vullkanik – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

Vullkani nënujor gati të shpërthejë
Vetëm 400 km larg bregut të Oregonit, vullkani i njohur si Axial Seamount, po tregon shenja të forta se është gati të shpërthejë, sipas shkencëtarëve nga Universiteti i Uashingtonit.

Vullkani gjendet në një pikë të nxehtë gjeologjike dhe mbi kurrizin e Juan de Fuca, ku dy pllaka tektonike ndahen, duke krijuar presion të vazhdueshëm nëntokësor.

Gjatë javëve të fundit, janë regjistruar qindra tërmete në ditë, një tregues i qartë se vullkani po mbushet me magmë dhe mund të shpërthejë së shpejti. Profesor William Wilcock, gjeofizikan detar, tha se shpërthimi mund të ndodhë në fund të këtij viti ose në fillim të vitit 2026, por mund të ndodhë edhe nesër.

Gjatë shpërthimit të fundit në prill 2015, u regjistruan mbi 10 000 tërmete brenda 24 orëve dhe magma u përhap 40 kilometra përgjatë dyshemesë së detit.

Krateri i krijuar nga shembjet e dhomës së magmës është shndërruar në një shtëpi krijesat nënujore, të cilat kanë lulëzuar nga gazrat mineralë të dalë përmes burimeve hidrotermale.

Sipas profesoreshës Debbie Kelley, edhe pse shpërthimet janë të nxehta dhe shkatërrojnë jetën përreth përkohësisht, ajo rikthehet shpejt, brenda pak muajsh. Kelley thekson se vëzhgimi i kësaj zone është thelbësor për të kuptuar mënyrën se si formohet planeti ynë.

Për herë të parë, shpërthimi i ardhshëm do të transmetohet drejtpërdrejt për publikun, falë teknologjisë së observatorit Regional Cabled Array

Shpërthimi vullkanik i malit Etna, autoritetet marrin vendimin urgjent
Të gjitha fluturimet janë anuluar ose devijuar drejt aeroporteve të tjera në Siçili në festën e Ferragosto të Italisë.

Udhëtimi për në dhe nga ishulli italian i Siçilisë është aktualisht i ndërprerë për shkak të një shpërthimi vullkanik që ndodhi gjatë natës.

Aeroporti ndërkombëtar i Katanias mbetet i mbyllur të enjten më 15 gusht, me të gjitha mbërritjet dhe nisjet të pezulluara pasi mali Etna nxori tym në ajër. Hiri vullkanik ndikon në dukshmërinë e pilotëve.

Vlerësohet se operacionet do të rifillojnë rreth orës 18:00, por pasagjerët janë këshilluar të kontrollojnë statusin e tyre të fluturimit përpara se të largohen nga shtëpia.

Ndërprerja vjen në një nga ditët më të ngarkuara për udhëtime pasi Italia feston festën e saj më të madhe kombëtare, Ferragosto .

Qytetet aty pranë janë mbuluar gjithashtu nga hiri i zi vullkanik pasi krateri Voragine filloi të shpërthejë mbrëmë. Një shpërthim i mëparshëm ndodhi dy javë më parë më 4 gusht.

Catania ndodhet në bregun lindor të Siçilisë dhe rrëzë malit Etna, vullkani më aktiv i Evropës.

Apokaliptike, dhjetëra viktima dhe të lënduar nga një shpërthim
Të paktën 37 persona u mbytën në përmbytje dhe lavës që rrodhi nga një vullkan në ishullin perëndimor indonezian të Sumatrës, raportoi BBC-ja të hënën.

Rrëshqitjet e lavës së ftohtë i përmbytën dy lagje, duke i dëmtuar mbi 100 shtëpi e objekte publike. Autoritetet njoftuan se numri i të vdekurve mund të rritet, pasi rreth 18 persona janë të zhdukur.

“Ishte lavë e zezë, kështu që përdora telefonin tim si ndriçues. Rruga ishte me baltë, kështu që unë këndova ‘Zot ki mëshirë’, ka deklaruar Rina Devina, një 43-vjeçare nga distrikti Agam që tha se e pa vullkanin.

Nëna e tre fëmijëve shtoi se shtëpia e një fqinji “u rrafshua nga gurë  të mëdhenj” dhe katër fqinjët e saj vdiqën. Deri të dielën pasdite rreth 19 trupa u gjetën në fshatin më  të goditur, Canduang në rrethin Agam.

Kjo zonë në Indonezi është shumë e prekur nga shpërthimet e lavës dhe në shumë raste banorët janë detyruar të evakuoheshin.

Lava e zezë është material i formuar nga shkarkimi i vullkanit që ka një pamje të errët. Kjo lloj lave formohet kur temperatura e lartë dhe presioni i madh shkakton ngrohje të lartë dhe rrjedhje të magmës.