Vendet – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

10 vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri
10 – TIRANA – Sheshi “Skënderbej”

Lista jonë fillon me kryeqytetin magjepsës Tiranë.
Ky është vendi ku shumica e vizitorëve mbërrijnë në Shqipëri si rezultat i vendodhjes së aeroportit. Megjithëse nuk shfaq aq shumë interes për udhëtarët sa mund të shfaqin disa qytete të tjera të Shqipërisë, ende ia vlen të shpenzosh disa ditë duke zbuluar Tiranën. Tirana është një vend miqësor, mikpritës me një atmosferë relaksuese, ku mund të gjeni disa nga restorantet, dyqanet dhe tregjet më të mira. Gjendet një lokal që rrotullohet i njohur si “Sky Tower” që ofron pijet më të mira me një çmim të përballueshëm dhe pamje të bukura të qytetit.

Vendet që rekomandohen për t’u vizituar në Tiranë përfshijnë xhaminë e Et’hem Beut, kullën e Sahatit dhe Bllokun, që gjatë periudhës komuniste është përdorur vetëm nga zyrtarët e qeverisë. Gjithashtu, mund të vizitoni Piramidën, që u ndërtua gjatë periudhës komuniste. Pamja më e qartë e kryeqytetit mund të shihet nga mali i Dajtit. Ju mund të shkoni atje më këmbë ose me anë të teleferikut. Maja më e lartë e malit paraqet një pamje fantastike të Tiranës.

9 – GJIROKASTRA

Gjirokastra është një nga disa qytetet më të lashta në Shqipëri. I përfshirë në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, ju mund të shkoni në këtë qyetet me autobus duke u nisur nga të gjitha qytetet kryesore të Shqipërisë. Arsyeja kryesore pse qyteti i Gjirokastrës duhet vizituar është mundësia për të eksploruar vendet historike brenda tij. Këto përfshijnë, Pazarin e Vjetër, shtëpitë historike otomane, kishat dhe xhamitë e vjetra dhe Kalanë e Gjirokastrës. Kalaja e Gjirokastrës ia vlen të vizitohet, e përfshirë në Muzeun Kombëtar të Armatimeve, ai paraqet një pamje të shkëlqyer të armëve pas Luftës së Dytë Botërore. Për të realizuar një vizitë më të plotë në qytetin e lashtë të Gjirokastrës ju duhet të vizitoni muzeun e Luftës së Ftohtë. Ky muze ndodhet në një bunker nëntokësor që është ndërtuar për të ruajtur sigurinë e qeverisë komuniste në raste lufte. Gjatë qëndrimit tuaj në Gjirokastër, ju nuk duhet të largoheni pa provuar gatimin tradicional vendas, qifqi. Pëbërësit e kësaj pjate janë veza, orizi dhe erëzat.

8 – APOLONIA

Apolonia është një qytet antik që u themelua në vitin 588 para Krishtit dhe vazhdon të ruhet në gjendje shumë të mirë. Apolonia ndodhet mbi një kodër rreth 12 kilometra nga qyteti i Fierit. Apolonia është e rrethuar me një mur rreth kater kilometra i gjatë. Gërmadhat përfshijnë një kishë, manastir dhe një teatër. Edhe pse nuk gjenden shumë objekte në këto gërmadha, shumë pranë ju mund të vizitoni një muze të shkëlqyer që ndodhet në një manastir të shekullit XIII

7 – VLORA

Vlora është një nga qytetet më të njohura bregdetare të Shqipërisë dhe një destinacion turistik jashtëzakonisht popullor. Arsyeja kryesore pse duhet të vizitoni Vlorën është se ky qytet ofron një nga plazhet më të bukura në vend. Plazhet e bukura shtrihen rreth disa kilometra përgjatë bregdetit dhe njihen si më të mirët në Ballkan. Megjithatë, Vlora përveç bregdetit të mrekullueshëm përfshin gjithashtu një numër të konsidereshëm vendesh historike për t’u vizituar si kështjella e Kaninës, manastiri i Shën Mërisë dhe teatri Antik i Orikumit. Gjithashtu , Vlora njihet për gatimet e saj tradicionale . Ushqimet e detit konsiderohen si më të mirët në Shqipëri.

