vret dy tifozë – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

Anëtari i ISIS “përgjak” Brukselin, vret dy tifozë suedezë
Dy persona të veshur me fanellat verdheblu të kombëtares së Suedisë janë vrarë në Bruksel, teksa në stadiumin “King Baudouin” luhet sfida e vlefshme për kualifikueset e Euro2024 midis Belgjikës dhe vendit skandinav.

Sipas raportimeve, sulmi i armatosur ndodhi rreth 5 kilometër larg stadiumit. Sipas gazetës Het Laatste të shtënat u regjistruan pranë Sainctelette Plein, në veri të qendrës së qytetit.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se personi i armatosur pasi ka bërtitur “Allahu Akbar”, ka hapur zjarr me një armë të dyshuar kallashnikov, mbi një turmë njerëzish, duke vrarë dy persona dhe duke lënë të plagosur një tjetër.

Siç shihet në një video të publikuar në platformën X, agresori ka veshur një xhaketë portokalli fluoreshente, pantallona të zeza dhe mban një helmetë të bardhë në kokë.

Ai shfaqet në këmbë, me armë në dorë dhe fillon të qëllojë këdo në trotuar përballë tij. Njerëzit, sapo dëgjojnë të shtënat, nisin të vrapojnë në panik, ndërsa personi i armatosur i qepet pas dy personave, të cilët tentuan të strehoheshin në një pallat.

Pasi i zë në kurth ai qëllon sërish mbi ta. Deri më tani asnjë i dyshuar nuk është arrestuar, por policia ka rrethuar vendin e ngjarjes.

Në rrjetet sociale po qarkullon një video në të cilën një burrë, i dyshuar si autori i sulmit, thotë në arabisht se po hakmerret për vdekjen e myslimanëve dhe se ka qëlluar tre suedezë.

Në të, sipas ‘Sudinfo’, ai pretendon se është pjesëtar i shteti islamik ISIS dhe mburret se ka vrarë të pafetë.

“Ne jetojmë dhe vdesim për fenë tone”, thotë ai.

Zëdhënësi i qendrës kombëtare të krizave, Antoine Iseux, i kontaktuar nga Le Soir pohoi se institucioni ishte informuar drejtpërdrejt nga zona e policisë së Brukselit për sulmin.

“Ne po monitorojmë situatën. Për momentin, rasti është ende duke u ndjekur nga prokuroria publike e Brukselit”, shpjegon ai.

Sakaq kryeministri i Belgjikës, së bashku me ministrin e Brendshëm dhe atë të Drejtësisë janë aktualisht në vendin e ngjarjes për të monitoruar nga afër situatën.

Sulmi me armë vjen në një kohë kur komuniteti global është në gatishmëri të shtuar për shkak të sulmeve terroriste të Hamasit në Izrael.