unformat – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

Prezantohen unformat e reja të kombëtares shqiptare
Federata Shqiptare e Futbollit dhe Macron kanë prezantuar fanellat e reja që kuqezinjtë do t’i veshin në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror 2026. Lojtarët e drejtuar nga Silvinjo do t’i veshin fanellat e reja që në ndeshjen e parë të fazës kualifikuese, që do të zhvillohet më 21 mars kundër Anglisë.

Fanellat e reja (fanella e parë e kuqe, fanella e dytë e bardhë dhe fanella e tretë e zezë) përbëhen nga një grafikë e veçantë e stampuar, e cila, duke nisur nga simboli i shqiponjës dykrenore, përfshin një seri të pasur referencash të elementëve natyrorë dhe kulturorë, karakteristika të Shqipërisë.

Brenda dizajnit të shqiponjës, e cila është e pranishme në mëngë, në pjesën e përparme dhe të pasme të fanellës, janë përfshirë shumë simbole, secili me një kuptim specifik: Shqiponja jonë dykrenore, e ndërtuar nga detaje që pasqyrojnë bukurinë, natyrën dhe shpirtin e pasur shqiptar, mban në krahët e saj malin, lumin, diellin dhe detin, simbole të fuqisë dhe bukurisë së jetës sonë.

Kjo shqiponjë mban lart guximin historik të Skënderbeut, duke na kujtuar traditat tona më të thella, me kundërshtarin në mes, përballë syve të shqiponjës. Një shqiponjë që simbolizon zemrën, bashkimin, krenarinë, pak dinakëri dhe një pasion të thellë për lojtarët tanë, heronjtë modernë që vijnë nga katër anët e botës për të përfaqësuar me krenari Shqipërinë në çdo sfidë në fushë.

Një skuadër e bashkuar fort, një shpirt i mbushur plot, një komb që mbetet gjithmonë krenar. Fanella e parë për ndeshjet në shtëpi është në ngjyrën tradicionale të kuqe (ngjyrën e flamurit shqiptar) me një shirit kuq e zi në pjesën e qafës dhe skajet e mëngëve. Grafika karakteristike është e stampuar në pjesën e përparme dhe të pasme, duke formuar një shqiponjë të plotë, e përbërë nga elementë si Skënderbeu, mali, deti, anija, yjet, dhelpra etj., elementë të historisë dhe folklorit shqiptar ndër shekuj.

Në gjoks, të dyja të printuara në silikon, janë të pranishme në të djathtë “Macron” dhe në të majtë logoja e FSHF-së. Në pjesën e pasme të qafës, brenda, është personalizuar me një etiketë me ngjyrë të kuqe dhe detajet në ngjyrën e grafikës së pranishme në fanellë, mbi të cilën është logoja e FSHF-së, shkrimi “FEDERATA SHQIPTARE E FUTBOLLIT”, logoja e Macron dhe shkrimi “Designed in Bologna”, që certifikon se çdo pjesë është projektuar, krijuar dhe zhvilluar në kampusin Macron.

Në pjesën e pasme të qafës është shtypur në ngjyrë të zezë shkrimi “SHQIPËRI”. Një detaj tjetër i personalizuar i fanellës së re të kombëtares shqiptare është shiriti i brendshëm, i vendosur pas, me frazën “Ti Shqipëri, më jep nder”, e ndjekur nga simboli i shqiponjës dykrenore. Fanella e parë përfshin gjithashtu pantallona të zeza, të cilat, për shkak të një grupi ngjyrash të kuqe dhe të zezë në fundin e kofshës dhe profilit të segmentuar në anë, i japin stil të dizajnit të pantallonave klasike të basketbollit. Çorapet janë gjithashtu të zeza me një vijë të kuqe lart dhe një vijë të zezë në mes.

Fanella e dytë dhe e tretë pasqyrojnë saktësisht grafikën e fanellës së parë dhe dallohen për ngjyrën dominuese. Fanella e dytë është e bardhë me detaje kuqezi (pantallona të bardha me vijë anësore të kuqe dhe të zeza, çorape të bardha me vijë anësore të zeza dhe një vijë horizontale të kuqe). Fanella e tretë është e zezë me detaje të kuqe (pantallona të zeza dhe çorape të zeza me vija anësore kuqezi).

Si të gjitha produktet e realizuara nga Macron, edhe ato të kombëtares shqiptare janë prodhuar në “Eco Fabric”, me material poliestër 100% i krijuar nga riciklimi i plastikës pas konsumit. Në veçanti, materiali i përdorur është “Eco Sirena” (pjesa e përparme dhe mëngët) dhe prania e panelit të pasmë në “Eco Micromesh” dhe përbërjet në “Eco Mesh” sigurojnë lehtësi dhe frymëmarrje të lartë.