vdekur – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

Ish-presidenti i Palermos u gjet i vdekur, ai ishte një person mediatik!
ITALI – sh-presidenti i Palermos, Paul Baccaglini, u gjet i vdekur në moshën 41-vjeçare!

Ai ka lindur në Amerikë, por rrënjët e tij janë nga Italia, ku u gjet më 9 shtator në apartamentin e tij dhe sipas autoriteteve atje, dyshohet për vetëvrasje.

Siç u theksua, trupi i të riut Baccaglini u gjet nga partnerja e tij. Nga rruga, ai ishte një personalitet mjaft i çuditshëm dhe njihej edhe për karrierën e tij në televizionin italian, pas së cilës u përpoq të merrte drejtimin e klubit të Palermos nga Maurizio Zamparini dhe ia doli mbanë.

Baccaglini lindi në Çikago dhe u rrit në Pitsburg. Pas diplomimit, ai u transferua në Itali ku u përpoq të bënte një karrierë në basketboll, por dështoi edhe pse luajti në Serie C. Më pas punoi për Radio Padova për tre vjet, dhe më pas filloi për MTV dhe Italy 1. Ai ishte jashtëzakonisht i famshëm për mënyrën se si fliste.

Atëherë i lindi ideja për të marrë përsipër Palermon dhe ai tha se qëllimi i tij është ta bëjë këtë klub një nga më të mirët në Serie A dhe të arrijë në Ligën e Kampionëve të UEFA-s. Por ai ra me ta në Serie B, dhe klubi u rikthye te Zamperini.

Aksident i rëndë në Malishevë/ Përplasen dy automjete, raportohen dy të vdekur dhe dy të plagosur
Dy persona kanë humbur jetën, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ka ndodhur pasditen e së premtes në fshatin Astrazub të Malishevës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, bëri të ditur se rasti është raportuar rreth orës 15:50, kur dy vetura janë përplasur mes vete.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitet policore dhe ekipi i ndihmës së shpejtë.

“Personeli mjekësor ka konstatuar vdekjen e dy personave të rritur, një femër dhe një mashkull, ndërsa dy të tjerë janë dërguar për trajtim mjekësor”, tha Elezaj. Ai shtoi se me urdhër të prokurorit, trupat e viktimave do të dërgohen për ekzaminim mjekoligjor.

Trami del nga shinat, tre të vdekur në Lisbonë
Një tragjedi ka ndodhur në Lisbonë të Portugali, ku trami historik në një lagje turistike të kryeqytetit portugez doli nga shinat dhe u përplas.

Aksidenti ka shkaktuar të paktën 3 të vdekur dhe rreth 20 të plagosur.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë një skenë dramatike, ku trami që transporton qytetarë dhe turistë, është shkatërruar thuajse plotësisht.

Ekipet e emergjencës u angazhuan menjëherë për të nxjerrë të mbijetuarit nga rrënojat.

Në momentin e aksidentit, në trami kanë qenë 43 persona. Nuk dihet ende origjina e viktimave.

Shkaku i aksidentit nuk është ende i qartë dhe autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes tragjike.

Zyra e presidentit të Portugalisë ka reaguar përmes një deklaratë duke shprehur ngushëllime dhe solidaritetin e tij me familjet e prekura nga kjo tragjedi.

Trami historik në Lisbonë, i quajtur “Funikulari Gloria”, është një nga pamjet dhe atraksionet turistike më të famshme në Lisbonë. U hap në vitin 1885 dhe u elektrifikua tre dekada më vonë.

Shënohen 400 të vdekur në 10 ditë nga përmbytjet në Pakistan
Të paktën 400 persona kanë humbur jetën dhe mbi 190 të tjerë janë plagosur në Pakistan gjatë 10 ditëve të fundit për shkak të shirave të rrëmbyeshëm dhe përmbytjeve të mëdha që kanë goditur rajonet Khyber Pakhtunkhwar, Gilgit-Baltistan dhe Kashmir. Mbi 20,000 persona mbeten të zhvendosur.

Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) njoftoi se viktimat kanë nevojë urgjente për strehim, ndihmë mjekësore, ushqim, pako higjienike, ujë të pijshëm dhe mbrojtje, veçanërisht gratë dhe vajzat.

Departamenti Meteorologjik i Pakistanit parashikon mbërritjen e një sistemi të ri musonësh, me shira të rrëmbyeshëm që pritet të vazhdojnë në ditët e ardhshme, duke rrezikuar situatën aktuale.

