
SHBA, San Diego – Dadoja dënohet me 100 vite burg për abuzim ndaj vajzave të mitura. Zyra e Prokurorit të Qarkut San Diego bëri të ditur se Brittney Lyon, 31 vjeç, është dënuar me 100 vite burgim të përjetshëm, pasi u shpall fajtore për sigurimin e të paktën katër vajzave të mitura që partneri i saj do të abuzonte seksualisht, si dhe për pjesëmarrjen e saj në abuzime.

Britney Lyon që shihni në foto, një 31-vjeçare në San Diego, Kaliforni, u dënua me 100 vite burg pasi gjykata e shpalli fajtore për abuzim seksual ndaj vajzave të mitura, të cilat i drogonte dhe i filmonte.
Samuel Cabrera
Samuel Cabrera, partneri i saj, u dënua më herët me tetë burgime të përjetshme pa lirim me kusht, pas një procesi gjyqësor të zhvilluar në vitin 2019.
Viktimat ishin vajza të moshës 3 deri në 7 vjeç, dy prej tyre me autizëm dhe një pa mundësi për të folur. Lyon pranoi fajësinë për katër akuza të rënda për abuzim seksual, si dhe për rrëmbim dhe hyrje të paligjshme në banesë.
Ngjarja doli në dritë në vitin 2016, kur një 7-vjeçare i tregoi nënës se nuk donte më të qëndronte me Lyon. Hetimet zbuluan se në makinën e Cabrera-s ndodheshin gjashtë hard disqe me qindra video të abuzimeve, ku fëmijët shpesh ishin droguar ose keqtrajtuar me brutalitet. Gjithashtu u gjetën dhjetëra video të filmuara fshehurazi nga Lyon në dhoma zhveshjeje, tualete dhe ambiente të tjera publike.
Britney Lyon, 31 vjeçe, ofrohej si dado përmes internetit, duke fituar besimin e familjeve, sidomos të atyre me fëmijë me nevoja të veçanta. Hetimet zbuluan se viktimat ishin vajza nga 3 deri në 7 vjeç, mes tyre edhe me autizëm.
Pasi i merrte nën kujdes, ajo i çonte në banesën e partnerit të saj Samuel Cabrera, 31-vjeçar, ku ndodhnin abuzimet. Hetuesit gjetën qindra video të regjistruara në gjashtë hard disqe. Edhe partneri u shpall fajtor dhe u dënua me tetë burgime të përjetshme, pa lirim me kusht.