JiL.al - Jeto i Lumtur

14 telefona të kontrabanduar, e pëson keq 33-vjeçarja

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Procedohet e lirë një 33-vjeçare në Fier. Mësohet se 33-vjeçares L.I i janë gjetur 14 celularë të kontrabanduar në servisin saj të celularëve, të cilat ishin pa faturë blerjeje. Telefonat u sekuestruan nga Policia.

Ndërkohë është arrestuar një 36-vjeçar pasi u kap i dehur në timon. Dy persona të tjerë janë proceduar për përplasje me automjet të një biçiklisti si dhe punimet pa leje.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomiko Financiar i DVP Fier, referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen L. I., 33 vjeçe, banuese në Fier, pasi në subjektin në pronësi të saj (servis celularësh), janë gjetur dhe sekuestruar 14 celularë që kjo shtetase i dispononte pa faturë blerjeje, dhe dyshohet të jenë të kontrabanduara.

Policia Rrugore:

-arrestoi shtetasin B. S., 36 vjeç, banues në fshatin Hamil, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;

-referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. M., 45 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe ka përplasur biçiklistin, shtetasin S. H., i cili pasi mori mjekim në spital, u largua për në banesë.

Komisariati i Policisë Mallakastër referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. Z., 62 vjeç, pasi u konstatua duke kryer punime pa leje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Scroll to Top