Që nga fillimi i sezonit të musonëve më 26 qershor 2025, Pakistani ka regjistruar gjithsej 798 vdekje dhe mbi 1,000 të plagosur si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm dhe përmbytjeve, sipas autoriteteve kombëtare.

Të shtëna me armë zjarri në sallën e bilardos , shtatë të vdekur
Shtatë persona u vranë të dielën në një sulm nga persona të armatosur në një sallë biliardoje në Santo Domingo, në veriperëndim të Ekuadorit , mes një vale të vazhdueshme dhune në vend, tha policia.

Personat e armatosur të maskuar hapën zjarr ndaj njerëzve brenda sallës së bilardos në një lagje baresh në Santo Domingo, rreth 160 kilometra në perëndim të kryeqytetit Quito, sipas pamjeve video të postuara në mediat sociale.

Masakra u regjistrua nga kamerat e sigurisë. Policia informoi shtypin se ka “shtatë të vdekur nga plagët me armë zjarri, duke shtuar se po kryejnë “hetime për të hetuar aktin e dhunshëm dhe për të identifikuar autorët.

Tronditet Gjilani/ Tre të vdekur dhe 1 i plagosur pas të shtënave
GJILAN- Rasti i rëndë i të shtënave me armë zjarri që ndodhi pak më herët në rrugën “Ibrahim Rugova” në Gjilan ka marrë përmasa edhe më tragjike. Bëhet me dije se pas konfirmimit të dy viktimave babë e bir në vendin e ngjarjes, ka humbur jetën edhe personi i tretë i cili ishte në mesin e dy të plagosurve.

Ndërkohë autori është shapllur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij. Gjithashtu autoritetet kanë bllokuar zonën për disa orë, ndërsa Prokuroria ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të krimit.

DETAJE nga vrasja në Gjilan/ Viktimat janë babë e bir, shkaku i vrasjes dyshohen fajdet Tronditet Gjilani/ Tre të vdekur dhe 1 i plagosur pas të shtënave foto ilustruese

GJILAN- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me vrasjen e dyfishtë në Gjilan. Bëhet me dije se dy viktimat janë babë e bir, ndërsa i dyshuari është identifikuar si Mefail Shkodra. Sipas mediave të Kosovës konflikti dyshohet se ka ardhur si pasojë e fajdes.

“Rasti është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani. Ju njoftoj se sot 10.08.2025 rreth orës 12:32 dyshohet se ka ndodhur një rast vrasje dhe plagosje me armë zjarri në Gjilan rr.”Ibrahim Rugova”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante dhe prokurori i shtetit. Policia e Kosovës, njësiti i hetimeve rajonale në bashkëpunim me prokurorin e shtetit po i hetojnë rrethanat e këtij rasti të rëndë.

Vrasja në Gjilan, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes Tronditet Gjilani/ Tre të vdekur dhe 1 i plagosur pas të shtënave pamje nga vendngjarja GJILAN- Janë publikuar pamjet nga vrasja në Gjilan, ku tre persona humbën jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur. Në rrjetet sociale janë shpërndarë video, ku duken forcat e policisë dhe autoambulancat, si dhe njolla gjaku në rrugë.

Tronditet Gjilani/ Tre të vdekur dhe 1 i plagosur pas të shtënave

Ngjarjen e rëndë e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Gjilanit, Ismet Hashani. Siç raportohet dy nga viktimat u konstatuan të vdekur në vendin e ngjarjes nga mjeku kujdestar, ndërsa viktama e tretë u konfirmua në spital. Gjithashtu autori është në kërkim nga policia dhe po punohet për kapjen e tij.

1 ORE ME PARE Të shtëna me armë zjarri në Gjilan/ Vriten dy persona, plagosen dy të tjerë, autori arratiset

Tronditet Gjilani/ Tre të vdekur dhe 1 i plagosur pas të shtënave foto ilustruese

KOSOVË- Një vrasje me armë zjarri ka tronditur ditën e sotmë Gjilanin. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth 12:32, ku dy persona janë qëlluar për vdekje, ndërsa dy të tjerë janë plagosur.

Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, autori i dyshuar i krimit është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij. Policia e Kosovës në bashkëpunim më prokurorinë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve që sollën ngjarjen e rëndë.

