Ukrainë – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

Trump: Vendet e NATO-s të ndalin blerjen e naftës ruse nëse duan fundin e luftës në Ukrainë
Presidenti amerikan, Donald Trump, u ka bërë thirrje të gjitha shteteve të NATO-s që të ndalin blerjen e naftës ruse, duke theksuar se një veprim i tillë do të ndihmonte në përfundimin e luftës në Ukrainë.

Përmes një postimi në  Truth Social  kreu i shtëpisë së bardhë  kritikoi disa shtete të aleancës veriatlantike për  vazhdimin e blerjes së naftës ruse, duke e përshkruar një gjë të tillë si “tronditëse”.

“Jam gati të vendos sanksione të mëdha ndaj Rusisë kur të gjitha vendet e NATO-s të kenë rënë dakord dhe të kenë nisur të bëjnë të njëjtën gjë, dhe kur të gjitha vendet e NATO-s TË NDALIN BLERJEN E NAFTËS NGA RUSIA.

Siç e dini, angazhimi i NATO-s për të FITUAR ka qenë shumë larg 100%-shit, dhe blerja e naftës ruse, nga disa, ka qenë tronditëse! Kjo dobëson shumë pozicionin tuaj negociues dhe fuqinë negociuese  mbi Rusinë”, u shpreh Trump.

Sipas shefit të Shtëpisë së Bardhë aleanca duhet të veproj sipas direktivave të tij.

“Kjo nuk është LUFTË E TRUMPIT nuk do të kishte filluar kurrë nëse do të isha President!, është LUFTA e Bidenit dhe Zelenskyt. Unë jam këtu vetëm për të ndihmuar në ndalimin e saj dhe për të shpëtuar mijëra jetë ruse dhe ukrainase. 7,118 jetë të humbura vetëm javën e kaluar. ÇMENDURI!  Nëse NATO bën siç them unë, lufta do të përfundojë shpejt dhe të gjitha ato jetë do të shpëtohen! Përndryshe, ju thjesht po humbni kohën time dhe kohën, energjinë dhe paratë e Shteteve të Bashkuara”, vijoi më tej Trump.

Këto deklarata të Trump vijnë ndërsa NATO-s njoftoi forcimin e krahut të saj lindor, pasi hapësira ajrore e Polonisë u shkel nga dronët rusë, ngjarje  kjo që rriti tensionet.

Plani i ri është quajtur Roja Lindore”, i cili do të përfshijë dislokimin e pajisjeve shtesë ushtarake nga Britania, Danimarka, Franca dhe Gjermania, me qëllim parandalimin e një agresioni të mundshëm rus. Lajmin e bëri të ditur sekretari I NATOS Mark Rutte në një konferencë të përbashkët më gjeneralin  amerikan.

“Përveç aftësive ushtarake më tradicionale, kjo përpjekje do të përfshijë edhe elementë të projektuar për të adresuar sfidat e veçanta që lidhen me përdorimin e dronëve. Jam i bindur në forcën dhe aftësinë e kësaj Aleance – jo vetëm për shkak të udhëheqjes së shkëlqyer të drejtuesve tanë të lartë”, tha Mark Rutte.

Ndërkohë Grynkeëich tha se pajisjet e reja do të përfshijnë avionët luftarakë francezë Rafale, F-16 danezë, një fregatë dhe sisteme tokësore të mbrojtjes. Gjenerali amerikan u tha gazetarëve se aleanca ushtarake do të mbrojë çdo centimetër të territorit të saj.

Pas gjetjes së municioneve serbe në Ukrainë, Vuçiç ndalon eksportin e armëve
Beograd, 23 qershor 2025 – Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se vendi i tij ka ndërprerë plotësisht eksportin e municioneve, duke vendosur që ato të përdoreshin vetëm nga ushtria serbe, si reagim ndaj përfshirjes së armëve serbe në konflikte ndërkombëtare.

Në një deklaratë pas mbledhjes së kolegjiumit të zgjeruar të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Vuçiç tha se Serbia më herët kishte lejuar eksportin e municioneve drejt Izraelit, pas sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023. Por sipas tij, situata tani ka ndryshuar.

“Ne tani i kemi ndalur në mënyrë të plotë të gjitha eksportet dhe i dërgojmë vetëm për ushtrinë tonë,” u shpreh Vuçiç, duke shtuar se vendimi vjen pas dyshimeve se municioni serb është shfaqur në luftën në Ukrainë, nga të dyja palët e konfliktit.

Duke iu përgjigjur kritikave për eksportin e armëve, Vuçiç ironizoi: “Nuk bënë në Azi, as në Afrikë, as në Evropë, as në Amerikë. Ku doni, në Antarktidë ta eksportojmë municionin?”

Ai theksoi gjithashtu se është i shqetësuar për sigurinë e vendit dhe për punëtorët e industrisë së mbrojtjes, duke theksuar se ndalimi i përkohshëm është mënyra e vetme për të parandaluar përhapjen e pakontrolluar të municioneve serbe nëpër konflikte të huaja.

Lidhur me përshkallëzimin e konfliktit midis Izraelit dhe Iranit, Vuçiç deklaroi se Serbia qëndron neutrale dhe dëshiron paqe në Lindjen e Mesme. “Për ne, edhe Izraeli edhe Irani janë vende mike,” tha ai, duke shtuar se ka mbajtur kontakte me presidentët e të dy vendeve.

Ai shprehu gjithashtu dëshirën për të forcuar marrëdhëniet me SHBA-të, por theksoi se “nuk ka asnjë dyshim se është shkelur e drejta ndërkombëtare” me sulmin izraelit ndaj objekteve iraniane më 13 qershor, dhe ndërhyrjen amerikane më 22 qershor.

Sipas të dhënave zyrtare, në sulmet izraelite ndaj Iranit janë vrarë të paktën 430 persona, përfshirë komandantë të IRGC-së, shkencëtarë bërthamorë dhe civilë, ndërsa në Izrael janë raportuar të paktën 24 viktima nga kundërpërgjigja iraniane me raketa dhe dronë.

Fitorja e Trumpit mund të çojë drejt paqes në Ukrainë
Perceptimi i përgjithshëm është se përfundimi i luftës së Rusisë kundër Ukrainës nuk është afër. Por, fitorja e Donald Trumpit mund të nxisë një përpjekje për ta arritur një marrëveshje paqeje, ku Ukraina, Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe shtete të tjera do të diskutojnë për kushtet e mundshme.

Fitorja e Trumpit në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit vendosi një afat, në njëfarë mënyre, sepse ai theksoi disa herë gjatë fushatës se do ta përfundonte luftën shumë shpejt nëse zgjidhet, madje pa pritur për inaugurimin e tij më 20 janar. Presidenti rus, Vladimir Putin, e shfrytëzoi këtë gjë në deklaratat e tij të para publike për rezultatin e zgjedhjeve në SHBA, duke thënë më 7 nëntor se “dëshira” e Trumpit për t’i “rigjallëruar marrëdhëniet” me Rusinë dhe për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë “meriton, të paktën, vëmendje”.

Kjo deklaratë u bë mes lëvdatave të mëdha të Putinit për Trumpin: Ai tha se presidenti i zgjedhur kishte treguar “guxim” dhe kishte “vepruar si burrë” kur ishte qëlluar me armë në korrik, dhe se përshtypja e tij ishte se, gjatë mandatit të tij 2017-2021, Trump ishte penguar nga ndjekja e objektivave të tij. Deklaratat e Putinit u shprehën në një mënyrë që qartësisht synohej të dukeshin rastësore dhe të shkujdesura. Por, ato sugjerojnë se Kremlini do të përpiqet ta shfrytëzojë ndryshimin e pushtetit në Shtetet e Bashkuara dhe shpresat e Trumpit për ta ndërmjetësuar paqen për t’i çuar përpara synimet e veta në Ukrainë.

Megjithatë, nuk ka asnjë shenjë që Moska ka hequr dorë nga objektivat e saj të deklaruara, që përfshijnë kontrollin rus mbi pesë rajone të Ukrainës dhe një ndalim të përhershëm për anëtarësimin e Ukrainës në NATO. Mëngjesin pas deklaratave të Putinit, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, dukej i etur për ta përforcuar këtë mesazh. Ai tha se Putini ka përmendur vazhdimisht se Rusia është e hapur për dialog, por presidenti “asnjëherë nuk ka thënë se objektivat [e pushtimit] kanë ndryshuar”.

Me forcat e saj që po avancojnë në Ukrainën lindore me ritmin më të shpejtë që nga muajt e parë pas pushtimit të plotë në shkurt të vitit 2022, Moska nuk duket e gatshme për kompromis. Kreu i Këshillit të Sigurimit të Putinit, Sergei Shoigu, gjithashtu sugjeroi se Moska është e hapur për bisedime, por vetëm sipas kushteve të veta.

“Tani, kur situata në arenën e operacioneve ushtarake nuk është në favor të regjimit të Kievit, Perëndimi përballet me një zgjedhje – ta vazhdojë financimin e tij dhe shkatërrimin e popullit ukrainas ose t’i pranojë realitetet aktuale dhe t’i fillojë negociatat”, tha Shoigu më 7 nëntor.

Kjo është një nga sfidat kryesore për çdo përpjekje nga Trumpi për ta përfunduar luftën. Armëpushimi ose paqja e kënaqshme për Moskën ka gjasa të shihet si një humbje për Kievin dhe mund ta lërë Rusinë në një pozicion për ta kërcënuar Ukrainën dhe madje Perëndimin. Kështu, Shtëpia e Bardhë do ta kishte të vështirë ta paraqiste atë si një fitore gjeopolitike. Me inaugurimin e Trumpit vetëm dhjetë javë larg, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, po përpiqet ta parandalojë këtë gjë. Ai po i kërkon Perëndimit të dërgojë më shumë armë, për ta ndihmuar Ukrainën ta përmirësojë pozicionin e saj në fushëbetejë dhe ta hapë rrugën për një “paqe të drejtë”, duke paralajmëruar se paqja sipas kushteve të Rusisë do të ishte një gabim i rëndë.

“Ka pasur shumë diskutime për nevojën për t’iu dorëzuar Putinit, për të bërë hapa pas, për të bërë disa lëshime. Kjo është e papranueshme për Ukrainën dhe vetëvrasje për të gjithë Evropën”, tha Zelensky në një takim të Komunitetit Politik Evropian në Budapest më 7 nëntor.

Përçarjet në Perëndim ka rrezik të shkojnë në favor të Rusisë.

Duke folur në Budapest më 8 nëntor, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, e mbështeti Zelenskyn, duke thënë se “duhet ta forcojmë Ukrainën, ta mbështesim Ukrainën, sepse nëse nuk e mbështesim Ukrainën, ky është një sinjal i gabuar që ia dërgojmë Putinit, por edhe disa regjimeve të tjera autoritare në mbarë botën”. Por, kryeministri hungarez, Viktor Orban, një aleat i Trumpit që gjithashtu është i afërt me Putinin, shprehu diçka pak a shumë të kundërt.

“Situata në front është e qartë, ka pasur një disfatë ushtarake [për Ukrainën]”, tha Orban. “Amerikanët do të tërhiqen nga kjo luftë”.

Por, se kjo do të ndodhë ose jo, ende nuk është e qartë, pavarësisht deklaratave të përsëritura të Trumpit se lufta duhet të përfundojë dhe kritikave të tij për miliarda dollarët mbështetje ushtarake që Shtetet e Bashkuara kanë dhënë për Ukrainën nën presidentin aktual, Joe Biden. Përtej treguesve se ai do ta përdorte ndihmën për Ukrainën si mjet presioni për ta sjellë Kievin dhe Moskën në tryezën e negociatave, Trumpi nuk ka detajuar se si do të përpiqet t’i ndalë luftimet, kështu që qasja që ai do ta zgjedhë mbetet një variabël thelbësore teksa i afrohet mandati i ri.

Këshilltarët e Trumpit kanë paraqitur ide, disa prej tyre publikisht. Por, në një raport të 6 nëntorit që citonte aleatë anonimë të Trumpit, The Wall Street Journal raportoi se ai “nuk ka miratuar një plan specifik paqeje” ose nuk ka vendosur për një plan për ta ulur Putinin dhe Zelenskyn “në të njëjtën tryezë për të negociuar.”/Steve Gutterman

Ndeshja Ukrainë-Shqipëri, publikohen formacionet zyrtare
Shqipëria nis sot rrugëtimin e saj në Ligën e Kombeve me një duel që luhet në Pragë jo ndaj Çekisë vendase, pro ndaj Ukrainës e cila i luan ndeshjet në fushë asnjanëse për shkak të luftës.

Një start me rezultat pozitiv do të jetë shumë i rëndësishëm në një grup shumë të balancuar siç është ai ku gjenden kuqezinjtë dhe Silvinjo është treguar i kujdesshëm me rreshtimin e tij të parë për duelin në fjalë.

Ashtu siç pritej, ai ka luajtur me një skemë që e ka praktikuar edhe në ndeshjen ndaj Kroacisë në Europian, ku Laçi luan në qendër të mesfushës dhe Bajrami në të majtën e sulmit. Dyshja e qendrës së mbrojtjes do të jetë Ismajli-Kumbulla, të cilët zëvendësojnë të munguarit Gjimshiti—Ajeti, të cilët luajtën titullarë në sfidat e Europianit.

FORMACIONET ZYRTARE

UKRAINA: Trubin, Kabalev, Matvijenko, Zabarnji, Brazhko, Sudakov, Shaparenko, Konplia, Mykolaenko, TTsigankov, Jaremçuk
Trajner: Sergei Rebrov

SHQIPËRIA: Strakosha, Hysaj, Ismajli, Kumbulla, Mitaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Bajrami, Asani, Manaj.
Trajner: Silvinjo

Sonte, Ukrainë-Shqipëri, ja formacioni kuqezi i caktuar
Kombëtarja e Shqipërisë luan sot (e shtunë) ndaj Ukrainës në udhëtim në ndeshjen e parë të edicionit 2024/25 të Ligës së Kombeve. Kuqezinjtë rikthehen sot në fushë pas paraqitjeve në grupet e Euro 2024 të mbajtur në Gjermani këtë verë. Edicioni 2024/25, kombëtarja jonë do e startojë me një ndeshje në udhëtim ndaj Ukrainës. Ky takim i vlefshëm për Grupin 1 të Ligës B në Ligën e Kombeve pritet të zhvillohet në stadiumin “epet ARENA” në Pragë të Çekisë.

Kombëtarja kuqezi është gati për këtë duel dhe synon ta nis sa më pozitivisht edicionin e ri të kësaj gare. Sa i përket titullarëve të ndeshjes, të gjithë ata që kujtojnë ato inkursione të Arbër Hoxhës në minutat që mori në Europian, mesa duket do të presin akoma për ta parë me një fanellë titullari. Kështu të paktën la të kuptohet trajneri në konferencën për shtyp, megjithëse ka treguar se befasitë i ka aplikuar edhe më përpara.

Por, me shumë mundësi pritet që Nedim Bajramin ta përdorë në krah të majtë, ashtu si me Kroacinë dhe Spanjën, ndërkohë në mesfushë në vendin e tij do të jetë Qazim Laçi, për të formuar një bosht të fortë dhe fizik, që do t’i bëjë ballë ukrainasve. Me Nedim Bajramin përpara pritet të jetë edhe Rei Manaj me Jasir Asanin që do të kompletonin sulmin. Sakaq, me Laçin në mesfushë do të jetë edhe Ylber Ramadani dhe Kristjan Asllani.

Sa i përket mbrojtjes, dihet tashmë që Silvinjo nuk ka dy titullarët e Europianit, me Ajetin dhe Gjimshitin të padisponueshëm, do të jetë Marash Kumbulla dhe Ardian Ismajli që do ta nisin me shumë mundësi nga minuta e parë. Të dy qendrat janë aktivizuar me klubet e tyre dhe Silvinjo i mendon si të duhurit kundër Ukrainës. Në krahun e majtë nuk ka dilema, pasi do të jetë Mario Mitaj titullar, ndërsa në të djathtë, trajneri ka provuar Elseid Hysajn, edhe pse mosdalja e tij në konferencën për shtyp si kapiten ngre dyshime.

Gjithsesi mund të jetë edhe një mënyrë për ta mbrojtur mbrojtësin, pasi nuk po kalon një situatë të mirë te Lacio dhe ndoshta nuk ishte momenti për të folur me mediat. Është në balotazh me Balliun për krahun e djathtë. Ndërkohë porta do t’i besohet sërish Tomas Strakoshës. Më tej alternativa janë: Mihaj, Bajrami, Hadroj, Abrashi, Berisha, Uzuni, Hoxha, Zeka, Spahiu dhe Seferi.

Ukrainë: Zelensky shkarkoi komandantin e Forcave Ajrore
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shkarkoi komandantin e Forcave Ajrore Mykola Oleschuk sot, një ditë pasi u njoftua se një nga avionët luftarakë amerikanë F-16 të dorëzuar në Kiev ishte rrëzuar, duke vrarë pilotin e tij.

“Vendosa të zëvendësoj komandantin e Forcave Ajrore të Forcave të Armatosura të Ukrainës (…) Unë do t’u jem përjetësisht mirënjohës të gjithë pilotëve tanë ushtarakë,” tha Zelensky në një postim në Telegram pasi u bë publik dekreti presidencial.

