sali berisha – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

Sali Berisha: Nuk ulemi me qeverinë për reformën territoriale, sepse nuk e njohim legjitimitetin e Ramës
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, njoftoi sot se PD nuk do të marrë pjesë në asnjë tryezë me qeverinë aktuale për reformën territoriale, duke e konsideruar atë jo legjitime.

“PD nuk njeh legjitimitetin e Edi Ramës si kryeministër dhe nuk mund të pranojë të ulet me të. Ai nuk ka legjitimitet,” u shpreh Berisha gjatë një deklarate për mediat që monitoroi noa.al.

Sipas tij, çdo diskutim për reformën zgjedhore mund të ndodhë vetëm mes partive politike, ku edhe Partia Socialiste si subjekt politik ka vendin e saj, por jo si qeveri. “Reforma zgjedhore është atribut i partive politike, jo i qeverisë,” tha ai.

Berisha akuzoi Ramën se kishte anuluar reformën e mëparshme zgjedhore, duke “vendosur dorën e tij të zezë mbi procesin” dhe duke diktuar një zgjidhje që sipas tij dëmtoi pluralizmin dhe rregullat e garës.

“Ka rekomandime ndërkombëtare dhe ne do t’i shqyrtojmë. Por jo me qeverinë, me qeverinë nuk kemi asnjë punë. Qeveria nuk ka legjitimitet në këto zgjedhje, e ka humbur,” përfundoi Berisha. /noa.al

Sali Berisha u kërkon ndihmë ndërkombëtarëve: Kam vetëm një kërkesë, ndihmoni Kombin tim që të votojë i lirë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë në punimet e Asamblesë Parlamentare të OSBE, që zhvillohet në Porto të Portugalisë.

Në krye të një delegacioni të opozitës, Berisha, në fjalën e mbajtur sot para Asamblesë ka theksuar nevojën që Shqipërisë t’i kthehet institucioni i zgjedhjeve të lira, përkundër farsës elektorale, si në diktaturë.

Ai i ka informuar pjesëmarrësit për zgjedhjet e 11 majit dhe shkeljet e asaj që ai e quan “makineria elektorale e narko shtetit të Edi Ramës”, që prodhuan farsën zgjedhore e cila vihet në pah edhe në raportin e OSBE-ODHIR.

ALA E PLOTE e Berishës:

Dëshiroj t’ju falënderoj, dhe gjithashtu t’ju informoj se zgjedhjet në Shqipëri ishin një farsë e paralajmëruar. Partitë e qendrës së djathtë në Europë dhe në mbarë botën, që nga tetori i vitit të kaluar, kanë miratuar njëzëri 5 rezoluta që paralajmëronin atë farsë që do të ndodhte në zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri.

Dëshiroj të falënderoj anëtarët e Misonit vëzhgues të Asamblesë Parlamentarë të OSBE, që erdhën në Shqipëri për të vëzhguar këto zgjedhje, e gjej rastin ti falënderoj për punën që ata bënë. Shqipëria është i parë dhe i vetmi narkoshtet në Europë.

Sa e vështirë është kjo për ne? Europa ka njohur shumë lloje diktaturash, por kurrë më pare një narkodiktaturë.

Kjo është një diktaturë e një natyre tjetër. Edhe në këtë diktaturë të gjitha pushtetet përqendrohen në dorën e vetëm një personi, të Kryeministrit.

Por ashtu siç shkruante Samuel Huntington për këto lloj diktaturash, narkodiktatura karakterizohet nga fakti që asnjë ligj, asnjë rregull dhe asnjë parim nuk respektohet.

Edi Rama e ka kthyer Shqipërinë në një narkodiktaturë. Për këdo që është i interesuar: ai këtë e ka bërë haptas dhe pa fshehur asgjë. Në këtë kuadër, Kryeministri i Shqipërisë, pak javë para zgjedhjeve, me dekret miratoi mbjelljen e 29 mijë hektarëve kanabis, kryesisht pranë kufijve me vendet fqinj.

Ndërkohë në Amerikën Latine, janë 14 mijë shqiptarë që punojnë në kartelet e drogës, dhe disa prej tyre i drejtojnë këto kartele, si për shembull karteli i drogës Sinaloa.

