zonat – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

58 vatra zjarri në 24 orët e fundit, ja zonat më të prekura?
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe Ministria e Mbrojtjes raportojnë se gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë shënuar 58 vatra zjarri, nga të cilat vetëm një mbetet ende aktive.

Vatra e vetme aktive ndodhet në fshatin Markatomaj, njësi administrative Zejmen, bashkia Lezhë, në një sipërfaqe pyjore me pisha dhe bimësi të përzier. Pavarësisht izolimit rreth orës 05:45 nga katër automjete zjarrfikëse dhe banorët e zonës, trungjet e djegura vazhdojnë të vetëndizen herë pas here për shkak të erës.

Në qarqet e tjera, zjarret janë neutralizuar me sukses:

Lezhë: 8 vatra – të gjitha të shuara. Berat: 5 vatra – të neutralizuara. Gjirokastër: 2 vatra – të shuara. Fier: 8 vatra – kryesisht në shkurre dhe bimësi. Elbasan: 3 vatra në fshatrat Petresh, Labinot Fushë dhe Kodër Bujaras. Tiranë: 12 vatra në Tiranë, Kavajë e Rrogozhinë – përfshirë edhe një zjarr në shtëpinë e fëmijëve “Zyber Hallulli” (vetëm dëme materiale). Durrës: 5 vatra – të gjitha të izoluara. Shkodër dhe Korçë: nga 2 vatra secila – të neutralizuara. Vlorë: 3 vatra – të fikura me sukses. Sipas autoriteteve, janë djegur rreth 32 hektarë sipërfaqe me bimësi, përfshirë lis, arra dhe ullinj. Në operacione morën pjesë 85 automjete zjarrfikëse, 557 forca operacionale, si dhe një helikopter i Forcave të Armatosura.

Instituti i Gjeoshkencave parashikon për sot nivel rreziku të lartë për zjarre në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Fier, dhe rrezik të moderuar në qarqet e tjera.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes gjatë temperaturave të larta dhe të kontaktojnë strukturat vendore në rast nevoje.

Shi dhe rrufe gjatë orëve në vijim, ja zonat që preken
Ndërkohë, bregdeti i Jugut po ashtu, pritet të përfshihet nga reshje të moderuara të shiut. Nga ana tjetër, reshjet më të dendura priten në zonat qendrore dhe jugore të vendit.

Gjithçka do të zgjasë deri në orët e mbrëmjes, ku më pas pritet kthjellimi i motit. Temperaturat do të jetë të freskëta gjatë orëve të mbrëmjes.

Moti do të vijojë i qëndrueshëm deri mesditën e nesërme, ku pritet rikthim i reshjeve kryesisht në zonat veri-lindore dhe jug-lindore.

DW: Të gjitha zonat e mbrojtura në Shqipëri, në rrezik
Kur korrikun e vitit të kaluar motrat Ivanka dhe Tiffany Trump vizituan Shqipërinë me bashkëshortët e tyre, në dy vizita të ndara nga njëra-tjetra, por brenda pak ditësh, lajmi u përhap me shpejtësi dhe ngjalli interesin e të gjithëve. U mendua se dyndja e turistëve që zgjodhën si destinacion kryesisht jugun e vendit, tërhoqi dhe vëmendjen e motrave Trump, vajzave të ish-presidentit amerikan Donald Trump. Por ajo që u pa me më shumë kërshëri ishte pushimi në bregdetin e Jonit të Ivanka Trump dhe bashkëshortit të saj, Jared Kushner, themelues dhe drejtues i kompanisë amerikane “Affinity Partners”, firmë amerikane investimesh. Çifti e kishte vizitën e dytë në Shqipëri, pas të parës në vitin 2021, gjatë së cilës vizituan sërish jugun, vit që përkon me themelin e kompanisë.

Pak ditë më parë Kushner njoftoi në rrjetet e tij sociale se ishte entuziast që po ndante me ndjekësit disa imazhe paraprake të projekteve që ai ka në plan të zbatojë në bregdetin shqiptar. Zonat e përzgjedhura prej “Affinity Partners” janë ishulli i Sazanit dhe Zvërneci, vende që gjenden brenda zonave të mbrojtura në Shqipëri.

Sazani dhe Zvërneci – ‘shënjestra’ e parë
Lajmi ishte surprizë, por pasoi rrëmujën e ndryshimit të Ligjit për Zonat e Mbrojtura në Shqipëri, që u paralajmërua si rrezik nga ekspertët mjedisorë vendas dhe të huaj. “Ligji 21/2024 lejon ndërtimin e megaresorteve me 5 yje në Zonat e Mbrojtura.

Përveç kësaj me vendim të Këshillit Kombëtar të Territorit, lejohet ndërtimi i pothuajse çdo investimi tjetër dhe nuk ka më vija të kuqe, sikundër u tha nga Ministrja e Turizmit dhe e Mjedisit. Tashmë vendimet nuk merren në bazë të planeve të menaxhimit që hartohen nga ekspertët, por nga KKT, i cili është organ politik.

Është hequr nënzonimi në Zonat e Mbrojtura të kategorisë V – “Peizazh i Mbrojtur”. Pra, me ligjin e ri, tanimë mund të ndërtohet në ish-nënzonat qëndrore të këtyre zonave të mbrojtura, që me ligjin 81/2017 ishte e ndaluar. Ligji i ri nuk e mbron më natyrën dhe zonat e mbrojtura në Shqipëri, por është ligji më shkatërrimtar kundrejt ruajtjes së natyrës që është miratuar ndonjëherë nga parlamenti pluralist i Shqipërisë” – analizon për “Deutsche Welle”, Mirjan Topi, inxhinier mjedisi.

Ligji më shkatërrimtar ndaj natyrës
Gabriel Schwaderer, drejtues i shoqatës mjedisore ndërkombëtare ‘EuroNatur’, e cila lobon prej vitesh për mbrojtjen e zonave me biodiversitet të pasur në Shqipëri, thotë se është i shokuar nga ndryshimi i ligjit për zonat e mbrojtura. “Laguna e Nartës, së bashku me deltën e lumit Vjosa, është një ndër ligatinat me të rëndësishme të migrimit botëror të shpendëve në Mesdhe. Nëse projekti i prezantuar dhe shkatërrimtar do të zbatohej, kjo do të zhbënte në mënyrë të plotë vlerat e zonës së mbrojtur të Vjosë-Nartës dhe do të jetë një tradhti ndaj natyrës. Kjo zonë e mbrojtur pret 5 specie zogjsh që përbëjnë të paktën 1% të totalit të tyre biogjeografik.

Laguna e Nartës një ndër ligatinat me të rëndësishme të migrimit botëror të shpendëve në Mesdhe
Sipas Konventës së Ramsarit, zona të tilla kërkojnë mbrojtje. Duke qenë se Shqipëria e ka firmosur këtë Konventë, atëherë kjo kërkesë është ende në fuqi. Për më tepër, autoritetet shqiptare e kanë përcaktuar ekosistemin e Vjosë-Nartës si zonë ‘Emerald’ nën Konventën e Bernës. Si rrjedhojë, edhe nëse Shqipëria e ndryshon ligjin, kjo zonë mbetet ende nën mbrojtjen e ligjit ndërkombëtar”, – thotë për DW kreu i ‘EuroNatur’.

A duhet ta vazhdojë BE-ja agjendën e anëtarësimit me Shqipërinë?
Një tjetër pikëpyetje që ‘EuroNatur’ ngre lidhet me rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. “Pyetja jonë për politikëbërësit e BE-së është: a duhet të vijojë BE agjendën e saj të anëtarësimit, nëse një vend kandidat dukshëm nuk përafrohet me ligjet e BE-së, por përkundrazi ndryshon ligjet e vendit, duke i përkeqësuar ato? Nga këndvështrimi ynë, kjo është një situatë tepër serioze dhe kërkon një mesazh shumë të qartë nga institucionet e BE-së për autoritetet shqiptare”, – thekson Schwaderer.

Japonia lëshon paralajmërim për cunami në zonat bregdetare
Autoritetet japoneze lëshuan një paralajmërim për cunami në disa rajone bregdetare në jug të arkipelagut mëngjesin e të hënës pas një serie tërmetesh të buta në ishujt Izu, megjithëse nuk u raportuan dëme nga lëvizjet e menjëhershme të krijuara nga deti.about:blank

Sipas Agjencisë Kombëtare Meteorologjike (Jma), valë prej rreth 60 centimetrash goditën ishullin Hachijojima, 280 kilometra në jug të Tokios, ndërsa valë prej 40 centimetrash dhe 20 centimetrash u regjistruan në prefekturën perëndimore të Kochi dhe atë jugore nga Miyazaki.

Komuna Tateyama, në prefekturën Chiba në lindje të kryeqytetit, u bëri thirrje banorëve në zonat bregdetare që të evakuohen, ndërsa ata ende po përpiqen të identifikojnë shkaqet.
Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së raportoi një seri tërmetesh të cekëta me më të fuqishmin me magnitudë 5.4 të regjistruar në orën 5:17 të mëngjesit me orën lokale me një epiqendër rreth 551 kilometra në jug të Shimodës.
Sipas mediave lokale, disa varka në ishujt Hachijo dhe Kozu u përmbysën pa shkaktuar lëndime. Të enjten e kaluar, valët e cunamit arritën në zinxhirin e ishullit Izu pas një tërmeti me magnitudë 6.5 në Oqeanin Paqësor.