“Ju njoiftoj se sot 10.08.2025 rreth orës 12:32 dyshohet se ka ndodhur një rast vrasje dhe plagosje me armë zjarri në Gjilan rr. “Ibrahim Rugova “. Në këtë rast mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e dy personave,dyshohet se edhe dy persona të tjerë janë plagosur dhe u është ofruar ndihmë në qendrën emergjente këtu në Gjilan.

I dyshimtë për rastin është personi mashkull shtetas i Kosovës i njohur për policinë i cili për momentin është në arrati. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante dhe prokurori i shtetit. Policia e Kosovës Njësitet e hetivev rajonale në bashkpunim me prokurorin e shtetit po i hetojn rrethanat e këti rasti të rëndë”, tha Hashani.

Tragjedi në Tiranë: Një djalë i ri gjendet i vdekur brenda makinës
Tiranë, 16 korrik 2025 – Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e sotme zonën e Astirit në kryeqytet, raporton noa.al.

Një 29-vjeçar, identiteti i të cilit bëhet i ditur si Enea Dine, është gjetur i pajetë brenda automjetit të tij, në parkimin e pallatit ku banonte.

Trupi i të riut është zbuluar nga familjarët, të cilët kanë njoftuar menjëherë autoritetet. Sipas burimeve zyrtare, nga këqyrja e jashtme paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, duke ngritur pikëpyetje mbi shkakun e humbjes së jetës.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes. Nuk përjashtohet asnjë pistë në këtë fazë të hetimeve. /noa.al

Aksident tragjik në aksin Prishtinë–Gjilan: Përplasen tre automjete, një i vdekur dhe dy të plagosur
Një aksident tragjik është regjistruar mesditën e sotme në aksin rrugor Prishtinë–Gjilan, ku përplasja e rëndë mes tre automjeteve ka sjellë pasoja fatale.

Ngjarja ndodhi rreth orës 12:00, në një segment të frekuentuar të kësaj rruge, ku janë përfshirë dy automjete të vogla dhe një kamion. Lajmin e konfirmoi për mediat zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila sqaroi se si pasojë e përplasjes një person ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar menjëherë për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 12:00 në rrugën Prishtinë-Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të tri automjeteve (dy vetura dhe një kamion). Si pasojë e aksidentit, në vendin e ngjarjes ka humbur jetën një person dhe janë lënduar dy të tjerë të cilët janë dërguar për tretman mjekësor”, – deklaroi Ahmeti.

Ekipet e Policisë së Kosovës dhe autoambulancës kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku u bë edhe bllokimi i përkohshëm i qarkullimit për të kryer veprimet hetimore. Grupi hetimor është duke punuar për zbardhjen e shkaqeve që çuan në aksidentin fatal, ndërkohë që nuk janë bërë ende publike identitetet e viktimës apo të të plagosurve.

Ky është një tjetër aksident i rëndë që ngre shqetësime për sigurinë rrugore dhe respektimin e rregullave të qarkullimit në rrugët e Kosovës, veçanërisht në akset me qarkullim të dendur dhe me histori incidentesh.

Një aksident tragjik është regjistruar mesditën e sotme në aksin rrugor Prishtinë–Gjilan, ku përplasja e rëndë mes tre automjeteve ka sjellë pasoja fatale.

Ngjarja ndodhi rreth orës 12:00, në një segment të frekuentuar të kësaj rruge, ku janë përfshirë dy automjete të vogla dhe një kamion. Lajmin e konfirmoi për mediat zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila sqaroi se si pasojë e përplasjes një person ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar menjëherë për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 12:00 në rrugën Prishtinë-Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të tri automjeteve (dy vetura dhe një kamion). Si pasojë e aksidentit, në vendin e ngjarjes ka humbur jetën një person dhe janë lënduar dy të tjerë të cilët janë dërguar për tretman mjekësor”, – deklaroi Ahmeti.

Ekipet e Policisë së Kosovës dhe autoambulancës kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku u bë edhe bllokimi i përkohshëm i qarkullimit për të kryer veprimet hetimore. Grupi hetimor është duke punuar për zbardhjen e shkaqeve që çuan në aksidentin fatal, ndërkohë që nuk janë bërë ende publike identitetet e viktimës apo të të plagosurve.

Ky është një tjetër aksident i rëndë që ngre shqetësime për sigurinë rrugore dhe respektimin e rregullave të qarkullimit në rrugët e Kosovës, veçanërisht në akset me qarkullim të dendur dhe me histori incidentesh.