Kartelet e drogës në Shqipëri janë direkt të lidhura me qeverinë dhe janë shumë të fuqishme: karteli Troplini/Poja kontrollon portin e Durrësit, portin më të madh të vendit dhe të rajonit. Karteli Çela i Elbasanit kontrollon autostradën e trafikimit të heroinës që vjen nga Lindja. Këto kartele janë shumë të fuqishme, emërojnë ministra, gjyqtarë, prokurorë, shefa policie, deputetë etj.

Kjo ishte situata me të cilën ne hymë në zgjedhjet e 11 majit.

Pse mbeti Meta jashtë Parlamentit? Flet Sali Berisha
Berisha: Ilir Metës i bëhet lufta më e egër që i është bërë ndonjëherë ndonjë njeriu nga armiku i votës së lirë, Edi Rama. Ta mbash në burg për të fituar është terror politik.

Rama drejt mandatit te katërt, Sali Berisha del në konferencë për media
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha me anë të një deklarate për mediat, i ka thirrje çdo demokrati që të tregojnë përkushtimin dhe seriozitetin maksimal në numërimin e çdo vote që qytetarët kanë hedhur më 11 maj.  Ai u bëri thirrje komisionerëve të opozitës që të votojnë çdo votë që është e hedhur në kuti.

I pyetur nga gazetarët, lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se, zgjedhjet u zhvilluan me shkelje të rënda dhe të hapura të kritereve demokratike, duke përmendur presionin përmes  punësimeve, kanabisin, patronazhistët dhe faljen e gjobave si mjete për të ndikuar votën.

Ai theksoi se këto nuk janë thjesht akuza politike, por të çertifikuara edhe nga forume ndërkombëtare. Megjithatë, Berisha bëri thirrje për durim dhe përgjegjësi, duke kërkuar që të numërohet çdo votë para se Partia Demokratike të japë vlerësimin përfundimtar për procesin

Kryedemokrati  Sali Berisha theksoi se opozita nuk do të mbyllë sytë ndaj shkeljeve të rënda në zgjedhje, si blerja e votës me para publike, falja e gjobave dhe kultivimi i kanabisit. Ai nënvizoi se këto janë përgjegjësi e qeverisë, jo e opozitës, por pavarësisht gjithçkaje, çdo votë duhet të numërohet, ky është qëndrimi i Partisë Demokratike.

Lideri i demokratë Sali Berisha tha para gazetarëve se ky është viti më i errët elektoral në historinë e Shqipërisë, ku për herë të parë janë në proces politik tre liderë opozitarë, janë dhënë publikisht 100 euro për votë, janë falur 150 milionë euro gjoba dhe janë shpërndarë mbi 130 licenca për kultivimin e kanabisit. Ai theksoi se këto shkelje cenojnë thellësisht parimet e zgjedhjeve të lira, por opozita duhet të vazhdojë të qëndrojë e vendosur dhe të numërojë çdo votë.

Në fund të fjalës së tij, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se ‘vetëm ai që është sipër mund të ndalojë PD-në pa bërë gjithçka për mbrojtjen e votës së shqiptarëve. Ky komb do votojë i lirë’.

FJALA E PLOTE:

Për PD-në, procesi elektoral është procesi themelor i një shoqërie të lirë dhe i njerëzve të lirë.

Pra, është procesi më serioz.

Në këtë kontekst jam këtu së pari për të shprehur mirënjohje, falënderim të madh për të gjithë ata komisionerë, vëzhgues, numërues që e gdhinë gjatë natës duke numëruar votat e qytetarëve.

Së dyti, u bëj thirrje të gjithë strukturave të PD, komisionerëve, vëzhguesve, kandidatëve, drejtuesve, që të bëjnë gjithçka që të numërohet çdo votë me përkushtimin më të madh sepse çdo votë kundër regjimit meriton nderimin më të madh dhe vlerësimin më të madh.

Unë këtë kisha qëllimin tim të paraqitjes para jush, në mënyrë edhe njëherë, një thirrje për demokratët, opozitarët të tregojnë përkushtimin dhe seriozitetin tonë maksimal në numërimin dhe vlerësimin e çdo vote të hedhur në kuti dhe të mos kenë asnjë ndikim nga asgjë.

Kjo është detyra më e rëndësishme për demokratët sot.

PYETJE PERGJIGJE ME GAZETARET:

Pyetje: Votat e numëruara deri tani na tregojnë një diferencë për PS. A ka Partia Demokratike projeksionet e saj.

Sali Berisha: PD u ka thënë shqiptarëve dhe botës se çfarë është procesi elektoral në Shqipëri. Këtu të mos ketë askush iluzione se ato konkluzione kanë qenë politike. Jo, ato kanë qenë të bazuara dhe të certifikuara tashmë nga forume politike ndërkombëtare. Ndaj dhe të durojmë për të përfunduar edhe numërimi i votës së fundit.

Atëherë PD do të bëjë të gjithë vlerësimin e saj.

Pyetje: A do e njihni rezultatin?

Sali Berisha: PD do e bëjë të gjithë vlerësimin e saj. Kësaj here, ju që pyesni e keni shumë të thjeshtë, mjafton të lexoni kriteret. Në qoftë se mbillen dhjetëra mijëra hektarë kanabis për votë. Në qoftë se punësohen dhjetëra mijëra punonjës për votë.

Në qoftë se siç e patë vetë… dhe dua të bëj një falënderim për gazetarët për raportimet e shkëlqyera dhe sakrificat që kanë bërë… në qoftë se ju patë qendrat e votimit të rrethuara nga patronazhistë në të katër anët dhe zyrat ilegale të PS të ngritura pranë qendrave të votimit.

Në qoftë se patë faljen dy net para të rreth 150 milionë euro gjoba të mbi 170 mijë qytetarëve, atëherë emrin zgjedhjeve ua vini vetë.

Por unë nuk jam këtu për këtë sot, se këto i kemi thënë ne.

Unë jam këtu për t’u bërë thirrje qytetarëve që të numërojnë çdo votë. Ne të tregojmë përgjegjësi para atyre që kanë votuar duke numëruar çdo votë. Ky është qëndrimi ynë sot…

Pyetje: Po në votën e fundit, nëse është ky rezultat dhe ju do të shpalleni humbës….

Sali Berisha: Edhe njëherë, asnjë njeri para këtij procesi nuk mund të bëjë automatin, nuk mund të bëjë sikur këto nuk kanë ndodhur. Ju jeni dëshmitarë se këto që thashë unë, katër prej tyre janë me vendime zyrtare qeverie, janë publike, nuk janë private. Ka kritere për zgjedhjet.

Janë shkelur në mënyrën më të pamëshirë.

Përveç të tjerash, Xhabaftët, Poja, Suel Çela, nuk ka asgjë këtu të fshehtë. Në këto kushte nuk ka njeri që mund të vërë në dyshim këto që themi ne. Por unë jam këtu sot për të kërkuar nga strukturat e PD, pavarësisht nga çdo gjë, është në detyrimin tonë të numërojmë çdo votë.

Pyetje: Mos po paralajmëroni mosnjohjen e rezultatit të zgjedhjeve …

Sali Berisha:  Unë po e paralajmëroj këtë? Si po e paralajmëroj unë këtë?

Në qoftë se kryeministri firmos dhuratën kryeministrore 100 euro për votë, nuk është përgjegjësi e opozitës kjo.

Në qoftë se kryeministri firmos mbjelljen e dhjetëra mijëra hektarëve kanabis për votë, nuk është përgjegjësi e opozitës kjo.

Në qoftë se kryeministri firmos faljen e 150 milionë gjobave dy ditë para zgjedhjeve, kjo nuk është përgjegjësia e opozitës.

Cila është këtu përgjegjësia e opozitës?

Çfarë mendoni ju se të jetë opozita të jetë symbyllur ndaj këtyre?

E pamundur.

Asnjë njeri i qytetëruar nuk mund të mbyllë sytë përpara këtyre.

Por këto që janë të njohura.

Pavarësisht, çdo votë duhet të numërohet.

Ky është qëndrimi ynë.

Pyetje: Këto qëndrime dhe akuza që po bëni sot, ngjasojnë shumë me akuzat që ka bërë Lulzim Basha në 2017 dhe 2021. Por nga ana tjetër me statutin e PD-së, ka një klauzolë që thotë se, pavarësisht pretendimeve dhe akuzave që ngrihen mbi procesin, dorëheqja e kryetarit është e parevokueshme.

Sali Berisha: Tani, edhe njëherë, nuk janë dhënë kurrë 138 licenca për mijëra hektarë kanabis. Nuk janë dhënë kurrë 100 euro për votë publikisht.

Nuk duhet të na pengojë mjegulla të shohim drurët.

Nuk ka ndodhur kurrë që të falen dy ditë para zgjedhjeve 150 milionë euro gjoba.

Nuk ka ndodhur kurrë që në një vit elektoral të arrestohen ose të jenë në proces politik tre liderët e partive opozitare.

Nuk kanë ndodhur ndonjëherë këto. Ka një rekord historik ky vend. Kjo është hera e parë. Besoj se jemi dakord.

Kështu që asnjë prej tyre nuk pajtohet me një proces zgjedhor të drejtë.

Nuk pajtohet me parimet ndërkombëtare të zgjedhjeve të lira.

Por kjo prapë nuk duhet që asnjë demokrate e demokrat, të shmangë apo të tregojë lodhjen më të vogël, megjithëse lodhja është normale, në vlerësimin dhe numrin e çdo vote.

Besoj se përgjigjja ishte shteruese.

Pyetje: nëse ndërkombëtarët do ti njohin këto zgjedhje, PD dhe ju do ta pranoni rezultatin e dalë nga kutitë e votimit?

Sali Berisha: Vetëm ai që është sipër mund të ndalojë PD-në pa bërë gjithçka për mbrojtjen e votës së shqiptarëve. Ky komb do votojë i lirë. Forcë në botë nuk do ketë të pengojë shqiptarët të votojnë të lirë.

Pyetje: As Trump…

Sali Berisha: Trump është një forcë që mbështet fuqishëm zgjedhjet e lira në Amerikë dhe në botë.

Pra, edhe njëherë, ta harrojë kush se mund të pengojë shqiptarët pa votuar edhe ata si kombet e tjera të lira.
Search

Ndiq intervistat e fundit
Protestat, Zhupa: Shesh lirie, zëvendësojë parlamentin e kapur nga kartonat e votave të blera
Shikoje të plotë
7pa5 – “Konflikt social nëse na marrin vulën!” Spaho: Ideatorët e skenarit do mbajnë përgjegjësi!
Shikoje të plotë

Artikuj të ndërlidhur

Qëndrim Politik
Berisha: Ka një rritje të ndjeshme të elektoratit tonë, askush nuk mund të ndikojë në vullnetin e sovranit
DEKLARATA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA EKSTRAKT Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë një deklarate për mediat, u shpreh se ka një rritje
LEXO MË SHUMË
11/05/2025

Deklaratë për Shtyp
PD thirrje për votim masiv: Çdo votë kundër 12 viteve stanjacion është votë për ndryshim! Të gjithë manipuluesve, kërcënuesve dhe hajdutëve, u bëjmë me dije se jeni listuar si terroristë elektoralë
DEKLARATË PËR MEDIA ZËDHËNËSI I FUSHATËS SË PD, ANDI MUSTAFAJ Partia Demokratike, duke falenderuar qytetarët që kanë votuar sot, pavarësisht presioneve të pafundme të patronazhistëve
LEXO MË SHUMË
11/05/2025

Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale

Berisha: Opozita u ringjall që të përzejë antikrishtin
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha përcolli sot mesazhe urimi për Pashkën edhe nga Kisha Ortodokse Autoqefale.

Berisha tha ndër të tjera se qeveria u përpoq ta fshijë opozitën, por kjo e fundit sipas tij u ringjall.

Ringjallja në një farë mënyre të duket se ka një djep edhe në Shqipëri.

Ringjallja e Krishtit është ngjarja më e madhe në historinë e qytetërimit perëndimor. Por edhe ringjallja e besimeve fetare nga këta burra të përkushtuar pafundësisht që i ngritën ato nga shkrumbi, nga hiri i diktaturës dhe i shndërruan sot në institucione të dashura, të respektuara, të fuqishme që japin një ndihmesë shumë të madhe, si në mësimet e shenjta ashtu dhe në shkollimin, në ndihmën e atyre që janë më në nevojë.

Një ndihmë të pazëvendësueshme. Kështu që, në një mënyrë, historia e tyre është historia e ringjalljes. Pra, është dëshmi e pavdekësisë.

Në fakt e ka një analogji edhe me opozitën shqiptare. U përpoqën ta fshijnë nga faqja e dheut, u ringjall, u ringjall dhe sot është me e fuqishme se kurrë, që të përzejë antikrishtin nga trojet shqiptare”, tha Berisha.

Pse Sali Berisha u vjen rrotull burgjeve?
Nga Frrok Çupi

Të thuash se e bën për t’i dhënë vetes gajrete epike, kjo edhe mund të merret si e mirëqenë..

Epike? Po ja, si në një luftë të një shekulli e gjysmë më herët, kur ‘heroi’ idolatronte me zërat e natës, me flamuj apo me varre. Si për shembull, Jakup Ferri, ose më saktë kali i Jakup Ferrit… Jakup Ferri (1832 – 4 dhjetor 1879) ishte një luftëtar dhe lider shqiptar i Lidhjes së Prizrenit që luftoi në Plavë e Guci dhe u vra në përpjekje me ushtrinë e Malit të Zi. Kali çfarë bëri? Legjenda trillon sikur kali e ngriti mbi jele kufomën e të zot’t dhe nisi t’i vinte rrotull varrezës së fshatit. Sot e kësaj dite ka mbetur jehona e veprës së kalit në këngën ‘Jakup Ferri mor ku je!…’. Shtëpia e Saliut ndodhet vetëm një mal larg varrezave të Jakup Ferrit… Nuk ka dyshim se folklori ndikon në rrugëtimin që ka nisur Berisha rrotull burgjeve.

Të thuash se ka një asosacion mes varrezave atëherë me burgjet sot, padyshim që ka.

Sot nuk janë në modë këngët e varrit, sot janë në modë heroizmat e burgjeve; me ‘burgje politike’ dhe me ‘diktaturë’ tentojnë t’i mashtrojnë njerëzit ‘atavistë’. Saliu u ngrit në mëngjes para dy ditësh dhe iu drejtua burgut të Fierit. ( Në një imazh si kali i Jakup Ferrit). Nuk i interesonte aspak nëse aty brenda do të ishte Salijanji apo çfarëdo Sali- Ane tjetër. Nuk e vërejtët një moment kur ky urdhëron Mulin të mbajë distancë dhe Saliu mori pamje pikëlluese, si hije pak e shtrembër dhe i kërrusur. Kjo ishte pjesa epike, por edhe motiv prej varrimi. Një herë më parë,  ka qenë 8 Janari 2022, Saliu i ka ‘varrosur’ të tijtë: Salianj, Dumë, Bardh, Bashë, Gjek, Gjuk, Vuk…, të gjithë pinjollët e tij politik. 8 Janar është dita e kobshme e sulmit me çdo armë për të vrarë në selinë e PD këdo që ishte aty. Tani Saliu, këta i di të vdekur dhe iu shkon t’i verifikojë në burgje. Çdonjëri prej tyre ka të hapura çështje për në burg.