Presidenti ukrainas nuk specifikoi arsyet e largimit të Oleschuk, por tha se stafi duhet të mbrohet dhe se është e nevojshme të forcohet administrata.

Detyrat e Oleschuk do të merren përkohësisht nga zëvendësadmirali Anatoli Krivonozka.

Ushtria ukrainase nuk ka specifikuar shkakun e rrëzimit të F-16, duke thënë vetëm se ai u rrëzua teksa i afrohej një objektivi rus.

Oleschuk kishte thënë se SHBA po ndihmonte për të hetuar incidentin.

Një zyrtar amerikan i tha Reuters se përplasja nuk dukej të ishte rezultat i zjarrit rus dhe po hetohej si gabim pilot ose dështim mekanik, raporton noa.al.

VOA: SHBA do të dërgojë raketa në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë njoftoi të enjten se do ta zhvendosë Ukrainën në pjesën e përparme të linjës për dërgesat e raketave të fuqishme të mbrojtjes ajrore, pasi një breshëri sulmesh me raketa dhe dron ruse dëmtoi objektet energjetike në të gjithë vendin e rrethuar.

“Qindra raketa të sapoprodhuara Patriot dhe NASAMS – të përdorura për mbrojtjen tokë-ajër – do të shkojnë në Ukrainë përpara vendeve të tjera që i kanë porositur ato“, tha këshilltari për komunikim i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby.

Ai theksoi se dërgesat e planifikuara në Tajvan dhe Izrael nuk do të preken nga kjo lëvizje dhe se kombet e tjera që prisnin dërgesat e tyre ishin “gjerësisht mbështetëse” kur u informuan për vendimin e Uashingtonit.

“Natyrisht që nevojitet më shumë dhe duhet tani”, u tha Kirby gazetarëve gjatë një konference telefonike me gazetarët.

Një sulm masiv me raketa dhe dron rus gjatë natës dëmtoi objektet energjetike në të gjithë Ukrainën, një ditë pasi vendi njoftoi ndërprerje të vazhdueshme për shkak të mungesës së energjisë elektrike të lidhur me luftën.

Ofruesi kombëtar i energjisë i Ukrainës Ukrenergo tha herët të enjten një sulm gjatë natës në një termocentral shkaktoi dëme serioze dhe plagosi tre punëtorë.

“Pajisjet në objektet në rajonet Vinnytsia, Dnipropetrovsk, Donetsk, Kiev janë dëmtuar”, shtoi deklarata e Ukrenergo.

Të mërkurën, Ukrenergo njoftoi se ndërprerjet për orë do të zbatoheshin në të gjithë vendin. Sulmet ruse me dron dhe raketa kanë ulur aftësitë e Ukrainës për gjenerimin e energjisë në gjysmën e asaj që ishin vitin e kaluar, tha presidenti Volodymyr Zelenskyy në fillim të këtij muaji.

Në fjalimin e tij të përditshëm, Zelenskyy tha se zyrtarët e qeverisë po kërkonin mënyra për të përmirësuar situatën.

Marrëveshja e mbrojtjes e Rusisë me Korenë e Veriut këtë javë, nxiti një grup dypartiak të senatorëve amerikanë që të ripërtërijnë thirrjet për të caktuar Rusinë si një shtet sponsorizues të terrorizmit.

“Ky është një nga vendimet më të rëndësishme që gjenerata jonë e politikanëve do të marrë, sepse nëse do ta bënim Rusinë terrorizmin e sponsorizuar nga shteti, do të ndryshonte vrullin në Ukrainë brenda natës. Do të ishte një nxitje morale për ukrainasit. Do ta bënte të vështirë për kushdo që të bëjë biznes me Rusinë dhe kjo do ta izolonte më tej këtë regjim”, u tha gazetarëve të enjten senatori republikan Lindsey Graham.

Senatori demokrat Richard Blumenthal tha se kishte folur me administratën Biden për përpjekjet për të siguruar përcaktimin, por nuk e ka diskutuar atë që nga shpallja e partneritetit të sigurisë së Rusisë.