Aksident i rëndë në rrugën Vlorë-Fier, një i vdekur dhe një i plagosur rëndë
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mesditën e sotme, rreth orës 13:35, në aksin nacional Vlorë–Fier, pranë një karburanti ne vendin e quajtur Pusi i Mezinit.

Sipas informacioneve paraprake, një motomjet tip Piaggio me targa AK653 ka humbur kontrollin për shkaqe ende të paqarta dhe ka dalë nga rruga. Mjeti është përplasur fillimisht me një shtyllë elektrike dhe më pas me një shtyllë tjetër druri, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe pasoja të rënda për personat në motomjet.

Si pasojë e përplasjes, dy persona, rreth moshës 19-25 vjeç, që ndodheshin në mjet kanë mbetur të plagosur rëndë. Të lënduarit, identiteti i të cilëve nuk është bërë ende i ditur, janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Pasuria ndan çiftin: Ka vdekur dashuria!
Dilberja është bashkëshortja e dytë e Bashkimit, me të cilin përballet në “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare“ në Tv Klan. Bashkimi ka pasur një martesë 27-vjeçare me Lumturinë, me të cilën ka 4 fëmijë. Gjatë martesës ata kanë vendosur si pasuri një apartament dhe një shtëpi. Pas divorcit, ka filluar pjesëtimi i pasurisë, i cili s’ka marrë ende formë të prerë.

Nga martesa me Dilberen, ka një djalë 11-vjeçar, por kjo e fundit nuk ka siguri për jetesën nëse Bashkimi largohet nga jeta para saj. Dilberja thotë se fëmijët e Bashkimit shkojnë në pronën e saj, hyjnë me polici duke pretenduar se janë bashkëpronarë. Dilberja kërkon që Bashkimi t’i dhurojë asaj shtëpinë, kurse ai jo. Konflikti mes tyre arrin deri në pikën sa ajo të thotë se “dashuria ka mbaruar”.

Dilbere: S’bëheesh djalë i ri pasi ke dalë në pension!

Eni Çobani: Pse, s’është si djalë i ri?

Dilbere: Jo, jo i ri është në kohë të vet, jo sot që ka dalë në pension.

Eni Çobani: Ja se Dilberja flet më mirë se unë, nuk flas! Atëherë Dilberja ka një sakrificë më të madhe.

Dilbere: Unë dua shtëpinë me letra se jetës nuk i dihet!

Eni Çobani: Pse Bashkimin nuk e do ti? Burri nuk merret vetëm për shtëpinë se tani po të kthehem edhe ty.

Bashkim: Kemi bërë disa herë gjyqe.

Eni Çobani: Do bësh edhe shumë gjyqe të tjera ti se kjo punë nuk mbaron, është pafund!

Bashkim: Nuk po them që ajo mos të marrë pjesë, unë nuk kam qenë dakord. Jemi ndarë, 50 me 50.

Dilbere: Jo znj. Eni! Dua shtëpinë!

Eni Çobani: Do shtëpinë të ta dhurojë ty?

Dilbere: Po, të ma dhurojë shtëpinë time. Bashkim, dua shtëpinë. Dhuroje shtëpinë në emrin e çunit, shtëpinë që kemi, tjetrën lërja asaj.

Bashkim: Mos ki merak, edhe shtëpinë aty e ke nuk ta merr kush!

Dilbere: Jo, nuk e kam aty, e dua me letra se ato vijnë tek unë. Nuk je ti në shtëpi, ato vijnë tek unë. Jo, e dua me letra shtëpinë, me letra!

Bashkim: Do të ta japim me letra por shko ulu atje!

Dilbere: E dua me letra!

Bashkim: Do e marrësh edhe ti me letra.

Dilbere: E ka marrë ajo, e ka marrë. E ka marrë, si s’e ka marrë? Pallatin me 14 milionë, sot nuk bën një makinë 14 milionë lekë. Si s‘e ka marrë shtëpinë ajo?

Eni Çobani: Po 14 milionë ia ka vendosur gjykata asaj, nuk e ka vendosur ajo. Dilbere, e ke marrë me dashuri ti këtë a me çfarë e ke marrë?

Dilbere: Jo, jo, s’ka dashuri më.

Eni Çobani: Po mos e merrje!

Dilbere: Ka vdekur dashuria! Të jesh në rrugë ka vdekur dashuria!/tvklan.al