Zjarret – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

Zjarret masive godasin Spanjën, qeveria nxiton dëmshpërblimet për banorët
Zjarret pyjore që përfshinë Spanjën në gusht përbëjnë “një nga katastrofat më të mëdha mjedisore” që vendi ka pësuar në vitet e fundit, sipas qeverisë, e cila miratoi masa të martën për të përshpejtuar pagesën e kompensimit për të prekurit.

“Me 15 zjarre të mëdha që ende digjen në vend, “është e qartë se po përballemi me një nga katastrofat më të mëdha mjedisore në vitet e fundit”, tha Ministri i Brendshëm Fernando Grande-Marlaska në një konferencë për shtyp pas një mbledhjeje të kabinetit.

“Dëmi në infrastrukturë është “padyshim i madh”, shtoi ai, duke vënë në dukje se katër persona kanë vdekur dhe më shumë se 3.5 milionë hektarë janë shndërruar në hi.

Qeveria ka shpallur gjendje fatkeqësie natyrore në zonat e prekura, me qëllim përshpejtimin e shpërndarjes së fondeve, për të vazhduar me përjashtimet nga taksat dhe për të marrë masa të ndryshme të tjera për të mbështetur banorët.

“Për t’ju dhënë një ide për shkallën e tragjedisë, gjendja e fatkeqësisë natyrore mbulon 16″ nga 17 rajonet e Spanjës”, vuri në dukje ministri, pasi vendimi ka të bëjë edhe me zonat e goditura nga përmbytjet në fillim të verës.

Qeveria e kryeministrit socialist Pedro Sanchez ka hedhur poshtë edhe një herë kritikat nga opozita, dhe në veçanti nga Partia Popullore (PP), e cila e akuzon atë për vonesë në dërgimin e ndihmës për t’u përballur me zjarret.

Në Spanjë, menaxhimi i zjarreve në pyje është përgjegjësi e rajoneve. Tre rajonet më të prekura në javët e fundit, Castile-Leon, Extremadura dhe Galicia, qeverisen nga PP.

Zjarret shkatrrimtare në Gramsh, ngrihen 8 grupe pune për vlerësimin e dëmeve
Pas zjarrit masiv që përfshiu Njësinë Administrative Skëndërbegas në Bashkinë Gramsh, autoritetet lokale kanë nisur menjëherë punën për të vlerësuar dëmet dhe për të ndihmuar familjet e prekura. Kryetari i Bashkisë së Gramshit, Besian Ajazi, njoftoi ngritjen e 8 grupeve të specializuara që do të dalin në terren që të hënën për të evidentuar dëmet në banesa, pajisje shtëpiake, bagëti, të mbjella dhe pasuri të tjera të goditura nga flakët.

Kjo nismë po realizohet me mbështetjen e Prefektit të Qarkut Elbasan, Ilir Bejtja, si dhe me ndihmën e bashkive të tjera të qarkut – Elbasan, Librazhd, Cërrik, Prrenjas, Peqin dhe Belsh – të cilat kanë ofruar burime njerëzore dhe specialistë, përfshirë inxhinierë, topografë, veterinerë dhe agronomë.

“Brenda një jave dosja e plotë e dëmeve do të jetë gati dhe do t’u dorëzohet institucioneve përgjegjëse dhe donatorëve të shumtë që kanë shprehur dëshirën për të na ndihmuar,” deklaroi Ajazi në një postim publik.

Ai shtoi gjithashtu se “Gramshi nuk është vetëm”, duke theksuar frymën e solidaritetit që është krijuar në përballimin e kësaj situate të rëndë.

Postimi i kryebashkiakut Besion Ajazi:

Zjarret në Drenovë drejt shuarjes, shiu i natës lehtëson punën e zjarrfikësve
Pas disa ditësh përballje me flakët, reshjet e shiut që ranë pas mesnatës në zonën e Drenovës kanë ndihmuar ndjeshëm në shuarjen e disa prej vatrave të zjarrit, veçanërisht në ato zona ku ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse ka qenë e pamundur për shkak të terrenit të vështirë.

Aktualisht vatrat aktive janë me intensitet të ulët dhe situata paraqitet nën kontroll.

Forcat zjarrfikëse dhe ato të emergjencave civile vijojnë të monitorojnë zonën për të shmangur rindezjen e flakëve.

Zjarret në vend/ Emergjencat Civile: Janë raportuar 14 vatra, 10 u shuan dhe 4 janë aktive
TIRANA- Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar mbrëmjen e sotme se sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC, nga ora 09:00 deri në orën 20:30 janë raportuar 14 vatra zjarri. Në njoftim thuhet se nga këto janë shuar 10 vatra zjarri dhe janë aktive 4 vatra.

Mësohet se në qarkun Vlorë midis fshatit Grazhdan, njësia administrative Livadhja dhe fshatit Malçan, njësia administrative Dhivër, bashkia Finiq, zjarri i rënë më datë 01.07.2025 vazhdon të jetë aktiv në Malin e Shedenikut mbi fshatin Malçan, në një sipërfaqe me pyll pishe në një distancë shumë të largët dhe të pamundur për tu arritur në këmbë. Zjarri po monitorohet në distancë nga 1 mjet zjarrfikës me 3 efektivë dhe punonjës të Shërbimit Pyjor në fshatin Malçan. Nuk ka rrezik për zona të banuara.

Gjithashtu në njoftim thuhet se në qarkun Elbasan ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit në vendgrumbullimin e mbetjeve. Po ashtu bëhet me dije se në qarkun e Kukësit në zonën malore mes fshatrave Gjinaj dhe Domaj, njësia administrative Gjinaj, bashkia Has, vazhdon të jetë aktiv brenda perimetrit të tij zjarri i rënë në një sipërfaqe me pyll pishe. Ndërsa në qarkun e Tiranës në fshatin Bulticë, njësia administrative Vaqarr, bashkia Tiranë, vazhdon të jetë aktiv me intensitet të ulët zjarri i rënë në një sipërfaqe me shkurre e ferra.

Njoftimi:

Informacion mbi situatën e zjarreve

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC, nga ora 09:00, datë 04.07.2025, deri në orën 20:30, datë 04.07.2025, janë raportuar 14 vatra zjarri.

Nga këto janë shuar 10 vatra zjarri dhe janë aktive 4 vatra zjarri.

Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave në:

Fshatin Burrel, nj.adm. Komsi, bashkia Mat. Fshatin Hajmel, nj.adm. Hajmel, bashkia Vau-Dejës. Fshatin Perondi, nj.adm. Perondi, bashkia Kuçovë. Lagja “Gur i Bardh”, nj.adm. Ura Vajgurore, bashkia Dimal. Fshatin Draç, nj.adm. Ishëm, bashkia Durrës. Fshati Draç, nj.adm. Ishëm, bashkia Durrës. Fshati Rrashbull, nj.adm. Rrashbull, bashkia Durrës. Fshati Katund i Vjetër, nj.adm. Rubik, bashkia Mirditë. Fshati Fushë Prezë, nj.adm. Prezë, bashkia Vorë. Fshati Zgërbonjë, njësia administrative Vërtop, bashkia Poliçan.

Aktualisht, janë aktive vatrat në:

Qarku Vlorë

1. Midis fshatit Grazhdan, njësia administrative Livadhja dhe fshatit Malçan, njësia administrative Dhivër, bashkia Finiq, zjarri i rënë më datë 01.07.2025 vazhdon të jetë aktiv në Malin e Shedenikut mbi fshatin Malçan, në një sipërfaqe me pyll pishe në një distancë shumë të largët dhe të pamundur për tu arritur në këmbë. Zjarri po monitorohet në distancë nga 1 mjet zjarrfikës me 3 efektivë dhe punonjës të Shërbimit Pyjor në fshatin Malçan. Nuk ka rrezik për zona të banuara.

Qarku Elbasan

2. Më datë 04.07.2025, ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit në vendgrumbullimin e mbetjeve në bashkinë Elbasan. Nisur nga situata e krijuar, ku për shkak të punës me intensitet të lartë dhe orë të zgjatura që prej ditës së Martë, ka përmirësim të situatës në landfill.

