Zjarret shkatërruese – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

Zjarret shkatërruese, shkon në 93 numri i viktimave në Havai
Disa banorë të qytetit tanimë të shkatërruar të Lahainas, janë rikthyer në lagjet tyre, ku kanë gjetur vetëm shtëpitë e shkatërruara.

Zyrtarët lokalë kanë njoftuar se 2200 objekte janë shkatërruar nga ajo që po vlerësohet si një nga katastrofat më të rënda të këtij shteti amerikan. Guvernatori i Havait, Josh Green, tha se dëmi materiale si pasojë e zjarreve ka shkuar në vlerën e afro 6 miliardë dollarëve.

Guvernatori i shtetit të Havait, Josh Green,tha se numri i të vdekurve ka shkuar në mbi 90 ndërsa paralajmëroi se politikat për mbrojtjen e ishullit nga fatkeqësitë natyrore do të rishikohen.

Sipas tij, 2200 struktura janë shkatërruar apo dëmtuar nga zjarret në pjesën perëndimore të Mauit, 86% prej të cilave kanë qenë objekte banimi.

“Kjo është fatkeqësia më e madhe natyrore që kemi përjetuar ndonjëherë. Do të nevojitet gjithashtu një kohë jashtëzakonisht e gjatë për t’u rimëkëmbur nga kjo fatkeqësi ”, tha Guvernatori i Havait, Josh Green.

Ai u shpreh mirënjohës edhe për ndihmën që është zotuar të ofrojë Uashingtoni.about:blank

“Humbjet deri më tani i afrohen 6 miliardë dollarëve. Është një gjë e jashtëzakonshme të kemi këtë udhëheqje në Uashington. Presim që ata të fillojnë të shikojnë se si mund të rindërtojmë zonën e goditur dhe si të ndihmojmë njerëzit që kanë humbur pothuajse gjithçka”, tha zoti Green.

Ndërsa autoritetet po bëjnë vlerësimet rreth dëmit të shkaktuar, banorët e qytetit turistik Lahaina janë rikthyer në lagjet e tyre duke gjetur vetëm gërmadhat e shtëpive të djegura.about:blank

“Po përpiqem ende të kuptoj se çfarë ndodhi dhe nuk e di nëse do ta tejkaloj ndonjëherë këtë situatë. Kam humbur qytetin tim, shtëpinë time. Nuk dua të jem materialist, por këto janë gjëra që nuk mundem t’i zëvendësoj. Nuk e kam fjalën për orendi apo gjëra të tilla, por për gjëra personale. Kam humbur miq, gjithashtu. Ka njerëz që ende nuk i kam parë”, thotë Donnie Roxx, banor i qytetit Lahaina.

“Shtëpia jonë është shkatërruar plotësisht dhe komuniteti ynë është zhdukur. Humbja e komunitetit tonë është ajo që me të vërtetë dhemb më shumë”, thotë një banor tjetër që nuk u identifikua.

“Është një lagje e bukur, dhe njerëzit kanë humbur gjithçka, jo vetëm shtëpitë, por edhe bizneset dhe janë larguar vetëm me rrobat e tyre”, thotë një tjetër banore e Lahainas.

Ndërsa numri i të vdekurve vazhdon të rritet, është e paqartë se si morgjet do të jenë në gjendje të menaxhojnë situatën, duke patur parasysh se ka vetëm një spital dhe tre morgje.

Fati i qindra njerëzve nuk dihet ende.

Sipas guvernatorit Green, duke filluar nga kjo fundjavë, 500 dhoma hotelesh do të vihen në dispozicion për vendasit e zhvendosur dhe 500 të tjera do të ndahen për personelin e Agjencisë Federale të Menaxhimit të Emergjencave.

Rreth 30 kulla të telefonisë celulare ishin ende jashtë funksionit dhe ndërprerjet e energjisë elektrike pritet të zgjasin disa javë në perëndim të Mauit.

Zyra e Prokurores së Përgjithshme të Havait, Anne Lopez do të kryejë një hetim gjithëpërfshirës të vendimmarrjes dhe politikave të zbatuara gjatë dhe pas zjarreve, tha ajo në një deklaratë të premten./VOA