17 vite nga masakra e Gërdecit, familjarët e 26 viktimeve

Editor
1 Min Read

Sot shënohen 17 vite nga shpërthimi tragjik në Gërdec, ku 26 persona humbën jetën dhe rreth 300 u plagosën në fabrikën e demontimit të armëve më 15 mars 2008.

Familjarët e viktimave vijojnë të kërkojnë drejtësi, ndërsa procesi gjyqësor ndaj ish-ministrit të mbrojtjes, Fatmir Mediu, po zvarritet. Ndërkohë, SPAK ka hapur një çështje për korrupsion dhe pastrim parash, duke synuar identifikimin e përgjegjësve kryesorë, përfshirë ish-kryeministrin Sali Berisha dhe djalin e tij, Shkëlzen Berisha.

Pavarësisht dënimeve të dhëna në vitin 2012 për disa nga të pandehurit kryesorë, asnjë nuk është sot në qeli dhe askush nuk është dënuar për vrasje. Familjarët e viktimave e quajnë vendimin të turpshëm dhe kërkojnë që drejtësia të mos mbetet peng i politikës.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al