vitesh – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

Rrëfimi prekës i Kastro Zizos: Pas 10 vitesh pa e parë vajzën, zbulova se ishte me autizëm
Në një intervistë për Top Albania Radio, Zizo zbulon se vajza e tij është në spektrin autik, një fakt që ai e ka mësuar vetëm pas shumë viteve shkëputjeje të detyruar.

Artisti tregon se për rreth 10 vite nuk i është lejuar të ketë asnjë kontakt me vajzën, e cila është rritur në kushte që ai i cilëson ‘të tmerrshme’.

“Vajza nuk është si fëmijët e tjerë. Është në spektrin autik, vjen si pasojë e një historiku të gjatë, pak të errët, ku ka jetuar, te nëna e saj”, shprehet Kastro.

Ai shton se përveç sfidës prindërore, po përballet me një betejë të vështirë ligjore dhe morale: të drejtat për të qenë pranë vajzës së tij.

“Unë mund të flas me orë të tëra për të… Në një moment kur nuk të është lejuar të shohësh vajzën për 10 vite, mëson se është autike. Mua më është ndërprerë çdo kontakt. Mesa duket kanë menduar se nuk isha i denjë, kanë tentuar të rrisin jo një qenie njerëzore, nuk kanë ditur të rrisin një fëmijë”, rrëfen tutje Zizo.

Ai tregon se ka udhëtuar vetë drejt Prishtinës për të mësuar mbi situatën e vajzës, pas informacionit të marrë nga shërbimet sociale.

Burri mban “peng” gruan prej 2 vitesh! Nuk i jep divorcin!
TIRANË – Divorci mes një çifti, është një e drejtë shoqërore, por edhe juridike e pamohueshme për çdo individ që ka vendosur t’i japë fund një lidhjeje martesore. Por nganjëherë kjo e drejtë, nuk është kaq e thjeshtë të pranohet nga partneri. Si në rastin e Eglës. Një gruaje 40-vjeçare, e cila prej dy vjetësh po kërkon të ndahet përfundimisht nga ish-burri i saj, Kastrioti.

“Çfarë thoshte ai do bëhej. Me një thashethem Shqipërie që ai e merrte nga telefoni, më vinte në shtëpi, jo ta diskutonte, por bërtiste. Kam qenë e mërzitur që në fillim. Iu shpjegova pak prindëve të mi. Thashë, nuk po shkoj mirë. Atëherë ishte dhe turp e ç’është ai llaf edhe mos e diskuto për t’u ndarë, edhe mirë e mbylla, nuk e diskutova më me askënd”, tregoi Egla për “Piranjat”.

Dhe nga kjo martesë që nuk premtonte aspak ditë të mira për Eglën, erdhën në jetë edhe dy fëmijë, në fillim një djalë dhe më pas vajza.

“Në një rast i thashë, po qan goca, nuk do që të rrije te gruaja huaj (dadoja). Thashë, një gjë do e ketë, qante, nuk donte. Gjithë fëmija qajnë thoshte, lëre atje. Edhe unë i thashë, jo nuk do e lë. Do i mbaj vetë, i thashë të dy. Ti nëse nuk shkon në punë, tha, nuk ha bukë këtu. Ti do ikësh nga kjo shtëpi”, rrëfeu gruaja 40-vjeçare mes lotësh.

Dhe pasi duroi për vite të tëra, Egla vendosi të ndante rrugët me ish-bashkëshortin, duke u larguar fillimisht nga shtëpia bashkë me dy fëmijët. Njëkohësisht, ajo hapi dhe një process gjyqësor në Shqipëri për t’u divorcuar, i cili u zvarrit për 2 vite me radhë. Egla pretendon se proceset gjyqësore janë mbajtur “peng” nga ish-bashkëshorti i saj, i cili kishte njohje me avokatët e të dy palëve dhe jo vetëm.

Ndërkohë në lidhje me këto pretendime, ish-burri I Eglës, Kastrioti u shpreh për “Piranjat” se ai nuk e lë të lirë, sepse sipas tij ajo i ka vjedhur një shumë parash prej mijëra eurosh. Ndërsa për kërcënimet që ai ka bërë për familjarët e ish-gruas, ai tha se nuk janë të vërteta dhe se ishin montazhe të Eglës. Por pasi Kastrioti u përball me “Piranjat”, gjykata doli me një vendim, duke i dhënë divorcin Eglës dhe kujdestarinë e dy fëmijëve. Por ky vendim duket se Kastriotit nuk i ka pëlqyer dhe ai ka menduar ta apelojë për ta mbajtur “peng” ish-gruan edhe për disa vite të tjera./Piranjat