21-vjeçari shqiptar arratiset në mënyrë spektakolare

Editor
1 Min Read

Një shqiptar i arrestuar në Gjermani ka arritur të arratiset nga një stacion policie, në Arnstadt.

Mediat gjermane raportojnë se 21-vjeçari shqiptar u dërgua në paraburgim për të zbatuar masën për dëbimin e tij. Por në një moment të paqartë, i riu ka arritur të arratiset nga ndërtesa.

Sipas policisë, shqiptari kishte qenë bashkëpunues gjatë ndalimit nga autoritetet. Pavarësisht një operacioni të madh policor me qen gjurmues dhe helikopter, ende nuk është bërë i mundur gjetja e të arratisurit dhe arrestimi i tij sërish.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *