zeza – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

“Hetimi për fondet IPARD është bllokuar nga SPAK” – Berisha akuzon Ramën: Duart e tij të zeza mbi fondet e qytetarëve europianë
Tiranë, 15 korrik 2025 – Ish-kryeministri Sali Berisha ka ngritur akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama dhe institucionit të SPAK, duke pretenduar se hetimi për grabitjen e fondeve IPARD është bllokuar për qëllime politike dhe mbulim skandalesh.

Në një deklaratë publike, Berisha tha se fondet e programit IPARD, të cilat ofrohen nga Bashkimi Europian për zhvillimin rural, janë shpërdoruar përpara fushatës zgjedhore, ndërkohë që hetimi është sabotuar nga “Skapi i partisë”, duke iu referuar SPAK-ut si institucion i kapur politikisht.

“Fondet e IPARD u grabitën para fushatës elektorale dhe Komisioni Europian i bllokoi tërësisht. Ajo çështje është, gjoja në hetim, por është një skandal i rëndë”, – tha Berisha.

Ai shtoi më tej se Frida Krifca, ish-ministre e Bujqësisë dhe një nga figurat kyçe në këtë skandal sipas tij, është sot një prej këshilltareve më të afërta të kryeministrit Rama. Sipas Berishës, kjo tregon se “duart e zeza të Ramës janë shtrirë mbi fondet e qytetarëve europianë”.

Deklaratat e Berishës vijnë në një moment kritik për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe BE-së, pas vendimit të Komisionit Europian për të pezulluar përkohësisht programin IPARD, për shkak të dyshimeve mbi keqpërdorimin e fondeve. Ai akuzoi gjithashtu qeverinë se po i trajton këto fonde si pjesë të buxhetit të shtetit, duke fshehur natyrën e tyre të huaj dhe të kushtëzuar me standarde integriteti.

SPAK nuk ka reaguar ende në lidhje me këto akuza, ndërsa opinioni publik dhe partnerët ndërkombëtarë mbeten në pritje të rezultateve konkrete nga hetimet për skandalin e fondeve IPARD.

Re të zeza nga Italia! Reshje intensive shiu në fillim të javës
Rajoni është duke u përballur me reshje të dendura shiu dhe erëra të forta, të cilat gjatë ditës së djeshme shkaktuan probleme me përmbytjet në Itali.

Veriu i Italisë pritet të përballet me të njëjtin intensitet reshjesh të këtyre ditëve edhe gjatë javës, zhvillime që parashikohet të prekin edhe vendin tonë.

Ndërkohë sa i përket Shqipërisë, moti sot është i vrenjtur dhe me shira lokal, të cilët pritet të zgjerohen thuajse në të gjithë territorin gjatë orëvë në vijim.

Reshjet priten të moderuara dhe pa rrezik për përmbytje gjatë ditës së sotme, por problemet sipas stacioneve meterologjike rajonale pritet të nisin gjatë ditës së hënë për zonat veri-perëndimore dhe jugore të Shqipërisë.

Nga a hëna, parashikohet se masat ajrore të ftohta të përplasen fillimisht në Itali si edhe veriun e gadishullit të Ballkanit dhe disa orë më pas në vendin tonë gjatë mbrëmjes se të hënës duke sjellë reshje të dendura shiu në zonën e Shkodrës, Lezhës deri në Durrës.

Po ashtu, parashikohen reshje të dendura edhe në jug të vendit, të cilat mund të shkojnë deri në përmbytje në zona të caktuara.