Vrau e groposi të riun për t’i vjedhur orën ‘Rolex’, gjykata e Kurbinit jep masën për Kristjan Cenaj

Jil
Jil
2 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Gjykata e Kurbinit ka lënë në qeli me masë sigurie “arrest në burg” Kristjan Cenajn, autori i dyshuar i vrasjes së 16-vjeçarit Mariglen Gjonaj.

Cenaj u arrestua më 10 tetor teksa vinte për dasmën e një të afërmi në vendlindje. 

Seanca gjyqesore e cila u zhvillua me dyer te mbyllura ka zgjatur rreth 1 ore e 30 minuta dhe te pranishem jashte ambjenteve te gjykates kane qene dhe familjarë te autorit te dyshuar.

Kristjan Cenaj u arrestua sapo zbriti ne aereportin e Rinasit pasi po kthehej nga Italia.

Kujtojmë se ditën e djeshme Policia e Shtetit konfirmoi dhe provoi se  16-vjeçari Mariglen Gjonaj, i zhdukur në mënyrë misterioze në vitin 2015 është vrarë.

Ishte vetë Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, Vehbi Bushati i cili në një deklaratë për mediat tha se eshtra dhe mbetjet kockore humane që u gjetën disa kohë më parë, pas ekspertimit biologjik, rezultoi se i përkisnin të zhdukurit 7 vjet më parë, të miturit 16-vjeçar Mariglen Gjonaj.

Pas hetimeve është bërë i mundur identifikimi dhe arrestimi i autorit të ngjarjes, 30-vjeçarit Kristjan Cenaj, lindur në Mamurras dhe banues në Ferrë Trashë, Kurbin.

Policia konfirmoi se ndalimi tij është bërë pasi më datë 18.05.2015, Kristjan Cenaj dyshohet se ka vrarë të miturin 16-vjeçar Mariglen Gjonaj, për përfitim pasuror, konkretisht vjedhjen e disa sendeve me vlerë, si orë dore e markes Rolex dhe varëse floriri etj, që i mituri i ka patur me vete ditën e ngjarjes kur është zhdukur.

Në konferencën për mediat, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, Vehbi Bushati thotë se autori i dyshuar e ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen, por shton se Policia dhe Prokuroria kanë prova të cilat dëshmojnë fajësinë e tij.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *