vitit – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

Gjermania regjistron ditën më të nxehtë të vitit, temperatura arrijnë deri në 38 gradë
Tiranë- Pavarësisht rënies së ndjeshme të rasteve të infektimeve masive me COVID-19, virusi mbetet ende prezent dhe i monitoruar nga autoritetet shëndetësore shqiptare.

Këtë e ka bërë të ditur drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini, e cila deklaroi se gjatë javëve të fundit janë konfirmuar gjashtë raste të reja me COVID-19 në vend. “Vetëm javët e fundit kemi pasur 6 raste COVID-19 të konfirmuar dhe asnjë element mbi karakteristikat e një nënvarianti të ri”, – u shpreh Tomini, duke sqaruar se nuk ka asnjë provë që këto raste të lidhen me nënvariantin e ri të raportuar aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili është në vëzhgim të vazhdueshëm nga organizatat ndërkombëtare të shëndetit publik.

Sipas saj, Instituti i Shëndetit Publik vazhdon të monitorojë në mënyrë të vazhdueshme si gripin, ashtu edhe COVID-19, me qëllim identifikimin në kohë të çdo evolucioni të virusit, përfshirë edhe nënvariantet e reja që mund të shfaqen. “Është një variant që po monitorohet dhe vlerësohet me interes nga strukturat ndërkombëtare. Çdo nënvariant i ri monitorohet. ISHP vijon monitorimin e gripit dhe COVID-19 në mënyrë paralele”, – theksoi Tomini, duke nënvizuar se koordinimi me strukturat ndërkombëtare shëndetësore është i përhershëm dhe i domosdoshëm për të mbajtur situatën nën kontroll.

Në këtë periudhë të stinës së nxehtë, ku frekuentimi i ambienteve publike dhe kontakteve ndërpersonale rritet ndjeshëm, Tomini u bëri thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar për higjienën personale dhe etiketën respiratore, në mënyrë që të parandalojnë përhapjen e infeksioneve. “Ne jemi në koordinim me strukturat ndërkombëtare, situata është e qetë nga vlerësimi epidemiologjik, por në sezonin e verës, masat e kontrollit respirator dhe higjienik duhet të jenë të shtuara”, – tha drejtoresha e ISHP.

Edhe pse Shqipëria aktualisht nuk ndodhet në sezon gripi, Tomini kujtoi se COVID-19 ka dëshmuar se është një virus që qarkullon gjatë gjithë vitit dhe jo vetëm në muajt e ftohtë. “Duhet pasur kujdes nga etika te shenjat respiratore, rrufa, dhimbja e kokës, temperatura, që janë karakteristikë për çdo virozë, por COVID-19 si çdo sëmundje tjetër infektive, duhet të ketë bazë higjienën dhe etiketën respiratore për të mos pasur infektim te të tjerë”, – tha ajo. Duke iu referuar të dhënave të fundit të survejancës shëndetësore, Tomini sqaroi se nuk është konfirmuar ndonjë rast i ri i gripit, ndërsa infeksionet e raportuara lidhen më shumë me probleme pulmonare të shkaktuara nga ndryshimet e temperaturës dhe alergjitë sezonale.

“Nuk kemi viroza të tjera, s’kemi konfirmuar grip në survejancën e sindromës së ngjashme me gripin. Vetëm gjashtë raste nga buletini i fundit i ISHP janë me COVID. Alergjitë e stinës apo elementë të tjerë të infeksioneve pulmonare që vijnë si pasojë e ndryshimit të temperaturave janë prezente”, – u shpreh Tomini, duke shtuar se prania e infeksioneve respiratore është shumë më e ulët krahasuar me pikun, që ndodh zakonisht në muajt janar-shkurt.

Autoritetet shëndetësore vijojnë të nxisin ndërgjegjësimin dhe kujdesin e qytetarëve, duke rekomanduar masa të thjeshta, por efektive, si larja e shpeshtë e duarve, shmangia e kontakteve të ngushta në raste simptomash, përdorimi i maskës në ambiente të mbyllura dhe ruajtja e higjienës personale, si mënyra për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga përhapja e virozave dhe COVID-19. Në përmbyllje, Tomini theksoi se respektimi i masave higjieno-sanitare dhe vëmendja ndaj shenjave të para të sëmundjeve respiratore janë thelbësore për të mbajtur nën kontroll situatën epidemiologjike dhe për të mos lejuar një rikthim të përhapjes së virusit në mënyrë të pakontrolluar.

Sot është dita më e shkurtër e vitit
Sot jemi zyrtarisht në dimër. 21 Dhjetori shënon ditën më të shkurtër të vitit me natën me gjatë, e njohur ndryshe si solstici dimëror.

Dielli lindi në orën 7:03 minuta për të perënduar në 16:14 duke numëruar gjithsej 9 orë e 11 minuta ditë, ndërsa nata do të jetë rreth 15 orë e gjatë.

Për ata që jetojnë në Hemisferën e Veriut, sot do të jetojnë ditën me orët më të shkurtra të dritës ndërsa për ata që jetojnë në Hemisferën e Jugut do të jetojnë ditën me orët më të gjata të dritës dhe natën më të shkurtër.

Por kjo dukuri do të shoqërohet me një tjetër efekt, pasi nga nesër, dita do të nisë t’i marri natës, duke u zgjatur më shumë të arrijnë ekuinoksin pranveror, kur dita dhe nata do të jenë të barabarta për të arritur ne solsticin veror, ku dita do të jetë më e gjatë se nata.

Solstici i dimirt, i quajtur edhe solstici hibernal, ndodh kur secili prej poleve të Tokës arrin animin maksimal nga Dielli. Kjo ndodh dy herë në vit, një herë në çdo hemisferë (Veriore dhe Jugore). Për atë hemisferë, solstici i dimrit është dita me periudhën më të shkurtër të dritës së ditës dhe natën më të gjatë të vitit, dhe kur Dielli është në lartësinë maksimale ditore më të ulët në qiell.[1] Çdo rajon polar përjeton errësirë ​​ose muzg të vazhdueshëm rreth solsticit të tij dimëror. Ngjarja e kundërt është solstici i verës.

Solstici i dimrit ndodh gjatë dimrit të hemisferës. Në hemisferën veriore, ky është solstici i dhjetorit (21 dhjetor, 22 dhjetor ose 23 dhjetor) dhe në hemisferën jugore, ky është solstici i qershorit (20 qershor, 21 qershor ose 22 qershor). Edhe pse vetë solstici i dimrit zgjat vetëm një moment, termi i referohet edhe ditës në të cilën ndodh. Termi mesdimër përdoret gjithashtu si sinonim i solsticit të dimrit, megjithëse ka edhe kuptime të tjera. Tradicionalisht, në shumë rajone të buta, solstici dimëror shihet si mesi i dimrit; edhe pse sot në disa vende dhe kalendarë shihet si fillimi i dimrit. Emra të tjerë janë “ekstremi i dimrit” ose “dita më e shkurtër”.

Që nga parahistoria, solstici dimëror ka qenë një kohë e rëndësishme e vitit në shumë kultura dhe është shënuar nga festa dhe rite.[2] Ajo shënoi vdekjen dhe rilindjen simbolike të Diellit; zbehja graduale e orëve të ditës është e kundërt dhe fillon të rritet përsëri. Disa monumente antike si Newgrange, Stonehenge, dhe Cahokia Woodhenge janë në linjë me lindjen ose perëndimin e diellit në solsticin e dimrit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.