Pse u vjen rrotull burgjeve Sali Berisha? Për të kuptuar se ku do të jetë familja e tij nesër?…

Të thuash se është penduar për çfarë ka bërë me gjithë familje, kjo nuk ndodh. Të thuash se familja e mori në qafë!, as kjo nuk mund të jetë. Por që po e kupton se krimi i tij është edhe krim familjar edhe shtetëror, kjo nuk ka dyshim. Familja dhe qeveria e Berishës janë konsideruar si një ‘grup i organizuar kriminal’. Britania e Madhe, që e kishte quajtur ‘gangster’ në vitin 1997,  sapo e ka quajtur kryesues të krimit të organizuar. Tani janë ngushtuar kohët. E bija, Argita, pardje doli nga dyert e hetuesisë së SPAK duke turfulluar, tamam si i ati. Domethënë se e ka afër dënimin. Burri i saj ndodhet nën arrest e pritet vendimi gjyqësor. Babai i saj, po i pandehur. I vëllai shumë afër dënimit të ashpër, aq të ashpër sa dënohet dikush që vret 26 vetë duke i djegur të gjallë… Saliu hyn e del në derën e Gjykatës Speciale Kundër Krimit edhe për të ngulitur në kujtesë ku do të jenë familja dhe ai vetë nesër ‘sa pa gdhirë’.

Të thuash se u shkon rrotull burgjeve edhe për arsye lirike e jo vetëm epike!…., si ta kuptosh këtë.

Në burgun e Fierit, sigurisht mund të gjenden detaje lirizmi; por ku tjetër, vallë. Se, mirë, mund të thuhet se te Salijanji i burgut të Fierit ka shkuar për ‘të fituar Gridën!’. Për ta fituar si anë mediatike, domethënë, si monitoruese televizive. Po për këtë pse Saliu do t’i shtrinte dorën Salijanjit; Grida e ka dorën vetë të shtrirë…. Atëherë, i bie që lirizmi i Berishës manifestohet, thuajse në mënyrë histerike, kur i vijnë ca militantë në derë e gjykatës sa herë thërritet ky për të bërë apelin para gavetës:

-I pandehuri Sali Ramë Berisha!

Argita Malltezi në drejtimin e PD? Sali Berisha habit me përgjigjen…
Sali Berisha nuk e përjashtoi mundësinë që vajza e tij, Argita Malltezi të marrë drejtimin e PD, por tha se nëse ajo vendos të bëhet pjesë e politikes, nuk do të thotë se ai do t’ia hapë dyert. Procedura – tha Berisha- do jetë njësoj si për të gjithë të tjerët.
Sali Berisha tha se vajza e tij nuk i ka shprehur ndonjë dëshirë, duke thënë se ajo vetë ka zgjidhur të vazhdojë jetën e saj.

“Unë kurrë nuk kam bërë lojë të dyfishtë. Vajza ime është një vajzë e shkolluar, që studente ka qenë në politike. Ajo ka bindjet e veta politike dhe merr vendimet vetë. Nëse vajza ime vendos të hyjë në politike kjo nuk do të ndodhë se unë do t’ja hap dyert, do ketë procedurën njësoj si demokratët e tjerë. Por unë nuk e ndaloj. Me mua nuk ka shprehur dëshirë. Ajo është aktive në politike, por ka gjykuar që të vazhdojë jetën e saj”, tha Berisha në Opinion.

I pyetur nëse e shikon Argitën si drejtuese të mirë të PD, Sali Berisha u përgjigj: “Duhet provuar, por a ka ajo formimin politik? Po e ka.

Më tej Berisha e konsideroi normale faktin që ajo mund të kishte mbajtur një qëndrim të kundërt nga ai: “Ajo nuk është distancuar nga qëndrimet e të atit. Mund të ishte distancuar. Është normale”

Sali Berisha: SPAK-u të bëjë ç’të dojë, tani asgjë nuk më ndal!
Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se nuk do të ndalet në betejën e tij, kur u pyet si e komenton reagimin e SPAK për të ankimuar vendimin e lirimit të tij.

Kreu demokrat foli për faktin se SPAK njoftoi se kishte kërkuar vazhdimin e arrestit shtëpiak dhe shtoi se do të apelojë vendimin e sotëm.

Berisha u shpreh “të bëjnë çfarë të duan, Sali Berishën nuk e ndalon asgjë në këtë betejë”.

“E kam thënë se drejtësia kontrollohet nga Edi Rama, u pa me Gjykatën Kushtetuese. Që në momentin kur GJK thotë se dënimi nuk është proporcional, dënimi është antikushtetues. Nuk mund të them se… E kam thënë se vlerësoj çdo akt gjykatësish që përputhet me ligjin. Të bëjnë çfarë të duan, Sali Berishën nuk ka asgjë që e ndalon në këtë betejë”, tha Berisha.

Në daljen për mediat, Berisha kishte edhe një mesazh për Edi Ramën, kur tha se arriti t’ia kthejë në portë ferri atë dritare:

“Kur je në betejë, je në betejë. Sigurisht beteja në shtëpi është më e vështirë, por arrita që t’ia kthej në portë ferri atë dritare, siç e dini ju.

Ai në çdo fjalim, dritaren e kishte ferr. Këtë e arrita unë. Unë kisha qëllim komunikimin me qytetarët, por kjo e tmerronte atë. Kurse tani, në shesh betejë do t’i provoj.”

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Note: Some images are sourced from the internet and are considered to be in the public domain. If someone claims ownership, we will either credit the author or, upon request, immediately remove the image.

Sali Berisha ndryshon avokat mbrojtës
Ish -kryeministri Sali Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpie për shkak të aferës së privatizimit të ish-sport klub “Partizani”, ka ndryshuar përfaqësues ligjor duke u prezantuar sot me një tjetër avokate.

Në seancën e sotme në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ish-kryeministri Sali Berisha përfaqësohej nga një tjetër avokate, Klodjana Gjyzari.

Pala mbrojtëse ka kërkuar të njihet me aktet hetimore të periudhës dymujore.

Më herët, seanca në GJKKO ishte shtyrë një javë më parë pasi avokatët mbrojtës nuk arritën të merrnin 12 fashikujt hetimorë kundrejt pagesës që kërkoi SPAK.

Pak ditë më parë Gjykata e Lartë la në fuqi masën “arrest shtëpie” për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit sportiv Partizani.

Gjyqtarët vendosën të rrëzonin kërkesën e Berishës dhe Malltezit për zëvendësim dhe revokim të masës së sigurisë.

Berisha dhe Malltezi janë nën hetim në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit sportiv Partizani.

Ish-kryeministri ndodhet në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar. Ai ka bërë kërkesa të shumta për ndryshim mase sigurie, por të gjitha janë refuzuar deri tani nga gjykatat.

Sali Berisha i drejtohet gjykatës së Strasbugut
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas gjashtë muajsh në “arrest shtëpie” dhe refuzimit të revokimit të masës së sigurisë nga gjykatat shqiptare, i është drejtuar gjykatës së Strasburgut. Me anë të një kërkesë-padie, avokatët e Berishës, i kërkojnë Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut që të ndërhyjë për heqjen e masës “arrest shtëpie”, i cili sipas tyre është një vendim i pabazuar në ligj.

Në kërkesë padinë e depozituar, Berisha i ka renditur gjykatës së Strasburgut të gjitha përpjekjet ligjore që bëri në Shqipëri, me kërkesa të vazhdueshme për zhbërjen e masave shtrënguese përfshi edhe kërkesën për ta lejuar të shkonte në parlament. Por gjykatat sipas mbrojtjes i shkelën këto të drejta, jo vetëm duke mos e dëgjuar por edhe duke i zbardhur vendimet ngadalë. Në mbështetje të pretendimeve të tij, Berisha përmend edhe Gjykatën e Lartë që një vendim të muajit mars e zbardhi dy muaj me vonesë.

Lideri i opozitës, Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi janë lënë në masën e sigurisë “arrest shtëpie” për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv Partizani. Më herët, Sali Berisha ka refuzuar masat e dhëna nga SPAK, atë të detyrimit të paraqitjes dhe të ndalimit të daljes jashtë shtetit, duke i konsideruar masat si antikushtetuese. Pas moszbatimit të këtyre masave, Struktura e Posaçme ashpërsoi masën e sigurisë për Berishën, duke e lënë në arrest shtëpie. Gjykata e Posaçme urdhëroi Berishën të mos largohet nga banesa e tij dhe të mos komunikojë me persona të tjerë përveç atyre që bashkëjetojnë me të në të njëjtën banesë, ndërsa për zbatimin e kësaj mase ngarkoi SPAK-un dhe shërbimet e policisë gjyqësore.