“Është thellësisht e frikshme, sepse sinjalizon bashkëpunim, jo ??vetëm kundër Ukrainës, por kundër Shteteve të Bashkuara”, tha Blumenthal. /VOA

Lufta në Ukrainë, kryetarja e parlamentit kombëtar paralajmëron
“Ne do të duhet të bisedojmë me Rusinë në përpjekje për të gjetur një rrugëdalje pozitive për Ukrainën nga ky konflikt, të cilin nuk mund ta fitojë. Shpresoj se Franca do të luajë një rol në këtë zgjidhje të arsyeshme, për të mirën e Ukrainës nën sulm dhe për një kthim të shpejtë në paqen e qëndrueshme.”

Këtë e tha në një intervistë për “Periodico de España”, kryetarja e Kuvendit Kombëtar, Marine Le Pen. E pyetur nëse do t’i dërgohet më shumë ose më pak ndihmë Ukrainës për t’u mbrojtur nga Rusia, Le Pen tha se ajo dënon agresionin rus dhe mbështet iniciativat për të ofruar mbështetje ushtarake ose civile për Ukrainën.

“Por vija e kuqe që ne vendosim për veten tonë është të mendojmë me kujdes për sanksionet në mënyrë që të mos na kthejnë kundër nesh. Unë mendoj, për shembull, për luftën energjetike që kemi bërë, e cila ka qenë shkatërruese për ekonomitë tona,” tha aj, duke shtuar se “vija e dytë e kuqe nuk është të bëhemi bashkëluftëtarë”.

“Për Francën, Lufta e Parë Botërore nënkuptonte 1000 vdekje në ditë për katër vjet – 1.5 milionë nga djemtë tanë më të guximshëm. Një shekull më vonë, ne ende nuk jemi shëruar plotësisht. Ne nuk duam më të tërhiqemi nga këto tmerre që, nëse do të ndodhnin, do të nënkuptonin fundin e Evropës përgjithmonë”, tha Le Pen.

Lufta në Ukrainë, Scholz bën paralajmërimin e fortë
Sipas kancelarit gjerman Olaf Scholz, lufta në Ukrainë mund të vazhdojë edhe për disa vite të tjera.

“Askush nuk mund të thotë nëse kjo luftë mund të zgjasë edhe pesë vjet”,– tha Scholz gjatë një debati të organizuar nga “Freie Presse” në Chemnitz.

Scholz përsëriti mbështetjen ushtarake të Gjermanisë për Ukrainën.

Në të njëjtën kohë, kancelari gjerman theksoi se është gjithashtu e rëndësishme të kultivohet diplomacia, por që nga fillimi i luftës, presidenti rus Vladimir Putin nuk ka treguar asnjë lëvizje në këtë drejtim.

Humbje të mëdha në luftën në Ukrainë, ja synimi i Kremlinit
Rusia synon të kontraktojë 400.000 ushtarë të rinj këtë vit, për t’i forcuar forcat e saj që kanë pësuar humbje të mëdha në luftën në Ukrainë, tha Ministria e Mbrojtjes e Britanisë në një raport të përditësuar të inteligjencës.

Trupat ruse në Ukrainë përbëhen nga ushtarë me kontratë dhe disa rezervistë, të cilët janë mobilizuar në fund të vitit 2022, sipas inteligjencës britanike.

Ushtarëve të rekrutuar, të cilët nuk janë të përfshirë ligjërisht në luftë, u bëhet presion që të regjistrohen si ushtarë me kontratë dhe në këtë mënyrë të mund të dërgohen në vijën e parë të frontit.

“Rreth 150.000 ushtarë nga mosha 18 deri në 30 vjeç janë planifikuar të rekrutohen këtë pranverë. Ata do të shërbejnë për 12 muaj në të gjitha llojet e forcave të armatosura të Rusisë”, tha inteligjenca britanike.

Më 3 prill, zëdhënësi i Kremlinit, Dmytry Peskov, i mohoi zërat për planifikim të mobilizimeve shtesë në Rusi.

Rusia ka nisur pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Sipas disa dokumenteve që kanë rrjedhur nga inteligjenca amerikane në dhjetor të vitit të kaluar, në Ukrainë janë vrarë ose plagosur 315.000 trupa ruse që nga fillimi i luftës.

Rusia besohet të ketë humbur edhe mijëra tanke dhe automjete luftarake të këmbësorisë.
Ekspertët amerikanë kanë vlerësuar në gusht të vitit të kaluar se 75.000 ushtarë ukrainas janë vrarë, nga 200.000 sa ka qenë forca fillestare luftarake.

Ukraina është krejtësisht e varur nga furnizimet me armë nga SHBA-ja dhe aleatët e tjerë perëndimorë, për të vazhduar luftën kundër Rusisë./REL