6 – BERATI

Berati është një nga qytetet më të vjetra të Shqipërisë dhe përfaqësuesit më të mirë të një qyteti otoman në Europë. Berati është një qytet i vogël që mund të eksplorohet lehtësisht më këmbë. Berati iu ofron shëtitje të mahnitshme në rrugët antike dhe të bukura të qytetit dhe një atmosferë relaksuese. Edhe pse i vogël, Berati është qyteti vendeve më të rëndësishme historike. Më e njohur është Kalaja e Beratit, që daton në shekullin e 13-të, duke përfshirë disa kisha dhe xhami të epokës otomane. Për ata që kërkojnë të bëhen pjesë e aventurave, ky qytet ofron sportin e rafting përmes kanioneve të lumit të Osumit.

5 – PARKU KOMBËTAR I LURËS

Ky park i përfshirë në listën e 10 vendeve më të mira për t’u vizituar në Shqipëri është një nga vendet më fantastike dhe me një bukuri të jashtëzakonshme natyrore. Parku shtrihet përreth malit Kurona e Lurës, dhe është i famshëm për 12 liqenet e tij akullnajore. Nëse e vizitoni parkun në verë, ju mund të shihni “Liqenin e Luleve” plot me zambakë të bardhë. Në parkun kombëtar të Lurës Parku gjenden disa nga kafshët më të rralla në vend si ariu i murrmë europian, rrëqebulli dhe ujku euroaziatik. Gjithashtu, ju mund të eksploroni parkun duke ecur më këmbë.

4 – DURRËSI

Durrësi është një nga qytetet historike dhe porti më i rëndësishëm në vend që lidhet me Italinë me anë të trageteve. Durrësi është një qytet i bukur për t’u shëtitur me një atmosferë relaksuese dhe një numër vendesh historike për t’u vizituar. Vendet me tërheqëse për t’u vizituar në Durrës përfshijnë, Amfiteatrin më të madh në Ballkan, Murin e Lashtë të qytetit dhe Kullën Veneciane të shekullit të 16-të. Qyteti i Durrësit është një destinacion turistik popullor me disa nga plazhet më të mira për të pushuar pranë detit. Plazhi i Lalzit dhe Golemit janë dy nga më të njohurit. Gjithashtu, në qytetin e Durrësit gjendet një punishte vere. Punishtja e verës “Kokomani” që ofron turne udhëzuese dhe është një mënyrë e shkëlqyer për të kaluar pasditen. Pas disa ditësh duke marrë rreze dielli, në mbrëmje ju mund të ecni në shëtitoren fantastike të Durrësit. Nëse jeni duke kërkuar një vend për të ngrënë atëherë bar-restorant “Kajser” është vend i duhur që ofron një pamje të mrekullueshme të Durrësit.

3 – SHKODRA

Shkodra është qyteti i katërt më i madh i Shqipërisë. Shkodra është një qytet i lashtë dhe vendrrethimi i famshëm ku Perandoria Osmane humbi rreth 30 000 luftëtarë. Arsyeja kryesore për të vizituar Shkodrën është se vizitorët mund të praktikojnë çiklizmin. Qyteti i Shkodrës konsiderohet si kryeqyteti biçikletave të Shqipërisë, për shkak të terrenit të tij të sheshtë dhe kompaktësisë së zonës urbane. Një nga mënyrat më thjeshta për të eksploruar qytetin është duke marrë me qira një biçikletë për një ditë. Vendi më i bukur në Shkodër është kështjella mbresëlënëse por edhe kërcënuese që paraqet gjithë panoramën e qytetit.

Kalaja e Rozafës u ndërtua nga ilirët dhe rindërtuar nga banorë të ndryshëm,si osmanët gjatë viteve,duke u mbajtur në një gjendje të mirë. Kalaja e Rozafës ofron pamje fantastike të qytetit dhe përfshin një muze të shkëlqyer. Në Shkodër mund të vizitoni edhe vende të tjera të rëndësishme si, Muzeun Historik të Shkodrës që është në një shtëpi tradicionale shqiptare, Katedralen e Shkodrës dhe Muzeun e Dëshmisë dhe të Kujtesës së Krimeve të Komunizmit. Ky i fundit është një muze mbresëlënëse mbi krimet e regjimit komunist shqiptar. Gjithashtu aty pranë ndodhet Liqeni i Shkodrës, një nga liqenet më të mëdhenj në Ballkan .

