“12 herë kampione në Berat”/ Sara Gjordeni zbulon talentin e saj të fshehur

Jil
Jil
1 Min Read

Pak e dinin që përveç televizionit, Sara Gjordeni ka pasur një të kaluar të shkëlqyer edhe në një tjetër fushë: lojën e shahut.

Në një postim të fundit në rrjetet sociale, teksa ndau një foto të vajzës së saj të vogël pranë një tavoline shahu, Sara zbuloi se ka qenë 12 herë kampione për të rinjtë në rrethin e Beratit, brenda një periudhe prej 6 vitesh.

“12 herë kampione në Berat”/ Sara Gjordeni zbulon talentin

“A e dini se mami i Neas ka qenë 12 herë kampione për të rinjtë në rrethin e Beratit?”, shkroi ajo, duke treguar një aspekt krejt të panjohur të jetës së saj para ekranit.

Ky detaj i papritur ka ngjallur interes të madh te ndjekësit e saj, të cilët e kanë përgëzuar për këtë arritje jo të vogël në një fushë që kërkon përqendrim, strategji dhe inteligjencë.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania