ushtarake – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

Izraeli kryen sulme të reja ndaj Iranit, godet bazat ushtarake
Ushtria izraelite ka thënë se forcat e saj po sulmojnë aktualisht “infrastrukturën ushtarake” në Teheran dhe Iranin perëndimor.

Kjo vjen ndërsa mediat iraniane raportojnë se shpërthime po dëgjohen në qytetin perëndimor të Kermanshah në Iran.

krahas sulmeve ndaj Iranit, Izraeli ka vazhduar sulmet ndaj palestinezëve në Rripin e Gazës.

Al Jazeera Arabic raporton se, sipas burimeve mjekësore, 37 palestinezë janë vrarë nga sulmet izraelite në të gjithë Rripin e Gazës sot.

Ata thonë se tetë prej tyre u vranë ndërsa kërkonin ndihmë.

Shpërthim në depon e fabrikës ushtarake në Serbi, disa të lënduar
Mëngjesin e sotëm rreth orës 07:30 një shpërthim ka ndodhur në depon e fabrikës ushtarake “Krusik” në Valevë të Serbisë.

Si informacioneve janë lënduar 7 persoan të cilët kanë marrë lëndime të lehta.

Gjatë aktiviteteve të rregullta të presimit të pentritit, amplifikatori i ndezjes në presën u aktivizua, duke shkaktuar që një punonjës të pësonte prerje dhe katër punonjës të kishin simptoma të zhurmës në vesh.

Punëtorët u dërguan në spitalin e Valjevës për ndihmë dhe kontrolle të dëgjimit.

SHBA, 5.9 miliardë dollarë ndihma ushtarake për Ukrainën
Shtetet e Bashkuara njoftuan të hënën për një ndihmë shtesë prej gati 6 miliardë dollarësh për Ukrainën. Presidenti Joe Biden po përdor javët e tij të fundit në detyrë për të rritur ndihmën për Kievin përpara se Presidenti i zgjedhur Donald Trump të fillojë punë.

Presidenti Biden njoftoi për dhënien e 2.5 miliardë dollarëve ndihmë për sigurinë e Ukrainës. Ndërkohë Sekretarja e Thesarit Janet Yellen tha se Shtetet e Bashkuara kanë vënë në dispozicion 3.4 miliardë dollarë shtesë për ndihmë për buxhetin e Ukrainës, duke i dhënë vendit të shkatërruar nga lufta burime kritike mes intensifikimit të sulmeve ruse ndaj civilëve dhe infrastrukturës ukrainase.

një deklaratë.

Njoftimi i Presidentit Biden përfshin 1.25 miliardë dollarë ndihmë ushtarake të marrë nga rezervat e Shteteve të Bashkuara dhe një ndihmë tjetër prej 1.22 miliardë dollarësh nga Iniciativa e Ndihmës për Sigurinë e Ukrainës (USAI), pjesa përfundimtare e USAI-t gjatë kohës së zotit Biden në detyrë.

Sipas iniciativës USAI, pajisjet ushtarake blihen nga industria e mbrojtjes ose partnerët, në vend që të merren nga rezervat amerikane, që do të thotë se mund të duhen muaj ose vite për të mbërritur në fushën e betejës.

Po bëhen gati tre vjet nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë dhe së fundmi rusët kanë përdorur trupat e Koresë së Veriut për të forcuar pozicionin e tyre luftarak.

Trupat koreano-veriore po përjetojnë humbje të mëdha në fushën e betejës, me 1000 trupa të tyre të vrarë ose të plagosur vetëm gjatë javës së fundit në rajonin Kursk të Rusisë, tha javën e kaluar zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby.

Presidenti Biden tha se ndihma e re do t’i sigurojë Ukrainës “një fluks të menjëhershëm të ndihmave që ajo vazhdon t’i përdorë me sukses të madh në fushën e betejës dhe furnizime afatgjata të mbrojtjes ajrore, artilerisë dhe sistemeve të tjera kritike të armëve”.

Gjatë luftës gati tre vjeçare, Uashingtoni ka dhënë ndihmë për Ukrainën me vlerë prej miliarda dollarësh, por është e pasigurt nëse kjo do të vazhdojë me të njëjtin ritëm nën zotin Trump, i cili zëvendëson Presidentin Biden më 20 janar. Presidenti i zgjedhur Trump ka thënë se dëshiron t’i jap fund luftës me shpejtësi.

Gjatë fushatës presidenciale, zoti Trump vuri në dyshim nivelin e përfshirjes së Shteteve të Bashkuara në këtë luftë, duke sugjeruar se aleatët evropianë duhet të mbajnë më shumë barrën financiare.

Disa nga kolegët e tij republikanë, të cilët do të kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatin nga muaji i ardhshëm gjithashtu kanë treguar se nuk janë të prirur të vazhdojnë dërgimin e më shumë ndihmave Kievit.

Një zyrtar amerikan tha se ndihma e fundit e çon totalin e ndihmës buxhetore amerikane për Ukrainën në pak më shumë se 30 miliardë dollarë që nga fillimi i agresionit të Rusisë në shkurt të vitit 2022. Shumica e këtyre fondeve përdoren për të mundësuar funksionimin e qeverisë së Ukrainës, duke u paguar paga mësuesve dhe punonjësve të tjerë të shtetit.

Uashingtoni ka dhënë veçmas rreth 61.4 miliardë dollarë ndihmë sigurie për Kievin që nga fillimi i luftës, sipas Pentagonit.

Presidenti Biden tha se Departamenti i Mbrojtjes është duke punuar në dorëzimin e qindra mijëra predhave të artilerisë, mijëra raketa dhe qindra automjete të blinduara “të cilat do të forcojnë aftësitë e Ukrainës ndërsa ajo kalon dimrin”.

Sekretarja e Thesarit Janet Yellen tha se ndihma e vazhdueshme ekonomike për Ukrainën është thelbësore për funksionimin e shërbimeve të saj qeveritare dhe të vazhdojë të mbrojë sovranitetin e saj, duke paralajmëruar kundër lëvizjeve për të shkurtuar fondet.

“Suksesi i Ukrainës është në interesin kombëtar të Amerikës”, tha ajo, duke u zotuar të vazhdojë të bëjë trysni ndaj Moskës me sanksione dhe të ndihmojë në forcimin e pozitës së Ukrainës për të arritur një paqe të drejtë.

“Ne nuk duhet të tërhiqemi nga kjo përpjekje”./VOA

NATO do zhvillojë stërvitjen ushtarake më të madhe
NATO javën e ardhshme do të fillojë një nga stërvitjet e saj më të mëdha ushtarake në disa dekada, e cila ka për qëllim të tregojë se aleanca perëndimore është e gatshme të mbrojë territorin e saj në kufirin me Rusinë, tha një zyrtar i saj në Bruksel. Në stërvitjen, që do të zgjasë disa muaj, do të angazhohet një personel ushtarak prej 90 mijë trupash.

Stërvitja vjen në një kohë kur në sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës asnjëra palë nuk po përparon. NATO nuk është e përfshirë drejtpërdrejt në këtë konflikt, megjithëse shumë vende anëtare kanë dërguar armë në Ukrainë dhe kanë stërvitur forcat e saj ushtarake.

Disa muaj para se Presidenti Vladimir Putin të urdhëronte trupat e tij të sulmonin Ukrainën në shkurt të vitit 2022, NATO filloi të shtonte praninë e saj me trupa dhe pajisje në krahun e saj lindor, që kufizohet me Rusinë dhe Ukrainën. Ky ishte përforcimi më i madh ushtarak i aleancës perëndimore që pas përfundimit të Luftës së Ftohtë. Manovrat ushtarake kanë për qëllim të frenojnë Moskën nga vënia në shënjestër e vendeve anëtarë të NATO-s, që kufizohen me Rusinë.

Stërvitja “Steadfast Defender 24” “do të dëshmojë se NATO mund të kryejë operacione të ndërlikuara në shumë fusha dhe në çdo kohë për disa muaj në një hapësirë prej mijëra kilometrash, nga pjesa më e largët veriore e Evropës deri në atë qendrore dhe lindore”, tha një zyrtar i aleancës me 31 vende anëtare.

Trupat do të dislokohen në Evropë deri në fund muajit maj, në kuadër të asaj që NATO e quan “simulim i skenarëve emergjent të konfliktit me një armik të afërt”. Sipas planit të ri të NATO-s për mbrojtjen, armiqtë e saj kryesorë janë Rusia dhe organizatat terroriste.

“Aleanca do të tregojë aftësitë e saj në përforcimin e zonës Euro-Atlantike përmes lëvizjes transatlantike të forcave të saj nga Amerika e Veriut”, tha për gazetarët komandanti suprem i NATO-s, gjenerali amerikan Christopher Cavoli.

Gjeneral Cavoli tha se stërvitja do të tregojë “unitetin, forcën dhe vendosmërinë tonë për të mbrojtur njëri-tjetrin”.

Kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admirali Rob Bauer tha se kjo do të tregojë se “ne mund të sjellim një numër rekord trupash dhe të zhvillojmë një stërvitje brenda një territori të madh, në të gjithë aleancën dhe oqeanin (Atlantik) nga Shtetet e Bashkuara në Evropë.”

Admirali Bauer tha se ky është “një ndryshim i madh” krahasuar me numrin e trupave në stërvitjet e vitit të kaluar.

Sekretari britanik i mbrojtjes Grant Shapps tha se, në kuadër të stërvitjes së NATO-s, Britania do të angazhojë 20 mijë trupa, avionë luftarakë, luftanije dhe nëndetëse, një pjesë e të cilave do të dislokohen në Evropën Lindore nga muaji shkurt deri në qershor.