2 – ALPET SHQIPTARE

Alpet mahnitëse shqiptare. Shqipëria është e famshme për malet e saj piktoreske që përfshijnë Alpet Shqiptare. Destinacioni kryesor turistik për të vizituar Alpet Shqiptare është fshati i mrekullueshëm i Thethit. Ky fshat i vogël është kampi i përkryer për udhëtarët të cilët dëshirojnë të eksplorojnë malet e larta të Thethit, Bogës, Razmës dhe Vermoshit. Ujëvara pranë fshatit të Thethit konsiderohet si një nga pamjet më të bukura të Shqipërisë. Ju mund të shpenzoni disa javë duke eksploruar Alpet shqiptare. Çdo cep në këtë zonë , ka një pamje të mahnitshme, perfekt për përdoruesit e Instagram-it. Gjithashtu, një vend veçantë për t’u vizituar është fshati Razem, që ofron qindra shpella për të eksploruar.

1 – BUTRINTI

Butrinti zë vendin e parë në listën e 10 vendeve më të mira për t’u vizituar në Shqipëri. Parku Kombëtar Arkeologjik i Butrintit është një vend mahnitës për t’u vizituar. Butrinti është një nga xhevahirët e fshehur të Shqipërisë që ndodhet pranë qytetit të vogël të Sarandës. Qyteti i Sarandës është një vend i shkëlqyer për t’u vizituar që ofron një atmosferë relaksuese mesdhetare. Megjithatë, Butrinti meriton të jetë një nga vendet më të famshme në botë. Butrinti është një park kombëtar i vlerësuar si pasuri e trashëgimisë së njerëzimit dhe mbrohet nga UNESCO që nga viti 1992. Vendi ka qenë i banueshëm që në kohët parahistorike.

Butrinti është një qytet i lashtë i banuar nga grekët dhe më vonë nga një koloni romake. Ai konsiderohet si një nga qytetet më të mëdha mesdhetar, por kryesisht i panjohur nga turistët. Ekzistojnë një numër i caktuar vendesh të rëndësishme arkeologjike dhe gërmadha të vendosura brenda mureve të Butrintit ku përfshihen një amfiteatër romak, një tempull romak me një dysheme mbresëlënëse mozaiku, e konsideruar si bazilika e dytë më e madhe bizantine dhe një portë e gdhendur bukur dhe gërmadha të tjera arkeologjike. /ata/

Këto janë shtetet që kanë bllokuar Tiktok-un në vendet e tyre
Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, ByteDance i cili përdoret thuajse nga çdo moshë. Megjithatë shumë vende të botës janë të janë të shqetësuara sigurinë që të ofron kjo platformë, veçanërisht për fëmijët dhe adoleshentët.

Për këtë arsye disa shtete e kanë ndaluar përdorimin e tij në vendin e tyre.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Më 13 mars, Dhoma e Përfaqësuesve miratoi me shumicë dërrmuese një ligj që kërkon që kompania mëmë me bazë në Pekin të TikTok të largohet nga platforma ose të përballet me një ndalim mbarëkombëtar.

Ky vendim u miratua më 24 prill si pjesë e një pakete më të madhe.

Britania e Madhe

Më 16 mars 2024, Oliver Doëden, sekretari i Shtetit i Mbretërisë së Bashkuar në zyrën e kabinetit, njoftoi në një deklaratë për Dhomën e Komunave të Mbretërisë së Bashkuar një ndalim të menjëhershëm të aplikacionit në pajisjet zyrtare të qeverisë.

Franca

Më 24 mars, qeveria franceze ndaloi instalimin dhe përdorimin e aplikacioneve si TikTok, Netflix dhe Instagram në telefonat e punës të 2.5 milionë nëpunësve civilë. Ndalimi, i cili u njoftua me një udhëzim “detyrues”, ka hyrë menjëherë në fuqi dhe nuk vlen për telefonat personalë të punonjësve të shtetit.