Aktualisht në terren janë angazhuar këto forca dhe mjete:

4 mjete zjarrfikese (1 mjet i MZSH Elbasan, 2 mjete të FA, 1 mjet i MZSH Tiranë, pritet edhe një mjet i MZSH Berat)

5 mjete të tonazhit të rënd të bashkisë Elbasan

2 kamiona vetëshkarkues të ushtrisë nga FA.

15 mjete të tonazhit të rend të subjekteve private (trailera)

5 fadroma të bashkisë Elbasan

1 fadromë e subjektit privat

1 fadromë e kompanisë së inceneratorit

1 traktor i Forcave të Armatosura.

1 ekskavator i kompanisë së inceneratorit

1 ekskavator i subjektit privat

1 pomp thithëse me kapacitet të lartë nga Forcat e Armatosura.

Qarku Kukës

3. Në zonën malore mes fshatrave Gjinaj dhe Domaj, njësia administrative Gjinaj, bashkia Has, vazhdon të jetë aktiv brenda perimetrit të tij zjarri i rënë në një sipërfaqe me pyll pishe. Në terren, janë angazhuar për shuarjen e tij:10 punonjës të Shërbimit Pyjor, 4 forca të Mzsh Has me 1 automjet, 4 forca policore, 2 forca bashkiake dhe 10 forca vullnetare. Forcat kanë punuar dhe kanë izoluar vatrën e zjarrit.

Qarku Tiranë

4. Në fshatin Bulticë, njësia administrative Vaqarr, bashkia Tiranë, vazhdon të jetë aktiv me intensitet të ulët zjarri i rënë në një sipërfaqe me shkurre e ferra. Në vendngjarjë ka operuar 1 helikopter Cougar paraditen dhe pasditen e sotme, i cili ka bërë të mundur izolimin e tij. Në zonën e zjarrit po punojnë 20 forca zjarrfikëse, si dhe 20 forca të APR-së së bashkisë Tiranë, të cilat vijojnë me mjete rrethanore dhe ato individuale për shuarjen përfundimtare të vatrave të zjarrit. Sipërfaqe e përshkuar është afërsisht 4 ha. Zjarri është izoluar plotësisht.

Zjarret rrezikojnë repartin ushtarak në Maliq
Diten e sotme vatra zjarri janë shfaqur pasditen e sotme në afërsi të ish-repartit ushtarak të tankeve në Klocë në bashkinë e Maliqit.

Burimet raportojne se flakët e po përhapen edhe në sipërfaqe të tjera me bimësi të ulët mbi ish repartin ushtarak ndërkohë që pritet ndërhyrja e forcave të shërbimit zjarrfikës të bashkisë Maliq e asaj të Korçës.

Vatra e zjarrit janë shfaqur pasditen e sotme edhe në afërsi të fshatit Mborje por që për fatin e mirë janë izoluar shpejt nga shërbimi zjarrfikës.

Një ditë më parë bashkia e Korçës ka kërkuar të bëhet kujdes në këto temperatura shume te larta.

Zjarret në Greqi, shpallet gjendja e jashtëzakonshme
24 Qershor, 2025- Greqia po përballet me një tjetër valë zjarresh shkatërrimtare, këtë herë në ishullin turistik të Hios, ku prej tre ditësh flakët kanë djegur sipërfaqe të mëdha toke dhe pyje, duke detyruar autoritetet të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme.

Qindra zjarrfikës, të mbështetur nga forcat ajrore dhe ndihma nga Athina, Selaniku dhe ishulli i Lesbos, po luftojnë me flakët që përparojnë me shpejtësi në disa vatra. Të martën në mëngjes, mbi 440 zjarrfikës me 85 automjete dhe 13 mjete ajrore (helikopterë dhe avionë) po përballeshin me situatën dramatike.

Pamje apokaliptike tregojnë zjarrfikës duke luftuar kundër flakëve, ndërsa qielli është mbuluar nga re të dendura tymi të zi. Disa fshatra janë evakuuar që prej të dielës, kur zjarret shpërthyen pranë qytetit kryesor të ishullit.

