes së Republikës së Turqisë, Haluk Gorgun, me të cilin biseduan për bashkëpunim në zhvillimin e industrisë së mbrojtjes.

Kurti fillimisht i ka shprehur falënderimin e tij presidentit të agjencisë turke të Industrisë së Mbrojtjes për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, veçanërisht sa i përket ngritjes së kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Sipas njoftimit nga Kryeministria e Kosovës, Kurti ka thënë se Republika e Kosovës do të vazhdojë blerjen e pajisjeve ushtarake nga Turqia, e cila mbetet një prej partnerëve kryesor të vendit.

Në takim gjithashtu u diskutua rreth mundësive të bashkëpunimit në zhvillimin e industrisë së mbrojtjes, përkatësisht atë të prodhimit të municionit, dhe për kushtet që vendi ynë ofron për investitorë potencialë nga Turqia.

Në takimin e përbashkët te kryeministri, ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci kishte takim të veçantë me Presidentin e Agjencisë së Industrisë së Mbrojtjes së Republikës së Turqisë, Haluk Gorgun.

Maqedonci, këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, duke thënë se kanë diskutuar për bashkëpunimin e ngushtë në fushën e mbrojtjes në mes dy vendeve.

“Në Ministrinë e Mbrojtjes sot kisha nderin ta pres Presidentin e Agjencisë së Industrisë së Mbrojtjes së Republikës së Turqisë, Haluk Gorgun. Në këtë takim miqësor me z. Gorgun dhe ekipin e tij diskutuam për bashkëpunimin e ngushtë në fushën e mbrojtjes në mes dy vendeve tona. Investimi në industrinë e mbrojtjes është njëra nga fushat për të cilën kemi diskutuar gjatë takimit dhe të cilës ne jemi duke i kushtuar vëmendje të veçantë”, ka thënë Maqedonci.

Turqia në ‘betejë’ me reshjet e dendura, të paktën një i vdekur
Një burrë ka humbur jetën dhe një shtetas tjetër është zhdukur në Turqinë qendrore për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut.

Një 52-vjeçar vdiq si pasojë e përmbytjeve në qytetin e Kirsehirit, trupi i tij u gjet nga ekipet e kërkim-shpëtimit rreth katër kilometra larg vendit ku ai u zhduk.

Zona të tjera të Turqisë qendrore u prekën gjithashtu nga përmbytjet, veçanërisht provinca e Sivas.

Në shtator 2023, përmbytjet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan pesë viktima në Turqinë veriperëndimore, duke përfshirë dy në Stamboll, ku rrugët u kthyen në lumenj të furishëm.

Mallrat nga BE, Turqia rrit papritur taksat deri në 30%
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan nënshkroi një dekret për vendosjen e një takse 30% për mallrat që vijnë nga Bashkimi Evropian dhe 60% nga vendet e tjera, përfshirë Kinën. Vendimi i tij tashmë është publikuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Turqisë.

Më parë, taksa ishte 18% për produktet nga BE-ja dhe 30% nëse vinin nga vendet e tjera, ndërsa me të njëjtin vendim, kufiri pa doganë për blerjet ndërkombëtare me dërgesë të shpejtë u ul nga 150 në 30 euro.

“Produktet do të taksohen me 30% nëse vijnë direkt nga vendet e Bashkimit Europian dhe me 60% nëse vijnë nga vende të tjera.

Në rastin e mallrave të përfshira në listën (IV) bashkëlidhur ligjit të posaçëm të akcizës nr. 4760, datë 6.6.2002, vendoset një taksë një herë në masën 20% krahas normave të mësipërme”, thuhet në dekretin e publikuar.

Vlen të theksohet se nëse pesha e mallrave të blera tejkalon 30 kg, ato i nënshtrohen legjislacionit të tregtisë doganore. Gjatë llogaritjes së mallrave mbi 30 kg, aplikohet edhe një taksë shtesë prej 48%.

Vendimi do të hyjë në fuqi pas 15 ditësh.