Estonia

Në fund të marsit, ministri në largim i IT dhe Tregtisë së Jashtme të Estonisë, Kristjan Jarvan, deklaroi se TikTok do të ndalohej nga telefonat e ofruar nga shteti për zyrtarët publikë.

Australia

Më 4 prill, Australia ndaloi TikTok nga të gjitha pajisjet në pronësi të qeverisë federale për shkak të shqetësimeve të sigurisë dhe privatësisë së përdoruesit.

Kina

Vetë Kina nuk lejon që versioni ndërkombëtar i TikTok të përdoret. Në vend të kësaj, përdoruesit duhet të shkarkojnë Douyin, versionin kinez të TikTok, i cili i nënshtrohet censurës nga Partia Komuniste Kineze.

Holanda

Ministria e Brendshme holandeze paralajmëroi se aplikacionet nga vende si Kina, Rusia, Koreja e Veriut dhe Irani përbënin “një rrezik të lartë spiunazhi”.

Norvegjia

Më 23 mars, parlamenti i Norvegjisë ndaloi Tiktok nga pajisjet e punës, pasi Ministria e Drejtësisë e vendit paralajmëroi se aplikacioni nuk duhet të instalohet në telefonat e ofruar për punonjësit e qeverisë.

Belgjika

Më 10 mars, Belgjika njoftoi se do të ndalonte TikTok nga pajisjet në pronësi ose të paguara nga qeveria federale belge për të paktën gjashtë muaj, duke përmendur shqetësimet për sigurinë kibernetike, privatësinë dhe dezinformimin.

Danimarka

Më 6 mars, ministria Daneze e Mbrojtjes njoftoi se do të “ndalojë përdorimin e aplikacionit në njësitë zyrtare” si një masë sigurie kibernetike. Ministria tha se Qendra e Sigurisë Kibernetike e vendit skandinav, pjesë e shërbimit të inteligjencës së jashtme të Danimarkës, kishte vlerësuar se ekzistonte rreziku i spiunazhit.

Kanadaja

Më 6 nëntor, qeveria federale kanadeze urdhëroi TikTok të ndalojë operacionet e saj në vend për shkak të shqetësimeve për ndërhyrje të huaja.

Zelanda e Re

Më 17 mars, Zelanda e Re njoftoi se TikTok do të ndalohej nga telefonat e ligjvënësve të qeverisë në fund të muajit.

Indi

India ka ndaluar plotësisht TikTok, duke përfshirë pajisjet personale të qytetarëve. Ndalimi u zbatua në korrik 2020 pas një përleshjeje kufitare midis Kinës dhe Indisë la të vdekur 20 ushtarë indianë.

Së fundmi edhe Shqipëria ka vendosur të ndalojë platformën TikTok për një periudhë një vjeçare, duke filluar nga viti i ardhshëm. Ky vendim u mor pas një incidenti tragjik në nëntor, ku një adoleshent u vra nga një bashkëmoshatar pas një konflikti që filloi në rrjetet sociale.

BE-ja angazhohet për integrim konkret për vendet e rajonit
Forcimi i partneritetit mes Bashkimit Evropian (BE) dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe përmes integrimit gradual të këtyre vendeve në disa politika të BE-së, do të jetë në fokus të samitit të radhës BE-Ballkani Perëndimor, i cili do të zhvillohet në Bruksel më 18 dhjetor.

Në prag të këtij takimi, para dhjetë ditësh, presidenti i ri i Këshillit Evropian, Antonia Costa, ka pasur një takim të përbashkët joformal me liderët e vendeve të rajonit, ku ndër tjerash janë diskutuar edhe përgatitjet dhe pritjet nga ky samit i përbashkët.

Zhvillimi tashmë i rregullt i samiteve të përbashkëta BE-Ballkani Perëndimor është një prej dëshmive se BE-ja e ka prioritet këtë rajon, raportet me vendet e tij, por edhe procesin e integrimit të plotë të tyre në BE. Ky përkushtim pritet të ritheksohet edhe kësaj radhe në takim. Kjo përfshihet edhe në draftin e Deklaratës së përgatitur për miratim në samit, tekst në të cilin ka pasur qasje edhe Radio Evropa e Lirë.