Ministri i Mbrojtjes Civile dhe i Krizës Klimatike, Giannis Kefalogiannis, deklaroi se ekziston dyshimi për zjarrvënie të qëllimshme, duke përmendur se zjarret kanë shpërthyer në vende të ndryshme dhe të palidhura me njëra-tjetrën.

Ai njoftoi përforcime të policisë dhe patrulla ushtarake të shtuara në Hios.

“Kushdo që luan me jetët e qytetarëve dhe shkakton kaos me veprime të qëllimshme do të përballet me drejtësinë”, paralajmëroi ai.

Zjarret rrezikojnë gjithashtu plantacionet me pemët e mastikës, një prodhim i çmuar për ishullin. Sezoni turistik është në kulm, çka e bën situatën edhe më kritike.

Zjarret gjigante në Kanada, shkrumbohen 35 milionë hektarë pyje. Banorët në panik
Oslo- Zjarret vazhdojnë të përhapen dhe të intensifikohen në Kanada, duke kërcënuar tani komunitetet jo shumë larg perëndimit. Ndërkohë autoritetet paralajmërojnë se rreziku do përkeqësohet edhe më shumë në muajt e ardhshëm të verës. Vendi tashmë po përjeton një sezon të hershëm zjarresh, me dhjetëra fronte që shërbimi zjarrfikës i përshkruan si “monstruoze” në madhësi.

Flakët po përpijnë zonat pyjore me një shpejtësi të paparë, me përjashtim të vetëm të mundshëm që është viti 2023, viti më i keq i zjarreve në historinë e vendit. 35 milionë hektarë tashmë janë shndërruar në hi një sipërfaqe e barabartë me atë të të gjithë Belgjikës.

“Është mjaft e frikshme. Jam i tronditur që (zjarri) është kaq afër”. tha Max Wittenberg, i cili jeton në qytetin Squamish, rreth 65 kilometra në veri të Vankuverit, një metropol me më shumë se tre milionë banorë.

Pylli që rrethon komunitetin është i dendur nga tymi. Të martën në mbrëmje, banorët dolën jashtë të shqetësuar, me sytë e tyre të fiksuar në pjesën e përparme, pasi flakët ishin të dukshme. Zjarri jashtë kontrollit u përhap shpejt brenda disa orësh, duke arritur në 200 hektarë dhe tani kërcënon qytetin e Squamish dhe 25,000 banorët e tij.

Autoritetet në zonë shpallën gjendje të jashtëzakonshme dhe i paralajmëruan banorët të jenë gati për tu evakuuar brenda një periudhe të shkurtër kohore.

“Nuk kam parë kurrë diçka të tillë më parë, është alarmante”, thotë Luke Procter.

Rreth 225 fronte janë aktive në pjesët qendrore dhe perëndimore të vendit gjigant të Amerikës së Veriut. Më shumë se 30,000 banorë janë detyruar tashmë të largohen nga shtëpitë e tyre.

Dhe situata ka të ngjarë të përkeqësohet edhe më shumë në tre muajt e ardhshëm, thonë autoritetet, në sfondin e thatësirës së vazhdueshme dhe temperaturave që janë më të larta se normale për sezonin.

“Zonat e djegura në fund të majit janë tre herë më të larta se mesatarja e dekadës së fundit për këtë kohë të vitit,” tha Bill Merrifield, një studiues në Ministrinë e Mjedisit.

Intensiteti i zjarreve tani u kujton shumë njerëzve verën e vitit 2023, e cila u përshkrua si apokaliptike, pasi 180 milionë hektarë u dogjën, sipas të dhënave të përditësuara nga Qendra Kanadeze Ndëragjenciale e Reagimit ndaj Zjarrit Pyjor (CIFFC).

Zjarret masive përfshijnë pyjet në Kanada, 17 mijë njerëz evakuohen nga shtëpitë e tyre
Më shumë se 17,000 njerëz po evakuohen nga shtëpitë e tyre në Manitoba, Kanada qendrore , ndërsa provinca përjeton një nga fillimet më të këqija të sezonit të zjarreve në pyje , sipas autoriteteve.

