Vetëvrasje – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

Deputeti ngjitet në majën e çatisë së parlamentit për të kryer vetëvrasje, shpëtohet në momentet e fundit
Andrej Hoivik, deputet i Partisë Demokratike Sllovene (SDS), është ngjitur sot në çatinë e godinës së parlamentit në Lubjanë dhe ka kërcënuar se do të hidhej prej andej, sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet emergjente – policia, zjarrfikësit dhe ambulanca. Zjarrfikësit vendosën një shkallë për ta ndihmuar të zbresë, dhe Hoivik pranoi të dorëzohej. Më pas iu dorëzua stafeve mjekësore.

Hoivik deklaroi se “nuk fajëson askënd, as kryeministrin Robert Golob”, por theksoi se “atë që po bëjnë në këtë vend nuk e konsideron të drejtë”. Policia ka bërë të ditur se askush nuk ka pësuar lëndime dhe se rasti po trajtohet si një ndërhyrje emergjente për një person që po kalon një krizë psikologjike.

Ndërsa motivi nuk është bërë ende i ditur zyrtarisht, disa burime tregojnë se gjatë javëve të fundit Hoivik ka treguar shenja lodhjeje emocionale. Nga ana tjetër, Partia Demokratike Sllovene përmes rrjeteve sociale ka reaguar duke thënë se sprovat e jetës mund të jenë shumë të rënda dhe kërkojnë mirëkuptim.

Makinisti kryen vetëvrasje, hidhet nga treni në lëvizje
Vetëvrasja e një makinisti të trenit TGV, i cili u hodh nga treni i tij ndërsa ishte në lëvizje, shkaktoi vonesa të mëdha në linjën e shpejtësisë së lartë mes Parisit dhe Juglindjes së Francës, duke prekur mijëra udhëtarë në prag të Krishtlindjes.

Kompania kombëtare e hekurudhave franceze, SNCF, njoftoi për ngjarjen në ditën e Krishtlindjes, duke bërë të ditur se makinisti kreu vetëvrasje ndërsa treni ishte në lëvizje. Pasi ai la pozicionin e tij të drejtimit, pajisjet e ndalimit automatik të trenit u aktivizuan dhe treni u ndal menjëherë.

SNCF sqaroi se siguria e pasagjerëve nuk ishte e rrezikuar, pasi qendra e menaxhimit të trafikut u njoftua automatikisht dhe veprimet përkatëse u morën menjëherë. Megjithatë, vetëvrasja dhe ndalimi automatik i trenit shkaktuan vonesa të konsiderueshme në linjat e shpejtësisë së lartë të martën në mbrëmje, duke prekur rreth dhjetë trena TGV dhe mijëra pasagjerë. Trenat arritën në destinacione me vonesa që varionin nga tre deri në pesë orë pas orarit të parashikuar.

Rama flet për median franceze: “Vetëvrasje” për BE-në nëse…
Në intervistën për “France24”, kryeministri Edi Rama është pyetur për integrimin e rajonit tonë dhe problemet mes shteteve, kryesisht mes Kosovës dhe Serbisë.about:blank

Rama tha se një arsye e rëndësishme për integrimin e rajonit janë edhe problemet mes shteteve, ndërsa theksoi se do të ishte “vetëvrasje” për Bashkimin Europian nëse do të përjashtonte rajonin apo disa vende.

– Ju keni përshtypjen se Komisioni Evropian, vendet evropiane janë më të bindur për interesin gjeopolitik të integrimit të vende të Ballkanit, por mbeten ende problemet mes tyre, sidomos mes Serbisë dhe Kosovës, me tensione shumë të dukshme. Si mendoni se mund të zgjerohet Klubi i 27 vendeve me vende që kanë ende tensione të forta mes tyre?

Kryeministri Edi Rama: Ndoshta, është ajo që thatë ju, dhe me të drejtë. Ndoshta kjo është një arsye më tepër për t’i integruar. Nga pikëpamja gjeopolitike do të ishte vetëvrasje për Bashkimin Evropian nëse do të përjashtonte rajonin apo disa vende. Duhet të bëjë të kundërtën e kësaj, duhet të përfshijë dhe të bashkojë sepse është mënyra e vetme për të arritur paqen përfundimtare në rajon. Po, ka herë pas here probleme, ka goditje dhe kthime pas, por kuadri i përgjithshëm i rajonit është shumë më i mirë se sa para 10 vjetësh. Dhe kjo falë Bashkimit Evropian dhe tërheqjes që gëzon Bashkimi Evropiane në këto vende.