“Zgjerimi është një investim gjeostrategjik në paqe, stabilitet dhe prosperitet. Ka tash një dinamizëm të ri në procesin e zgjerimit. Përshpejtimi i procesit të zgjerimit, bazuar në kushtet e drejta dhe strikte dhe parimet e meritave individuale, është në interes të përbashkët”, thuhet në deklaratën që pritet që bashkërisht ta miratojnë në takim liderët e vendeve anëtare të BE-së dhe kolegët e tyre nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Në kohën e agresionit të Rusisë në Ukrainë, dhe me ndryshimin e rrethanave globale, pritet të ritheksohet se partneriteti mes BE-së dhe vendeve të rajonit është më i rëndësishëm se kurrë.

Pikërisht për të ndihmuar në përshpejtimin e procesit të zgjerimit nga ky samit do të dërgohet thirrja që vendet e rajonit sa më shpejt t’i zgjidhin mospajtimet me fqinjët, si me vendet anëtare të Bashkimit Evropian, ashtu edhe mes vete në rajon.

“Mospajtimet rajonale dhe bilaterale që i kanë rrënjët në të kaluarën për kohë tepër të gjatë kanë penguar fokusimin në të ardhmen. Implementimi i marrëveshjeve bilaterale me mirëbesim dhe me rezultate të prekshme, përfshirë edhe Marrëveshjen e Prespës me Greqinë dhe Traktatin e Miqësisë, Marrëveshjen për Fqinjësi të Mirë dhe bashkëpunim me Bullgarinë, mbeten kyç”, thuhet në dokument.

Këto dy marrëveshje që përmenden vazhdojnë të jenë arsye pse Maqedonia e Veriut po mbahet e bllokuar në rrugën e integrimeve evropiane pa pasur mundësi që t’i hapë kapitujt negociues, edhe pse janë përmbushur të gjitha kushtet teknike që kërkohen. Deri vonë Greqia bllokonte vendimet në Këshill ndërsa tash këtë e bën Bullgaria.

Pos Maqedonisë së Veriut që ka akoma çështje të hapura me Greqinë, tash edhe Serbia, por edhe Mali i Zi kanë çështje të hapura me Kroacinë, një anëtare e BE-së. Për shkak të përkeqësimit të raporteve mes Kroacisë dhe Malit të Zi, prej kur në Qeverinë e Malit të zi kanë hyrë forcat proserbe dhe proruse, Kroacia nuk ka paraqitur pengesa edhe në mbylljen e kapitujve në negociatat e anëtarësimit të Malit të Zi.

Edhe Serbia, por edhe Kosova, kanë ngecur në proces – ndër tjerash edhe për shkak të mungesës së progresit në normalizimin e raporteve mes tyre. Kjo, pos që e dëmton procesin e integrimeve evropiane, sipas BE-së, po ndikon negativisht edhe në stabilitetin e tërë rajonit. Prandaj, edhe normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë pritet të jetë pjesë e Deklaratës së samitit.

“Marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja mes Prishtinës dhe Beogradit, përfshirë edhe Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit, duhet të zbatohen pa vonesa të reja. BE-ja fton të gjithë partnerët që të garantojnë të drejtat dhe trajtimin e barabartë të personave që u përkasin pakicave”, thuhet në draftin e tekstit të Deklaratës.

Serbia tash e tre vjet nuk ka hapur asnjë kapitull në procesin e negociatave për anëtarësim në BE. Përpjekjet e fundit të presidencës hungareze, të mbështetura nga Komisioni Evropian dhe shumica e vendeve anëtare, që Serbia t’i hapë disa kapituj, nuk kanë dhënë rezultate, sepse disa vende anëtare nuk janë pajtuar që Serbia të lëvizë.

Përveç mungesës së progresit në fushën e sundimit të ligjit dhe lirisë së mediave, si shkak është përmendur edhe mungesa e progresit në procesin e normalizimit të raporteve të Serbisë me Kosovën.

Në anën tjetër, edhe Kosova nuk ka shënuar ndonjë lëvizje. Ajo ka aplikuar për anëtarësim në BE qysh para dy vjetësh, por ajo kërkesë vazhdon të mbahet e mbyllur në sirtarë dhe nuk është shqyrtuar asnjëherë nga Këshilli i BE-së. Në rastin e Kosovës një prej arsyeve kryesore është mosnjohja nga pesë vende anëtare të BE-së, por edhe mungesa e progresit në dialog.

Bashkimi Evropian mirëpret pjesëmarrjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në forumin e Bashkësisë Politike Evropiane, një forum ku janë shumë shtete evropiane e jo vetëm ato të BE-së. Pritet të përshëndetet fakti se samiti i radhës i Bashkësisë Politike Evropiane vitin që vjen do të mbahet në Tiranë.

Kësaj radhe në samit pritet të flitet edhe për proceset konkrete, të cilat tashmë janë duke e ndihmuar rajonin që të afrohet në procesin e integrimit në BE përmes integrimit gradual në shumë fusha.

Një prej tyre është Plani i rritjes ekonomike për Ballkanin Perëndimor në vlerë prej gjashtë miliardë eurosh. BE-ja do të shprehë gatishmërinë që të shqyrtojë integrimin e mëtejmë ekonomik dhe tregtar të vendeve të rajonit.

Bashkimi Evropian përmend edhe integrimin në bllok të transportit, i cili tashmë po jep rezultate. Përmendet edhe vendosja e linjave të gjelbra nëpër pikat e kalimeve kufitare për të shpejtuar qarkullimin e mallrave. BE-ja mbështet edhe pjesëmarrjen e vendeve të rajonit të Ballkanit në “agjendën e gjelbër“ që ka për qëllim ruajtjen e mjedisit dhe luftën kundër ngrohjes globale. Mbështet edhe përfshirjen e vendeve të rajonit në agjendën digjitale të BE-së dhe “tregut të përbashkët digjital”.

Prandaj, sipas diplomatëve në BE, ky samit do të jetë rast për të diskutuar bashkëpunimin konkret në shumë fusha, prej asaj politike, të mbrojtjes dhe sigurisë, deri tek energjia. E gjithë kjo do t’u ndihmojë vendeve të rajonit që më shpejtë të bëhen gati për integrim në BE, duke forcuar në të njëjtën kohë edhe ekonomitë e tyre dhe duke rritur stabilitetin rajonal përmes zgjidhjes së mospajtimeve të tyre./ REL

Vendet ku qytetarët punojnë edhe pas daljes në pension?
Në Bashkimin Evropian, 13 për qind e qytetarëve punojnë edhe pas daljes në pension, njoftoi Eurostat. Rreth gjysma e njerëzve që kanë vazhduar punën e bëjnë punën e tyre në të njëjtat kushte si para daljes në pension, ndërsa gjysma tjetër kanë ndërruar punë ose kanë ulur numrin e orëve të punës, shtohet në raport. Një sondazh i kryer vitin e kaluar tregoi gjithashtu se numri më i lartë i njerëzve që punojnë pas daljes në pension u regjistrua në vendet baltike të BE-së, në Estoni 54.9 përqind, Letoni 44.2 përqind dhe Lituani 43.7 përqind. Nga ana tjetër, përqindja më e ulët e pensionistëve që punojnë është regjistruar në Rumani 1.7 për qind, ndërsa në Greqi ishte 4.2 për qind dhe në Spanjë 4.9 për qind.

Në pyetjen se pse vazhdojnë të punojnë edhe pas pensionimit, numri më i madh i të anketuarve, konkretisht 36.3 për qind e tyre janë shprehur se u pëlqen puna dhe u pëlqen të jenë produktivë, ndërsa 28.6 për qind kanë thënë se kanë nevojë për mjete financiare. Gjithashtu, rreth 11.2 për qind e të anketuarve deklarojnë se duan të ruajnë jetën e tyre shoqërore, ndërsa 9.1 për qind theksojnë se puna e tyre është fitimprurëse financiare. Përqindja më e lartë e njerëzve që vazhduan të punojnë për shkak të kënaqësisë së saj u regjistrua në Danimarkë 61 për qind, Holandë 59,6 për qind dhe Itali 51,7 për qind, dhe më e ulëta është në Spanjë 17,9 për qind, e ndjekur nga Qiproja 19,1 për qind dhe në Sllovaki 20,4 për qind për qind.