“Ky është operacioni më i madh i evakuimit të detyruar në Manitoba” në vitet e fundit. Një avion ushtarak do të vendoset “menjëherë” për të lejuar që banorët e zonave më të largëta të evakuohen shpejt”, tha kryeministri provincial Uab Kinyuu gjatë një konference për shtyp, duke njoftuar gjendjen e jashtëzakonshme në të gjithë provincën.

Pothuajse 2,000,000 hektarë tokë pyjore janë prekur nga zjarret që nga muaji i kaluar, me fjalë të tjera një sipërfaqe tre herë më e madhe se mesatarja vjetore në këtë provincë.

Pothuajse 2,000,000 hektarë tokë pyjore janë prekur nga zjarret që nga muaji i kaluar, me fjalë të tjera një sipërfaqe tre herë më e madhe se mesatarja vjetore në këtë provincë.

Zjarret në tubacionet e gazit tronditin Nigerinë, shpallet gjendja…
Një tubacion gazi ka marrë zjarr në shtetin Rivers të Nigerisë, incidenti i tretë i tillë brenda një jave në rajonin e pasur me naftë që është nën gjendje emergjente.

Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu gjatë natës në një nga tubacionet e gazit përgjatë rrugës Soku-Abua-Rumuji, në shtetin Rivers, raportoi Bloomberg.

Zjarri është i fundit në një seri zjarresh që kërcënojnë të ndërpresin operacionet në prodhuesin më të madh të naftës në Afrikë.

Presidenti nigerian Bola Tinubu shpalli të martën një gjendje të jashtëzakonshme në zonë pasi disa sulme në tubacionet e naftës ndaluan për pak kohë punën në linjën kryesore.

Fabrika e gazit Soku është thelbësore për lëndën e parë të gazit që furnizon objektet e gazit natyror të lëngshëm në zonën e Boni të Shtetit të Lumenjve.

Media britanike: Ja 20 zjarret më vdekjeprurëse në klubet e natës
Zjarri në orët e vona të natës të dielën në një diskotekë në Koçan të Maqedonisë së Veriut, la të paktën 59 persona të vdekur e mbi 150 të tjerë të lënduar.

Por, zjarret në diskoteka nuk janë shumë të rralla në botë.

Media btitanike “Independent”, ka renditur 20 zjarret të mëdha ndonjëherë në diskoteka mbarë botën.

Prill 2024: Një zjarr në klubin e natës Masquerade në Stamboll të Turqisë i bllokoi punonjësit ndërsa vendi u mbyll për rinovime. Zjarri ndodhi në katin përdhes të një pallati banimi 16-katësh.

Tetor 2023: Një zjarr që u shkaktua në një klub nate në qytetin juglindor spanjoll të Murcias dhe u përhap në dy klube të tjera i la të vdekur 13 persona.

Janar 2022: Një klub nate në Sorong, në provincën Papua Perëndimore të Indonezisë, u dogj pasi dy grupe sulmuan njëri-tjetrin brenda ndërtesës. Nëntëmbëdhjetë njerëz humbën jetën.

Janar 2022: Një zjarr në klubin e natës Liv’s Yaouba në Yaounde, kryeqyteti i Kamerunit, shkaktoi shpërthime që i la të vdekur 17 njerëz. Qeveria tha se fishekzjarrët që u lëshuan ndezën çatinë dhe më pas zjarri u përhapet në zonat ku mbahej gazi i gatimit.

Dhjetor 2016: 36 njerëz vdiqën në një zjarr në një magazinë në Oakland, Kaliforni që ishte shndërruar në një vendbanim dhe hapësirë për ngjarje për artistët e quajtur “Anija fantazmë”. Zjarri, i cili shpërtheu gjatë një feste me muzikë dhe vallëzim elektronik, u zhvendos aq shpejt sa viktimat u bllokuan në katin e dytë të ndërtuar ilegalisht.

Tetor 2015: Një zjarr që shpërtheu gjatë ekspozimit të mjeteve piroteknike në klubin e natës Colectiv në kryeqytetin rumun, Bukuresht, vrau 64 persona dhe la rreth 190 të lënduar.

