JiL.al - Jeto i Lumtur

19-vjeçari përplas për vdekje me automjet këmbësorin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një rrugë dytësore në zonën e Matit.

Burime zyrtare nga policia, kanë bërë të ditur se, një 19-vjeçar me inicialet E. S., duke drejtuar një makinë ka përplasur për vdekje këmbësorin me inicialet E. D.

Mat/ Informacion paraprak

M e datë 06.10.2024, rreth orës 09.30, në rrugën dytësore të fshatrave Kurdari-Suç, shtetasi E.S., 19 vjeç, teksa drejtonte automjetin e tij, ka aksidentuar shtetasin E.D., (këmbësor), i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Scroll to Top