Ndërkaq, në raport me grupet më të reja të popullatës, pensionistët shqiptarë janë më të palumturit. Indeksi Global i Lumturisë i renditi pensionistët shqiptarë të 100-ët nga ata në 143 vende të botës për këtë vit. Në indeksin e përgjithshëm ku përfshihen të gjitha grupmoshat, Shqipëria ishte e 87-ta mes 143 shteteve. Në grupmoshën 60+, kishim renditje të dobët, duke lënë pas vetëm vendet e Afrikës. Pensionistët shqiptarë janë më të palumtur edhe në krahasim me grupmoshat e tjera të popullsisë, të rinjtë dhe mosha e mesme. Indeksi tregoi se vitin e kaluar, pensionistët shqiptarë kishin nivele lumturie më të ulëta se më 2006-ën.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Shqipëria rënditet ndër gjashtë vendet më të mira evropiane
Evropa është plot me destinacione që tërheqin vëmendjen e turistëve nga e gjithë bota, nga rrugët madhështore të Parisit e deri te sheshi i gjallë i Tiranës. Megjithatë ka vende që, pavarësisht bukurisë dhe pasurisë kulturore mbeten nën radar.

Ne iu propozojmë një turne në disa nga perlat më pak të njohura të Evropës, perfekte për ata që kërkojnë një përvojë autentike larg turmave të vizitorëve.

Sipas një artikulli të botuar në revistën spanjolle “Dimensión Noticias” Shqipëria është renditur ndër gjashtë vendet më të mira evropiane për të vizituar në vitin 2025.

Tirana, Shqipëri

Kryeqyteti shqiptar ka pësuar një transformim të gjallë vitet e fundit. Me ndërthurjen e ndërtesave shumëngjyrëshe dhe skenës artistike stimuluese, Tirana po bëhet një destinacion tërheqës për turistët që kërkojnë një atmosferë dinamike.

Mos harroni të vizitoni Sheshin Skënderbej dhe Muzeun Historik Kombëtar, ku kultura shqiptare shpaloset para syve tuaj. Gjithashtu, mikpritja e shqiptarëve do t’ju bëjë të ndiheni si në shtëpinë tuaj.

Evropa ofron shumë më tepër se destinacionet e saj më të njohura. Këto vende më pak të frekuentuara tërheqin vizitorët kuriozë që kërkojnë një udhëtim autentik dhe pasurues. Pavarësisht nëse zgjidhni modernitetin e Tiranës apo hijeshinë e Portos, secili prej këtyre vendeve ka historinë e tij për të treguar dhe përvoja unike për të ndarë.

Nëse jeni duke planifikuar arratisjen tuaj të rradhës, pse të mos eksploroni disa nga këto perla të fshehura? Ju presin aventura! Revista spanjolle “Dimensión Noticias” ka rekomanduar gjashtë destinacionet më të mira për vitin 2025:

1. Tiranë, Shqipëri
2. Zagreb, Kroaci
3. Wroclaw, Poloni
4. Porto, Portugali
5. Ghent, Belgjikë
6. Talin, Estoni.

Vendet evropiane ku njerëzit kalojnë më pak kohë në punë
Eksperimentet e shkurtuara të javës së punës kanë gjetur vrull në të gjithë botën, ku gjithashtu kemi një numër në rritje të kompanive që po mbrojnë vendosjen e një jave pune katërditore.

Këtu janë disa nga vendet me javët mesatare më të shkurtra të punës, sipas të dhënave nga Organizata Ndërkombëtare e Punës.

Duke nisur me Holandën dhe duke përfunduar me Finlandën, këto janë 10 vendet evropiane ku njerëzit kalojnë më pak kohë në punë:

1. Holandë, 29.5 orë
2. Danimarkë, 32.5 orë
3. Norvegji, 33.6 orë
4. Zvicër, 34.6 orë
5. Austri, 35.5 orë
6. Belgjikë, 35.5 orë
7. Itali, 35.5 orë
8. Irlandë, 35.6 orë
9. Suedi, 36 orë
10. Finlandë, 36.3 orë

Edhe pse rezultatet nuk janë të këtij viti, besojmë se lista nuk mund të ketë ndryshuar përgjatë muajve të fundit.