Janar 2013: Një zjarr bëri që të vdisnin mbi 200 njerëz në klubin e natës Kiss në qytetin e Santa Maria në Brazilin jugor. Hetuesit thanë se shkuma izoluese e zërit në tavan mori flakë dhe lëshoi gazra helmues që vranë shpejt ata që merrnin pjesë në festë.

Dhjetor 2009: Rreth 152 njerëz vdiqën kur një zjarr shpërtheu në klubin e natës Lame Horse në Perm në Rusi. Zjarri nisi kur një shfaqje e fishekzjarrëve të brendshme ndezi tavanin plastik të zbukuruar me degë.

Janar 2009: Një shfaqje e fishekzjarrëve në shtëpi pas një numërimi mbrapsht të Vitit të Ri ndezi një zjarr në klubin Santika në Bangkok, Tajlandë, duke vrarë 67 njerëz dhe duke plagosur shumë të tjerë. Viktimat vdiqën nga djegiet, thithja e tymit dhe nga turma.

Shtator 2008: Një zjarr ua shkaktoi vdekjen 44 njerëz në klubin e natës të bllokuar “King of Dancers” në Shenzhen të Kinës kur shpërthyen fishekzjarrët që ndezën tavanin.

Dhjetor 2004: Në Buenos Aires, Argjentinë, një zjarr vrau 194 njerëz në klubin e mbushur me njerëz pasi një flakë ndezi tavanin. Pronari i klubit, Omar Chaban, u dënua me 20 vjet burgim për shkaktimin e zjarrit vdekjeprurës dhe për ryshfet. Të tjerët morën dënime më të lehta.

Shkurt 2003: Një zjarr në klubin e natës “Station” në Ëest Ëarëick, Rhode Island, në Shtetet e Bashkuara, vrau 100 njerëz dhe plagosi më shumë se 200 të tjerë. Fishekzjarrët e përdorura nga grupi i vunë flakën shkumës së ndezshme brenda klubit.

Dhjetor 2000: Një zjarr që u shkaktua për shkak të një gabimi i vrau 309 njerëz në një diskotekë në qytetin qendror kinez të Luoyang.

Tetor 1998: Një sulm zjarrvënës kundër një diskoje të mbipopulluar rinore në qytetin suedez Goteborg vrau 63 persona dhe la rreth 200 të lënduar. Katër persona u dënuan më vonë nga ligji për ndezjen e zjarrit.

Mars 1996: Një zjarr në Ozone Disco Pub në Quezon City, Filipine, i vrau 162 njerëz. Një pjesë e madhe e viktimave ishin studentë që bënin festë për të shënuar fundin e vitit akademik.

Mars 1990: Një sulm me zjarr në klubin e natës Happy Land në lagjen Bronx të New Yorkut vrau 87 njerëz. Zjarri nisi kur një burrë i zemëruar me të dashurën e tij hodhi benzinë në daljen e vetme të klubit dhe i vuri flakën, më pas bllokoi portën e përparme metalike, kështu që njerëzit mbetën të bllokuar.

Dhjetor 1983: Një zjarr në sallën e vallëzimit Alcala në Madrid, Spanjë, la të vdekur 78 persona dhe më shumë se 20 të lënduar.

Maj 1977: Një zjarr në klubin e darkës “Beverly Hills” në Southgate, Kentucky, vrau 165 njerëz dhe lëndoi më shumë se 200 të tjerë.

Nëntor 1942: Zjarri më vdekjeprurës i një klubi nate në historinë e SHBA-së vrau 492 njerëz në “Cocoanut Grove” të Bostonit. Zjarri në atë që kishte qenë një nga pikat më të rëndësishme të natës në Boston, bëri që të shtoheshin kërkesat për sisteme të reja ajrosjeje dhe dalje më të qasshme.

Prill 1940: Një zjarr ndezi myshkun dekorativ spanjoll që mbulonte tavanin e klubit të natës “Rhythm” në Natchez, Misisipi, duke i vrarë 209 njerëz. Dritaret ishin mbyllur për të mos lejuar që njerëzit të hynin fshehurazi.