Zjarret masive në Sicili – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

Zjarret masive në Sicili, tre të moshuar humbin jetën nga flakët
Ishulli jugor italian i Sicilisë është dërrmuar nga zjarret e egra nga të cilat humbën jetën tre të moshuar, bëri të ditur presidenti rajonal. Mediat italiane raportojnë se një çift rreth të 70-ave vdiq në shtëpinë e tyre në periferi të Palermos, dhe thanë se trupat e tyre u gjetën të djegur në rrënojat e shkaktuara nga zjarri. Një grua e moshës 80 vjeçare vdiq në provincën e Palermos, pasi ambulanca nuk mundi të arrijë në banesën e saj për shkak të zjarreve të mëdha që po digjeshin në afërsi.

Përmes një mesazhi të postuar gjatë natës në Facebook, presidenti sicilian Renato Schifani tha se “nxehtësia përvëluese dhe zjarret shkatërruese të paprecedentë” e kishin kthyer të martën në “një nga ditët më të vështira në dekada”. Zjarrfikësit italianë thanë se luftuan rreth 1,400 zjarre nga e diela deri të martën, duke përfshirë 650 në Sicili dhe 390 në Kalabri. Trupi i pajetë i një burri një 98-vjeçar që kishte qenë i shtrirë në u gjet pasi shtëpia e tij është djegur nga zjarri në Kalabri. Të mërkurën, zjarret ishin ende aktive në kodrat përreth Palermos, duke nxitur vendosjen e avionëve zjarrfikës për të luftuar flakët. I gjithë rajoni i Mesdheut ka përjetuar një valë të nxehtë të fortë verore të martën, duke çuar në zjarre vdekjeprurëse të përhapura në zona të mëdha.

Në Sicili, që është një destinacion i famshëm turistik, një zjarr brenda një terminali javën e kaluar rezultoi në mbylljen pothuajse totale të aeroportit të saj më të madh në Katania, që ndodhet në pjesën lindore të ishullit. Për më tepër, aeroporti i Palermos duhej të mbyllej për disa orë të martën për shkak të një zjarri aty pranë. “Shpresoj që flukset turistike në zonat e prekura nga zjarret të mos pësojnë humbje”, tha ministri i Mbrojtjes Civile Nello Musumeci, me origjinë nga Sicilia, në një intervistë për gazetën La Stampa. Ai pranoi se rreziku i humbjeve të tilla ekziston dhe është i kuptueshëm duke pasur parasysh rrethanat. Qeveria do të mblidhet në Romë të mërkurën për të shpallur një gjendje të jashtëzakonshme në rajonet e prekura nga fatkeqësitë natyrore dhe për të futur një skemë të veçantë të pushimit për punëtorët më të ekspozuar ndaj valës së të nxehtit.

Ndërsa zjarret vazhdojnë të sfidojnë jugun e Italisë, pjesa veriore e vendit po përballet me stuhi të forta që rezultuan në vdekjen e dy personave të martën. Një nga viktimat ishte një vajzë 16-vjeçare, e shtypur nga një pemë që i ra përsipër.